Piramida ushqimore, ja ushqimet e mira pėr shėndetin

 

Mėnyra e ushqyerjes konsiderohet si njė nga shkaqet e shfaqjes sė sėmundjeve tė zemrės, diabetit, disa formave tumorale, sėmundje kėto qė vitet e fundit po pėrhapen nė mėnyrė mjaft shqetėsuese. Organizata Botėrore e Shėndetėsisė nė udhėzimet e veta, nėnvizon rolin e njė ushqyerjeje tė ekuilibruar pėr tė qenė tė shėndetshėm dhe pėr tė parandaluar apo dhe trajtuar mjaft sėmundje.
Nė vendin tonė vitet e fundit sėmundje si: diabeti, sėmundjet e aparatit kardiovaskular, apo dhe kanceri, po pėrhapen mjaft dhe pėr specialistėt mendohet se njė ndėr shkaqet kryesore ėshtė njė dietė jo e pėrshtatshme. Sot ne pėrdorim njė dietė jo tė pėrshtatshme me nevojat e organizmit. Dieta pėrmban shumė yndyrna, sheqer, kripė dhe ėshtė e varfėr me fibra, minerale dhe vitamina. Ushqimet janė tė pėrpunuara deri nė atė pikė qė nuk ngjajnė aspak me ushqimin natyralė. Pėr dr.Shefqet Deliallisi, i cili ėshtė i pari qė studion nė librin e tij “Ushqyerja dhe shėndeti. Shkenca e ushqyerjes”, duhet ditur se bazėn e njė ushqyerjeje tė shėndetshme e pėrbėn sasia e moderuar dhe larmia e ushqimeve. Me fjalė tė thjeshta: shmangni sasitė e tepėrta ose tė pakta tė çdo ushqimi. Nuk ekziston asnjė ushqim qė i vetėm tė sigurojė mjaftueshėm tė gjitha elementėt e domosdoshėm, pėr tė garantuar shėndet. Prandaj ėshtė e nevojshme qė dieta tė pėrmbajė larmi ushqimesh, por kjo duhet bėrė duke seleksionuar dhe njohur ushqimet e shėndetshme.
Piramida ushqimore
Nė librin e tij ai kėshillon njė dietė tė ekuilibruar, qė do tė thotė merrni elementėt ushqimor tė rėndėsishėm, qė sigurojnė energjinė e nevojshme pėr organizmin, nė pėrputhje me nevojat e gjithsecilit. Ekzistojnė disa udhėzues qė sugjerojnė dhe arrijnė tė plotėsojnė njė mėnyrė ushqyerje tė shėndetshme. Mė i njohuri ėshtė ajo qė njihet si dieta mesdhetare, qė nė bazė tė saj ka ushqimet me origjinė bimore si: buka, makaronat, frutat, zarzavatet, vaji i ullirit dhe konsumimi i moderuar i ushqimeve me origjinė shtazore. Pėr t’i vėnė nė praktikė rekomandimet rreth sasisė sė elementeve ushqimorė qė duhen konsumuar çdo ditė pėrdoren tabela, tė cilat pėrcaktojnė sasinė e energjisė dhe pėrmbajtjen nė proteina, yndyrna, karbohidrate, pėr secilin ushqim.
Ekziston ajo qė njihet si piramida ushqimore, e cila i ndan ushqimet nė 7 grupe, ku nė grupin e parė futen: mishi, peshku dhe veza. Kėto ushqime pėrmbajnė 18-20 % tė proteinave. Nė grupin e dytė renditen: qumėshti dhe derivatet e tij, qė janė burim i mirė proteinash tė cilėsisė sė lartė, por dhe burime tė kalciumit, fosforit, vitaminave A, B dhe D. Nė grupin e tretė janė: drithėrat, patatja dhe orizi, tė pasura me vitamina dhe proteina. Mė pas renditen legumet si fasulet, bizelet, bathėt, thjerrėzat, tė cilat pėrmbajnė vitamina, kripėra minerale dhe sasi yndyrnash “tė mira”. Nė vend tė pestė renditen” yndyrnat qė pėrdoren pėr gatim. Kėto ndihmojnė pėr prodhimin e energjisė dhe sigurojnė acidet yndyrore esenciale. Nė dy grupet e fundit janė zarzavatet dhe frutat, tė cilat janė burim vitaminash, kripėrash minerale dhe fibrave ushqimore.



Dieta qė mbron shėndetin

Ruajtja e njė balance mes karbohidrateve, yndyrnave, proteinave, vitaminave kripėrave minerale garanton njė ushqyerje tė shėndetshme. Kjo duhet bėrė sipas njė skeme tė pėrcaktuar ose siç quhet njė piramidė ushqimore e shėndetshme.
Kėshtu karbohidratet qė shpesh nėnvlerėsohen ndikojnė nė peshėn trupore, nivelin e sheqerit nė gjak dhe luajnė rol tė rėndėsishėm nė shfaqjen e obezitetit, diabetit dhe tė sėmundjeve tė zemrės. Ndėrkohė, pėr sa i pėrket yndyrnave rekomandohet qė tė mos abuzohet me to. Ato konsiderohen si “armik” i zemrės dhe si njė nga shkaqet kryesore qė çojnė nė obezitet, diabet tip 2, kancer tė gjirit dhe tė zorrės sė trashė. Pėrdorimi i tepėrt çon nė rritje tė nivelit tė kolesterolit nė gjak. Por duhet ditur se jo tė gjitha yndyrnat janė tė dėmshme, yndyrnat e pangopura, mbrojnė organizmin nga sėmundjet e zemrės. Proteinat, janė mjaft tė rėndėsishme, sepse marrin pjesė nė formimin e antitrupave, duke forcuar sistemin imunitar, janė burim energjie dhe ndikojnė nė mjaft funksione jetėsore tė organizmit tė njeriut. Tashmė rolit tė vitaminave, shkenca ka kohė qė i ka atribuuar edhe parandalimin dhe mjekimin e mjaft sėmundjeve kronike, por dhe tė kancerit apo sėmundjeve tė zemrės. Nuk ka asnjė ushqim ideal qė i pėrmban dhe tė jetė burim i tė gjitha vitaminave. Por sasia e domosdoshme e vitaminave mund tė sigurohet nga çdo dietė e zakonshme e ekuilibruar, e shumėllojshme.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos