Kriza financiare globale dhe pasojat pėr 2009-n



Kathleen Moore

Viti 2008 do tė mbahet mend si njė vit qė u pėrshkua me njė krizė financiare, e cila paraqitet njė herė gjatė njė shekulli. Kriza shkaktoi lėkundje tė papara nė “Wall Street”, gjunjėzoi sistemin bankar dhe tronditi bursat, por solli edhe ndėrhyrje radikale tė qeverive. Shenjat e para tė krizės ekonomike u paraqitėn nė gusht tė vitit 2007, por 2008-ta ishte viti i krizės sė vėrtetė financiare, e cila e futi ekonominė e Shteteve tė Bashkuara, tė Europės dhe tė Japonisė nė recesion pėr herė tė parė pas Luftės sė Dytė Botėrore. Viti 2008, pos tė tjerash, i dha fund “Wall Street”-it, tė atillė siē e njohim, si njė nga institucionet mė tė mėdha financiare, qė u gjunjėzua nėn barrėn e humbjeve tė mėdha nga kreditė, gjė qė nxiti rėnien e ēmimit tė naftės. Viti 2008 do tė mbahet nė mend edhe pėr masat e papara radikale tė autoriteteve, nė pėrpjekje pėr tė zbutur disi krizėn. Fjalėt “kolapsi kreditor” dhe “stimulet fiskale” u bėnė pjesė e fjalorit tė pėrditshėm.

Kriza nė SHBA

Nė fillim tė janarit 2008, autoritetet amerikane e pranuan se ekonomia ka nevojė pėr shtytje, por fjalėt e presidentit Xhorxh Bush, kur kėrkoi “stimule financiare”, ishin shumė tė qeta. “Ne mund tė marrim njė injeksion nė krah qė ekonominė fondamentale ta mbajmė tė shėndoshė. Kjo do t’u ndihmojė sektorėve ekonomikė qė janė trazuar, si tregu i shtėpive, tė mos i prekin pjesėt tjera tė ekonomisė sonė”, - tha Bush. Por, kriza i kishte rrėnjėt shumė mė tė thella. Shumė njerėz kishin marrė hua pėr shtėpitė e tyre pa mundėsi pėr t’i kthyer. Kur shumė prej tyre dėshtuan, huadhėnėsit filluan tė kolapsojnė (falimentojnė). Bankat paraqitėn humbje tė mėdha nė sistemin e sigurimeve qė ndėrlidhet me kreditė e shtėpive. Kjo bėri qė bankat tė ngurrojnė t’u japin para bizneseve dhe bankave tė tjera. Vėshtirėsitė e krijuara bėnė qė tė ndihet era e recesionit. Pyetja ishte se sa do tė jetė i rėndė dhe sa do tė ndihet larg Shteteve tė Bashkuara. Nė mars ranė viktimat e para. “Bear Stearns”, njė nga firmat mė tė mėdha tė “Wall Street”-it, u ble nga rivali “Morgan Chase” pėr njė pjesė tė vogėl tė vlerės sė saj. Nė korrik ra kompania e madhe kreditore “Indymac”. Nė kėtė muaj, nafta arriti 147 USD/fuēi, ndėrsa njė euro vlente 1.60 USD. Dhe erdhi 7 shtatori. “Fannie Mae dhe Freddie Mac janė aq tė gėrshetuara nė sistemin tonė, saqė dėshtimi i tyre do tė shkaktonte turbullira tė mėdha nė tregjet financiare”, - tha sekretari i Thesarit, Henry Poalson, duke shpallur planet e qeverisė pėr tė shpėtuar dy huadhėnėsit e mėdhenj. Ngjarjet rrodhėn shpejt nė ditėt dhe javėt nė vijim. Mė 15 shtator, kolapsoi “Lehman Brothers”, njė nga bankat mė tė mėdha investuese nė botė, ndėrsa “Merrill Lynch” u mor nga njė bankė tjetėr. Tė nesėrmen, Thesari shpalli njė plan emergjent miliarda dollarėsh, pėr tė shpėtuar gjigantin e sigurimeve “AIG”. Rėnia e bankave tė tjera bėri qė nė kulmin e krizės tė lindė plani 700 miliardė dollarėsh i qeverisė, pėr tė blerė borxhet e kėqija. Kjo ndodhi sepse kriza shkaktoi reaksione vargore nė sistemin financiar, tė cilat, sipas financierit tė njohur George Soros, e futėn sistemin financiar nė "arrest kardiak". Dėshtimi i “Lehman Brothers” ua vėshtirėsoi jetėn bizneseve, madje edhe pėr pagat e punėtorėve.

Kriza zbriti nė Europė

“Nė tė kaluarėn, doktrina ishte se njė bankė komerciale mund tė kolapsojė, por tregu mund ta pėrballonte. Por, nė rastin e “Lehman Brothers” pamė se efektet e ndryshme u krijuan nė mbarė globin”, - thotė Hovard Davies, drejtor i Shkollės Ekonomike nė Londėr dhe ish-rregullator financiar nė Mbretėrinė e Bashkuar. Deri nė kėtė kohė, Europa e shihte krizėn vetėm si punė tė Amerikės, por nga fundi i shtatorit kriza e kaloi Atlantikun. Nė Britani filloi nacionalizimi i dy huadhėnėsve, “Bradford” dhe “Bingley”, ndėrsa nė Holandė, Belgjikė dhe Luksemburg i grupit tė sigurimeve “Fortis”. Gjendja mė dramatike ishte nė Islandė, ku kolapsoi sistemi bankar dhe shpėtimi u kėrkua nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar. Kriza filloi tė ndihet shumė edhe nė tregjet e Rusisė. Investitorėt filluan tė ikin, ndėrsa tregjet e bursave nė Moskė i zuri paniku dhe disa herė u mbyllėn. Kryeministri Vladimir Putin i fajėsoi Shtetet e Bashkuara, ndėrsa presidenti Dimitri Medvedev paralajmėroi njė epokė tė re. “Koha e dominimit tė njė ekonomie dhe njė valute ka perėnduar njėherė e pėrgjithmonė”, - tha Medvedev. Pavarėsisht nga shkaqet e krizės, ajo e dominoi fushatėn presidenciale amerikane.

Marrja e masave

Nė dhjetor tė vitit 2008 u konfirmua se ekonomia amerikane tashmė qė prej njė viti kishte qenė e zhytur nė recesion. Listės sė vendeve qė kėrkonin ndihma nga FMN-ja, si Islanda, tani iu bashkėngjitėn Hungaria, Letonia, Ukraina, Bjellorusia dhe Pakistani. Nė Amerikė, Departamenti i Thesarit vazhdoi me njė hap tė paparė, duke ulur shkallėt e interesit praktikisht nė zero. Por, kjo deri tani ka dhėnė pak efekte. Ndėrkohė, qeveria amerikane vazhdoi me pėrpjekjet e saj, tė cilat deri nė fund tė vitit 2008 vlerėsohet se kapėn shumėn prej 8.500 miliardė dollarėsh. Shqetėsim tė madh paraqet mundėsia e kolapsit tė industrisė sė automjeteve, sė cilės qeveria i ndau 17.4 miliardė dollarė. Por, kriza nxori nė pah edhe njė pyetje fondamentale: “A duhet qeveritė tė ofrojnė ndihmėn e tyre, ndėrsa barrėn e rėndė tė borxhit t’ua lėnė gjeneratave tė reja?”.

Pasojat pėr Shqipėrinė

Viti 2008 u mbyll bashkė me krizėn qė dha edhe pasojat e para edhe nė Shqipėri duke ngadalėsuar ekonominė e vendit, por dhe duke trembur e frenuar popullatėn pėr tė bėrė shpenzime. Sipas Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė Ardian Fullani, nė fjalėn e tij pėrmbyllėse tė vitit 2008, “njėsoj si shumica e ekonomive tė ndryshme tė botės edhe vendi ynė gjendet pėrpara njė viti me shumė tė panjohura. Nuk do tė doja tė anashkaloja faktorėt e brendshėm, por, gjithsesi, ajo qė sot konsiderohet ēėshtja mė e nxehtė ka tė bėjė me ambientin e pėrgjithshėm global. Ka kohė qė parashikimet e agjencive tė ndryshme, tė institucioneve kombėtare dhe atyre ndėrkombėtare, parashikojnė njė vit me kontraktim tė prodhimit tė pėrgjithshėm botėror. Do tė ishte utopike dhe deri diku shprehje e mungesės sė kujdesit nėse do tė mendonim se ekonomia jonė do tė preket shumė pak apo aspak nga kriza globale. Vendi ynė, megjithėse njė ekonomi e vogėl, ėshtė i hapur me lidhje tė shumta shkėmbimesh tė mallrave dhe fondeve financiare. Tė gjithė aktorėt duhet tė pėrgatiten pėr ditė mė tė vėshtira dhe nė kėtė kontekst do tė doja t’ju bėja me dije njė varg konstatimesh, gjetjesh apo aksionesh qė ne (Banka e Shqipėrisė dhe sistemi bankar) mendojmė se duhen ndėrmarrė nė muajt nė vijim. Rritja e kredisė ēon nė mbajtjen e ritmeve aktuale tė aktivitetit ekonomik tė vendit. Vitet e fundit kredia pėr ekonominė ka eklipsuar kontributin e sektorit publik nė gjenerimin dhe pėrdorimin e fondeve financiare, mbėshtetur kjo edhe nga njė proces i gjatė, i konsolidimit fiskal tė vendit. Ky proces pėrdorimi mė efektiv i fondeve ndikon nė rritjen e eficiencės dhe rritjen ekonomike. Njė tkurrje e kredisė pėr ekonominė mbart rrezikun e veprimit tė anasjellė, tė eklipsimit tė kontributit tė kredisė pėr ekonominė nga shpenzimet e sektorit publik. Nė kėtė kuptim, duke kuptuar drejt tė gjithė vėshtirėsitė e krijuara, do tė insistoja edhe njė herė nė kėrkesėn time drejtuar juve, qė tė vazhdoni tė ruani ritmet e kreditimit tė ekonomisė. Nė vijim tė kėrkesave tė mėparshme, do tė kėrkoja pėrsėri qė tė jeni mė aktivė nė tregun e parasė, nė tregun ndėrbankar dhe nė tregun e letrave me vlerė. Banka e Shqipėrisė e ka pėrsėritur disa herė se do tė plotėsojm ēdo nevojė tė tregut financiar me likuiditet. Por, nga ana tjetėr, ne kėrkojmė qė nė politikat qė ju aplikoni nė lidhje me tregun financiar vendas, nė lidhje me portofolin e investimeve, tė jeni mė tė pavarur nga selitė tuaja qendrore. Ju jeni licencuar dhe operoni nė Shqipėri, pėr rrjedhim ju keni nė administrim kursimet e qytetarėve shqiptarė dhe detyra themelore e ēdo sistemi bankar ėshtė ndėrmjetėsimi financiar nė vendin ku ato operojnė. Banka e Shqipėrisė do tė kėmbėngulė pėr zbatimin sa mė tė shpejtė tė marrėveshjeve tė riblerjes nė transaksionet qė kryeni nė tregun ndėrbankar. Banka e Shqipėrisė pėrdor njė pėrqasje sistemike nė trajtimin dhe operimin e saj nė tregun ndėrbankar, gjė e cila kėrkon domosdoshmėrisht njė rishpėrndarje tė likuiditetit nė mėnyrė efeciente midis bankave. Zbatimi i marrėveshjes sė riblerjes e realizon njė gjė tė tillė duke mėnjanuar rrezikun e kreditit. Banka e Shqipėrisė ėshtė duke pėrfunduar rregulloren pėr realizimin e DVP, gjė qė do tė sjellė mėnjanimin e rrezikut tė shlyerjes. Pėr tė qenė mė konkret, Banka e Shqipėrisė do tė kėrkojė qė dividentėt e materializuar nė vitin 2008 tė destinohen pėr tė rritur kapitalin e bankave qė ju drejtoni. E kam pėrmendur vazhdimisht se sistemi ynė ėshtė i mirėkapitalizuar, por megjithatė, nė kushtet aktuale, e gjykoj si masė kujdesi rritjen e mėtejshme tė tij. Njė nga faktorėt qė ndikojnė direkt dhe indirekt nė forcimin e kėsaj pavarėsie ėshtė edhe plotėsimi dhe pėrmirėsimi i kuadrit ligjor tė Bankės sė Shqipėrisė, sipas standardeve bashkėkohore”.

Qeveria pranon pasojat e krizės nė vitin 2009

Kėshilltari i kryeministrit pėr Ekonominė, Selami Xhepa, tha se nė kushtet e krizės financiare ndėrkombėtare, rritja ekonomike do tė jetė mė modeste. Nė njė intervistė pėr mediat, Xhepa komentoi zhvillimet e fundit ekonomike nė Shqipėri, duke u ndalur dhe nė efektet e mundshme tė krizės globale, qė mund tė reflektohen nė sektorė tė veēantė tė ekonomisė sė vendit tonė. Ky pohim bie ndesh me euforinė, e cila deri tani ėshtė konstatuar nė deklarimet e kryeministrit Berisha e disa ministrave tė tjerė. Sipas tij, “mbi bazėn e tė dhėnave tė INSTAT-it, si institucion qė funksionon i pavarur nga qeveria, ashtu sikurse edhe nė vendet e tjera tė botės, Prodhimi i Pėrgjithshėm Bruto (PBB) pėr tremujorin e tretė tė vitit 2008 ėshtė rritur 9.9 %. Por, pėrballė krizės financiare ndėrkombėtare qė ka prekur botėn, ndoshta duke filluar qė nga muaji nėntor 2008, disa impakte tė kėsaj krize kanė filluar tė vėrehen dhe mund tė them sidomos nė ecurinė e eksporteve. Shenjat e krizės globale do tė japin impakte edhe nė Shqipėri, por kjo do tė duket pas njė prognoze mė tė qartė tė treguesve ekonomikė nė 3-mujorin e katėrt tė 2008-s. Nė kėtė kontekst, rritja ekonomike do tė jetė mė modeste”, - tha ai. “Nė buxhetin e 2009-s janė parashikuar kontigjenca pėr tė pėrballuar efektet e ndonjė krize tė mundshme. Si ekspert i politikave ekonomike, Xhepa parashikon se, “shenjat e krizės globale do tė japin impakte edhe nė Shqipėri, por, sipas tij, kjo do tė duket pas njė prognoze mė tė qartė tė treguesve ekonomikė nė 3-mujorin e katėrt tė 2008-s. Nė kėtė kontekst, rritja ekonomike do tė jetė mė modeste”, - tha Xhepa. Por pavarėsisht kėsaj, sipas tij, nė hartimin e buxhetit 2009 qeveria ka parashikuar kontigjenca deri nė 150 milionė usd pėr tė pėrballuar efektet e ndonjė krize tė mundshme.



14 Janar 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos