Materniteti Mbretėresha Geraldinė", certifikon 27 mami-infermiere

Trajnimi i mėtejshėm i personelit mjekėsor konsiderohet si njė element i rėndėsishėm pėr njė shėrbim sa mė cilėsor ndaj nėnės dhe fėmijės. "Qė tė shpėtosh jetė, duhet qė tė trajnohesh ēdo ditė, tė ndihmosh tė trajnosh tė tjerėt, duke pėrfshirė kėtu dhe pacientėt dhe ēėshtė mė e rėndėsishme ėshtė qė tė gjithė tė koordinojmė pėrpjekjet tona dhe tė punojmė si njė grup", u shpreh dje drejtori i Spitalit Gjinekologjik Obstetrik "Nėna Mbretėreshė", dr. Halim Kosova, gjatė ceremonisė sė dorėzimit tė certifikatave pėr 27 mami-infermiere tė trajnuara.

 Mami-infermiere nga rrethe tė ndryshme tė vendit pėrfunduan trajnimin nė kujdesin qė duhet tė tregojnė pėr stabilizimin e gjendjes shėndetėsore tė foshnjave, tė cilėt paraqesin probleme pas lindjes (reanimim primar S.T.A.B.L.E.). "Trajnimet nė vazhdimėsi kanė tė bėjnė me atė qė duhet bėrė pėr fėmijėn e porsalindur, nė mėnyrė qė asnjė nga ne nė punėn e pėrditshme tė mos humbasė asnjė sekondė, pasi kjo pėrkthehet jetė", tha dr. Kosova, sipas tė cilit kėto kurse do tė vazhdojnė me qėllim tė merren dijet e duhura pėr t'i shpėrndarė mė tej nė vazhdimėsi, duke mos harruar qė tė shpėrndahen dhe tek pacientėt. Pėrfaqėsuesja e Spitalit "Nėna dhe Fėmija" nė Rhode Island Providence, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, tha se "ne kemi punuar kėtu pėr rreth 12 vjet tashmė dhe mė vjen mirė qė nė kėtė projekt janė pėrfshirė mami nga spitale tė tjera tė vendit". Mė tej ajo u shpreh se "kur mamitė mbarojnė shkollėn, nuk mbaron kėtu trajnimi i tyre, por arsimimi, trajnimi, ndodh gjatė gjithė jetės". Ky program trajnimi, i aprovuar nga Ministria e Shėndetėsisė,  financohet nga Prezenca e OSBE-sė nė Shqipėri, nėpėrmjet Organizatės Joqeveritare OSAAB,  Spitalit "Nėna dhe Fėmija" nė Rhode Island - Providencė, SHBA.

Email This Klikime: 7

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Sot

Publikuar nga: Gazeta Sot

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos