Shqipėria dhe Perėndimi, gjatė dhe pas Luftės sė Dytė Botėrore

Luftė civile apo nacionalēlirimtare. Kėshilli i Lartė i Regjencės, apo Fronti Antifashist? Ēfarė e bėri bashkė Enver Hoxhėn me Ahmet Zogun? A e provokoi Ēėrēilli incidentin e kanalit tė Korfuzit dhe pse Shqipėria nuk pranoi vendimin e Gjykatės sė Hagės? Ari anglez dhe dėmshpėrblimi gjerman, i morėm apo i humbėn? Tė gjitha kėto pėrgjigje jepen nė intervistėn e mėposhtme. Gazetarja Rudina Xhunga ka mbledhur nė emisionin "Shqip" nė "Top Channel", historianėt Xhelal Gjeēovi, Paskal Milo e Hamit Kaba. Ata u japin pėrgjigje pyetjeve rreth tė cilave ėshtė ngritur emisioni i kėsaj jave i gazetares Xhunga nė "Top Channel".



Rudina Xhunga: Ishte luftė civile apo luftė nacionalēlirimtare?

Xhelal Gjeēovi: Ky debat ka kohė qė ka nisur dhe dihet qė do tė vazhdojė. Ėshtė njė debat qė nuk ekziston vetėm te ne, por po zhvillohet edhe nė vende tė tjera evropiane, sidomos ballkanike. Pyetja ėshtė nėse kjo luftė, e cila dihet qė nisi si luftė nacionalēlirimtare, shkoi deri nė fund si e tillė apo u kthye nė njė luftė civile?! Pikėpamjet janė tė ndara pėr historianėt nga njėri vend nė tjetrin, pasi kam lexuar mendimet e tyre pėr luftėn tonė dhe paralelizmat me ato tė Jugosllavisė e Greqisė. Jam i pikėpamjes qė lufta nacionalēlirimtare nisi si e tillė dhe pėrfundoi po si e tillė, por jam i mendimit qė ajo ėshtė e pleksur e gėrshetuar me elementė tė luftės civile. Unė nisem nga njė koncept bazė, qė ėshtė teoria e historisė; me luftė civile nėnkuptojmė luftėn, pėrplasjen, ndeshjen nėpėrmjet forcave politike brenda njė vendi, ndeshje, e cila ka si synim marrjen, administrimin e pushtetit. Nga ky pėrcaktim i teorisė sė historisė, vjen konkluzioni qė luftė civile kemi nė njė vend qė ėshtė i lirė dhe jo i pushtuar, sepse nė njė vend tė pushtuar, pushtetin e administron okupatori. Nga kjo bazė jam nisur qė kam shpjeguar ngjarjet nė funksion tė kėsaj ideje, qė kjo ėshtė luftė nacionalēlirimtare, e cila synonte tė ēlironte vendin nga pushtuesi i huaj, tė rivendoste pavarėsinė kombėtare tė Atdheut dhe tė vendoste nė Shqipėri njė regjim demokratik.

Paskal Milo: Pothuajse pėrputhem me Xhelalin (Gjeēovin) pėr trajtimin e kėsaj ēėshtjeje. Unė mendoj se lufta nacionalēlirimtare nuk vihet nė dyshim qė ka qenė luftė antifashiste nacionalēlirimtare, por nė rrugė e sipėr, sidomos nė fazėn e fundit tė saj, ka pasur elementė tė luftės civile, ku nė njė krahinė tė caktuar mund tė ketė marrė pėrparėsi lufta civile nė raport me luftėn antifashiste, me luftėn kundėr pushtuesve tė huaj, por kjo nuk na jep tė drejtė qė elementė tė veēantė tė theksuar nė njė krahinė tė caktuar tė Shqipėrisė, nė njė periudhė tė caktuar tė historisė sė luftės antifashiste, tė mund tė pėrgjithėsojmė qė lufta antifashiste nacionalēlirimtare ka qenė njė luftė civile. Madje askush qė ka sens historik, ai qė ėshtė antifashist nga shpirti dhe nė ide, nuk e pėrkrah idenė qė ishte vetėm luftė civile.

Hamit Kaba: Mendoj qė ky ėshtė njė rast vėrtet tepėr i debatueshėm, qė ka nisur qė herėt e nuk besoj se pėrfundon tani, d.m.th ky konsiderohet ende si rast nė studim. Problemi i luftės civile nė Shqipėri nuk ėshtė vetėm njė problem shqiptar, ėshtė njė problem qė lidhet edhe me ngjarjet nė Jugosllavi dhe nė njė farė mėnyre edhe me ngjarjet nė Greqi. Ėshtė njė fenomen ku nuk mund tė thuhet qė kishte luftė tė pastėr civile, me ato modelet klasike tė luftės civile qė janė shkruar deri tani, por ndodh pikėrisht nė kėto tre vende ku forcat kryesore, tė cilat luftuan realisht kundėr pushtuesit, ishin forcat e majta, ishin forcat komuniste. Dhe nė fakt, ka njė problem qė duhet studiuar se pėrse ndodhi pikėrisht nė Greqi, Jugosllavi dhe Shqipėri?!

Rudina Xhunga: Vihet re njė tendencė pėr tė rivlerėsuar figurat qė bashkėpunuan me pushtuesin. E drejtė? A duhen trajtuar njėlloj Mit‘hat Frashėri dhe Xhaferr Deva, p.sh.?

Xhelal Gjeēovi: Ky mbetet problemi mė delikat qė mbetet pėr t‘u trajtuar, pėr t‘u diskutuar. Unė gjithmonė kam pasur mendimin qė ne jemi njė popull i vogėl qė nuk i ka me bollėk figurat, kemi njė histori mbijetese dhe tė gjitha figurat duhen parė nė raport me rrethanat ku kanė vepruar, duke trajtuar me kujdesin mė tė madh atė ē‘ka janė pėrpjekur tė japin, atė ēfarė dhanė dhe atė qė nuk dhanė. Ėshtė e vėrtetė qė kolaboracionizmi i shfaqur edhe te ne nuk ėshtė njė fenomen thjesht shqiptar, por i shfaqur kudo. Nė tė gjitha vendet e pushtuara, njė pjesė bashkėpunon me pushtuesin, njė pjesė qėndron nė pritje, njė pjesė i kundėrvihet e lufton deri nė fund me pushtuesin. E keni kapur me tė drejtė qė edhe kėta qė bashkėpunuan me pushtuesin nuk mund tė radhiten njėlloj, nuk mund tė etiketohen njėlloj. Ju pėrmendni figurat e Mit‘hat Frashėrit dhe Xhaferr Devės. Absolutisht nuk mund tė krahasohen kėto dy figura. Jo vetėm Mit‘hat Frashėri, por unė nuk vė asnjė nga kėto figura qė kanė zėnė poste tė larta nė administratėn publike me ato qė drejtuan formacionin ushtarak nė tė cilėn vranė e prenė partizanė dhe njerėzit qė mbėshtesnin partizanėt.

Pėr sa i pėrket Mit‘hat Frashėrit dhe njė kategorie tė tėrė figurash, duhet kuptuar qė ata vinin nga njė e kaluar patriotike. Mit‘hat Frashėri ishte njė nga figurat e shquara tė Rilindjes Demokratike, tė shpalljes sė pavarėsisė, konsolidimit tė shtetit shqiptar nė periudhėn e regjimit tė Zogut, ishte antizogist i vendosur, pra ishte njė figurė qė vinte me njė bagazh tė madh patriotik. Megjithatė duhet ta pranojmė qė nė periudhėn e pushtimit italian, sidomos tė pushtimit gjerman, njė numėr figurash, ndėr ta edhe Mit‘hat Frashėri, nuk u orientuan drejt, nuk zunė pozicionin qė duhej. Pozicioni i tyre nuk pėrputhej me interesat qė kėrkonte populli, nuk pėrputhej me interesat e luftės antifashiste nacionalēlirimtare kundėr pushtuesit tė huaj. Kėto fakte duhen shpjeguar, duhen sqaruar pse ata morėn kėtė pozicion, pse nuk u orientuan. Ata ishin njerėzit mė tė kulturuar tė kohės. Atėherė ēfarė kishin? Ishin njė mori interesash, njė mori iluzionesh qė i bėnė tė zinin pozicione qė nuk ishin nė interes tė vendit tė tyre.

Paskal Milo: Nėse flasim pėr figurėn e Mit‘hat Frashėrit, patjetėr qė ai dallon nga njė numėr personalitetesh tė Luftės sė Dytė Botėrore nė Shqipėri. Thelbi i Mit‘hat Frashėrit ka qenė antikomunizmi, pėr mendimin tim, dhe duke qenė antikomunist, Mit‘hat Frashėri nė atė kohė, e humbi perspektivėn dhe nuk gjeti mėnyrė tjetėr pėr tė luftuar komunizmin veē duke u bashkuar me pushtuesit gjermanė. Sepse duke parė qė komunistėt po forcoheshin ēdo ditė e mė shumė, duke parė qė fronti nacionalēlirimtar nėn drejtimin e komunistėve po forcohej gjithmonė e mė shumė dhe perspektiva e fitores do t‘u takonte atyre, atėherė pėr tė ndaluar ardhjen e komunizmit nė Shqipėri, njė numėr njerėzish si Mit‘hat Frashėri por edhe Hasan Dosti, Bahri Omari etj., shkuan e u bashkuan me pushtuesit gjermanė dhe krijuan atė qė u quajt qeveria e pėrkohshme, krijuan edhe regjencėn nėn pushtimin gjerman, nėn ombrellėn se po krijonin njė mundėsi qė Shqipėria tė mos vuante kaq shumė nga fashizmi.

Rudina Xhunga: Nėse do tė kishte fituar regjenca dhe jo fronti me mbėshtetje popullore nė Shqipėri, nė fund tė luftės, ē‘rrjedhė do tė kishin marrė ngjarjet?

Paskal Milo: Nėse do tė kishte kėtė rrjedhė qė ju supozoni, atėherė Shqipėria do tė ishte rreshtuar si njė vend i kampit fashist, do t‘i nėnshtrohej tė gjitha rrjedhojave tė njė fuqie tė mundur, do tė diskutohej nė Konferencėn e Paqes sė Parisit dhe vendet fqinje qė mezi prisnin tė merrnin copat qė pretendonin prapė nga Shqipėria dhe po tė vesh re dokumentet e Luftės sė Dytė Botėrore nė Kancelaritė Evropiane, veēanėrisht qeveria greke dhe qeveria Mbretėrore Jugosllave, kėmbėngulnin me tė madhe qė pas lufte, Shqipėria tė trajtohej si vend pro fashist dhe qė duhej tė plotėsoheshin pretendimet e qeverisė greke me Shqipėrinė e Jugut. Madje edhe nė Konferencėn e Paqes sė Parisit, Kryeministri Caldaris i Greqisė, e ngriti me tė madhe ēėshtjen qė Shqipėria nuk ka lidhje kėtu, Shqipėria ėshtė vend i mundur dhe me tė duhet tė nėnshkruajmė traktat paqeje, traktat midis fituesit dhe humbėsit, tha ai. Madje ai ka shtuar qė Shqipėria duhet tė dėmshpėrblejė Greqinė, pasi i ka shpallur luftė bashkė me Italinė. Pra, imagjinoni, qė u bė lufta nacionalēlirimtare, ne u pranuam nė bllokun antifashist tė popujve dhe prapė pretendimet territoriale ndaj Shqipėrisė pas lufte u shfaqėn nė Konferencėn Ndėrkombėtare qė ishte ajo e Parisit.

Xhelal Gjeēovi: Pikėrisht kėtu qėndron fataliteti, kėtu qėndron rreziku i madh i atij rreshtimi qė bėnė ata nacionalistė tė cilėt mendonin pėr njė perspektivė tjetėr pėr Shqipėrinė. Por do tė ishte fatale pėr ne me atė qė rezultoi nė fund. Jo vetėm Greqia bėnte plane por edhe Jugosllavia, megjithatė veēanėrisht Greqia. Shqipėria u ndesh me njė realitet konkret. Ashtu siē tha edhe z. Milo, Kryeministri grek Caldaris kėmbėngulte duke spekuluar se Shqipėria e ka mbėshtetur agresionin e fashizmit italian kundėr Greqisė.

Hamit Kaba: Rezistenca qė bėnė forcat antifashiste nė Shqipėri ėshtė rezistenca e parė e madhe e shtetit tė pavarur shqiptar. Nė Konferencėn e parė me Gjermaninė, nuk u ftuam nė nėntor-dhjetor tė ‘45, shkuam me vonesė. Nė Konferencėn e Paqes ne sėrish hymė me vonesė dhe kėshtu qė shiheshim gjithmonė me njė sy dyshues tė shkaktuar nga arsye tė ndryshme. Kisha njė shembull, duke punuar nė arkivat e Moskės dhe duke shfrytėzuar botimet e tyre tė fundit, gjeta protokollin sekret britaniko-sovjetik tė dhjetorit tė 1941. Unė jam surprizuar, me thėnė tė vėrtetėn, kur pashė se si britanikėt dhe sovjetikėt bėnin prognozėn se si do tė ishte Evropa pas Luftės sė Dytė Botėrore, njė gjė qė duket pak si absurde kur disa dhjetėra kilometra larg Moskės ishin trupat gjermane. Pėr Shqipėrinė, nė bisedimet paraprake thuhej se Shqipėria mund tė jetė njė shtet i pavarur nėn garancinė e tė mėdhenjve, ky ishte propozimi rus. Mė vonė, me ndėrhyrjen e britanikėve, u vendos nė protokoll tė jetė njė shtet i pavarur por nėn garancinė e tė mėdhenjve. Kėtė formulė e kanė pasur edhe personalitete tė tjera. Edhe kryetari i misionit amerikan, Xhejkobs, qė ishte nė Shqipėri, tė paktėn nė dy raste qė kam qenė unė, thotė qė Shqipėria duhet tė jetė nėn mbrojtje tė Kombeve tė Bashkuara.

Rudina Xhunga: Pas ‘44, nė Shqipėri, vendoset regjimi komunist, pra Shqipėria kaloi me Lindjen dhe jo me Perėndimin. Ēfarė e diktoi kėtė?

Paskal Milo: Ka disa arsye qė e kanė diktuar fatin e Shqipėrisė nė atė kohė. E para ėshtė se Shqipėria doli nga statusi i njė vendi antifashist ku lufta antifashiste nacionalēlirimtare u evidentua, ku Partia Komuniste si fakt i pamohueshėm u ndodh nė krye tė kėsaj lufte. Pėr rrjedhojė, ajo diktoi edhe nė terren pėr pushtetin e ardhshėm. Arsyeja e dytė ėshtė sė Fuqitė e Mėdha, aleate tė Kombeve tė Bashkuara siē ishin Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik, nė luftė e sipėr panė se kush e mbante peshėn e luftės, kush bėnte rezistencė aktive kundėr fashizmit, kush ndihmonte fuqitė aleate nė luftėn kundėr fashizmit. Pėr rrjedhojė, me gjithė prirjen demokratike qė ata kishin pėr tė mbėshtetur elementė antikomunistė siē ishte Abaz Kupi, ata nė fund i braktisėn, Abaz Kupin dhe tė gjithė pėrfaqėsuesit e Ballit qė bashkėpunuan me fashizmin, me bashkėpunuesit gjermanė, sepse e panė nė terren qė ata qė luftonin realisht ishin fronti nacionalēlirimtar. Kėshtu, nė fund tė luftės, megjithėse nuk e donin, ata u detyruan tė pranonin realitetin dhe ka dokumente tė cilat e thonė fare qartė. Dhe e treta, po vendoseshin konturėt e botės pas luftės dhe Fuqitė e Mėdha gjithmonė mendonin qė si do tė ndahej bota pas lufte dhe element qendror i kėsaj ndarjeje ishin dy piketa kryesore; ėshtė marrėveshja e Ēėrēillit me Stalinin, nė tetor tė 1944-ės, ku u nda me pėrqindje influenca e shteteve tė tyre mbi Ballkan, mirėpo pėr njė moment Shqipėrinė e harruan. Ishte ditėn e nesėrme kur ministrat e Jashtėm tė Bashkimit Sovjetik, Molotov me Iden, vendosėn t‘i ndahej 50% influencė britanike dhe 50% influencė sovjetike. Dhe e dyta ėshtė Konferenca e Jaltės, ku pėrfundimisht Fuqitė e Mėdha vendosėn raportet midis tyre dhe kėtu mbyllet historia. Pra, Shqipėria pėrfundimisht u radhit nė vendet e lindjes pėr kėta tre faktorė kryesorė. Por Fuqitė e Mėdha pasi vendosėn kėtė gjė, bėnė pėrpjekje qė tė krijonin nė Shqipėri njė qeveri koalicioni pra, njė qeveri tė pėrbashkėt ku tė futeshin edhe elementėt nacionalistė.

Xhelal Gjeēovi: Lufta jonė nacionalēlirimtare ishte njė revolucion antifashist nacionalēlirimtar dhe demokratik, jo komunist. Kjo do tė thotė qė nga lufta duhet tė kishte edhe njė regjim demokratik dhe jo komunist dhe njėpartiak. Po atėherė pse erdhi ky produkt? Ėshtė rezultat i zhvillimit tė brendshėm, i zhvillimit tė luftės sonė. Fakti qė forcat nacionaliste, grupime tė rėndėsishme, forcat kryesore, Partia e Ballit Kombėtar dhe Legaliteti nuk morėn pjesė nė luftė, iu kundėrvunė kėsaj lufte. Nė njėfarė mėnyre, ata objektivisht ia lehtėsuan barrėn Partisė Komuniste pėr tė ardhur e vetme nė pushtet dhe pėr tė vendosur regjimin e vet. Pas lufte, kėta dolėn pas loje, u shpartalluan ushtarakisht, krerėt e tyre u larguan jashtė vendit dhe Partia Komuniste mbeti e vetme pa oponencė. Unė jam me mendimin qė ka shprehur profesor Kristo Frashėri, i cili thotė se ‘nėse kėto forca do tė kishin marrė pjesė nė mėnyrė aktive nė luftė, me figurat e njohura patriotike qė kishim, me simpatinė dhe mbėshtetjen popullore dhe mbėshtetjen e aleatėve qė ishin tė prirur tė ndihmonin, situata e pasluftės do tė ishte totalisht ndryshe. Kėto dy forca, sidomos Balli dhe Partia Komuniste, do ishin komponentė qė nuk do tė mund tė asgjėsonin njėri-tjetrin, do tė ishin tė detyruar tė bashkėjetonin dhe tė konkurronin nė njė shoqėri demokratike‘. Prandaj, nė njėfarė mėnyre, kryesorja qė u vendos regjimi komunist ishte produkt i vet koncepteve qė kishte Partia Komuniste, por deri nė njėfarė pike ėshtė edhe faji i kėtyre organizatave nacionaliste qė braktisėn luftėn dhe qė i lanė hapėsirė Partisė Komuniste tė marrė pushtetin e vet.

Rudina Xhunga: Do tė doja tė dija z. Kaba, nė lidhje me anglo-amerikanėt dhe pėr tė kuptuar a ka ardhur Enver Hoxha nė pushtet me bekimin e tyre?

Hamit Kaba: Nuk mendoj qė anglo-amerikanėt bekuan ardhjen e Enver Hoxhės nė fuqi, por puna qėndron qė Enver Hoxha i kishte marrė avantazhet e veta gjatė luftės dhe nė njėfarė mėnyre kontrollonte gjithė vendin. Anglo-amerikanėt, kur i braktisėn forcat nacionaliste, tė vetmen alternativė pėr tė bashkėpunuar kishin antifashistėt. Mirėpo pėrpjekjet e tyre nuk ishin maksimale nė Shqipėri, sepse sipas opinionit tim, as anglezėt dhe as amerikanėt nuk kishin interesa primare nė Shqipėri.

Rudina Xhunga: Ēfarė interesash kishte Anglia nė Shqipėri?

Paskal Milo: Nėse do ta nisim nga dhjetori i 1943-shit, u mbajt ajo qė njihet Konferenca e Teheranit tė tri Fuqive tė Mėdha, Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Britanisė sė Madhe dhe Bashkimit Sovjetik. Aty, Ēėrēilli, pėr herė tė parė, ka ngritur idenė e hapjes sė frontit tė dytė nė Ballkan dhe aty ėshtė pėrplasur me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe me Rusinė, tė cilat nuk donin qė frontin e dytė ta hapnin nė Ballkan, por nė Evropė, sepse atje ishte teatri mė i madh i luftimeve. Por Ēėrēillit aty i ėshtė dhėnė e drejta, pėr shkak tė interesave qė Britania e Madhe kishte nė Ballkan, pasi Ballkani ishte ura lidhėse e Lindjes sė Afėrt me Lindjen e Mesme, ku Britania kishte interesa tė mėdha dhe ku Britania ishte perandori e deteve dhe ku donte qė Mesdheun Lindor ta kontrollonte, atėherė asaj iu dha si prioritet tė merrej me Ballkanin dhe qė nė 1943-shin, asaj i ėshtė thėnė qė Greqinė e ke totalisht nėn kontroll. Kjo ishte njė nga arsyet pse anglezėt u futėn shumė fort nė Greqi gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe pas luftės. Nė ndarjen qė u bė midis Ēėrēillit dhe Stalinit, zona e influencės u la 90 pėr qind influencė britanike dhe 10 pėr qind influencė sovjetike. Dhe kur u bė lufta civile nė Greqi, komunistėt grekė nuk e dinin kėtė fakt dhe ushqenin mbėshtetje mė tė madhe nga Stalini, mirėpo Stalini e kishte bėrė marrėveshjen, por askush nuk e dinte.

Hamit Kaba: U fol pėr takimin e Ēėrēillit me Stalinin nė tetor tė 1944-ės. Nė dokumentet qė unė disponoj, Shqipėria nuk pėrmendet fare. Bisedimet fillojnė nga data 9 deri mė 18 dhe nė asnjė nga kėto faqe, pėr fatin tonė tė keq, Shqipėria nuk pėrmendet fare.

Paskal Milo: Nuk ėshtė ashtu. Bisedimet kanė filluar mė datė 9 dhe mė datė 11, duke qenė se Shqipėria u harrua ditėn e parė nė ndarjen qė bėnė me pėrqindje, janė mbledhur dy ministrat dhe unė kam gjetur relacionin nė arkivin e "Foreign Office" (tė Zyrės sė Jashtme), i cili thotė qė, meqenėse Shqipėria u harrua nė ndarjen e datės 9, tė dy ministrat mė datė 11 kanė rėnė dakord qė edhe Shqipėria tė ndahet 50% me 50%.

Xhelal Gjeēovi: Ėshtė e vėrtetė qė Britania e Madhe kishte epėrsi nė Ballkan ndaj Fuqive tė tjera tė Mėdha, ishte e njohur qė nė kohėn e regjimit tė Zogut dhe me kėtė trashėgimi erdhi nė periudhėn e pushtimit italian. Ėshtė e vėrtetė qė deri nė 1941-shin, Britania nuk shfaqte interesa tė veēanta pėr Shqipėrinė pasi kėto i kishte Italia, por ajo kishte interesa tė veēanta nė Jugosllavi dhe Greqi. Megjithatė, pas 1941, fillon e zhvillohet shumė shpejt interesimi pėr Shqipėrinė aq sa janė tė gatshėm pėr t‘u lidhur me rezistencėn shqiptare. Rezistenca shqiptare i vė kusht qė tė korrigjonin qėndrimin qė kishin mbajtur deri nė atė kohė gjatė agresionit tė fashizmit italian, pra qė Britania tė pranonte pavarėsimin e Shqipėrisė.

Rudina Xhunga: Kur u prishėn marrėdhėniet tona me anglo- amerikanėt? Ka qenė incidenti i Korfuzit vendimtar apo vetėm pretekst?

Paskal Milo: Incidenti i Korfuzit, i dyti, ka qenė kapaku i prishjes. Pėrpjekjet pėr tė vendosur marrėdhėnie diplomatike me kushtėzimet qė i vunė anglo-amerikanėt qeverisė sė Enver Hoxhės, shkonin paralel. Nė nėntor tė 1945-ės u bė njohja e qeverisė sė Enver Hoxhės nga tri Fuqitė e Mėdha, ėshtė bėrė me njė deklaratė tė koordinuar midis tyre. Pas kėsaj, filloi procesi i vendosjes sė misioneve dhe nė pranverėn e 1945-ės, erdhi misioni ushtarak britanik Hoxhsonin nė krye dhe misioni civil me Xhejkobsin amerikan. Njohja e qeverisė u bė nė nėntor, por kjo njohje u bė e kushtėzuar. Amerikanėt kėrkuan qė tė njiheshin tė gjitha traktatet e paraluftės dypalėshe dhe shumėpalėshe, ndėrkohė qė anglezėt shtuan edhe njė kusht pėr ēėshtjen e kufirit d.m.th, qė e linin tė hapur ēėshtjen e kufirit nė Konferencėn e Paqes dhe kėtu kishin parasysh pretendimet greke ndaj Shqipėrisė sė Jugut. Megjithatė, pėrplasja filloi pas janarit. Me amerikanėt nuk kishim traktate, por ata kėrkonin traktate, megjithatė e vėrteta ėshtė qė Enver Hoxha nuk donte qė tė pranonte traktatet me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, duke nxjerrė si pretekst vendimet e Kongresit tė Pėrmetit. Me anglezėt kishte disa probleme, pėrveē dyshimeve qė kishte vet Enver Hoxha. Ėshtė e ēuditshme tė shikosh qė Enver Hoxha ishte i prirur qė marrėdhėniet me amerikanėt tė ishin mė tė mira, ndėrsa me anglezėt mė tė kėqija, sepse tek anglezėt kishte filluar tė dyshonte qė nė kohėn e luftės. Kėto dyshime u ushqyen edhe mė vonė dhe nė pranverė tė vitit 1946, kur anglezėt i bėnė disa kėrkesa, siē ishte ēėshtja e varreve tė oficerėve tė ushtarėve britanikė tė vrarė nė Shqipėri, ndodhi incidenti i parė i Kanalit tė Korfuzit, ku anijet britanike u goditėn nė shenjė paralajmėrimi nė Gjirin e Sarandės. Aty sapo ishte lajmėruar nė Beograd qė do tė vinte ambasadori, ose ministri fuqiplotė i Britanisė. Njė orė pasi ky njoftim u dha, u anulua pasi u morr vesh incidenti i parė i Kanalit tė Korfuzit. Megjithatė, qė nga maji deri nė tetor, ku ndodhi incidenti i dytė i Kanalit tė Korfuzit dhe mė i rėndėsishmi ku u vranė 44 oficerėt e marinarėt britanikė, nė kėtė kohė britanikėt e pezulluan ēėshtjen e shkėmbimit tė ministrave fuqiplotė.

Rudina Xhunga: Do tė doja tė ndalonim pėr tė sqaruar pak mė shumė ēfarė ėshtė incidenti i Kanalit tė Korfuzit.

Paskal Milo: Ka dy aspekte nė lidhje me Kanalin e Korfuzit, pasi duhet tė jemi tė saktė historikisht dhe nga pikėpamja shkencore mbi bazėn e studimit tė dokumenteve. Pėrgjegjėsia pėr incidentin e Kanalit tė Korfuzit ėshtė e dyfishtė, aq sa ėshtė e britanikėve, aq ėshtė edhe e shqiptarėve. Pėrgjegjėsia e britanikėve ėshtė se britanikėt ishin tė parėt qė e provokuan. Si? Ka njė dokument qė e kemi gjetur nė fund tė shumė dokumenteve tė tjerė nė fillim tė viteve ‘90, qė admiraliati britanik urdhėrohet nga qeveria me urdhėr tė Ēėrēillit qė tė kalojė nė pjesėn veriore tė Kanalit tė Korfuzit dhe kėtu citoj "pėr tė parė nėse qeveria shqiptare ka mėsuar tė sillet apo jo", sepse kur ndodhi incidenti i parė i Kanalit tė Korfuzit, i kėrkuan qeverisė shqiptare tė kėrkonte falje pėr kėtė incident, qeveria shqiptare nuk kėrkoi falje dhe kėshtu marrėdhėniet midis tyre ngrinė nė atė periudhė. Ne incidentin e dytė, pėr tė parė nėse qeveria shqiptare kishte vėnė mend ose jo, u tha atyre tė kalonin edhe njė herė nė Korfuz. Kėtu qėndron pėrgjegjėsia britanike. Pėrgjegjėsia e shqiptarėve, e cila nuk njihej deri para 10 vitesh, qėndron pasi ajo nė bashkėpunim me jugosllavėt ka vendosur minat nė Kanalin e Korfuzit. Kanė qenė anije ushtarake jugosllave, me dijeninė e qeverisė, tė cilat janė nisur nga Kotorri kanė shkuar natėn nė Sarandė dhe kanė hedhur minat dhe pėr kėtė ngjarje ka 3-4 dokumente tė qarta ku disa prej tyre janė bėrė publike.

Hamit Kaba: Pėr arsye tė prishjes me anglo-amerikanėt ose pėr mosvendosjen e marrėdhėnieve diplomatike, ka edhe arsye tė tjera. Nė lidhje me amerikanėt, rol negativ kanė edhe jugosllavėt, por edhe rusėt. Nė botimet e fundit, qė janė gjetur nė arkivat shqiptare dhe tė huaja, jugosllavėt porositėn qeverinė shqiptare qė tė njihte traktatet e tjera, por tė mos njihte traktatin e kombit tė favorizuar me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Tė njėjtėn gjė bėnė rusėt mė 8 gusht 1946 dhe vetėm pak ditė mė vonė, mė 13 gusht tė 1946, Enver Hoxha u shpreh nė mėnyrė tė qartė qė ne njohim kėto e nuk njohim ato. Problemi i traktateve ishte njė problem parimor pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Vetė jugosllavėt i vendosėn marrėdhėniet me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pasi njohėn tė gjitha traktatet ndėrsa neve na dhanė njė kėshillė tjetėr. Kjo pasi jugosllavėt kishin idenė pėr ta bashkuar Shqipėrinė me Jugosllavinė, nė njė nga republikat e Jugosllavisė. Nėse Shqipėria do tė njihej nga aleatėt e mėdhenj atėherė do tė njihej si njė shtet i pavarur, do ishte mė i njohur ndėrkombėtarisht dhe do ishte mė e vėshtirė pėr ta bashkangjitur me Jugosllavinė. Ne kėtė kontekst mendoj se duhet sqaruar edhe incidenti i Kanalit tė Korfuzit, i cili mund tė konsiderohet si njė vetėvrasje pėr Shqipėrinė ky incident.

Rudina Xhunga: D.m.th ka qenė njė kurth i pėrgatitur nga tė gjitha palėt apo nuk mund tė jemi kaq tė pafajshėm?

Paskal Milo: Qė tė jemi tė sinqertė, pasi po flasim pėr histori, pėrgjegjėsia e palės shqiptare nė lidhje me incidentin e Kanalit tė Korfuzit, ėshtė nisur nga njė arsye qė pėr kohėn mund tė jetė dukur e drejtė. Kishte kėrcėnime pėr jugun. Ushtria britanike ishte nė Korfuz, tė mos harrojmė qė kishte shpėrthyer lufta civile nė Greqi, dhe Shqipėria ishte si njė prapavijė pėr ushtrinė demokratike greke, tė komunistėve greke. Pikėrisht nė kėtė atmosferė tė ndezur, Enver Hoxha kur ka shkuar nė Beograd nė qershor tė 1946-ės. Ai ka diskutuar me Titon ēėshtjen e integritetit tė Shqipėrisė dhe kanė diskutuar mėnyrėn sesi tė mbrojnė kufirin, pasi rreziku nga deti vinte. Atėherė Tito e kėshilloi pėr vendosjen e minave dhe pėr kuriozitet tė teleshikuesit, minat nuk u vendosen vetėm nė Kanalin e Korfuzit, por edhe nė gjirin e Durrėsit e nė Vlorė. Ato janė hequr shumė vonė dhe madje nė kohėn kur ka ikur misioni amerikan nė dhjetor tė vitit 1946, nuk ėshtė lejuar qė tė vijė njė anije amerikane dhe tė futet nė Portin e Durrėsit, pasi kishin frikė se do lėviznin mbi minat, pasi ato nuk dinin shtigjet ku duhej tė kalonin. Atėherė, qeveria shqiptare propozoi qė njė anije shqiptare tė ēonte pėrtej ujėrave misionin amerikan ku do ta priste njė anije ushtarake amerikane. Pra, incidenti i Kanalit tė Korfuzit ishte me pėrgjegjėsi dyanėshe. Kur Gjykata e Hagės mori vendimin e vet, ajo kishte njė bindje qė te ky incident ishte dora e Shqipėrisė, por nuk e vėrtetonte dot. Madje do tė sjell njė shembull pėr tė treguar qė kėto mina janė vėnė me dijeni tė qeverisė shqiptare. Hysni Kapo, nė njė bisedė qė bėn me ambasadorin sovjetik mė 1947-ėn i thotė "tė lutem shumė, thuaji nė Moskė qė t‘i bėjnė presion Beogradit qė tė vijnė tė na heqin ato minat se do vijnė inspektorėt nga Gjykata e Hagės e do na i gjejnė aty". E dyta ėshtė nė kohėn kur Enver Hoxha shkoi nė Moskė. Nė njė bisedė me Molotov, ky i fundit i tėrheq vėmendjen dhe i thotė qė herė tjetėr atė punė qė bėtė me minat nė Korfuz, mos e bėni pa dijeninė tonė.

Xhelal Gjeēovi: Duhet pranuar qė anglo-amerikanėt patėn njė qėllim tė caktuar ndaj vendit tonė. Ata nuk mund tė pajtoheshin me njė regjim komunist nė Shqipėri. Qė nė Konferencėn e Jaltės u la e hapur rruga e Shqipėrisė dhe u la qė fati i saj do tė vendosej nga zhvillimet e brendshme. Kėshtu qė ka njė aktivitet tė gjithanshėm politik, diplomatik, pėr tė ndryshuar situatėn nė Shqipėri. Madje duhet tė pranojnė qė, sidomos anglezėt se amerikanėt ishin mė tė pėrmbajtur, mbėshtetėn edhe rivendikimet greke ndaj vendit tonė nė Konferencėn e Paqes pėr ēėshtjen e kufijve. Pra, kėto pėrpjekje pėr tė vėnė nė diskutim kufijtė e Shqipėrisė, pėrpjekjet pėr tė rrėzuar regjimin e ligjshėm komunist, krijuan njė shije tė hidhur tek opinioni shqiptar. Kjo bėri qė Shqipėria t‘i shohė me dyshim marrėdhėniet me aleatet pas luftės dhe kėshtu u pėrpoqėn tė gjejnė mbėshtetje te Lindja.

Paskal Milo: Nuk jam plotėsisht dakord me z. Gjeēovi. Ēėshtja e orientimit tė Shqipėrisė tashmė ishte vendosur, nuk pritej 1946-a pasi ishte vendosur shumė mė parė. Jam dakord qė mbėshtetja e britanikėve pėr pretendimet greke ndaj territorit shqiptar kanė ekzistuar dhe janė fakte, por tė mos harrojmė ta inkuadrojmė edhe Konferencėn e Paqes sė Parisit nė kuadrin e Luftės sė Ftohtė. Kishte filluar Lufta e Ftohtė dhe Konferenca e Parisit bėhet pikėrisht nė fillimin e Luftės sė Ftohtė dhe bėhet pas incidentit tė parė tė Kanalit tė Korfuzit. Dhe britanikėt ishin shumė tė revoltuar ndaj qeverisė shqiptare prandaj i shtuan presionet ndaj Shqipėrisė.

Rudina Xhunga: Ėshtė krijuar ideja qė nė momentin e prishjes sė marrėdhėnieve me anglo-amerikanėt, nuk ka mė marrėdhėnie deri nė 1990. Cila ėshtė e vėrteta nė fakt, a ka pasur marrėdhėnie tė fshehta?

Hamit Kaba: Ky ėshtė njė problem qė ka filluar tė qartėsohet kohėt e fundit. Nė vitet pasi u tėrhoqėn misionet angleze, vitet 1947-1947, ishte njė periudhe heshtjeje. Viti 1949 shėnon njė pikė kthese sidomos nė marrėdhėniet me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Qeveria shqiptare kėrkon tė rivendosė marrėdhėniet me shtetet e Bashkuara tė Amerikės duke pranuar tė gjitha marrėveshjet, duke pėrfshirė edhe ato qė refuzoi nė vitin 1946. Janė zhvilluar bisedime fillimisht nė Nju Jork pastaj u zhvendosėn nė Paris. Bisedimet janė zhvilluar me urdhrat mė tė lartė tė qeverisė shqiptare, tė Enver Hoxhės, Manush Myftiut, njeriu qė ėshtė marrė me kėto bisedime ėshtė Mihal Shtylla. Megjithėse qeveria shqiptare ishte e gatshme tė vendoste marrėdhėnie diplomatike me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, duhet thėnė se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pasi dėgjuan opinionet e qeverisė shqiptare, vendosen tė mos e njohin qeverinė shqiptare.

Rudina Xhunga: z. Gjeēovi, regjimi i Enver Hoxhės kishte mbėshtetje tė heshtur nga anglo-amerikanėt apo ata vazhdonin pėrpjekjet pėr ta minuar?

Xhelal Gjeēovi: Mendoj se anglo-amerikanėt asnjėherė nuk hoqėn dorė pėr ta minuar regjimin e Enver Hoxhės si nė planin politik, nė atė diplomatik, por edhe me organizimin e mbėshtetjes sė forcave qė synonin destabilizimin e gjendjes nė Shqipėri. Pra, kėto forca, qė nga viti 1949 deri nė 1953, u instruktuan dhe u dėrguan njėra pas tjetrės nė Shqipėri me qėllim destabilizimin e situatės nė vend dhe ata u instruktuan, mbėshtetėn e u dėrguan nga anglo-amerikanėt. Pra, kjo tregon qartė qė anglo-amerikanėt nuk hoqėn asnjėherė dorė nga synimet pėr tė vendosur njė regjim tjetėr nė Shqipėri dhe pėr tė minuar regjimin komunist.

Paskal Milo: Dua tė them njė fakt interesant. Nė vitet 1945-1946, kam parė dokumente qė dy njerėz qė nė pamje tė parė dukeshin sikur nuk puqeshin janė puqur pėr ēėshtjen e Shqipėrisė dhe pozitės sė saj ndėrkombėtare. Kėta janė Enver Hoxha dhe Ahmet Zogu. Ka njė numėr dokumentesh ku Ahmet Zogu me atė pozitė qė kishte, duke filluar nga Londra e mė vonė nga Egjipti ku u largua, i dėrgonte letra kancelarive perėndimore, qeverisė amerikane, britanike dhe asaj sovjetike ku u kėrkonte qė Shqipėria tė pranohej nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara. Pra, Zogu e shikonte perspektiven e Shqipėrisė si njė shtetar, tjetėr nga pretendimet pėr tė ardhur si pushtetar nė Shqipėri. Por ėshtė pozitive pėr tė qė nė atė kohė, ai pavarėsisht se nė Shqipėri ishte njė regjim komunist, pėr ēėshtje tė pozitės ndėrkombėtare tė Shqipėrisė, pėr mbrojtjen e integritetit territorial tė Shqipėrisė, pėr pranimin e saj nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara, ai ka mbėshtetur dhe ka dėrguar letra, pra ka bėrė pėrpjekje.

Xhelal Gjeēovi: Kjo ėshtė e vėrtetė jo vetėm pėr Zogun, por edhe pėr ballistėt. Ata ishin pa pushim pro minimit tė regjimit komunist, por kur ishte fjala pėr kufijtė dhe integritetin territorial, ishin nė mbrojtje tė saj. Abaz Ermenji nė njė deklaratė tė tijėn, thotė qė nėse bėhet fjalė pėr rrezikimin e integritetit territorial tė Shqipėrisė, ne do tė mbėshtesim Enver Hoxhėn qė tė mbrojė kėtė integritet, kėta kufij.

Paskal Milo: Ėshtė e vėrtetė qė nė 1949-1953 anglo-amerikanėt ndėrmorėn njė fushatė pėr ta rrėzuar regjimin dhe kjo ėshtė njė marrėveshje e tetorit tė vitit 1949, njė marrėveshje me shkrim kjo, qė nė kuadėr tė Luftės sė Ftohtė duhet tė godasim sistemin sovjetik nė hallkėn e tij mė tė dobėt dhe hallka mė e dobėt ishte Shqipėria. Pas kėsaj, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Britania e Madhe, gjithmonė nė mėnyrė tė koordinuar, kanė bėrė pėrpjekje, por tė kushtėzuara qė tė vendosin marrėdhėnie diplomatike me Shqipėrinė ashtu sikurse edhe qeveria shqiptare nė dhjetor tė vitit 1955-1956-1957-1958, ka bėrė pėrpjekje qė tė rivendosė marrėdhėnie diplomatike, por meqenėse ishin ēėshtje tė diskutueshme tė mėdha siē ėshtė ari dhe incidenti i Kanalit tė Korfuzit, debatet fillonin e ndėrpriteshin shpesh. Por marrėdhėnie jozyrtare dhe ndryshimi i politikės amerikane ndaj Shqipėrisė, fillon nė 1961-1962 kur Shqipėria u prish me Bashkimin Sovjetik, sepse prishja i interesonte botės perėndimore. U largua baza e nėndetėseve sovjetike nga Pashalimani i Vlorės dhe u largua njė kėrcėnim real pėr Italinė, vendet fqinje dhe veēanėrisht pėr NATO-n dhe kjo ėshtė diskutuar nė Kėshillin pėr Sigurimit Kombėtar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, e ka diskutuar vetė Presidenti Kenedi. U bėnė tentativa nė atė kohė qė tė futeshin nė lidhje me qeverinė shqiptare dhe Enver Hoxha ēoi njė mesazh, siē ēoheshin mesazhet nė atė kohė, pėrmes njė kryeartikulli te "Zėri i Popullit" mė 9 janar 1962, dhe po nė kėtė vit ka njė dokument prej 27 faqesh nė departamentin e arkivit tė shtetit, i cili thotė "tė ndėrtojmė kanalin e komunikimit me Shqipėrinė".

Hamit Kaba: Nė 1958, Kėshilli i Lartė i Sigurimit vendosi qė tė shikonte mundėsinė e vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike me Shqipėrinė dhe nė tė njėjtėn kohė edhe me Bullgarinė. Nė atė periudhė Shqipėria kishte filluar tė ndahej nga Bashkimi Sovjetik por akoma nuk kishte krijuar marrėdhėnie tė forta me Kinėn dhe kishte nė njė farė mėnyre interesa pėr tė vendosur marrėdhėnie me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, por amerikanėt si edhe mė parė vendosen dy kushte: e para, njohja e gjithė traktateve. Janė dy materiale shumė tė rėndėsishme, ai i vitit 1962 dhe 1963. Shqipėria, pasi studiohet si rast, vendoset qė tė pėrdoret si faktor disuniteti.

Rudina Xhunga: Dua tė flas si pėrfundim pėr dy ēėshtje tė rėndėsishme siē ėshtė ari i anglezėve dhe reparacionet gjermane. Ari anglez, kur u mbyll dhe si u mbyll? Ishte nė disfavorin tonė?

Paskal Milo: Qeveria e Shqipėrisė asnjėherė nuk ka heshtur pėr ta trajtuar arin dhe pėr ta marrė atė. Kjo ishte njė nga pengesat kryesore pse nuk u vendosėn marrėdhėnie diplomatike, sepse me Anglinė kėto kishim, ēėshtjen e incidentit tė Kanalit tė Korfuzit dhe ēėshtjen e arit. Nė atė kohė diskutohej nėse duheshin vendosur mė parė marrėdhėnie diplomatike dhe pastaj tė flitej pėr ēėshtjen e arit apo tė flitej pėr arin dhe pastaj tė vendoseshin marrėdhėniet diplomatike. Kėto diskutime janė bėrė veēanėrisht nė fillim tė viteve ‘80. Ka pasur nė Paris njė numėr takimesh ku ėshtė diskutuar deri nė detaje. Pėrfundimisht nuk ranė dakord dhe kjo ēėshtje u shty deri nė vitin 1990. Pas ndryshimit tė regjimit nė Shqipėri, diskutimet rifilluan dhe nė 1992 u nėnshkrua njė memorandum, sipas tė cilit u plotėsuan kėrkesat e britanikėve tė cilėt kėrkonin dėmshpėrblim pėr incidentin e Kanalit tė Korfuzit, po ashtu edhe amerikanėt, tė cilėt kėrkonin dėmshpėrblim pėr shpronėsimin e pronave tė qytetarėve amerikanė me origjinė shqiptare pas Luftės sė Dytė Botėrore. Edhe anglezėt, edhe amerikanėt morėn nga 2 milionė dollarė, pjesėn qė mbeti e morėm ne. Ndėrsa ēėshtja e dėmshpėrblimeve me gjermanėt u mbyll pėrfundimisht nė vitin 1987, atėherė kur u vendosėn marrėdhėniet diplomatike me Gjermaninė. U bė njė marrėveshje qė ėshtė diskutuar shumė gjatė nė bazė tė sė cilės gjermanėt mė nė fund ranė dakord qė tė nėnshkruhej njė marrėveshje bashkėpunimi ekonomik nė dy nivele, nė atė financiar dhe nė investime. Niveli financiar do t‘i jepte qeverisė shqiptare rreth 30 milionė marka gjermane nė vit dhe do t‘i jepeshin lehtėsira nė fushėn e investimeve siē ishte pėr tė marrė fabrika tė gatshme etj. Nė vitin e parė nisi tė zbatohej, por nė fillim tė viteve ‘90, kur regjimi ndryshoi, kjo u ndėrpre. Por dėmshpėrblime nuk u morėn asnjėherė.

Hamit Kaba: Ēėshtja e arit anglez u mbyll nė Paris nė shtator tė 1998 ku u mor rreth 1574 kilogramė flori ose 64% e shumės sė pretenduar.

Paskal Milo: Mė 1998 kam qenė ministėr i Jashtėm dhe e di shumė mirė ngjarjen e 1998. Nė atė vit ne kemi marrė mbeturinat e fundit. Janė marrė nė atė kohė rreth 120 mijė sterlina.

Rudina Xhunga: D.m.th u mbajt peng kjo ēėshtje pėr 50 vjet dhe si pėrfundim nuk morėm asgjė.

Paskal Milo: Mirė ėshtė qė kur tė merren vendime tė mendohen mirė, sepse jo gjithmonė ke nė dorė momentin e duhur.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos