Redon Makashi: “Ndarja ime me “qepėn” dhe me Elton Dedėn”

INTERVISTĖ/ FLET KANTAUTORI REDON MAKASHI

Petrika GROSI
Nėse kur flitet pėr ndarjen e Redon Makashit me Elton Dedėn, natyrshėm shumėkush do tė ēonte nė mendje grupin e dikurshėm “Musketierėt” dhe largimin e Dedės nė Amerikė, pėrsa i pėrket “qepės” nuk duhen krijuar ide tė gabuara. Bėhet fjalė pėr kolegun dhe shokun e Redit, Bledar Sejkon. Kantautori Makashi ėshtė personazhi i radhės nė faqet e suplementit “Albania Weekend”. Nė fakt, intervista zbulon plot tė reja interesante mbi Makashin: e djeshmja, e sotmja, e nesėrmja; mendimet, planet, kujtimet, miqtė dhe dashuritė e tij.

Me ēfarė po merret aktualisht Red Makashi?
Jam duke incizuar njė kėngė tė re, e cila shumė shpejt do tė dalė. Madje, menjėherė pasi tė mbarojmė intervistėn, do tė kthehem nė studio pėr tė punuar me kėngėn. Tema e kėngės pėr herė tė parė nuk ėshtė dashuria, por diēka mė aktuale. Pėr ēudinė time arrita tė frymėzohem nga gjėra tė tjera, tė cilat, pak a shumė, na ngacmojnė tė gjithė nė realitetin ku jetojmė dhe unė i ndiej tė drejta e tė padrejta.

Njė dalje nga tema e dashurisė pas kaq vitesh... Siē thatė, edhe vetė ju ēuditeni kur e mendoni. Si duhet ta kuptojmė ne?
Unė jetoj diku nė Tiranėn e Re. Nga tė gjitha ndėrtimet qė janė bėrė, shtėpia ime duket sikur ėshtė zhdukur, ka humbur nė errėsirė. Janė prishur edhe disa shtėpi tė tjera, mes tė cilave edhe njė shtėpi ku dikur unė kam njohur njė vajzė... Ēdo kujtim nė lagjen time u shemb. Gjithēka ndryshoi. Dhe unė kur kthehem nė shtėpi ndiej njė trishtim sepse mė duket sikur nuk jam nė lagjen time.

Ndėrsa jemi ulur kėtu, pikėrisht nė vendin qė dikur ka qenė lokali “Musketierėt”, ku ju kėndonit pėrnatė, ēfarė kujtimesh ju vijnė?
Tani lokali ėshtė kthyer nė ruletėn “Rozafa” dhe unė kėtu i lė gjithmonė takimet me shokėt. Kėtė e bėj pėr arsye se pikėrisht nė kėtė banak, miku ynė, Gjergj Luca, ende ka lėnė kujtimet tona dhe tabelėn qė shkruan “Rock-caffe Mousqetiers”. Pavarėsisht se nuk luaj nė kėto lojėra, vij nė kėtė banak dhe pi njė kafe me tė tjerėt.

Mendoni ndonjėherė pėr rikthimin e njė eksperience tė tillė?
Absolutisht jo. Ne patėm njė pėrvojė tė hidhur. Gjėrat nuk ecėn ashtu siē i parashikuam. Ndryshe nga muzika, nė biznes ėshtė tepėr e vėshtirė tė bashkėpunosh me shumė ortakė.

Pra, nuk arritėt tė bėnit njė manaxhim tė mirė?
Edhe kjo qėndron, por arsyet janė tė ndryshme. E para, Elton Deda iku nė Amerikė, por edhe gjėra tė tjera, tė cilat nuk ka rėndėsi t’i themi. Po tė marrim anėn pozitive tė tė gjithė kėsaj, fitova njė eksperiencė dhe kam kujtime tė bukura, por ishte njė gjė qė nuk mund tė vazhdonte mė tej... Kėtu dua tė shtoj se qė nga ajo kohė e kam prerė jetėn e natės, muzikėn nė lokale (me pėrjashtim tė rasteve tė rralla). Nuk dal mė tė punoj nė lokale nate. Ėshtė tepėr e lodhshme dhe njė gjė e tillė mė prish ekuilibrin e krijimtarisė, siē ka ndodhur edhe nė kohėn kur kishim “Mousqetiers”. Pastaj, nuk e quaj veten kėngėtar pabesh, por kantautor profesionist.

Pra, ata qė kėndojnė nėpėr lokale e pabe janė fillestarė?
Nuk paragjykoj asnjeri. Secili ka profilin e vet. P.sh., mua mė pėlqen tė shkoj diku dhe tė dėgjoj muzikė nga miqtė e mi. Por, qė ta bėj kėtė gjė vetė, nuk mė tėrheq dhe mė dėmton nė krijimtari.

Ēfarė kujton sot Redoni nga fillimet e viteve ’90?
Mė bėhet shpesh kjo pyetje dhe unė i pėrgjigjem me dėshirė. Kanė qenė kohė pak tė vėshtira, por tė bukura dhe me shumė miqėsi. Ishte kohė sinqeriteti. Vitet ’90 pėr mua janė tė veēanta, sepse ishim dhe njė nga grupet e para nė Shqipėri qė thyem akullin bashkė me Bledar Sejkon. Shumė nga grupet qė dolėn nė ato vite u rrėzuan brenda njė viti, ndėrsa ato tonat, tė Sejkos dhe tė Dedės, vazhduan me uljet dhe ngritjet e tyre.

Si erdhėt te krijimi i “Musketierėve”?
Kur grupet tona nuk funksionuan mė, tre solistėt e grupeve tė ndryshme vendosėm tė bashkėpunonim. Bashkėpunimi me Tonin dhe Sandrin qe fare spontan dhe filloi me njė kėngė “Tė pranoj si je”, me tė cilėn u paraqitėm nė Festival. Pastaj menduam qė tė krijonim kėtė pab, i cili ndonėse pati jetė tė shkurtėr krijoi njė emėr shumė tė mirė. Eltoni iku nė Amerikė dhe u shkėput njė hallkė nga zinxhiri. Tani qė flasim kam me Sandrin projekt pėr njė duet. Kemi njė grup tonin, si tė thuash, por njerėzit janė tė preokupuar secili me punėt e veta. E pamė qė ėshtė tepėr e vėshtirė tė krijosh dhe tė mbash njė grup nė ditėt e sotme, kėshtu qė vendosėm tė vazhdojmė si solistė veē e veē.

Festivali i RTVSH-sė ju promovoi, ndėrkohė qė po i njėjti festival ju ka mbushur me zhgėnjime...
Eh, festivali ėshtė histori mė vete. Ka pasur anėt e mira dhe tė kėqija, trofetė dhe zhgėnjimet e tij. Mė shumė, ky festival ka qenė pėr mua si njė pikėnisje, pasi atėherė nuk kishte aktivitete e mundėsi tė tjera pėr t’u promovuar. Pastaj, me ndryshimin e kohės, ndryshojnė shumė gjėra: njerėzit, idetė, festivalet... Nuk mė pėlqen mė qė tė pėrballem me festivalin dhe as me intrigat e tij. Sepse, po e bėra njė gjė tė tillė, e di mirė qė do tė prish miqėsinė tė paktėn me nja dhjetė veta. Kam vendosur mė mirė tė jem i tėrhequr dhe tė bėj muzikėn time duke dalė me albume e videoklipe. Festivalin ua lė atyre qė kanė nevojė pėr promovim.

Pėr tė dytin vit radhazi dhe tė disatėn herė, Festivalin e Kėngės nė RTVSH e fiton njė “etheiste”, e cila nga mosha ėshtė shumė e re. A ju duket zgjidhje e denjė pėr t’u pėrfaqėsuar nė Eurosong?
Shpresoj dhe ma ka qejfi, si ēdo shqiptar, qė kėtė herė tė fitojmė diēka dhe tė mos paraqitemi nė vendet e fundit. Por meqė po flasim pėr Festivalin Europian, pėr vete ky aktivitet nuk mė pėlqen fare. Dikur “Eurosong” ka qenė njė eveniment i madh muzikor, ndėrsa sot njė garė gjeo-politike. Po ta vėsh re, aty nuk shikon mė as anglezėt, as italianėt, as francezėt. Janė tėrhequr tė gjithė dhe ka mbetur vetėm Ballkani. Por edhe nga ata qė marrin pjesė nuk kam parė ndonjė kėngėtar me emėr. Dikur nė atė festival merrte pjesė Toto Kotunjo apo dhe emra tė tjerė...
Ky festival ishte dikur shumė i fuqishėm, por sot ėshtė fakt qė prej tij nuk tė mbetet asgjė nė mendje.

Gjithsesi, ėshtė njė festival ndėrkombėtar qė mund tė sillte njė afirmim tė mirė tė muzikės dhe vlerave shqiptare. A nuk do tė ishte mė mirė tė pėrfaqėsoheshim nė tė nga kėngėtarė tė pjekur?
Nuk kam asgjė kundėr interpretuesve tė rinj. Madje, mė pėlqejnė pėrfaqėsueset tona. Fundja, gjėja mė pozitive qė shikoj nė kėtė mes ėshtė mundėsia qė u japim kėtyre tė rinjve tė talentuar pėr ta prekur skenėn reale dhe pėr tė kėnduar “live” para publikut.

Redoni shkon nė shtėpi, ndez televizorin dhe shikon nė kanalet televizive shqiptare qė gjithkush kėndon, pėr tė mos thėnė se “kushdo ėshtė bėrė kėngėtar”. Si ndihesh?
Nuk dua tė komentoj pasi ėshtė diēka e prekshme nga tė gjithė. Kur hap televizorin dhe nuk gjej as veten dhe as muzikėn qė unė dua, thjesht ndėrroj kanalin. Nuk e di se kur do tė dalė ndokush qė tė bėjė njė televizion muzikor jo vetėm pėr pleqtė apo pėr kalamajtė... Tė mos harrojmė se ėshtė njė brez i tėrė qė jam i bindur se e mendon si unė dhe nuk e gjen veten nė muzikėn qė japin kanalet shqiptare.

Ēfarė ju shqetėson mė tepėr sot nė tregun muzikor?
Zbatimi me seriozitet i ligjit tė sė drejtės sė autorit. Kjo gjė besoj se do tė rregullonte shumė probleme tė tjera. Mjaft kėngė vazhdojnė ende qė tė vidhen. Ato kopjohen dhe dalin sipas qejfit. Dikur ky fenomen ndodhte me kėngėt popullore, ndėrsa sot nuk mungojnė rastet nė muzikėn e lehtė. Nuk ėshtė se kjo gjė ndodh vetėm nė Shqipėri, por mendoj qė tek ne, nė kėtė mes, faj kanė edhe shtėpitė diskografike. Ato mjaftohen me imazhin e njė vajze apo djali tė bukur dhe me paratė qė marrin, pa pyetur pėr autorėsinė dhe vlerat e kėngės. Megjithatė, e shoh pak tė vėshtirė zgjidhjen e kėtij problemi, sepse jetojmė nė demokraci; tregu ėshtė i hapur dhe kėto gjėra nuk i ndalon dot me ligj. Jo pa qėllim thashė se kam nostalgji pėr vitet ’90. Ishte kohė vėrtet e vėshtirė, por e donim me gjithė shpirt muzikėn. Nėse sot tė gjithė punojnė pėr lekė, atėherė nuk kemi pasur vetėm pasionin. Madje kemi punuar edhe me vegla borxh.

Le tė rikthehemi nė ato vite. Kujt ia keni marrė kitarėn e parė?
Kitarėn e parė ia mora “qepės”. Ai kishte dy dhe njėrėn ma dha mua. Nga “qepa” e kam mėsuar kitarėn, por nuk mund tė quhem kitarist.

Redi, mė fal, kush ėshtė “qepa”?
(Qesh) Bledar Sejko, pse nuk e dinit?!

Pra, ishim te koha kur merrnit veglat borxh.
Ndonjėherė i merrja kitarėn borxh Franēesk Radit. Nga qejfi harroja dhe kitarėn, qė e merrja pėr njė ditė, ia ktheja pas njė jave. Bateristi nga Elbasani, qė e kisha shok, i merrte trompėn borxh njė tė njohurit tė tij dhe e linte ndonjėherė tė shkretin pa dalė nėpėr dasma. Ose kur bėnim prova u binim disa karrigeve nė vend tė baterisė. Kur ndonjė i ri dėgjon sot kėto qė them unė, mund tė shkrihet sė qeshuri dhe t’i tingėllojnė si gjėra tė ēuditshme, por kėshtu ishte ajo kohė.

Sandri ka mbetur shoku juaj i vetėm nga ajo kohė?
Miqtė dhe shokėt e mi tė fėmijėrisė kanė ikur tė gjithė jashtė shtetit. Shokėt e artit janė tė angazhuar me jetėn dhe impenjimet e pėrditshme. Kurse me Sandrin kemi mbetur pranė. Diskutojmė shpesh pėr muzikėn dhe probleme tė tjera, shkojmė nė koncerte bashkė...

Njė moment i vėshtirė nė jetėn tuaj?
Momente tė vėshtira pėr tė gjithė janė kohėt qė po kalojmė. Kriza ekonomike, kriza qė ndiejmė ne te muzika. Pavarėsisht se kemi vlerėsimin e publikut, tė fansave, problemet me tregun, piraterinė, festivalet etj., ne kemi shumė punė, shumė krijimtari dhe pak fitime. Ēdo krizė e shtetit dhe e shoqėrisė rėndon direkt edhe mbi kurrizin tonė.

Abuzojnė shtėpitė diskografike me ju?
Ato abuzojnė me muzikėn kryesisht, jo me mua. Muzika qė ata tregtojnė ka prishur komplet shijet e njė mase tė madhe tė publikut. Ata e konkurrojnė mallin e vet nė treg duke marrė ndonjė vajzė apo djalė tė bukur dhe jo duke ofruar art. Problemi ėshtė keqedukimi i publikut me kėtė lloj muzike. Ne thamė se ishte njė moment kalimtar, por duket se nuk po i vjen ndonjėherė fundi kėsaj pune.

Kalojmė te familja.
Dy prindėrit e mi janė bėrė amerikanė. Unė jam ende shqiptar, por ndoshta sė shpejti do tė bėhem edhe unė amerikan.

Po thua se do ta braktisėsh nėnshtetėsinė shqiptare?
Do t’i mbaj tė dyja. Nuk ka arsye pse ta lė nėnshtetėsinė shqiptare. Kam qenė nė Amerikė, por mė pėlqen tė jetoj nė Shqipėri me thėnė tė drejtėn. E dua kėtė vend me gjithė pluhurin, paradokset dhe problemet e mėdha qė ka.

Nuk ka bėrė ndonjė ftesė Eltoni pėr bashkėpunim nė Amerikė?
Toni ka humbur fare, mor burrė. Ėshtė harruar aty. Gjithė kėto kohė as njė telefon nuk ka bėrė. Kemi njė projekt bashkė me Tonin dhe Sandrin pėr njė koncert nė Kanada, por nuk ėshtė folur as pėr tė.

Mė shumė flitet pėr bjonde, e ndonjėherė edhe pėr brune... Ē’po ndodh realisht me ndjenjat e Redonit?
Kjo ėshtė njė ēėshtje qė ndoshta duhet t’ia lėmė intervistės tjetėr. (Qesh) Ėshtė abuzuar shumė me kėtė temė saqė nuk dua ta lodhim lexuesin. Mendoj se mė tepėr mė pėrket mua si njė ēėshtje personale, tė cilėn kur tė vijė koha do ta bėj publike.

Ndoshta dikush nga publiku mund tė mendojė se kjo ėshtė njė dobėsi, apo problem qė ju keni?
Jo, jo. Absolutisht. Nuk ėshtė problem, as dobėsi... por egoizėm. (Qesh)







24 Janar 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos