Vajza e Fatmir Haklajt, “ēėshtja” nė Suedi

Gjykata e Tiranės i kėrkon informacion palės suedeze pėr statusin ligjor tė 10-vjeēares. Anila Haklaj, e veja e Fatmir Haklajt tė vrarė nė Tropojė 10 viet mė parė, padit vjehrrin dhe kėrkon rikthimin e sė bijės. 

TIRANE-  Drejtėsia shqiptare u kėrkon autoriteteve suedeze informacion mbi statusin qė gėzon Fatmira Haklaj, vajza e Fatmir Haklajt, njė prej njerėzve mė tė shumėpėrfolur nė Tropojė, i cili u ekzekutua gjatė njė prite tė organizuar dhjetė vjet mė parė. Vetėm pasi tė ketė nė dorė tė gjithė informacionin e detajuar mbi statusin e fėmijės, atėherė Gjykata e Tiranės do tė dalė me njė vendim lidhur me padinė qė ka bėrė nėna e vajzės, Anila Haklaj. E veja e Fatmir Haklajt ka paditur nė gjykatė vjehrrin, Muharrem Haklaj dhe kėrkon t’i rikthehet vajza, tė cilėn prej tė paktėn katėr vjetėsh nuk e ka parė. “Gjykata ka vendosur tė marrė informacion pėr jetėn e vajzės. Kur ka mbėrritur nė Suedi, mėnyrėn e aplikimit pėr azil, statusin qė gėzon, jetėn qė bėn nė kėtė vend, etj”, - tha njė burim nga gjykata. Nė kėtė mėnyrė, gjykata do tė vendosė nėse ėshtė i drejtė rikthimi i vajzės 10-vjeçare pranė sė ėmės.
Procesi
Padia e Anila Haklajt ndaj prindėrve tė ish-bashkėshortit tė saj, Fatmir Haklaj, tė cilėsuarit si “miti” i Tropojės, ka nisur tė shqyrtohet prej disa muajsh. Pasi ka dėgjuar pretendimet e palėve, gjykata ka vendosur t’u drejtohet autoriteteve suedeze pėr tė mėsuar pėr fatin e vajzės. Megjithėse ėshtė vėnė nė dijeni se Fatmira Haklaj, lindur me 9 nėntor 1999, gėzon statusin e azilantes politike, pėr shkak se nga hasmėritė e shumta tė familjes i rrezikohet jeta nė Shqipėri, gjykata njė informacion tė tillė kėrkon ta marrė zyrtarisht nga autoritetet pėrkatėse. Deri atėherė, gjykata nuk mund tė dalė me njė vendim dhe procesi duket se do tė ngecet nė vend. E vetmja mėnyrė pėr t’u mbyllur njė proces i tillė, ėshtė qė paditėsja, nė kėtė rast Anila Haklaj, tė heqė dorė nga padia e saj, ose ta zgjidhė me pajtim me prindėrit e bashkėshortit tė saj tė ndjerė, Fatmirit.
Historia
Pesė ditė pas vrasjes sė bashkėshortit tė saj, Fatmirit, Anila Haklaj sjell nė jetė vajzėn qė e pagėzon me emrin Fatmira. Pas fatkeqėsisė, Anila detyrohet tė shkojė nė shtėpinė e saj, ndėrsa vajzėn e mbajnė prindėrit e Fatmirit. Fillimisht, ajo takohej me vajzėn, por katėr vitet e fundit nuk e kishte parė mė, derisa mėson se krijesa e saj ndodhej nė Suedi. Duke mos pasur asnjė mundėsi tjetėr, Anila Haklaj iu drejtua gjykatės qė tė detyronte prindėrit e tė shoqit pėr t’i sjellė vajzėn, qė sikurse pretendon, ia kanė dėrguar nė Suedi pa e pyetur mė parė atė. Do tė jetė gjykata e cila do tė vendosė pėr fatin e padisė sė Anila Haklajt, tė vetmes nga familja Haklaj qė nuk mundi tė fitonte statusin e azilantes.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

BalkanWeb

Publikuar nga: BalkanWeb

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos