Kredia pėr biznesin, kriteret qė duhet tė pėrmbushin SME-tė pėr tė pėrfituar



Ervin Koēi

Ministria e Ekonomisė ka pėrgatitur skemėn pėr ndarjen e fondit 30 milionė euro, qė u akordua si kredi e butė nga qeveria italiane pėr tė mbėshtetur bizneset shqiptare. Subjektet qė pėrfitojnė nga ky fond zhvillimi janė ndėrmarrje tė vogla dhe tė mesme, tė njohura ndryshe si “SME”, qė janė kompani eksportuese dhe biznese nė zona mė pak tė zhvilluara. “Ēdo biznes i regjistruar nė Shqipėri, qė ka njė xhiro jo mė shumė se 5 milionė euro, prezanton njė program. Biznesi mund tė aplikojė pėr kėtė lloj kredie tė butė”, - u shpreh drejtoresha e programit, Laura Grezda. Nėse kėrkesat nga biznesi pėr kredi do tė tejkalojnė fondin total, atėherė pėr pėrzgjedhjen e fitueseve do tė pėrdoren disa kritere, tashmė tė paracaktuara. Bizneset do tė aplikojnė pėr kredi pranė bankave private, madje do tė jenė kėto tė fundit qė do tė pėrzgjedhin bizneset fituese, por me kusht qė ato tė pėrmbushin kriteret e pėrcaktuara nga METE. “Shuma qė do tė aplikohet do tė jetė nga 50 mijė deri nė 500 mijė euro. Interesi vjetor pėr kreditė do tė jetė 5.5 pėr qind nė euro dhe 8.5 pėr qind nė lekė”, - u shpreh Grezda. Njėsia e Menaxhimit tė Programit (PMU), e krijuar pranė Ministrisė sė Ekonomisė me ekspertė shqiptarė dhe italianė, do tė monitorojė tė gjitha aktivitetet e zhvilluara, nė mėnyrė qė tė verifikojė respektimin e procedurave dhe tė kushteve tė pėrcaktuara nga CLSC.

Ku merret kredia

I gjithė procesi i aplikimit dhe i marrjes sė kredisė zgjat deri nė 35 ditė. Bizneset mund tė aplikojnė pranė degėve tė 5 bankave tregtare nė tė gjithė vendin, tė pėrzgjedhura pėr kėtė program. Ēdo bankė do tė kėrkojė nga SME-tė aplikante dokumentacionin e nevojshėm pėr kėrkesėn e financimit dhe pas shqyrtimit tė kėrkesės do tė firmosė kontratat e huas me SME-tė pėr projektet e aprovuara. Bankat Tregtare Private janė pėrgjegjėse pėr aprovimin ose mosaprovimin e Linjės sė Kredisė sė kėrkuar nga SME-tė. Gjatė vlerėsimit tė kėrkesės sė SME-ve, bankat duhet t'u referohen kushteve tė pėrcaktuara nga programi. Programi pėrfshin 25 milionė euro kredi e butė nė favor tė SME-ve, 2,5 milionė euro kredi pėr krijimin e Fondit tė Garancisė nė mbėshtetje tė SME-ve shqiptare nė marrjen e kredive dhe 1,7 milionė euro dhuratė/asistencė teknike, qė pėrfshin promocionin, aktivitetet, e trajnimit dhe tė informimit si dhe krijimin e njėsisė sė Menaxhimit tė Programit.

Si merret kredia

Ndėr kriteret pėr marrjen e kredisė nga ana e SME-ve janė: 1) shoqėria tė jetė e regjistruar nė Shqipėri; 2) jo mė pak se 51 pėr qind e kapitalit themeltar tė shoqėrisė tė zotėrohet nga shtetas shqiptarė; 3) shoqėria tė ketė njė qarkullim vjetor jo mė tė lartė se 5 milionė euro; 4) shoqėria tė ketė njė numėr punonjėsish jo mė shumė se 80 veta. Nė dallim nga kredia pėr biznesin qė aplikojnė bankat nė vend, ky program u mundėson sipėrmarrėsve interesa tė paktėn 3 pėr qind mė tė ulėta se ato tė tregut pėr euron, si dhe mund t’u mbulojė garancinė pėr kolateralin. Periudha e shlyerjes sė kredisė do tė jetė 3 deri nė 8 vjet, sipas llojit tė projektit, si dhe periudha e mospagimit (kur paguhet vetėm interesi) nga 1-2 vjet..

Ēfarė nuk financohet

Nga Linja e Kreditit nuk janė tė financueshme taksat lokale, taksat doganore, TVSH-ja; kapitali qarkullues (duke pėrjashtuar shumėn fillestare qė nevojitej pėr ēeljen e aktivitetit tė nisur rishtazi); Joint Venture, ndėrmarrjet tregtare dhe financiare tė pėrkohshme; investime nė sektorin e kohės sė lirė, pasuri tė patundshme, armatime, droga dhe pije alkoolike, duhan dhe derivatet e tij, prodhimi i produkteve tė ndaluara pėr importin dhe eksportim nga vendet e BE-sė, nė bazė tė marrėveshjeve ndėrkombėtare.

Kushtet e donatorit

Ndėrmarrjet e Vogla e tė Mesme do tė pėrfitojnė nga "Programi pėr Zhvillimin e SME-ve", i financuar nga qeveria italiane, me vlerė 30 milionė euro, nėse plotėsojnė dhe njė sėrė kushtesh. Kushtet pėr dhėnien e kredisė SME-ve janė; norma e interesit qė aplikohet do tė jetė maksimumi 5.5 pėr qind interes vjetor pėr kreditė nė euro, si dhe maksimumi 8.5 pėr qind interes vjetor pėr kreditė nė lekė. Bizneset qė pėrzgjidhen fituese duhet qė detyrimisht 70 pėr qind tė shumės sė kredisė sė financuar nga projekti duhet ta pėrdorin pėr blerjen e lėndės sė parė, pajisjeve, teknologjisė, asistencės teknike, pėrfshirė trajnime, mirėmbajtje, pjesė kėmbimi dhe licencė industriale me origjinė italiane, si dhe tė gjitha kėto tė furnizuara nga prodhues italianė. Ndėrsa jo mė shumė se 30 pėr qind e financimit tė kėrkuar pėr ēdo projekt tė vetėm mund tė pėrdoret pėr mbulimin e kostove lokale tė kėtij projekti.

Zhvillimi i SME-ve do tė ndihmojė rritjen ekonomike

Programi pėr "Zhvillimin e Ndėrmarrjeve tė Vogla e tė Mesme" ka si qėllim tė kontribuojė nė rritjen ekonomike dhe sociale tė Shqipėrisė, lehtėsimin e sistemit tė kreditimit tė SME-ve shqiptare, duke favorizuar ekonominė formale. Ndėrmarrjet e Vogla e tė Mesme qė janė konsideruar si mė prioritare pėr tė pėrfituar nga programi janė; SME prodhuese, SME eksportuese (eksport i tė paktėn 50 pėr qind tė totalit tė shitjeve); SME tė themeluara rishtas nga nėnshtetas shqiptarė rezidentė nė Itali; SME tė pėrqendruara nė zonat industriale etj. Ndėrsa disa nga projektet nė sektorėt prioritarė janė konsideruar: sektori i agrikulturės dhe agroushqimor; projekte pėr prodhimin natyror tė energjisė ose projekte pėr eficencėn/ruajtjen e energjisė; projekte me impakt tė ulėt ambiental ose qė ulin ndotjen e mjedisit; projekte qė krijojnė vende tė reja pune; projekte tė lokalizuara nė zonat mė pak tė zhvilluara tė vendit (jashtė zonės Tiranė-Durrės). Lidhur me financimin e projekteve tė vogla, jo mė shumė se 10 pėr qind e shumės totale tė Linjės sė Kreditit mund tė pėrdoret pėr tė financuar projekte tė ēelura rishtazi, me njė vlerė qė varion nga 15 000,00 euro, si dhe kėto projekte pėrfitojnė automatikisht njė periudhė tė shlyerjes sė kredisė pėr 4 vjet, duke pėrfshirė dhe periudhėn 2 vjet tė mospagimit (paguhet vetėm interesi).


24 Janar 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos