Figura e Skėnderbeut, njė busull e pėrhershme e shqiptarėve drejt Perėndimit

541-vjetori i vdekjes sė heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut

Mė 17 janar bie 541-vjetori i vdekjes sė Heroit Kombėtar Shqiptar, Gjergj Kastriotit Skėnderbeut, Atletit tė Krishtit e tė krishterit tė flaktė, sikur e quajtėn Papėt e Romės. Gjergj Kastrioti ka hyrė nė histori si njė nga gjeneralėt mė tė mėdhenj tė kohės, si njė strateg i shquar i luftimeve mbrojtėse, sepse me njė ushtri tė vogėl mundi tė pėrballonte dhe tė shkatėrronte taborret e ushtrisė osmane, mė tė organizuarat dhe mė modernet e kohės sė vet, si njė burrė i madh shteti, qė udhėhoqi luftėn pėr pavarėsi tė kombit vet shqiptar kundėr pushtuesit osman, i cili punoi edhe pėr bashkimin politiko-shtetėror tė popullit shqiptar. E pikėrisht me Kuvendin e Lezhės mė Gjergj Kastrioti Skėnderbeu vuri themelet e njė shteti arbėr tė organizuar - as para tij as pas tij princat shqiptarė nuk mundėn tė gjenin rrugėn e bashkimit. Pėr 25 vjet me rradhė Skėnderbeu mbrojti lirinė e popullit dhe tė vendit tė vet dhe lufta e tij pengoi pėrhapjen osmane drejt Evropės, pėr çka fitoi mirėnjohjen e Shteteve Evorpiane dhe tė Papatit tė Romės qė kur ka qenė gjallė dhe shumė mė tepėr pas vdekjes. Nė qiellin shqiptar emri i Skėnderbeut ka qenė njė yll polar pėr gjithė brezat pasardhės, burim frymėzimi pėr rilindasit, shembull i ndritur pėr t’u pasur nė betejat e ndryshimeve pėr t’i kthyer popullit lirinė, dinjitetin, bashkimin e hapur, rrugėn e pėrparimit. Nė figurėn e pavdekshme tė Gjergj kastriotit Skenderbut, populli shqiptar kurdoherė ka shembullin dhe simbolin e bashkimit, tė vėllazėrimit, tė lirisė, tė atdhedashurisė, tė harmonisė e tė demokracisė.
Marshim pėr paqen, ditė lutjeje dhe reflektimi nė Tiranė/Forumi pėr Demokraci dhe Etikė ka zhvilluar dje nė Tiranė, Marshimin e Paqes ku qytetarė dhe politikanė deklaruan solemnisht pėrgjegjesinė morale dhe publike duke e shpallur 17 Janarin Ditė Lutjeje dhe Reflektimi Kombėtar. Marshimi i Paqes u zhvillua duke u nisur nga Sheshi ''Skėnderbej'' nė Bulevardin “Dėshmorėt e Kombit” drejt Sheshit ''Nėnė Tereza''. Nė Memorialin e Nėnė Terezės pasi u ndezėn qirinj nė pėrkujtim tė kėsaj dite , Drejtori Ekzekutiv i FDE Arjan Galdini  tha se ndėr tė tjera se, "sot politika vendosi qė ta vendosė qyetarin si autoritetin suprem pėr tė cilin ajo do tė marrė vendimet, ajo e pranoi kėtė ditė si njė datė jo pushteti , si njė ditė ku nderojmė tė gjithė sė bashku Zotin, qytetarin, Nėnė Terezėn, Skėnderbeun, qė kanė bėrė shumė pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt”. Ai shtoi mė tej se “Ne sot ngremė lart modelet si duhet tė jemi , ne realisht projektojmė njė tė ardhme ndryshe, tė njė qytetari qė e meriton tė integrohet nė Bashkimin Europian”. Ne, tha ai do tė mblidhemi çdo 17 janar solemnisht  pėr parimet e mėdha qė na bashkojnė zemrat  pėr ata qė besojnė, pėr ata qė e duan kėtė vend
541-vjetori i vdekjes sė Gjergj Kastriotit “Skenderbeut” nė Romė/Me rastin e 541-vjetorit tė vdekjes sė Gjergj Kastriotit, figurė e shquar historike, simbol i identitetetit dhe i krenarisė mbarėkombėtare - kėshtu shkruhet nė ftesėn qė Ambasada e Republikės sė Shqipėrisė u drejtoi tė gjithė mėrgimtarėve shqiptarė dhe miqve tė tyre, mė 17 janar u mbajt njė tubim pėrkujtimor, organizuar pėr nder tė Heroit Kombėtar tė shqiptarėve. Manifestimi filloi nė orėn 11 nė Sheshin Albania tė Romės, pranė shtatores sė Gjergj Kastriotit. Tė pranishėm, Ambasadori i Republikės sė Shqipėrisė pranė Republikės italiane, zoti Llesh Kola, pėrfaqėsues tė ambasadės shqiptare pranė Selisė sė Shenjtė, tė trupit diplomatik, personalitete tė artit e tė kulturės, miq e tė ftuar. Nė tubim do tė marrin pjesė tė gjithė ata qė dėshirojnė tė ndalen njė ças e t’i japin pėrgjigje pyetjes qė vijon tė bėhet edhe sot, herė me mllef tė pakufishėm e herė me krenari tė pakufishme, tek kėmbėt e Gjegj Kastriotit nė bronz, mbi 541- vjet tė historisė gjithnjė tė trazuar tė shqiptarėve.
Topi: Skėnderbeu, e mjerueshme pėrpjekja pėr tjetėrsim/Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė Bamir Topi gjatė njė konference mbi familjet e mėdha fisnike shqiptare ka ndėrhyrė nė debatin e fundit pėr origjinėn dhe rolin e heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastriot Skėnderbeut. Kreu i shtetit citoi figura tė njohura si Fan Noli dhe Volteri pėr tė konkretizuar qėndrimin e tij se Skėnderbeu mbetet shpirti i historisė sė mesjetės, por edhe njeriu qė realizoi bashkimin e parė politik dhe ushtarak tė shqiptarėve. “Ndokush mund tė ketė xhelozi pėr heroin tonė kombėtar, pėr bėmat, famėn, marrėdhėnien, qė ai ndėrtoi me kombin e tij dhe Europėn ushtarake e politike tė kohės duke u perpjekur sot ta ridimensionojė atė. Ndonjė mendje e robėruar, e pajisur me njė guxim regresiv, pėrpiqet sot tė tjetėrsojė rolin e Skėnderbeut nė historinė tonė apo nė historinė e qytetėrimit Europian. Kjo ėshtė njė pėrpjekje e mjerueshme, sepse historia nuk pranon leksione: ajo jep leksione. Hipotezat e humbasin terrenin pėrballė fakteve. Interpretimi kėrkon moralitet tė lartė dhe profesionalizėm”. Duke folur pėr familjet e mėdha shqiptare, presidenti Topi nėnvizoi se kanė qenė ato qė mėsė shumti kanė vuajtur diktaturėn e regjimit komunist dhe se viti 1990 e gjeti kėtė shtresė si komponentin mė tė vetėdijshėm qė kėrkonte ndryshim. “Komunistėve u duhej qė tė shpikej “Armiku i klasės apo i popullit” dhe pėr kėtė stigmatizuan dyert e mėdha shqiptare. Si pasojė ata provuan asgjėsimin fizik, burgun, internimin, konfiskimin e pronės, humbjen e tė gjitha tė drejtave, veprime kėto me pasoja afatgjata tė mirėmenduara”. “Personalisht nė cilėsinė e Kreut tė Shtetit nuk do t’i resht pėrpjekjet qė kėto familje tė gjejnė vetveten nė shoqėrinė shiptare, sepse Shqipėria, pėr t’u bėrė mė e mirė, si gjithmonė, ka nevojė pėr kontributin tuaj”.

...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta 55

Publikuar nga: Gazeta 55

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos