Rregulla tė reja pėr vizė studentore nė Angli

 

Ndryshojnė rregullat pėr tė marrė vizė studentore nga Ambasada Angleze. Procedurat e reja bėhen me synim parandalimin e studentėve tė rremė nė kėtė shtet. Gjithçka e konfirmon Ministria e Punės. “Duke filluar nga marsi i kėtij viti do tė jetė nė fuqi “Kolona/Klasa e Studentit”, si pjesė pėrbėrėse e sistemit tė ri imigrator tė Britanisė sė Madhe, sistem i pėrafėrt me atė australian, i bazuar nė pikėzim”, sqarojnė specialistėt e saj.
Kėshtu, sipas kushteve tė reja, tė interesuarit qė kėrkojnė tė aplikojnė pėr njė vizė studentore nė Mbretėrinė e Bashkuar, duhet tė kenė njė sponsorizim/garanci nga njė institucion arsimor i licencuar pėr kėtė veprim; tė provojnė njė ecuri tė dėshmuar arsimore; tė aplikojnė pėr njė kurs studimor qė plotėson njė nivel minimal arsimimi; tė jetė nė gjendje tė provojė se mund tė vetėmbajė veten dhe personat e tjerė nė ngarkim; tė ofrojė gjurmėt e gishtėrinjve. Ndėrkaq  universitetet e Mbretėrisė sė Bashkuar, pėr tė pranuar studentė tė huaj, nga shtete jo anėtare tė BE-sė, duhet tė marrin njė licencė nga Agjencia e Kufirit tė Mbretėrisė sė Bashkuar (UKBA) dhe tė marrin pėrgjegjėsi tė plotė pėr studentėt e tyre tė huaj dhe tė ofrojnė sigurinė se janė tėrėsisht tė vetėdijshėm pėr detyrimet qė sjell sponsorizimi i tyre.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos