Shqiperia, anetare e BE-se brenda 5 viteve

Shqiperia do te jete vend anetar me te drejta te plota ne Bashkimin Evropian, brenda vitit 2014. deklarata eshte bere nga Presidenca e radhes se Bashkimit Evropian dhe u citua dje nga Ministri i Puneve te Jashtme, Lulezim Basha, gjate nje prononcimi per "Koha Jone", pak pas mberritjes nga Konferenca e Mynihut ne Gjermani. Ky Forum konsiderohet si Davosi i Sigurise. Sipas ministrit Basha, per here te pare publikisht ndonese ne formen e nje metafore diplomatike, ka pasur nje date te mundshme te permbylljes se procesit te integrimit te vendeve te Ballkanit Perendimor. Basha citoi ministrin e Jashtem te Cekise, Karel Shvarsenberg, i cili kishte theksuar ne fjalen e tij se ne vitin 2014, vendet e Ballkanit Perendimor do te jene anetare te Bashkimit Evropian. "Ministri i Jashtem i Cekise, theksoi se 100 vjet pas fillimit te konflikteve dhe Luftes Boterore ne Sarajeve ne 1914, i takon qe ky proces te permbyllet ne vitin 2014, pikerisht ne Sarajeve", citoi Basha.

Ministri pohoi dje se integrimi i vendeve te Ballkanit Perendimor, kishte qene tema kryesore e fjalimit te Karel Shvarsenberg. Ne kete kuader, Basha evidentoi dhe faktin se, ministri i Jashtem cek kishte kerkuar, qe Shqiperia te mos nguronte por te paraqiste menjehere kerkesen per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Po keshtu, Basha theksoi se ministri i Cekise, Shvarsenberg ne fjalen e tij, kishte theksuar se ky vit do te ishte vendimtar edhe per sa i perket liberalizimit te vizave te vendeve te Ballkanit Perendimor me ato te Bashkimit Evropian. Gjate konferences se Mynihut, u zhvilluan disa sesione, ne te cilat u trajtuan ceshtje te sigurise euroatlantike, bashkepunimit NATO-BE, ceshtje te energjise dhe situates globale makroekonomike, situates ne Afganistan, ne rajonin e Transkaukazit. Nje vemendje e vecante, ju kushtua procesit te integrimit evropian dhe euroatlantik te Ballkanit Perendimor si dhe zhvillimeve ne Kosove dhe perspektives evropiane te saj.

2 dite zgjati Konferenca e Sigurise, e mbajtur ne Mynih te Gjermanise. Ne kete konference, ku Shqiperia u perfaqesua nga ministri Basha, merrnin pjese kryetare shtetesh dhe qeverish, ministra te puneve te jashtme, zyrtare te larte te BE-se dhe me gjere.

2009 viti eshte koha kur qytetaret shqiptare presin te jene te lire per te shkuar pa viza ne vendet e Bashkimit Evropian. Ministri i Jashtem, Lulezim Basha, theksoi se kishte marre premtime se ky proces do te ishte prioritar per vendet e BE-se.

Bajden

Ministri Basha gjate konferences se Mynihut, pati rastin te takoje dhe te pershendetet me zevendespresidentin e SHBA-ve, Xho Bajden. Gjate ketij takimi, ministri Basha, e falenderoi Bajden per mbeshtetjen e jashtezakonshme qe i ka dhene Shqiperise dhe shqiptareve Amerika nder vite.



Parlamenti i Sllovenise, shqyrton sot protokollin e Shqiperise per ne NATO

Ministri i Puneve te Jashtme, Lulezim Basha, zhvilloi ne Mynih nje takim me homologun e tij slloven, Samuel Zbogar. Gjate ketij takimi, ministri Basha u informua nga homologu i tij se parlamenti slloven, do te shqyrtoje Protokollin e Anetaresimit te Shqiperise dhe Kroacise ne NATO, diten e sotme me date 9 shkurt ne nje seance plenare. Po keshtu, gjate takimeve, homologu holandez, Verhagen, e informoi Ministrin Basha se, se shpejti, pritet qe senati holandez do te mbylle procesin e ratifikimit te Protokolleve te Anetaresimit ne NATO te Shqiperise dhe Kroacise.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Koha Jonë

Publikuar nga: Koha Jonë

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos