KQZ ndan mandatet e deputetėve pėr ēdo qark

Autori i Lajmit: Suela Topi
Komisioni Qėndror i Zgjedhjeve ka caktuar dje numrin e deputetėve qė do tė ketė ēdo qark, emrat e tė cilėve do tė dalin nga zgjedhjet e 28 qershorit. Numri i deputetėve ėshtė pėrllogaritur nė varėsi tė popullsisė aktuale tė ēdo qarku. Por mbledhja e dytė e kėtij Komisioni nuk ka kaluar pa probleme. Fillimisht debat ka shaktuar kėrkesa e pėrfaqėsuesve tė opozitės pėr tė marrė informcione tė plota nė lidhje me tė dhėnat e ardhura nga Ministria e Brendshme pėr numrin e pėrgjithshėm tė popullsisė dhe ndarjen nė ēdo qark tė saj. Mospėrputhja e tė dhėnave tė ardhura nė KQZ edhe pse ato ishin shoqėruar me shpjegimin se numri i shtetasve ishte ulur pėr shkak tė dublikateve, bėri qė opozitarėt tė kėrkonin shpjegime se ēfarė metode ishte pėrdorur pėr tė eleminuar dublikatet. Kjo kėrkesė nuk ėshtė mirėpritur nga pėrfaqėsuesit e mazhorancės. Por pėr tė marrė njė vendim me konsensus kreu i Komisionit, Arben Ristani pranoi shtyrjen e mbledhjes pėr tė marrė shpjegimet e nevojshme. Vendimi ėshtė marrė pasditen e djeshme pas dėgjimit tė shpjegimeve nga drejtori i Pėrgjithshėm i Gjendjes Civile, Armand Teliti. Nė zbatim tė formulės sė caktuar nė Kodin Zgjedhor, KQZ ka marrė vendimin pėr tė caktuar 32 deputetė nė qarkun e Tiranės, 16 nė Fier, 14 nė Elbasan, dhe 13 nė Durrės. Ndėrkohė qarku i Beratit do tė ketė vetėm 8 deputetė ndėrsa pėr Dibrėn janė vendosur 6. Korēa do tė ketė 12 dhe Gjirokastra 5 deputetė, ndėrkohė nė qarkun e Lezhės janė caktuar 7, nė Shkodėr 11, nė Kukės 4 dhe nga qarku i Vlorės do tė mund tė dalin 12 deputetė.
Diskutimet
“Nė tė dhėnat e ardhura nga Ministria e Brenshme ka diferenca nė shifra. Duam sqarime pse janė kėto ndryshime. Nėse bėhet fjalė pėr zhdukjen e dublikateve duam tė dimė se ēfarė metode ėshtė pėrdorur pėr eleminimin e tyre dhe pėr mė tepėr a ka njė akt tė brendshėm tė Ministrisė pėr kėtė proces”, - deklaroi Dėshira Subashi para se KQZ tė miratonte ndarjen e mandateve. Sipas saj kėto shpjegime janė mėse tė nevojshme pėr tė patur njė proces sa mė transparent. Kjo kėrkesė u mbėshtet dhe nga pėrfaqėsuesi tjetėr i PS-sė, Artan Laze i cili madje kėrkoi sqarime dhe pėr shtetasit e vdekur apo tė zhdukur si dhe mėnyrėn se si do tė pasqyroheshin tė burgosurit. Kjo kėrkesė e mbėshtetur edhe nga pėrfaqėsuesi i PSD-sė nė Komision, Pandeli Varfri ėshtė kundėrshtuar nga pėrfaqėsuesit e mazhorancės. Pėrfaqėsuesi i republikanėve, Klement Zguri pohoi se Ministria e Brendshme solli tė gjitha informacionet e kėrkuara dhe procesi nuk mund tė zgjatet pa fund ēka do tė pengonte pėrgatitjen e procesit zgjedhor. “Mbledhjen e kaluar ne i bėmė shkresė me shkrim Ministrisė sė Brendshme pėr kėrkesat tona tė cilat e kanė marrė pėrgjigjen edhe nė bazė tė detyrimeve qė ka Gjendja Civile sipas nenit 34 tė Kodit Zgjedhor. Prandaj nuk ka kuptim tė bėjmė tė tjera kėrkesa”, - tha Vera Shtjefni, pėrfaqėsuesja e PD-sė. Por kėto kėrkesa nuk kanė bindur opozitarėt. Duke parė qėndrimin e tyre kreu i KQZ-sė shtyu mbledhjen pėr disa orė dhe mė pas ajo u zhvillua dhe nė prezencė tė kreut tė Drejtorisė sė Pėrgjitshme tė Gjendjes Civile, Armand Teliti i cili dha shpjegimet pėrkatėse.
Formula
Nė bazė tė nenit 75 tė Kodit Zgjedhor dhe tė dhėnave tė dėrguar nga MB, KQZ ka llogaritur numrin e mandateve pėr ēdo zonė zgjedhore. Numri total i shtetasve, 4.295.977 ėshtė pjestuar me numrin 140 tė mandateve tė Kuvendit, ku ėshtė pėrcaktuar numri 30.686, si numri mesatar i shtetasve qė i takojnė ēdo mandati. Numri i shtetasve pėr ēdo zonė zgjedhore ėshtė pjestuar me numrin mesatar tė shtetasve qė i takojnė ēdo mandati, 30.686, dhe ēdo zone zgjedhore i ėshtė caktuar njė numėr mandatesh i barabartė me numrin e plotė tė pėrftuar nga ky pjestim. Pas kėtij veprimi ngelėn pa u shpėrndarė edhe 6 mandate. Nė bazė tė nenit 75, pika 5, tė Kodit Zgjedhor, kėto mandate u janė shpėrndarė zonave zgjedhore (qarqeve) qė kanė mbetjen mė tė madhe pas presjes dhjetore, tė numrit tė pėrftuar nga pjestimi i mėsipėrm. Vendimi i KQZ-sė i cili hyn nė fuqi menjėherė do tė kalojė pėr miratim nė Kuvend brenda 2 marsit.

Ky lajm ėshtė publikuar: 13/02/2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos