Metodat shkencore pėr tė ngelur shtatzėnė

Autori i Lajmit: red.
Dr. Dėrgut Aliu
gjinekolog-obstetėr

Infertiliteti pėrkufizohet si pamundėsia e arritjes sė shtatzėnisė pas njė viti tė marrėdhėnieve seksuale tė pambrojtura, si dhe pamundėsia e bartjes sė shtatzėnisė deri nė lindje tė fėmijės sė gjallė. Subfertiliteti ėshtė aftėsia e ulėt pėr tė mbetur shtatzėnė nė krahasim me aftėsinė normale riprodhuese. Te gratė qė kanė pėrdorur njė kohė kontraceptivė oral/parenteral, fertiliteti rikthehet pas 15/18 muajsh, ndėrsa gratė mbi moshėn 35-vjeēare e kanė shumė mė vėshtirė ta rikthejnė fertilitetin pas pėrdorimit tė kontraceptivėve. Koncepcion d.m.th. tė arrihet shtatzėnia. Shkalla e koncepcionit tė suksesshėm te ēiftet qė nė mėnyrė aktive tentojnė tė kenė fėmijė, sillet rreth 20-25% pėr muaj. Ky proces biologjik nuk ėshtė gjithmonė aq i thjeshtė, meqė marrin pjesė sistemi riprodhues mashkullor edhe ai femėror.
Infertiliteti si gjendje e tillė nuk e kėrcėnon jetėn, por paraqet gjendje tė vėshtirė pėr ta pėrballuar si nė aspektin emocional ashtu edhe financiar. 1/3 e rasteve tė infertilitetit mbesin tė pashpjeguara ku shkaku/faktori ėshtė i panjohur ose kemi faktorin multiple (shumė shkaktarė), 1/3 i takojnė faktorit mashkullor, ndėrsa 1/3 i takojnė faktorit femėror.

Faktori mashkullor:
1) Ērregullimet e spermatogjenezės ku pėrfshihen rėnia e vėllimit tė spermės, numrit tė spermatozoideve, lėvizshmėria e tyre dhe aftėsia pėr fekondimin e qelizės vezės. Varikocela (zgjerimi i venave nė testikuj) numėron rreth 40% tė rasteve me zvogėlim tė numrit tė spermatozoideve, trajtimi i kėsaj gjendjeje ėshtė kirurgjik. Problemet gjenetike (tė lindura) numėrojnė 6% tė rasteve tė infertilitetit mashkullor si mungesė e hormoneve apo receptorėve tė tyre etj.
2) Ērregullimet e traktit seminal si mbyllja apo pėrdredhja e vazave deferente qė e bartin spermėn prej testikujve jashtė, pra shkaktojnė ērregullime tė ejakulimit, kjo mund tė jetė e pėrkohshme-infeksioni apo e pėrjetshme prerja (kirurgjike).
3) Infeksioni - sėmundjet ngjitėse seksuale (STS): klamidija, herpesi gjenital, gonoreja sifilizi.
4) Disfunksioni seksual: erektil (impotenca) dhe ejakulatore. Kėto gjendje qė hasen te ērregullimet psikike, diabeti, lėndimet e boshtit kurrizor.

Faktori femėror
1) Anomalitė kongjenitale (tė lindura tė mitrės) dhe defektet e fituara-vragė, tumor polip nė muret e saj, pengojnė implantimin, pra shtatzėninė.
2) Endometrioza e cila edhe shpie nė infertilitet. Kjo ndodh kur qelizat e endometrit, mbėshtjellėsit tė brendshėm tė mitrės, dalin jashtė mitrės dhe aty depozitohen. Simptomat mė tė veēanta janė: dhimbje barku, menstruacione tė bollshme, gjakderdhje nė mes tė ciklit dhe infertilitet. Besohet se mėnyra se si shkaktohet infertiliteti nė kėtė rast ėshtė dėmtimi i vezoreve dhe tubave tė mitrės nga ky shkaktar. Endometrioza humbet pas menopauzės dhe zbehet pas njė barre nė termin (pas lindjes).
3) Faktori tubar: fertilizimi ndodh nė tuba, ēdo lėndim dhe vragė nė to i cili trashė apo prish kualitetin e mureve tė saj tė ndjeshme, do tė vėshtirėsonte edhe fertilizimin. Kėto dėmtime mund tė vijnė nga disa shkaktarė:
-zorra e verbėr e pėlcitur (apendiciti i perforuar)
- intervenimet kirurgjike nė tuba
-SST (sėmundjet seksuale tė transmetueshme)
-abortet e komplikuara (septike)
- pėrdorimi i gjatė i IUD (si kontraceptivė)
4) Faktori cervical: ndryshimet nė qafen e mitrės dhe ndryshimet nė mukusin cervical bėjnė qė spermatozoidet mė pak tė depėrtojnė nėpėr qafėn e mitrės dhe bėjnė qė ata tė jenė mė pak tė qėndrueshėm nė traktin riprodhues femėror. Arsye mund tė jetė estrogjeni si hormon i ulėt dhe antitrupat antispermatozoid qė janė lloj i proteinave, qė prodhon organizmi, kėtė rast i femrės ndaj qelizave tė mashkullit.
5) Faktori vezor: anovulacionet, moslirimi i qelizės, vezė sė pjekur, nga vezorja mund tė ndodhė pėr shumė arsye: mosha, fertiliteti femėror bie pas moshės 30-vjeēare, ndėrsa rapid bie pas moshės 40 vjeē. Pra 1/3 e grave qė tentojnė tė kenė fėmijė nga mesi dhe fundi i tė 30-tave, do tė pėrballen me probleme tė infertilitetit. PCO sy ose vezoret policistike, atėherė kur shumė qeliza vezė rriten, por asnjė nuk arrin tė piqet, pra ato qeliza tė papjekura shndėrrohen nė mikrocista.
Menopauza e hershme, pėr arsye gjenetike ose infeksioneve tė rėnda tė mė hershme tė pelvikut, rrezatimet, artriti rheumatoid LES (lupusi sist.) vjen deri te plakja e vezoreve.
Ndryshimet hormonale nė gjendrėn mbiveshkore, gjendrėn tireoide, hipofizė, hipotalamus mund tė ērregullojnė nivelin e disa hormoneve nė gjak duke ērregulluar edhe punėn e vezoreve.
Rėnia e sasisė sė progesteronit mund tė shkaktojė ērregullim tė fazės luteale, kėshtu qė endometriumi, mbėshtjellėsi i brendshėm i mitrės nuk ėshtė i gatshėm tė pranojė dhe ushqejė shtatzėninė.

Hapat qė ndėrmerren gjatė evaluimit tė ēiftit infertil:
-ekzaminimi komplet i tė dy partnerėve, eliminimi i infeksionit
-analiza e spermės-mashkulli
-analiza e punės sė vezoreve(detektimi i ovulacionit), evaliumi i tubave uterine dhe i zgavrės sė mitrės
Pas trajtimit tė duhur me hormone te rėnia e nivelit tė tyre, antibiotikė nė rast tė infeksionit, kirurgjik nė rast tė defekteve strukturale, mbetet qė ēiftet infertile t i nėnshtrohen trajtimeve mė tė specializuara ose tė mos i nėnshtrohen fare atyre, meqė kėto trajtime bėhen nė qendra te specializuara, kushtojnė dhe janė tė pėrsėritshme.

Trajtimi:
IUI-Inseminimi intrauterine ėshtė duke u zbatuar prej shumė vitesh te ēiftet infertile, kur kemi disa shkaqe tė caktuara tė infertilitetit, si ērregullime tė spermatogjenezės apo disfunksionit seksual te meshkujt ose faktorin cervical te femrat ose te tė dy partnerėt njėkohėsisht. Nė IUI sperma e koncentruar dhe e pėrpunuar, qoftė nga partneri apo sperm donori, futet direkt nė mitrėn e gruas pėrmes tubit tė hollė (nga vagina).
ART-Teknikat e riprodhimit tė asistuar kanė filluar zbatimin e tyre viteve tė 80-ta kur pėrparimet shkencore pėrmirėsuan edhe mėnyrat e trajtimit tė infertilitetit. Kėto teknika mundėsojnė bashkimin e qelizės vezė (tė femrės) dhe spermatozoidit (tė mashkullit) dhe qelizėn e fertlizuar (ose disa qeliza tė fertilizuara) e kthejnė nė mitrėn e femrės.

Teknikat mė tė shpeshta tė ART janė:
ICSI (Intracytoplasmic sperm injection) ėshtė metodė qė pėrdoret nė mė se 50% tė rasteve tė trajtimit me ART, kur njė qelizė e vetme (spermatozoid) e shėndoshė, aktive, izolohet dhe injektohet nė qelizėn vezė. Pas disa ditėsh, qeliza tė tilla tė fertilizuara kthehen nė mitrėn e femrės dhe ato tė tjerat qė nuk kthehen mund tė ruhen me ngrirje pėr pėrdorim tė mundshėm.
IVF (in vitro fertlilization) ėshtė metodė kur disa qeliza vezė tė femrės fertilizohen me spermatozoidėt e partnerit tė saj apo donorit tė spermės nė epruvetė dhe disa embrione tė tilla (2-4) kthehen nė mitrėn e femrės.
GIFT (gamete intrafallopian transfer), ZIFT (Zygote intrafallopian transfer), TET (Tubal intrafallopian transfer) janė metoda mė tė ndėrlikuara dhe mė tė shtrenjta, sepse kėrkojnė laparaskopi dhe anestezi tė pėrgjithshme.
Ka edhe gra tė tilla qė mbesin shtatzėnė me ART, por nuk mund tė pėrfundojnė barrėn dhe njė numėr shumė i vogėl i tyre (1%) vendosin tė zgjedhin nėnė sorrogate, femėr e shėndoshė, e cila pajtohet tė mbajė barrėn e ēiftit dhe t u lejojė atyre tė gjitha tė drejtat prindėrore ndaj fėmijės.

Ky lajm ėshtė publikuar: 05/02/2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos