Kodi Civil i Mbretėrisė, ja si u hartua mbi Kodin Civil tė Napolonit

Autori i Lajmit: red.
Nė Kodin Civil tė Mbretėrisė Shqiptare parashikohet shprehimisht ndalimi i bashkėshortėve qė tė parashikojnė nė mėnyrė tė pacilėsuar qė martesa e tyre tė rregullohet sipas zakoneve tė vendit. Kodi Civil i Mbretit Zog I, pėr herė tė parė e parashikoi kontratėn e martesės, e cila duhej bėrė me akt publik para noterit, pėrpara celebrimit tė martesės

Sipas Kanunit tė Lekė Dukagjinit, gruaja nuk kishte asnjė tė drejtė, as mbi fėmijėt e as mbi shtėpinė. Gjithashtu gruaja nuk gėzonte tė drejta trashėgimore mbi pasurinė e lėnė nga burri ose fėmijėt. Ajo kishte tė drejtė tė qėndronte nė shtėpinė e burrit tė vdekur, ose tė largohej, duke marre “trembėdhjetė okė groshė dhe tre barrė kallamoq”

Kodi Civil i Mbretėrisė Shqipėtare i cili hyri nė fuqi me 1 prill 1929 u hartua mbi bazėn e kodit mė modern tė asaj kohe, Kodit Civil tė Napoleonit, i cili ka ushtruar ndikim tė madh nė shumė shtete tė tjera e sidomos tek Kodi Civil Italian dhe ai Zvicerian. Kodi Civil i mbretit Zog I pati rėndėsi tė madhe nė atė kohė sepse pėr herė tė parė vendosi mbi baza ligjore marrėdhėniet familjare, tė cilat do tė ishin unike pėr tė gjithė Shqipėrinė. “Nė praktikė ishte tepėr e vėshtirė qė ai tė gjente zbatim, sidomos kur ndikimi i rregullave tė kanuneve dhe normave fetare ishte tepėr i fuqishėm dhe ruajtėn ndikimin e tyre pėr vite me radhė”, thotė juristi Fatri Islamaj.
Kanuni, realiteti tjetėr
Sipas Kanunit tė Lekė Dukagjinit, gruaja nuk kishte asnjė tė drejtė, as mbi fėmijėt e as mbi shtėpinė. Gjithashtu gruaja nuk gėzonte tė drejta trashėgimore mbi pasurinė e lėnė nga burri ose fėmijėt. Ajo kishte tė drejtė tė qėndronte nė shtėpinė e burrit tė vdekur, ose tė largohej, duke marre “trembėdhjetė okė groshė dhe tre barrė kallamoq”. Kjo tregon se gruaja kishte shumė pak tė drejta pasurore mbi atė qė fitohej gjatė martesės. Gjithashtu njė ndikim tė madh nė tė drejtėn zakonore shqiptare, pėrsa i pėrket temės qė po trajtojmė, pati dhe Sheriati (e drejta myslimane).
Megjithatė nė fushėn e tė drejtave pasurore gruas i njihej autonomia qė ajo gėzonte nė administrimin e pasurisė vetjake. Nga praktika gjyqėsore e Gjykatės sė Diktimit rezulton qė gruaja nuk kishte tė drejta pasurore mbi pasurinė e pėrbashkėt tė vėnė gjatė martesės. Po sipas kėsaj praktike tė kohės, ajo vetėm trashėgonte pjesė nga pasuria e bashkėshortit pas vdekjes sė tij. Deri nė vitin 1929, sikurse vėren studimi i juristit Fatri Islamaj, pėrveē disa vendimeve tė pėrfitimit nga trashėgimia nė praktikėn gjyqėsore tė Gjykatės sė Diktimit, nuk ka asnjė rast qė tė trajtojė probleme nė lidhje me pasurinė bashkėshortore pas zgjidhjes sė martesės.
Me hyrjen nė fuqi tė Kodit Civil tė mbretit Zog I, rregullimi i marrėdhėnieve pasurore mes bashkėshortėve dhe marrėdhėnjeve tė tjera familjare bėhej mbi baza juridike dhe jo sipas zakonit ose fesė sė bashkėshortėve. Kodi Civil pranoi institutin e martesės laike. Martesa lidhet nė mėnyre solemne para nėpunėsit tė gjendjes civile. Edhe pas miratimit tė Kodit Civil, njė pjesė e mirė e shtetasve, vazhdonin tė lidhnin martesėn “sipas zakonit”, pa celebruar martesė laike, rrjedhojė kjo e mentalitetit tė tyre mbi martesėn.
Siē shihet masat e gjera tė popullsisė nuk kuptonin qė martesa e lidhur sipas normave zakonore nuk kishte asnjė vlerė juridike, dhe kėshtu nuk gėzonte asnjė mbrojtje nga ligji.
Nė Kodin Civil tė Mbretėrisė Shqiptare parashikohet shprehimisht ndalimi i bashkėshortėve qė tė parashikojnė nė mėnyrė tė pacilėsuar qė martesa e tyre tė rregullohet sipas zakoneve tė vendit. Kodi Civil i Mbretit Zog I, pėr herė tė parė e parashikoi kontratėn e martesės, e cila duhej bėrė me akt publik para noterit, pėrpara celebrimit tė martesės. Sipas kėtij Kodi, regjimi pasuror i bashkėshortėve mund tė rregullohej me marrėveshje tė palėve dhe me ligj. Mėnyra e rregullimit tė pasurisė sė bashkėshortėve parashikohej nė kontratėn e martesės. Palėt kishin tė drejtė tė ndryshonin rregullimin e pasurisė (pra regjimin pasuror) nė kontratėn e martesės vetėm para celebrimit tė martesės dhe po nė tė njėjtėn formė, pra me akt publik. Personat e tretė tė cilėt nuk ishin vėnė nė dijeni pėr ndryshimet nė kontratėn e martesės, nuk mund tė prekeshin nga kėto ndryshime.
Parashikimi nė Kodin Civil i kontratės sė martesės pėrbėnte njė hap shumė tė rėndėsishem nė marrėdhėniet familjare nė atė kohė, sidomos nė marrėdhėniet midis bashkėshortėve, duke patur parasysh pozitėn shoqėrore tė gruas. Por kėto ndryshime nuk gjetėn njė terren tė pėrshatshėm, sepse nuk u shoqėruan me ndryshimin e domosdoshem tė mentalitetit tė shoqėrisė shqiptare. “Nė kėto kushte, mund tė themi se ky ishte njė Kod modern por nė njė shoqėri patriarkale, gjė qė solli zbatimin e tij nė raste tė rralla nė fushėn e marrėdhėnieve familjare”, citojmė studimin e gjyqtarit Fatri Islamaj. Kodi Civil, nė aspektin e marrėdhėnieve pasurore mes bashkėshortėve rregullon: Dotėn, Pasurinė parafermale, bashkėpronėsinė mes bashkėshortėve.

HISTORIKU
Ndarja e pasurisė martesore nė shoqėrinė shqiptare, si ka ndryshuar me kohėn
Regjimet martesore parė, nė kontekstin historik, fillimin e zhvillimit tė tyre e kanė me miratimin e Kodit Civil tė vitit 1929 i cili pėr herė tė parė vendosi njė sistem unik pėr gjithė Shqipėrinė. Ky kod pėr pjesėn e regjimeve pasurore martesore mbeshtetej nė Kodin Civil tė Napoleonit (Kodi i Francės 1804) ku si karakteristikė kryesore ishte pushteti i burrit ndaj gruas pėr shkak tė konservatorizmit tė shoqėrisė sė asaj kohe. Pėrsa i pėrket zhvillimit tė regjimeve pasurore martesore nė vitet 1948-1966, studiuesi i fushės, Fatri Islamaj, shprehet pėr njė zhvillim tė marrėdhėnieve bashkėshortore nė fushėn pasurore, ku karakteristikė kryesore ėshte zbatimi i parimit kushtetues tė barazisė se burrit me gruan. Forma kryesore e bashkėpronėsisė e parashikuar nė kodet e kėsaj periudhe ėshtė “bashkėpronėsisė nė tėrėsi“. Nė vitin 1981, nė dispozitat e Kodit Civil dhe tė Kodit tė Familjes, shtyrė edhe nga kėrkesat e reja moralo-humaniste pėr tė siguruar njė solidaritet real midis bashkėshortėve, u imponua regjimi pasuror martesor ligjor dhe unik, ai i bashkėpronėsisė universale.
Futja e pronės private, miratimi i ligjit “Pėr Kthimin dhe Kompensimin e pronave ish pronareve“, krijimi i shoqėrive tregtare, tė ardhurat nga puna nė emigracion etj, bėnė qė zbatimi i regjimit tė bashkėpronėsisė ligjore tė mos i pėrgjigjet kėtij zhvillimi. Vete praktika gjyqėsore nuk arriti ti japė zgjidhje mjaft problemeve qė nxori koha nė kėtė periudhė.
Format e pasurisė sė gruas
Dota ishte pasuria, tė cilėn gruaja ose persona tė tjerė pėr llogari tė saj ia sillnin burrit shprehimisht me titull dote pėr tė mbajtur barrėt e martesės. Dota pėrfshinte tėrėsisht ose pjesėrisht pasurinė e tashme dhe tė ardhme tė gruas, dhe nė qoftė se thuhej shprehimisht, edhe gjithė pasurinė e gruas. Nė kontratėn e martesės bashkėshortėt mund tė bien dakort tė parashikojnė njė fitim mbi shumėn e dotės nė favor tė bashkėshotit pasjetues. Gjatė kohėvazhdimit tė martesės, tė drejtėn e administrimit tė dotės e ka vetėm bashkėshorti (burri), i cili mund tė ngrejė padi nė gjykatė kundėr debitorėve dhe nėdorėsve tė dotės si dhe tė mbledhė frutat dhe kamatat e saj.

Pasuria parafermale e gruas
Njė pjesė jo shumė e rėndėsishme nė Kodin Civil dhe praktikėn gjyqėsore tė kohės zė pasuria parafermale. Pasuria parafermale ėshtė pasuria e gruas qė nuk pėrfshihet nė dotė dhe qė bashkėshorti nuk ka tė drejtė ta administrojė dhe as tė kėrkojė kreditė e saj nėqoftėse nuk ka porosi nga bashkėshortja. Nė qoftė se gruaja emėron burrin pėrfaqėsues pėr administrimin e pasurisė parafermale tė saj, me kusht qė t i japė llogari pėr frutet, ai detyrohet kundrejt saj si ēdo pėrfaqėsues tjetėr.

Vitet 30, bashkėpronėsia, administrimi i pasurisė vetėm nga burri
Nė ligj ka mjaft dispozita qė diktojnė pozicionin e pabarabartė tė gruas, si parashikimi se burri ėshtė kreu i familjes
Pėr bashkėpronėsinė midis bashkėshortėve, Kodi Civil i Zogut I parashikonte vetėm bashkėpronėsinė mbi fitimet, pavarėsisht nga fakti, nėse ishte parashikuar kushtituimi i dotės nė kontratėn e martesės ose jo. Marrėveshja lidhur me bashkėpronėsinė mbi fitimet parashikohet nė kontratėn e martesės dhe fillon efektet e saj nga momenti i celebrimit tė martesės. Sipas Kodit Civil nuk mund tė bėjnė pjesė nė bashkėpronėsi as aktivi dhe as pasivi i tashėm i bashkėshortėve (nė momentin e lidhjes sė martesės) dhe as pasuria qė u vjen atyre me trashėgim gjatė kohės sė ekzistencės sė bashkėpronėsisė midis tyre. Nė bashkėpronėsi bėn pjesė vetėm gėzimi i pasurisė sė luajtshme ose tė paluajtshme, tė tashme dhe tė ardhme tė bashkėshortėve. Tė gjitha fitimet qė nxjerr burri dhe gruaja sė bashku ose secili prej tyre veē e veē gjatė kohės qė vazhdon regjimi i bashkėpronėsisė, qofshin kėto fitime tė rrjedhura nga industria e pėrbashkėt ose nga ekonomia e tyre, janė tė pėrbashkėta dhe tė ndashme, duke zbritur mė parė debitė qė rėndojnė mbi bashkėpronėsinė e bashkėshortėve. Sipas Kodit Civil vetėm burrri mund tė administrojė sendet nė bashkėpronėsi si dhe tė kryejė veprime lidhur me to, gjė qė tregon pabarazinė e plotė tė burrit me gruan nė shoqėrinė e kohės. “Duke patur parasysh si doktrinėn dhe praktikėn gjyqėsore tė lidhur me Kodin Civil tė vitit 1929, mund tė themi se ishte njė hap i rėndėsishėm nė zhvillimin e marrėdhėnieve juridike familjare tė asaj kohe, por qė ruajti dhe nuanca tė inferioritetit tė gruas nė raport me burrin”, vėren nė studimin e tij Fatri Islamaj. Kjo vihet re jo vetėm nė aspektin e jetės shoqėrore tė pėrditshme, por edhe nė aspektin juridik.
Nė Kodin Civil ka mjaft dispozita qė diktojnė pozicionin e pabarabartė tė gruas, siē ėshtė parashikimi se burri ėshtė kreu i familjes, gruaja ndjek pozitėn civile tė burrit, merr mbiemrin e tij dhe detyrohet ta shoqėrojė atė kudo qė ai e sheh tė arsyeshme tė caktojė qėndresėn e vet (neni 188), ose parashikimi se gruaja pėr tė ushtruar njė profesion ose njė industri duhet tė marrė pėlqimin e burrit, dhe se nė rast refuzimi nga ana e tij Gjykata mundet mbi kėrkimin e saj tė japė autorizimin kur atė profesion ose industri e gjen nė interesin e familjes (neni 191). Pra, me gjithė karakterin emancipues tė tij, Kodi nuk i shpėton cėnimit tė vullnetit tė gruas nė zgjedhjen e profesionit qė i pėlqen dhe/ose i intereson.

Ky lajm ėshtė publikuar: 31/01/2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos