Garda e Republikės ndryshon uniformėn

12/02/2009  Parashikohet pėrcaktim i qartė i hierarkisė sė gradave tė oficerėve

Efektivėt e Gardės mbanin ende modelin e vjetėr tė Forcave tė Armatosura

TIRANĖ- Garda e Republikės pėrgatitet tė ndryshojė uniformėn, duke i dhėnė njė pamje mė dinjitoze oficerėve, gradat dhe hierarkia e tė cilėve deri mė sot nuk ishte tepėr e qartė. Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė pikės 1, tė nenit 18, tė ligjit nr. 8869, datė 22.5.2003, “Pėr Gardėn e Republikės sė Shqipėrisė”, tė ndryshuar, dhe tė nenit 25, tė ligjit nr. 9366, datė 31.3.2005, “Pėr gradat dhe karrierėn nė Gardėn e Republikės sė Shqipėrisė”, me propozimin e ministrit tė Brendshėm, Kėshilli i Ministrave vendosi disa ndryshime.

Uniformat e reja

Projektvendimi ėshtė hartuar duke pasur parasysh pėrmirėsimin e paraqitjes sė jashtme tė efektivave tė Gardės gjatė kryerjes sė detyrave pėr realizimin e misionit tė pėrcaktuar me ligj. Gjithashtu ky projektvendim ka vlerė pėr dallimin e pamjes sė jashtme tė efektivėve tė strukturave tė Gardės sė Republikės sė Shqipėrisė ndaj efektivėve tė strukturave tė ngjashme. Sakaq, kėtu parashikohet identifikimi i identitetin kombėtar, dallimi i efektivėve sipas hierarkisė sė gradave, nėpėrmjet pėrdorimit tė dekoracioneve dhe shenjave tė tjera dalluese nė uniformė si dhe krijimin e njė mikroklime tė pėrshtatshme pėr mbrojtjen e trupit nė varėsi tė stinės. Ndėrkaq, nė lidhje me domosdoshmėrinė e kėtyre ndryshimeve thuhet se uniformat aktuale me shenjat e tjera dalluese nuk pėrbėjnė modelin e plotėsuar nė pėrputhje me kėrkesat e ligjeve. Gjithashtu nė zbatim tė ligjit tė gradave e karrierės nė Gardėn e Republikės sė Shqipėrisė nuk janė miratuar modelet e hierarkisė sė gradave sipas niveleve. Efektivėt e Gardės vazhdojnė tė mbajnė modelin e vjetėr tė gradave tė efektivėve tė Forcave tė Armatosura, qė aktualisht jo vetėm janė ndryshuar dhe kėto efektivė kanė modelin e tyre tė ri, por nuk sigurojnė pėrputhje me realitetin e ri tė ecurisė nė karrierė, tė pėrcaktuar me ligj. Pėrmirėsimet nė modelin e uniformės, pėrdorimi i ngjyrave tė flamurit kuq e zi dhe stilimet me elementė tė veēantė si shqiponja nė pjesėn e pėrparme tė mėngėve, dekoracioni i artė nė strehėn e kapelės e tė jakės jo vetėm qė ruajnė identitetin kombėtar, por japin njė pamje dinjitoze uniformės.

Kostoja

Uniforma e truprojės sė nderit ėshtė me kosto financiare tre herė mė tė ulėt se ajo ekzistuese, kur teksa modeli i vjetėr kushtonte 45 mijė lekė, modeli i ri me tė cilin do tė pajisen oficerėt mėsohet se do tė kushtojė 15 mijė lekė.

Uniformat

Uniformat pėr efektivat e Gardės sė Republikės sė Shqipėrisė tė jenė, uniforma e oficerit dhe e nėnoficerit, uniforma pėr shėrbim e stėrvitje, uniforma ceremoniale, uniforma e truprojės sė nderit si dhe uniforma civile.

Ministri

Ministri i Brendshėm miraton rregulloren e uniformės sė Gardės, normėn e materialeve tė veshmbathjes, nė pėrbėrje dhe nė inventar tė strukturave tė Gardės, normėn e furnizimit me veshmbathje pėr efektivat e Gardės, etj.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos