Figura e Skėnderbeut nė fotografinė shqiptare

06/02/2009  Rilindja Kombėtare, kjo lėvizje e fuqishme dhe e gjithanshme politike, shoqėrore, kulturore, ushtarake, nė pėrpjekjet e saj pėr pavarėsinė e Shqipėrisė i dha njė rėndėsi tė madhe edhe ngritjes lart tė figurės sė Skėnderbeut nė kulturėn dhe artet shqiptare. Krahas shkrimtarėve dhe poetėve edhe artistėt e arteve pamore nuk mbetėn pas nė kėtė fushė. Nė kėtė kuadėr, pėrveē piktorėve dhe skulptorėve edhe fotografėt shqiptarė tė fillimshekullit XX e vlerėsuan dhe identifikuan shqiptarizmin me personalitetin e Skėnderbeut, duke e trajtuar atė me shumė tė drejtė si simbol tė kombit tė shqiptarėve.

Fotografėt e kuptuan me intuitė se arti i tyre komunikonte mė lehtė me publikun sesa piktura dhe skulptura, po tė kemi parasysh kėtu qarkullimin e vlerave kulturore. Pėr kėtė qėllim fotografėt shfrytėzuan fotografinė, kėtė demokrate tė madhe e tė heshtur pėr tė ngritur lartė frymėn atdhetare. Kartolinat postare ishin krijime shumė tė pėrshtatshme tė lėmit tė fotografisė. Ata pėrdorėn piktura dhe grafika tė ndryshme me portretin e Skėnderbeut pėr tė krijuar kolazhe, qė nė pėrgjithėsi janė njė lloj shkrirjeje e fotografisė me pikturėn ose tė fotove tė ndryshme, duke formuar njė tė vetme nė formė dhe pėrmbajtje. Pėrbėn njė meritė tė veēantė tė kėtyre fotografėve krijimi i kolazheve si njė zhanėr i artit fotografik. Ato, nė fund tė fundit, pėrbėjnė fotokompozime tė mirėfillta e, si tė tilla, janė tė parat nė historinė e fotografisė shqiptare, qė ndryshe mund t’i quajmė hapat fillestarė tė “instalacioneve” ose performancave tė sotme. Ato mė pas shtypeshin nė fotografi tė posaēme, e paskėtaj shumėfishoheshin nė kartolina. Sidomos me tė dytėn Heroi Kombėtar “hynte” lehtėsish e mirėpritej nė shtėpitė shqiptare, duke u bėrė kėsisoj njė figurė familjare. Mjaft kolazhe tė asaj kohe vendosnin pranė portretit tė Heroit tonė portretin e Princ Vidit, mbretit tė Shqipėrisė tė caktuar nga Europa mė 1914. Emri i mbretit tė ri (“mbret” do titullohej pas njė viti qeverisje), i cili, ndonėse nuk njihej ende mirė, u lindi atyre shpresa tė mėdha pėr krijimin e shtetit mbretėror. Shqiptarėt e pritėn ardhjen e tij me ngazėllimin e kthimit pėrsėri tė “Motit tė madh tė Arbrit” (periudha e Skėnderbeut, shekulli XV).

Nga njė pikėshikimi tjetėr mbėshtetja pėr mbretin e ri tregon vizionin e fotografėve shqiptarė nė atė kohė tė trazuar, ashtu si edhe tė rilindėsve tė tjerė pėr kthimin e Shqipėrisė pas katėr shekujve pėrsėri nė familjen europiane (disa kohė mė parė ishte folur pėr njė princ turk nė fronin mbretėror shqiptar).

Nė kolazhet, ashtu si dhe nė kartolinat, pėrveē patriotizmit tė spikatur ndihet sensi i hollė artistik dhe mjeshtėria profesionale. Kėndvėshtrimi estetik nė tė dyja rastet nuk shfaqet vetėm nė pikėsynimin fotografik, qė edhe ky ėshtė nė nivel tė kėnaqshėm, por edhe nė tekstet shoqėruese. Ato janė thirrje patriotike, por edhe vargje tė zgjedhura atdhetare nga poetė tė shquar tė Rilindjes Kombėtare, si dhe kėngė me pėrmbajtje shumė frymėzuese pėr lirinė e vendit, qė sapo kishin filluar tė kėndoheshin.

Njė fotokompozim interesant me “ngjyrosje” atdhetare ka krijuar edhe fotografi i njohur korēar Vani Burda (1875–1949) nga kolonia shqiptare e Bukureshtit, i cili, kur u kthye nė atdhe (1925), hapi nė Korēė njė studio fotografike. Ai ėshtė autor i fotopllakatit tė parė shqiptar (kushtuar 6 dėshmorėve tė Ormėn-Ēifligut, 1911) dhe ka sjellė nė Shqipėri fotografitė e Frashėrllinjve tė mėdhenj. Nė kolazh shihen tė vendosura pėrballė njėra-tjetrės figura e Skėnderbeut (e fotografuar nga ndonjė pikturė) dhe fotografia e Princ Vidit. Skėnderbeun kėtu e shohim mė tepėr si politikan e diplomat, madje edhe si mbret, sesa si luftėtar. Kjo jo vetėm nė saje tė veshjes civile, por sidomos nga qėndrimi e shikimi. Piktori, e si pasojė edhe fotografi, e kanė paraqitur me pėrkrenaren aq luftarake e tė veēantė, qė edhe nė atė moshė tė thyer i ka hije. Ajo ėshtė diēka organike e figurės sė tij. Mbretin e madh dhe Princ Vidin i ndan dhe i bashkon njė shqiponjė dykrenore nė fluturim me krahė hapur. Ndonėse shqiponja ėshtė vizatuar thjesht, ajo merr vlera simbolike nė kolazh. Si tė gjithė shqiptarėt nė atė kohė, edhe fotografi Burda e priti me gėzim tė madh emėrimin dhe ardhjen e mbretit tė ri. Mbi kokėn e shqiponjės shkruhet: “Zoti qoftė me ne. Pas 5 shekujsh nė robėri, sot Shqipėri e shqipėtarėve”. Kolazhi ėshtė i vitit 1914 e qarkulloi gjatė si kartolinė postare.

Njė kolazh tjetėr qė bashkon Skėnderbeun me Vidin ėshtė ideuar dhe zbatuar nga shoqėria atdhetare-kulturore “Njė tufė djelmoēa shkodranė”, kryetar i sė cilės ishte fotografi shumė i njohur Kel Marubi (1870–1940). Kėtu portreti i Skėnderbeut ėshtė fotografuar nga njė medaljon i bėrė nė bazė tė pikturės sė pėrdorur edhe nga Burda. Por kėtu profili mė vertikal flet pėr njė frymė mė tė spikatur luftarake. Edhe ndriēimi i medaljonit gjatė fotografimit duket mjaft i gjetur. Dy figurat i lidhin krahėt e tejhapur tė shqiponjės me dy krerė e me yllin 6-cepėsh sipėr dhe fjalėt “Besė e bashkim”. Nė qendėr, poshtė, duket skeptri mbretėror me yllin gjashtėkėndėsh shqiptar. Djathtas ai mbėshtetet mbi njė pallua, stemė e rrallė e familjes princėrore Vidi, dhe majtas mbi krahun e shqiponjės. Pra, kolazhi ngėrthen shumė elemente me simbolikė patriotike. Daton viti 1915, princ Vidi kishte disa muaj qė ishte larguar, por shpresohej tė kthehej pėrsėri. Ka qarkulluar pėr shumė kohė brenda dhe jashtė vendit si kartolinė postare.

Atelieja “Marubi” nė Shkodėr hodhi nė tregun ekonomik, por me synim mė tepėr “tregun shpirtėror” tė shqiptarėve, nė fillim tė shekullit XX njė kartolinė, ku ėshtė fotografuar piktura e Skėnderbeut nga piktori i njohur Theohar Gjini (1880–1956) duke kalėruar e me shpatė nė dorė. Nė kėtė fotografi Marubi (Keli) na paraqet Skėnderbeun-luftėtar nė njė ēast beteje “duke ndjekur armikun” me armatimin e tij karakteristik. Nga njė pikturė e bukur nuk ka shumė vėshtirėsi tė realizosh njė fotografi tė arrirė. Merita e fotografit kėtu qėndron nė atė se ai krijon njė kartolinė me tendencė tė mprehtė atdhetare. Karakterin e theksuar patriotik kartolinės ia shtojnė fjalėt nėn foto, ku shkruhet: “Rrnoftė Shqypėnia!” e mė pas vargjet: “Armiku ē’e hangri/e nė kambė s’e la/ Deri nė buzė tė varrit/ Skander Beu s’ju nda”. Pėrsėri Skėnderbeu e pėrsėri figura e tij pėr tė ngritur lart frymėn atdhetare . Edhe kjo kartolinė ka qarkulluar nė sasira tė mėdha dhe parapėlqehej shumė nga shqiptarėt pėr korrespondencė ndėrmjet tyre. Piktura e Skėnderbeut e Th. Gjinit e shpalli piktorin nė tė gjithė vendet ku jetonin shqiptarė “piktor mėmėdhetar”, Konica e quajti “shqiptar tė kulluar, atdhetar tė vėrtetė, shqiptar tė urtė”, ndėrsa Noli e cilėsoi “piktor i parė i Shqipėrisė”. Pėrmendim se nė vitin 1927 Kel Marubi u dhuron shqiptarėve tė Amerikės nėpėrmjet Kryqit tė Kuq Shqiptar 500 kartėpostale tė shtypura nė Shkodėr. Ndėr to pjesa mė e madhe ishin ato me pikturėn e Th. Gjinit.

Njė tjetėr kartolinė me portretin e Skėnderbeut ka realizuar rishtazi Kel Marubi, i cili fotografon njė pikturė tė Heroit tonė, ku bie nė sy shpata e mbajtur me dorėn e djathtė dhe shikimi nė tė kundėrt tė armės. Nė kėtė kartolinė kemi njė portret tė Heroit qė ndryshon shumė nga tė zakonshmit. Piktori e ka vizatuar atė pa pėrkrenaren, me njė si diademė lulesh mbi kokė, por me shpatėn nė dorė. Pėrshtypje tė veēantė kėtu tė krijojnė sytė me shikimin e tyre mjaft dinjitoz. Kartolina ėshtė e kolanės “Kujtim nga Shqypėnia” dhe shoqėrohet me vargjet e njohura tė Mihal Gramenos: “O trima luftėtarė, / o birtė e Skanderbeut, / kėrkoni ju shqyptarė /Lirinė e mėmėdheut”. Sipas studiuesit Ferid Hudhri, piktura ėshtė krijim i skulptorit arbėresh Mikel Trota.

Nė lėmin e kartolionave tė bazuara nė kolazhe fotografike tė krijuara nė gjysmėn e parė tė shekullit XX interesante ėshtė edhe ajo e studios “Guga & shoku” tė Tiranės. Nė tė paraqitet Skėnderbeu dhe Zogu I dhe u takon viteve ’30. Skėnderbeu ėshtė riprodhuar nga ndonjė pikturė e vjetėr si luftėtar me pėrkrenaren nė kokė, pelerinėn dhe dorėn e majtė mbi dorezėn e shpatės. Edhe mbreti Zog pasqyrohet me uniformė ushtarake. Dy figurat qėndrojnė brenda elipsave e mbi to duket shqiponja dykrenore, e njėjtė me atė tė kartolinės sė shoqatės “Njė tufė djelmoca shkodranė”, por pa yllin gjashtėcepėsh sipėr. Poshtė portreteve shihen dy flamuj kombėtarė tė kryqėzuar, mbi tė cilėt ėshtė vendosur pėrkrenarja e Skėnderbeut dhe anash tyre fjalėt “Besa shqiptare”. Nė kartolinė flamujt dhe shqiponja janė me ngjyrė tė kuqe, ndėrsa elipsat e portreteve janė rrethuar me varak tė verdhė, ēka tregon se ajo kishte njėfarė luksi pėr atė kohė. Autorėt e kartolinės shihnin me tė drejtė te Zogu mbretin e dytė nė historinė e shqiptarėve.

Njė fotografi tjetėr qė ka gjetur pėrdorim si kartolinė ėshtė edhe ajo qė paraqet bustet e Skėnderbeut dhe mbretit Zog. Nė mes tė tyre mbi njė pod tė vogėl shihet pėrkrenarja simbolike e Skėnderbeut, ndėrsa poshtė saj stema e mbretėrisė sė Zogut. Fotografi, deri tani i panjohur, ka zgjedhur buste tė mbretėrve shqiptarė ku ata janė me uniformė ushtarake, si pėr tė mbėshtetur respektin e madh tė shqiptarėve pėr armėt, por sidomos pėr mbajtėsit e tyre.

Tjetėr kartolinė (mė parė kolazh fotografik) me karakter kombėtar dhe me figurėn e Skėnderbeut ėshtė dhe ajo e hedhur nė qarkullim nė vitin 1937 me rastin e 25-vjetorit tė pavarėsisė. Nė tė shihen pesė njerėz tė shquar tė historisė sė vendit, dy shtetarė, dy letrarė dhe bashkues i tyre ėshtė Skėnderbeu, i cili paraqitet nė njė monument ekuestėr. Shtetarėt janė Ahmet Zogu dhe Ismail Qemali, ndėrsa letrarėt Naim Frashėri dhe Vaso Pasha, barasvlerėsim i veēantė dhe i goditur i politikės me letėrsinė, ēka flet pėr nivelin e pėlqyeshėm kulturor tė fotografit-autor tė kolazhit.

Kėshtu, fare qartė del pėrfundimi se edhe fotografėt shqiptarė tė viteve tė para tė shekullit XX kanė kontribuar me veprimtarinė e tyre artistike dhe patriotike nė lėvizjen kombėtare. Kjo ėshtė arritur nga ata edhe duke ngritur lart figurėn madhore tė Heroit tonė Kombėtar Gjergj Kastriotit – Skėnderbeut, i shquar edhe pėr bashkimin e princave arbėr tė shekullit XV.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos