PREZANTOHET ROMANI MĖ I RI I FATOS KONGOLIT

Autori i Lajmit: red.
Figura e femrės, si qenia mė e pambrojtur e shoqėrisė shqiptare, ėshtė kryefjala e romanit mė tė ri tė shkrimtarit tė njohur Fatos Kongoli, “Bolero nė vilėn e pleqve”, i cili u prezantua dje nė ambientet e Akademisė sė Shkencave, nė bashkėpunim me Shtėpinė e Librit dhe Promocionit "Toena". Pėr Fatos Kongolin ky roman, shkruar nė vetėn e parė, ku autori vihet nėn lėkurėn e njė femre, pėrbėn njė sfidė. "Gjatė kohės qė kam shkruar kėtė roman kam qenė shumė i ngarkuar emocionalisht, madje mund tė them se kam ecur nė tehun e njė brisku, pasi vija nė dyshim natyrshmėrinė e fjalėve nė gojėn e njė femre jo tė zakonshme dhe tė rėndomtė nė jetėn e saj", - tha Kongoli gjatė promovimit tė romanit. Ky roman hyn nė botėn e brendshme shpirtėrore tė personazheve tė tij, madje, ai trajton tema madhore tė jetės si lindja dhe vdekja. Kryetari i Akademisė sė Shkencave, Tefik Biēoku, e vlerėsoi shkrimtarin si njė prej romancierėve mė tė mirė tė kohės. Ndėrsa Fatmir Toēi, president i Shtėpisė sė Librit dhe Promocionit "Toena", u shpreh se “ky roman lėkundi gjithė bindjen time se romani mė i mirė i Kongolit ishte "Jetė nė njė kuti shkrepėsesh". Pėr tė “Fatos Kongoli ėshtė shkrimtari mė pėrfaqėsues i tranzicionit, madje, ai ėshtė quajtur dhe si shkrimtari qė pėrfaqėson mė mirė letėrsinė shqipe nė gjuhėt e botės, pasi veprat e tij janė botuar nė anglisht, frėngjisht, italisht, bullgarisht dhe po pėrkthehen sė fundmi dhe nė spanjisht”. Studiuesja dhe shkrimtarja Flutura Aēka e cilėsoi romanin e ri tė Kongolit si njė nga veprat mė tė mira tė viteve tė fundit, duke shtuar se "ky roman pėrmban njė ironi nė kufijtė mė tė hollė dhe kjo shfaqet mes normalitetit qė i shton mė tepėr kureshtjen lexuesit". Personazhet e romanit janė dy pleq, njė infermiere, por njėkohėsisht dhe vizitorėt kalimtarė tė tyre si doktori apo fėmijėt e pleqve. Historia zhvillohet nė njė vilė, ku pleqtė kalojnė ditėt e fundit tė jetės sė tyre. Ata i shkruajnė letra njėri-tjetrit, tė cilat zhduken pa lėnė gjurmė, ndėrsa infermierja pėrpiqet mė kot t i shtjerė nė dorė. Nėpėrmjet rrėfimit tė infermieres, Kongoli zbulon njė mjedis tė egėr e tė pamėshirshėm, ku femra ėshtė mė e pambrojtura. Fatos Kongoli ka lindur nė Elbasan mė 1944, ndėrsa ka studiuar matematikė, pjesėrisht nė Pekin, pjesėrisht nė Tiranė, ku ėshtė diplomuar nė vitin 1967. Ka punuar pėr njė kohė tė gjatė si gazetar letrar dhe redaktor nė Shtėpinė Botuese “Naim Frashėri”. Ai ėshtė autor i njė vargu librash, si: "Ne tė tre", "Karuseli", "I humburi", "Kufoma", "Dragoi i fildishtė", "Ėndrra e Damokleut", "Lėkura e qenit", "Te porta e shėn Pjetrit", "Jetė nė njė kuti shkrepėsesh", tė vlerėsuara nga lexuesi shqiptar dhe i huaj.

Ky lajm ėshtė publikuar: 07/02/2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos