BERZH: “Rritja ekonomike nė Shqipėri do tė ulet 50 pėr qind nė 2009-n”



Ervin Koēi

“Rritja ekonomike pritet tė ngadalėsohet dukshėm nė vitin 2009 nė vendet e rajonit tė Ballkanit, me njė rėnie mbi 50 pėr qind tė rritjes ekonomike”. Kėtė e ka deklaruar dje Banka Europiane pėr Rindėrtim e Zhvillim, e cila nė raportin e saj mė tė fundit mbi vendet e rajonit tonė, nė tė cilin ėshtė e pėrfshirė edhe Shqipėria, ka analizuar situatėn ekonomike pėr vitin 2009. BERZH-i vlerėson se kjo do tė vijė si pasojė e ngadalėsimit tė ekonomisė botėrore dhe e turbulencave nė tregjet financiare si dhe nxiti vendet ku investon qė t’i japin prioritet tė lartė stabilitetit tė sistemit tė tyre bankar.
Raporti i “Tranzicionit 2008” i BERZH-it, i cili gjurmon performancėn ekonomike dhe progresin e reformave nė vendet ku vepron BERZH-i, parashikoi se rritja e pėrgjithshme ekonomike do tė ulet nė 6.3 pėr qind nė vitin 2008 nga 7.5 pėr qind nė vitin 2007 dhe do tė bjerė nėn 2 pėr qind nė vitin 2009. BERZH kontrollohet nga 61 shtete dhe dy institucione ndėrqeveritare dhe synon tė ndihmojė tranzicionin e ekonomive tė centralizuara nė ekonomi tė tregut nga Europa Qendrore nė Azinė Qendrore.

Shqipėria

Raporti evidenton se rritja nė Shqipėri ka arritur 6.1 pėr qind nė vitin 2008 nga 6 pėr qind qė ishte nė vitin 2007, ndėrsa nė vitin 2009, rritja pritet tė arrijė nė jo mė shumė se 4 pėr qind. Ivo Germann, “Principal Economist” i BERZH-it pėr Shqipėrinė, u shpreh: “Shqipėria po vazhdon tė ketė njė progres tė mirė nė disa fusha”. Por ai shtoi se, “nevojiten mė shumė pėrpjekje pėr tė pėrmirėsuar mjedisin e biznesit dhe rritjen e cilėsisė sė infrastrukturės pėr tė ruajtur nė tė ardhmen rritjen mbresėlėnėse ekonomike tė viteve tė fundit”. Raporti i Tranzicionit thotė se ekziston njė rrezik qė rritja ekonomike nė rajon nė vitin e ardhshėm tė jetė edhe mė e ulėt nėse financimet e jashtme zvogėlohen papritur. “Disa vende nė veēanti vazhdojnė tė kenė llogari korrente me deficite tė mėdha tė kombinuara me borxhe tė larta nė monedhė tė huaj dhe pėr kėtė arsye janė tė prirura tė vuajnė nga ulje mė tė forta tė prodhimit tė brendshėm nėse hyrjet e kapitalit zvogėlohen shpejt”, - theksohet nė Raport. Erik Berglof, drejtor i Zyrės Ekonomike tė BERZH-it, u shpreh se mosndėrprerja e rritjes ekonomike nė rajon gjatė fazave tė para tė krizės botėrore ishte njė tregues pėr arritjet e dukshme tė reformave. “Masat pėr stabilitet duhet tė koordinohen me vendet e tjera, si nė Europėn Perėndimore, ashtu edhe nė vendet e tjera nė tranzicion, duke marrė parasysh pronėsitė e ndėrlidhura nė sistemin financiar tė rajonit”, - tha ai. Por tani, rajoni, i pėrballur me njė atmosferė ndėrkombėtare shumė pak dashamirėse, me largimin e kapitalit nga tregjet nė zhvillim, mungesė oreksi pėr rrezik si dhe me recesion nė ekonomitė kryesore tė OECD-sė (Organizata pėr Zhvillim dhe Bashkėpunim Ekonomik), do tė provojė qėndrueshmėrinė e vendeve nė tranzicion. Berglof shtoi se, “ngadalėsimi i shpejtė do tė zbusė kėrcėnimin e inflacionit, ndėrsa stabiliteti i sistemit bankar do tė kthehet nė prioritetin kryesor pėr qeveritė e tė gjithė rajonit”.

Ngrirja e kredive

Nė njė kapitull tė veēantė mbi ndikimin e krizės globale tė kredive nė rajon, raporti thotė se, “pėrkeqėsimi nė tė gjithė mjedisin financiar mund tė rezultojė tani nė njė kontraktim tė zgjatur dhe tė rėndėsishėm nė sektorin e kredive”. Raporti parashikon se, “nėse ndodh kėshtu, padyshim qė pasojat mbi rritjen e pėrgjithshme tė ekonomive nė rajonin e tranzicionit do tė jenė tė rėnda”. Megjithatė, raporti thekson se gjithashtu ka faktorė tė ndryshėm qė mund ta ndihmojnė rajonin pėr tė parandaluar kėtė skenar pesimist, ose tė paktėn ta ndihmojnė atė qė tė pėrballojė efektet e krizės. Raporti thotė se, nivelet e borxhit tė qeverive tė rajonit kanė rėnė vazhdimisht qė nė vitin 2000, duke i dhėnė mė shumė fleksibilitet politikave qeveritare nėse do tė nevojiten mė shumė ndėrhyrje nga qeveritė. Kushtet e biznesit nė pėrgjithėsi janė pėrmirėsuar nė vitet e fundit dhe tregjet e punės kanė qenė relativisht fleksibėl, gjė qė do krijonte kushtet pėr njė rimėkėmbje tė shpejtė dhe rikthimit tė rritjes ekonomike.


21 Janar 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos