Testet e Matures, nga 25 pyetje

Luljeta Ndoka

Agjencia e Vleresimit te Arritjeve ka perpunuar tashme skemen e pyetjeve te testeve te Matures Shteterore, si dhe skemen e vleresimit. Ndonese nuk eshte marre ende vendimi perfundimtar, eshte propozuar qe cdonjeri prej testeve te provimeve me detyrim, te kete nga 25 pyetje. Ndersa testi i provimeve me zgjedhje, pritet qe te kete nga 20 pyetje. Megjithate, te gjithe maturantet do te mund te njihen me vendimin perfundimtar te AVA-s dhe Ministrise se Arsimit shume shpejt, me publikimin e rregullores se Matures Shteterore 2009.

Pyetjet

Edhe per Maturen Shteterore 2009 eshte propozuar qe sistemi i pyetjeve, te jete ne thelb si i vjetshmi. Megjithate, vendimi perfundimtar do te mund te publikohet shume shpejt ne rregulloren e Matures Shteterore, qe do te shperndahet ne cdo shkolle. Keshtu, eshte propozuar qe ne testin e Letersise dhe Matematikes te kete perkatesisht nga 25 pyetje. Nga keto, 13 pyetje do te jene me alternativa, ndersa 12 te tjera me zhvillim. Ndersa testet e provimeve me zgjedhje te Matures Shteterore 2009 pritet te permbajne per secilen lende 20 pyetje, nga te cilat 10 pyetje me pergjigje alternative dhe 10 pyetje me pergjigje me zhvillim.

Veshtiresia

Gjithashtu behet e ditur se edhe sivjet, testi do te jete i ndare ne shkalle veshtiresie per t'iu pershtatur nivelit qe paraqesin nxenesit. Keshtu, rreth 40 per qind e pyetjeve do t'u perkasin nxenesve qe paraqesin nivel te ulet te njohurive te fituara ne shkolle. Nga totali i pikeve, 40 per qind do te jene nga piket e ceshtjeve te nivelit te pare me te ulet, 40 per qind te nivelit te dyte dhe 20 per qind te nivelit te trete, ajo qe ne matematike quhet zbatim ne situate jo standarde, ku kerkohet te shikohet aftesia per zgjidhjen problemore. Eshte pikerisht kjo skema qe shpetoi maturantet e dobet. Ne kete menyre qe u aplikua gjate vitit te kaluar, edhe nxenesit e dobet kishin mundesi qe t'u pergjigjeshin shume pyetjeve, ne mos t'u pergjigjeshin te gjithave. Sipas logjikes qe ndoqi AVA, maturantet te cilet hyjne ne kategorine e nxenesve te dobet, pra qe pergjithesisht marrin noten 5 ose 6, kane hapesire ne cdonjerin prej testeve ne masen 40 per qind. Niveli i dyte, ku hyjne nxenes pak me te mire se te dobetit, ze 40 per qind te totalit te pyetjeve. Ndersa niveli i pare, ose niveli i nxenesve te mire dhe shume te mire ka 20 per qind hapesire ne test.

Paratestet

Ne muajin mars, Agjencia Qendrore e Vleresimit te Arritjeve do te nise pilotimin e pyetjeve te Matures Shteterore, faze e cila lidhet me hartimin e testit perfundimtar te provimeve. Specialiste AVA-s do te bejne edhe analizen e ecurise se, si eshte ecuria e nxenesve ne lendet perkatese.

Sa pike duhet te marrin maturantet ne provim

Qe nje maturant te marre pike maksimale ne provimet e Matures Shteterore duhet te marre 180 pike. Nga keto, 100 duhet t'i marrin ne provimet me detyrim dhe 80 te tjera ne dy provimet me zgjedhje. Testi i provimeve te Matures Shteterore per Matematiken dhe Letersine do te kene secili nga 25 pyetje, nga te cilat 13 do te jene me alternativa dhe secila prej alternativave te sakta do te vleresohet me 1 pike. Ndersa pyetjet me zhvillim do te kene me shume peshe ne vleresim. Keshtu, edhe pse do te jene vetem 12 te tilla, ato do te kene 37 pike ne dispozicion. Ndersa testi i provimeve me zgjedhje do te kete nga 20 pyetje, 10 prej te cilave do te jene me alternativa dhe do te vleresohen nga 1 pike. Ndersa pyetjet me zhvillim te provimeve me zgjedhje, do te vleresohen gjithsej 30 pike.




 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Koha Jonë

Publikuar nga: Koha Jonë

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos