Nga viti qė vjen, Fakulteti i Mjekėsisė universitet mė vete

 

zirina llambro

Jo mė fakultet mjekėsie nė vartėsi tė Universitetit tė Tiranės. Duke nisur nga viti i ardhshėm akademik, vendi ynė do tė ketė njė institucion arsimor tė mirėfilltė pėr mjekėsi. Gjithçka nė kuadėr tė reformės pėr zhvillimin dhe modernizimin e sistemit shėndetėsor nė vend. Kėtė bėri me dije dje kreu i qeverisė Sali Berisha. "Universiteti i Mjekėsisė do tė harmonizojnė si udhėheqjen diagnostike, kurative, shkencore, me menaxhimin e institucioneve qendrore spitalore", deklaroi kryeministri. Ai nėnvizoi se pėr ngritjen e kėtij institucioni tė ri nė arsimin e lartė, ekziston tashmė njė bazė solide me Fakultetin e Mjekėsisė, me njė numėr tė konsiderueshėm studentėsh dhe njė ekip pedagogėsh me eksperiencė, por do tė merren parasysh edhe modele tė reja qė do tė prezantohen. "Nė dekada, por edhe mė gjatė, ka ekzistuar edhe njė hierarki nė kėtė sistem, midis komponentit universitar tė saj dhe komponentit strikt mjekėsor. Modelet mė tė pajtueshme sot, janė modelet universitare", nėnvizoi Berisha. Sipas tij, universiteti fillimisht do tė ketė mbėshtetjen financiare tė qeverisė, pėr tė kaluar mė pas tėrėsisht nė fazėn publike. "Faza e parė do tė ketė njė mbėshtetje tė gjerė, pėr tė kaluar mė pas tėrėsisht nė fazėn publike, ku autonomia dhe pavarėsia e tij financiare do tė jetė shumė mė e madhe. Por fillimit universiteti ka nevojė pėr njė ndihmė e mbėshtetje tė fuqishme buxhetore, si edhe çdo gjė e re. Duhet tė kemi parasysh se kjo mbėshtetje ėshtė jetike si pėr mėsimdhėnien, ashtu edhe pėr klinikat, pėr diagnozėn, kurimin, shėrimin, riaftėsimin e tė sėmurėve. Ai vėrejti se ekziston njė bazė e fuqishme, njė ekip me shkallė tė lartė profesionalizmi dhe eksperiencė tė madhe. "Nė fakultetet dhe degėt e mjekėsisė janė rreth 5500 studentė. Pra, ka njė korpus tė gjerė studentėsh dhe pedagogėsh. Nė vetė natyrėn e punės nė kėtė fakultet, edhe numri i pedagogėve ėshtė i konsiderueshėm dhe duhet tė jetė. Ministria e Arsimit dhe ajo e Shėndetėsisė duhet tė nisė punėn pėr tė shqyrtuar tė gjitha modalitetet", u shpreh kreu i qeverisė. Kryeministri bėri me dije se njė udhėtim faktmbledhės ėshtė organizuar kohė mė parė nė Austri, po ashtu Gjermania ka modele tė tilla.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos