Talasemikėt dhe nevoja e tyre pėr gjak! Sonte nė “Rudina Magjistari - Misioni Vazhdon”



Pėr herė tė parė nė njė studio televizive, nė programin e Rudina Magjistarit tė shtunėn e kaluar nė Vizion Plus, ėshtė rrėfyer ekskluzivisht nga Abu Bekkir Qassim historia e tij dhe 5 vitet qė ai kaloi si i burgosur pa faj nė burgun famėkeq tė Guantanamos. Nė rrėfimin e tij Abu ka shpjeguar itinerarin e largimit nga vendlindja e tij, nė krahinėn autonome ujgure, nė pjesėn veriperėndimore tė Kinės. Arsyet e largimit tė tij kanė qenė shkaqet ekonomike. Nė kufi Pakistanin, nė Afganistan ndodhej njė fshat ujgur, ku Abu sė bashku me miqtė e tij presin tre muaj, deri nė momentin kur nė kėtė territor fillojnė bombardimet nga amerikanėt. Pas shumė peripecive ujgurėt pėrfundojnė nė Burgun e Guantanamos nė dhjetor tė vitit 2001. Nė burg Abu ka pasur numrin 283 dhe dhomat, tė cilat nuk e kalonin madhėsinė e 2 metravė katrorė, ndaheshin nga njėra-tjetra me rrjeta teli si kafaze. Brenda nė dhomė ndodhej gjithēka: tualeti, lavamani dhe shtrati. Sipas Abusė, ushtarėt pėrdorin presione psikologjike ndaj tė burgosurve, aq sa pas 3 muajsh tė burgosjes sė tyre 20 prej tė burgosurve patėn probleme psikike dhe u transferuan tė gjithė nė njė qeli tė veēantė. Pas shpalljes sė tyre tė pafajshėm nė maj tė vitit 2006 ata dalin nga burgu dhe transferohen nė Shqipėri, duke i ndaluar kategorikisht tė kthehen nė SHBA dhe rikthimin e tyre pranė familjeve nė Kinė. Fajtorė pa faj, qė gjenden pėr herė tė parė nė Shqipėri dhe qė pa asnjė lloj zgjidhjeje tjetėr, do tė jetė atdheu u tyre i dytė. Me familjen e tij nė Kine, Abu mban vetėm kontakte telefonike, pa mundur t`i shohė mė dot kurrė. Gjatė komunikimit me Rudinėn, Abu Bekkir Qassim ka kėrkuar t`u bėjė apel shqiptarėve qė ai sė bashku me miqtė e tij tė integrohen, si gjithė tė tjerėt tashmė, nė atdheun e tyre tė ri, Shqipėri.
27 janari, Dita e kujtesės sė hebrenjve, solli tė ftuar nė studion e Magjistarit Apollon Zenunin, fėmijė i njė nėne hebraike dhe i njė babai shqiptar, njė prej pėrfaqėsuesve mė tė mirė tė mikpritjes shqiptare dhe tė mirėnjohjes sė popullit hebre, si dhe historianin Apostol Kotani, i cili ka botuar njė libėr pėr mikpritjen e shqiptarėve ndaj hebrenjve, “Shqiptarėt dhe hebrenjtė nė shekuj”. Rreth 20 familje hebre janė strehuar nė familjet shqiptare. Luftimet, bastisjet, arrestimet, burgimet, torturat, vrasjet, mungesa e ushqimit dhe shkatėrrimet e banesave ishin bashkudhėtare tė jetės sė pėrditshme tė popullit shqiptar. E nė ato kohė tė vėshtira, shqiptarėt e quajtėn detyrė njerėzore dhe morale tė merrnin nė mbrojtje hebrenjtė e pafajshėm dhe tė pambrojtur, populli shqiptar e tregoi shpirtmadhėsinė e tij tė vėrtetė. Nė shenjė respekti ndaj viktimave tė holokaustit, nga programi “Rudina Magjistari-Misioni Vazhdon” pėr publikun shqiptar u transmetua njė video homazh me pamje reale tė atyre kohėve, shkėputur nga filmi i Stiven Spilpergut, “Schlindler`s list”. Severino Molla ishte njė djalė 8-vjeēar nga Shkodra, i cili me iniciativėn e tij dhe pa dijeninė e prindėrve i kishte shkruar njė letėr Rudinės pasi kishte prishur pa dashje celularin e mamasė sė tij. I pasionuar ndaj lojėrave elektronike Severino i kishte shkruar Rudinės qė t`i plotėsonte atij dėshirėn pėr tė pasur njė lojė elektronike nė shtėpinė e tij. I ftuar nė program, vogėlushi i ēiltėr ka rrėfyer me Rudinėn, pėr mėnyrėn se si e kishte shkruar vetė letrėn, shkollėn dhe lėndėn e tij tė preferuar, Matematikėn, dhe dėshira tė tjera tė tij. Duke iu referuar kėtyre tė fundit Rudina i kishte pėrgatitur atij dhe motrės sė vogėl njė varg surprizash. Pėr motrėn e tij ishte zgjedhur njė kukull e madhe nė supermarketin e lodrave pėr fėmijė “Rikiro”, ndėrsa pėr Severinon ishte realizuar njė abonim 2-vjeēar nė revistėn pėr fėmijė “Revista ime”, Kolana e 7 volumeve tė personazhit mė tė famshėm pėr fėmijė, Harry Potter, nga shtėpia botuese “Dituria”, e cila ka ekskluzivitetin e botimeve tė Harry Potter-it. Nga dyqani i veshjeve pėr fėmijė “Bimbus”, tek ETC-ja, atij i ėshtė ofruar njė celular “Nokia” pėr mamanė e tij si dhe “qershia mbi tortė” po nga i njėjti dyqan, atij iu dhurua videogame mė i fundit, njė playstation 3. I konceptuar pėr lojėra elektronike, nė formatin 3D, por i pėrshtatshėm edhe pėr DVD, muzikė etj. Kėto dhurata Severino i mori nė kėmbim tė njė premtimi: Qė ēdo natė, para se ai tė flejė, ai duhej tė lexonte dy faqe libėr.
Dy javė mė parė njė rast urgjent mbėrriti nė redaksinė e programit. Bėhej fjalė pėr 51-vjeēarin nga Lezha, Bardhok Ndreca, i cili kishte humbur kontaktet me familjen e tij teksa ėshtė nisur pėr nė Tuz, Mal i Zi, nė datėn 28 dhjetor tė vitit 2008, por nga verifikime paraprake ai ishte kthyer nė Shqipėri nė datėn 31 dhjetor. Nga publikimi i fotos nė emision dhe bashkėpunimit me policinė e Ulqinit u arrit qė nė mesjavėn e kaluar Bardhoku tė gjendej shėndoshė e mirė, nga vėllai i tij nė Ulqin tė Malit tė Zi.


31 Janar 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos