Aknet, shqetėsimi qė lė shenjė

Aknet janė njė sėmundje lėkure, ndėr mė tė shpeshtat, qė shfaqet kryesisht tek adoleshentėt nga 13 deri nė 20 vjeē. Zakonisht shkaktojnė njė vuajtje tė madhe dhe ndikojnė negativisht nė sjelljen e njė personi. Ėshtė njė faktor psikik, i cili sa vjen e bėhet mė shqetėsues pėr pamjen e jashtme. Pacienti mund ta imagjinojė "defektin" dhe tė shqetėsohet jashtėzakonisht pėr kėtė, sado i madh apo i vogėl tė jetė. Zakonisht aknet dalin nė fytyrė ose kokė, por mund tė shfaqen edhe nė pjesė tė ndryshme tė trupit dhe kanė tendencė tė ndryshojnė gjatė periudhės kur pacienti ėshtė shumė i fiksuar pas kėsaj patologjie. Shqetėsimi mund tė jetė krijuar nga rėnia e flokėve, rrudhat, qukat, njollat e kuqe nė faqe, qimet e tepėrta nė fytyrė, ose nga fiksimi i tepėrt mbi formėn ose pėrmasat e njė pjesė tė veēantė tė trupit si hunda, sytė, veshėt, goja, gjoksi apo tė ndenjurat.

Ata qė vuajnė nga ky shqetėsim, mund tė kalojnė orė tė tėra duke menduar pėr defektin e tyre. Disa pėrdorin vazhdimisht pasqyrėn, ndėrsa tė tjerė shmangin ēdo sipėrfaqe reflektuese, duke u munduar ta fshehin kėtė "deformim" me trukim tė tepėrt ose veshje (zakonisht kur aknet janė nė fytyrė, personi mban gjithmonė shall). Pėr tė korrigjuar kėtė defekt, shumė pacientė mund t‘u nėnshtrohen trajtimeve mjekėsore ose ndėrhyrjeve kirurgjikale. Kjo sėmundje mund tė shkaktojė izolim shoqėror, depresion, e madje pacienti mund tė arrijė deri nė vetėvrasje. Pacientėt ndihen nė siklet nga ky defekt, duke shmangur nė kėtė mėnyrė kontaktet shoqėrore ose ato nė punė. Pothuajse njė e treta e njerėzve qėndrojnė vazhdimisht tė mbyllur nė shtėpi, pasi druhen se mos tė tjerėt i vėnė nė lojė, ndėrsa pjesa tjetėr dalin vetėm natėn. Rreth njė e pesta e pacientėve tenton tė vrasė veten.

Shumė persona janė tė bindur se ligji i parė i dietės ėshtė ky: shija ėshtė e mirė, por ty tė bėn keq. Ata qė e mendojnė kėshtu janė personat tė cilėt vuajnė nga aknet, por njė studim i fundit i njė klinike dermatologjike amerikane ka zbuluar se ushqimi nuk ka lidhje me krijimin e akneve.

Bindjet

Sipas njė sondazhi tė bėrė kohėt e fundit, 32 pėr qind e personave qė kanė akne thonė tė bindur se ushqimi ėshtė shkaku kryesor i shfaqjes sė puērrave, ndėrsa 44 pėr qind pohojnė se ēokollata dhe patatinat janė padyshim tė afta t‘i pėrkeqėsojnė aknet. Ashtu si shumė bindje tė tjera mes pacientėve, edhe kėto klasifikohen te mitet false: Kush nga ne mund t‘i vėrė fre dėshirės pėr tė ngrėnė ēokollata, edhe pse njė ditė mė pas mund tė tė shfaqet nė hundė njė puēėrr e madhe? Studimet e fundit tregojnė se jo tė gjitha ushqimet janė pėrgjegjėse pėr krijimin e akneve, pėr shembull konsumimi i qumėshtit mund tė cilėsohet si "i rrezikshėm".

Qumėshti

Dy studime tė publikuara nė njė revistė shkencore amerikane kanė treguar se ekziston njė e pėrbashkėt mes qumėshtit dhe shfaqjes sė puērrave (nė njėrin prej studimeve kanė qenė protagoniste 47 mijė femra). Nė fund, tė dy studimet kanė treguar se ēokollatat, patatinat dhe pijet joalkoolike nuk ndikojnė nė formimin e akneve. Kėshtu, dyshimet kanė rėnė mbi qumėshtin. "Shpresoj qė me studimet e fundit tė zgjidhen tė gjitha hipotezat, sepse lidhja ėshtė e dobėt dhe krijimi i akneve mund tė lidhet me faktorė tė tjerė qė nuk janė marrė nė konsideratė", shpjegojnė ekspertėt amerikanė. "Nė bazė tė informacioneve qė kemi, nuk ekziston njė lidhje shkak-pasojė mes konsumit tė qumėshtit dhe akneve. Qumėshti as nuk pėrkeqėson e as nuk provokon shfaqen e puērrave. Kjo mund tė ndodhė vetėm te pacientėt qė kurohen me disa ilaēe, pėr shembull aminociklinė, antibakterial i cili pėrdoret pėr aknet: kazeina e qumėshtit pengon ilaēin, duke e bėrė atė tė humbasė efektin kurues".

Karbohidratet

Njė faktor tjetėr qė nuk ėshtė sqaruar ende janė karbohidratet. A kanė ndonjė rol kyē nė shfaqjen e akneve? Sipas njė studimi tė kryer te dy popuj qė nuk e njohin kėtė problem lėkure (banorėt e njė ishulli nė Papua tė Guinesė sė Re dhe njė fisi tė Paraguait), njė dietė e pasur me fruta, zarzavate dhe proteina mund t‘i mbrojė nga puērrat. Ky lloj ushqimi bėn qė organizmi tė punojė nė mėnyrė mė efikase, sepse prodhohen sasi mė tė vogla insuline pėr ta mbajtur gliceminė normale. Gjithsesi, vlen tė theksohet se ata qė nuk kanė probleme metabolike, pra qė ushqehen rregullisht, nuk kanė asnjė mundėsi tė zhvillojnė ose tė pėrkeqėsojnė aknet.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos