Plehrat kimike dhe pėrdorimi i tyre kėrkojnė miratimin sa mė tė shpejtė tė ligjit

Per plotesimin e nevojave te bimėve me elementėt mė tė domosdoshme ushqyes ėshtė sa i nevojshėme po aq me probleme kompleks qe realizohet nepermjet sistemit teknik dhe shkencor te  plehrimit i tokes. Ne perllogaritjen e sakte te plehrave kimike qe nevojiten per kultura e ndryshme duhet te kihen parasyshe kerkesat e bimes per çdo element ushqyes, llojin e tokes, kushtet klimatike, sistemimin e mire te tokes, mekanizimin, ujitjen, kullimin, mbrojtjen nga semundjet dhe demtuesit, luften kundra barerave te keqia, qarkullimin bujqesore si dhe perdorimin e plehrave organike.
Rritja e vazhdueshme e pjellorise se tokes, rendimentit dhe cilesise se prodhimit eshte e lidhur ngushte me respektimin e ligjeve dhe rregullave per ruajtja e jetės dhe shėndetit e njerėzve, kafshėve si dhe mbrojtja e tokės dhe te mjedisit.Perdorimi gjithenje dhe ne rritje i plehrave kimike si dhe kimizimi intensiv i tokes bujqesore kerkon korektesi ne zbatimin e ligjeve te Bashkimit Euvropian te zbatushme ne kushtet konkrete te vendit tone. Duke pasur nje shumllojshmėr te madhe te plehrave kimike komplekse dhe me kufij te gjere te permbajtjes se elementeve ushqyes dhe mikroelementeve, fermeri ka mundesi qe me ndihmen e analizave te tokes dhe te specialisteve te zgjedhe nje lloj plehu kimik te pershtatshem per token dhe bimet qe do te mbjelle duke perdorur sasine e nevojeshme te elementeve ushqyes dhe ne kohen me optimale qe duhet.
Kompanitė prodhuese tė kėtyre plehrave ç,do vit shpenzojnė miliona euro pėr punė shkencore nė drejtim tė rritjes sė asimilushmėrisė tė lėndėve ushqyese nga bimėt, kėshtu qė tregu furnizohet vazhdimisht me lloje tė reja.Kjo kėrkon qė plehrat kimike  tė njihen mirė nga specialistėt,tregetaret dhe nga fermerėt. Nga specialistet e QTTB Fushe Kruje ne fillim te vitit 2008 eshte botuar dhe hedhur ne qarkullim nje Manual i Perdorimit te Plehrave Kimi ky manual eshte i pari i kėtij lloji nė vendin tonė, ne ndihmė pėr specialistėt dhe fermerėt. Shqipėria njė vend qė e ka tė kufizuar tokėn bujqėsore pėr frymė tė popullsisė. Ajo ze 24% tė sipėrfaqes totale ose 699 mijė Ha.
Pėrfshirė ketu tokat bujqėsore qe zene nje sipėrfaqe tė konsiderueshme toke me pjellori tė kufizuar ku pėrfshihen tokat acide dhe tokat e kripura (toka acide 12% te sip.totale dhe 0.2-0.4%te sip.totale).Plotėsimi i nevojave te bujqesise me plehra kimike realizohet nga 23 subjekte fizike dhe juridike tė pėrqėndruara nė 11 rrethet kryesore tė vendit, ku bujqėsia premton njė tė ardhme tė mirė si rrethi i Korçės, Elbasanit, Sarandės, Vlorės, Fierit, Lushnjės, Kavajės, Durrėsit, Tiranės,Berat, dhe Shkodrės.Nga specialistet e Q.T.T.B Fushe Kruje eshte krijuar regjistėr nė tė cilin janė regjistruar tė gjithė llojet e plehrave kimike dhe me formula nė veçanti sipas subjekteve qe tregetojne plehrat kimike detyre kjo e vendosur nga vendet e BE.
Bujqesia Shqipetare i siguron plehrar kimike nga importi nepermjet shteteve tė ndryshme si; Nitrati,Urea nga Ukrahina dhe Rusia ,Superfosfati nga Egjypt,Diamon Fosfati (DAP) ngaTunizia si dhe plehrat e pėrzier (N.P.K) nga Europa, (Gjermania, Italia, Austria, Greqia, Norvegjia, Finlanda, Spanja,Ukrahina  Lindja e Mesme (Izraeli).
Per bujqesinė ne vendit tone importohen  plehra kimike , rreth 86.900 tone,  plehra kimike tė pėrbėrė (N.P.K) 11.115 tone si dhe plehra masive 75.785 tone .Formula kimike te vecanta gjithesej 183, produkte organike me bazė acide humike  2 ton 13 formula .
Çmimet e larta tė diamon fosfatit (DAP) bėri qė pėr herė tė parė nė vendin tonė tė futet plehu kimik i pėrbėrė N.P (16-20-0) qė pėrdoret pėr plehrim bazė nė kulturėn e grurit.Plehra masive te thjeshte me nje element zene 80%, plehrat kompleks dhe te perziere zene 15.8% si dhe plehra te lengeta 4.2% te te gjithe sasise se plehrave kimike.
Pėrdorimi i plehrave; minerale, organo-minerale dhe produkteve organike lidhet ngushtė jo vetėm me analizėn e tokės por edhe me ligjet e lėvizjes sė lėndėve ushqyese aktive dhe mikro-ushqyesve pėr shkak tė difuzionit tė ujrave nėntokėsore, sipėrfaqėsore dhe gravitacionit: Plehrat azotike janė shumė tė lėvizėshme; Plehrat potasike lidhen mire me strukturėn e tokės; Plehrat fosforike nuk lėvizin.
Ne laboratorin analitik qe ndodhet prane QTTB Fushe Kruje percaktohen te gjithe ushqyesit primare, sekondare dhe mikroelementet te deklaruara ne etikete qe shoqeron plehun kimik dhe çertifikata e origjines ku deklarohen karakteristikat e plehut,por eshte e domosdoshme te analizohen mbetjet toksike ne toke te plehrave kimike si dhe nje ser analizash te tjera qe kane te bejne me mbrojtjen e shendetin te njeriut,kafsheve dhe te mjedisit.
Gjate kontrolleve te kryera neper subjekte nga strukturat e QTTB Fushe Kruje, ne pikat e shperndarjes dhe te shitjeve si dhe nga rezultatet e analizave per disa plehra kimike  dalin probleme si ligjore, teknike,organizative, zgjidhja e te cilave do te behet vetem me miratimit e ligjit te ri “Pėr plehrat kimike”, i cili krijon: 1- Bazėn ligjore pėr marrjen e çertifikatės sė regjistrimit dhe licencės nga personat fizikė ose juridikė, vendas ose tė huaj pėr prodhimin, importimin, eksportimin dhe tregtimin e plehrave kimike pėr qėllime tregtare; 2 -  Zbaton kėrkesat qė ka Komuniteti Europian nė lidhje me amballazhimin, etiketimin dhe pėrmbajtjen e lėndėve ushqyese duke u mėshtetur nė shtojcat pėrkatėse; 3 - Percakton funksionet e Komisionit tė Vlersimit tė Plehrave Kimike dhe Inspektoriatit; 4 - Realiaon masat administrative qė kanė tė bėjnė me procedurat e punės pėr funksionimin korekt tė kėtyre organizmave.
Ne ligjin e ri “Pėr plehrat kimike”, kemi nje perputheshmeri te neneve ne masen mbi 60% me Rregullore e Komunitetit Europian Nr. 2003/2003 te Parlamentit dhe Keshillit Europian,datė 13 Tetor 2003 nė lidhje me plehrat kimike.Gazeta zyrtare Nr.304 dat.21.11.2003 faqe 0001-0194. Kjo rregullore do tė zbatohet pėr plehrat kimike qė prodhohen, importohen dhe eksportohen duke ju referuar kėrkesave tė veçanta nė amballazhim, etiketim dhe pėrmbajtjes sė lėndėve ushqyese duke u mbėshtetur nė shtojcat pėrkatėse tė kėsaj rregulloreje. Ky ligj ka pėr qėllim: 1. Tė bėjė vlerėsimin e plehrave kimike; 2. Tė pėrcaktojė llojet e plehrave kimike; 3.Tė kontrollojė prodhimin, importimin, mirėmbajtjen e tregtimin e tyre; 4. Tė bėjė regjistrimin e plehrave kimike; 5. Tė pajisė me çertifikatė regjistrimi dhe lejojė subjektet pėr prodhimin, importimin,    eksportimin, magazinimin dhe tregtimin e tyre pėr qėllime tregtare. Te gjitha te mbetat dhe dobesit vine si rezultate imangesive te dukshme qe ka ligji egzistues per plehrat kimik. Kerkohet miratimi sa me shpejt i ligjit te ri i miratuar nga OBT ne muajen Dhjetor 2008. Miratimi i ketij ligji do te mundesojė zhvillimin e sektorit tė bujqėsisė,rritjen e pėrdorimit dhe cilėsisė sė plehrave kimike nė pėrshtatje me kėrkesat dhe kushtet teknike tė pėrdorimit tė tyre, drejtimin dhe kontrollin e tregtimit tė plehrave kimike, tė ndihmojė nė ruajtjen e jetės dhe shėndetit tė njerėzve, kafshėve dhe mbrojtjen e konsumatorit,tė ndihmojė ruajtjen e tokės dhe mbrojtjen e mjedisit.

...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta 55

Publikuar nga: Gazeta 55

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos