Shkodėr, dosjet e kthimit tė pronave, tė papėrballueshme nga stafi i AKKP

Nė Agjencinė e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave tė qarkut tė Shkodrės ka njė fluks tė stėrmadh dosjesh tė paraqitura nga pronarėt e vjetėr. Ato janė kaq shumė, sa me personelin qė ka kjo agjenci, e ka tė pamundur tė kryejė kthimin e pėrgjigjes kundrejt  tė interesuarve direkt pėr kėtė problem, ndėrkohė qė afati kohor ėshtė vetėm tre muaj. Pėr kėtė problem, shefi i zyrės sė AKKP-sė, Besnik Kastrati bėri tė ditur se "nė fund tė dhjetorit qė ishte dhe fundi i afatit, kemi pasur njė fluks tė paparė ndonjėherė. Ndėrkohė, sipas tij, aktualisht nė kėtė zyrė ndodhen 1300 kėrkesa dhe aplikime qė janė nė proces shqyrtimi dhe pėr tė kthyer pėrgjigje brenda afateve ėshtė e pamundur, sipas tij ėshtė e pamundur. "Duhet mė shumė kohė dhe thyen afatet sepse duhet pasur parasysh edhe numri i personelit qė ėshtė nė zyrėn rajonale dhe qė janė vetėm 8 veta", vazhdoi Kastrati, i cili pėrveē mungesės sė personelit, ka sqaruar edhe burokracinė dhe zgjatjen e madhe tė pėrgjigjeve nga bashkitė dhe komunat e qarkut tė Shkodrės, qė janė tė detyruar tė kthejnė pėrgjigje nė Zyrėn Rajonale brenda 10 ditėve. "Kjo nuk ka ndodhur asnjėherė dhe pėr mė tepėr ka edhe zgjatje me vite. Problematike janė njėsitė vendore dhe komunat tė Malėsisė sė Madhe dhe shpeshherė tė Pukės, por tashmė dhe disa njėsi vendore nė rrethin e Shkodrės", ka shtuar ai. Pėrveē kėsaj, nė kėtė zyrė, edhe pse ka mbaruar afati i dorėzimit nė 31 dhjetor, ka shumė persona qė paraqiten me dosje tė tilla. "Nė tė tillė moment ajo qė duhet tė vendosė ėshtė gjithmonė gjykata", ka precizuar Kastrati. Nė kėtė mėnyrė, procesi i kthimit dhe kompensimit tė pronave ėshtė tej mase i ngadaltė dhe i zgjatur nė kohė, duke qenė gjithmonė jashtė afateve, ndėrkohė qė shumė evidentime dhe procedura tė tyre, kėrkohen shumė shpejt dhe nė mėnyrė ligjore.

Email This Klikime: 16

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Sot

Publikuar nga: Gazeta Sot

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos