Udhėzuesi, si tė investoni paratė tuaja nė ankandin e Bonove tė Thesarit

Investimi i parave nė bono 100% i sigurt. Veprimet pėr bonot e thesarit i kryen vetėm BSH-ja

Ervin Koēi

Qė kur kriza ekonomike botėrore ka nisur tė prekė edhe ekonominė shqiptare, dilema mė e madhe qė ngrihet ēdo ditė nga ata qė kanė ruajtur para mėnjanė ėshtė se ku i kanė mė tė sigurta kursimet e tyre. Njė pjesė e njerėzve mendojnė se paratė e tyre do tė ishin mė tė sigurta nė banka, por nuk ėshtė e vogėl as pjesa qė mendon ndryshe. Duke njohur edhe mentalitetin shqiptar tė mbajtjes sė parave “nėn jastėk”, pyetja “sa tė sigurta janė paratė tona...?”, ėshtė mėse e drejtė, pėr mė tepėr nė njė vend ku qindra mijėra veta u dogjėn keqazi nė vitin 1997 nga kriza e piramidave. Gjatė asaj kohe u zhdukėn mė shumė se 1 miliard dollarė kursime tė qytetarėve shqiptarė. Por edhe aktualisht, kur bankat nė Shqipėri po pėrballen me efektet e krizės ekonomike, kanė qenė jo tė pakta rastet kur shtetas tė kapur nga paniku kanė tėrhequr depozitat e tyre nga kėto banka. Vetėm nė tetor tė vitit 2008, sasia e tėrhequr e depozitave nga bankat private nė vend ishte rreth 40 milionė euro. Deri nė fund tė vitit, shifra ka qenė disa herė mė e lartė, sipas tė dhėnave paraprake. Mė tė nxituarit kanė qenė ata qė kanė pasur shifra tė larta si depozita me afat, kjo pasi legjislacioni shqiptar mbulon nga 300 mijė deri nė njė maksimum prej 700 mijė lekėsh (3-7 milionė tė vjetra) nė rast falimenti bankar.

Leverdia e bonove

Perspektiva e mbajtjes sė parave “nėn jastėk" ėshtė sa antiekonomike, po aq dhe e rrezikshme. Paraja e mbajtur kesh nė shtėpi mund tė bėhet pre e vjedhėsve, e dėmtimit, e zjarrit, etj. Nė kėto kushte, ata qė duan njė siguri mė tė lartė nuk kanė se ku tė gjejnė mė mirė sesa investimi nė Bono tė Thesarit. Por, pakkush e njeh praktikėn e blerjes sė tyre. Mund tė thuhet se siguria e investimit tė kursimeve nė bono aktualisht paraqet dy favore kryesore: sigurinė e kthimit 100 pėr qind tė parave (shteti nuk falimenton) dhe marrjen e interesit qė ditėt e para, pas depozitimit tė parave. Nga ana tjetėr, sot pėr sot, nė kushtet kur qeveria po kėrkon gjithnjė e mė shumė borxh tė brendshėm dhe bankat e nivelit tė dytė kanė mė pak para, ngaqė shumė shqiptarė i kanė tėrhequr ato, ndėrkohė qė "janė hapur" pak si shumė me kreditė, edhe norma e interesit tė bonove ėshtė mjaft e lartė.

Si kryhen procedurat

Veprimet pėr Bonot e Thesarit i kryen vetėm Banka e Shqipėrisė. Personi qė dėshiron tė investojė nė bono duhet tė shkojė paraprakisht nė sportelet e BSH-sė dhe tė hapė njė numėr llogarie rrjedhėse nė lekė, me emrin e tij. BSH-ja nuk pranon lekė nė dorė. Kėshtu, personi i interesuar pėr bonot do tė bėjė kalim nga banka nė bankė tė njė sasie lekėsh, qė nuk mund tė jenė mė pak se 300 mijė (3 milionė lekė tė vjetra). Pra, nga njė bankė e nivelit tė dytė duhet tė kalojė paratė nė numrin e tij tė llogarisė nė BSH, duke i paguar diēka pėr kėtė veprim (komision shėrbimi) bankės dėrguese. BSH-ja pranon vetėm shifra tė rrumbullakosura me qindmijėshe. Pra, 3 milionė e 100 mijė, 3 milionė e 200 mijė, etj, por jo shuma ndėrmjetėse. Pėr personat privatė, shifra mė tė larta se 30 milionė lekė nuk pranohen, me pėrjashtim tė procedurave tė konkurrencės (ankandit), ku fitimi mund tė jetė mė i lartė, por jo kushdo mund ta bėjė atė. Normalisht, lekėt kalojnė nga banka nė bankė pėr 24 orė. I interesuari duhet tė shkojė nė BSH ku tė pyesė se kur ėshtė ankandi i radhės i Bonove tė Thesarit. Sportelisti, pasi verifikon mbėrritjen e lekėve, duhet ta pyesė “nėse do tė blejė bono me afat 3, 6 apo 12-mujor”. Pas pėrgjigjes sė klientit, nėnshkruhet njė kontratė dhe punonjėsi i BSH-sė lajmėron se kur do tė zhvillohet ankandi i ardhshėm dhe do t'i njoftojė njė datė pas kėtij ankandi. Nė kėtė datė, klienti do tė marrė nė dorė certifikatėn e blerjes sė bonove. Po kėtė datė, ai, nė qoftė se dėshiron, mund tė tėrheqė edhe lekėt e interesit (yield-it, fitimit). Pra, fitimi merret qė nė fillim, minus 10 pėr qind tė tatim-fitimit. Ndryshe nga njė llogari bankare, lekėt e bonove nuk mund tė tėrhiqen nė mes tė kontratės. Por bonot mund t'i shiten njė banke tė nivelit tė dytė deri 7 ditė para se tė pėrfundojė afati i maturimit tė tyre.

Ēfarė janė Bonot e Thesarit

Bonot e Thesarit janė instrument borxhi, nėpėrmjet tė cilave qeveritė marrin hua mjete tė lira monetare (para) nga publiku. Si nė ēdo rast huamarrjeje, ėshtė e kuptueshme qė edhe kjo formė krijon njė raport marrėdhėnieje dypalėshe: qeveria nga njėra anė dhe publiku nga ana tjetėr. Nė ēdo raport, secili nga palėt realizon interesat e veta. Qeveria siguron fonde (krijon borxh) me tė cilat kryen njė pjesė tė shpenzimeve tė nevojshme, ndėrkohė qė huadhėnėsi, pėr huanė e dhėnė, merr njė interes tė caktuar. Blerėsit mė tė mėdhenj tė Bonove tė Thesarit nė Shqipėri janė bankat e nivelit tė dytė, ndėr tė cilat veēohet banka “Raiffeisen”. Po ashtu, blerėse ėshtė edhe Banka e Shqipėrisė, e cila nuk tejkalon masėn e portofolit tė krijuar. Gjatė viteve tė fundit, masa e borxhit tė brendshėm ka ardhur nė rritje, nė pėrputhje me njė politikė financiare qeveritare nė kėtė drejtim.



30 Janar 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos