Rreziqet qė i kanosen nėnės nga lindja e fėmijės me operacion



Emanuela Sako

Lindjet me operacion apo nė mėnyrė cezariane janė rritur sė tepėrmi gjatė kėtij dhjetėvjeēari. Por, specialistėt e Shėndetėsisė theksojnė se lindjet me operacion shpeshherė janė tė rrezikshme dhe lėnė jo pak pasoja te nėna dhe fėmija. Orion Glozheni, mjek gjinekolog pranė maternitetit “Koēo Glozheni”, shprehet se nė kėtė spital 26 pėr qind e lindjeve kryhen me operacion, ndėrsa pjesa tjetėr janė lindje natyrale. Ndėrkohė qė nė maternitet e tjera pėrqindja ėshtė disi mė e lartė, ku shėnohen 30 pėr qind e lindjeve me operacion. E thėnė ndryshe, nga 4 mijė lindje nė kėtė maternitet, mbi 1 mijė prej tyre kryhen nė sallėn e operacionit. Kėto shifra konsiderohen tė larta duke pasur parasysh disa faktorė qė i ēojnė nėnat drejt operacionit.
Operacionet
Specialistėt sqarojnė se nėse lindja vjen ashtu siē nuk ishte parashikuar, atėherė ndėrhyrja me operacion nė kėtė rast ėshtė e nevojshme. Nė tė shkuarėn, kjo praktikė, ndryshe nga sot, qė ėshtė bėrė mė e shpeshtė, ėshtė pėrdorur vetėm nė raste emergjente, kur lindjet natyrale shfaqnin rrezik pėr jetėn e nėnės dhe tė fėmijės. Shkaqet e lindjes me operacion ndodhin vetėm nė rastet kur lindja natyrale bėhet e pamundur. Tė tilla raste janė kur fundi i barkut tė nėnės ėshtė tepėr i ngushtė dhe nuk mundėson daljen e foshnjės, apo kur fėmija ėshtė i shėndoshė dhe nuk mund tė kalojė normalisht pėr tė dalė jashtė. Raste tė tjera varen dhe nga pozicioni i fėmijės, siē ndodh kur rezulton se fėmija nė momentin e lindjes ėshtė nė njė pozicion tė papėrshtatshėm pėr tė lindur nė mėnyrė natyrale. Nė raste tė tjera ndodh ndonjė pengesė qė ndalon daljen e fėmijės, pėr shembull, kordoni ombelikal, njė cist nė trupin e nėnės, njė malformim i placentės etj. Nė disa raste duhet tė ndėrpresė shtatzėninė pėr shkak tė disa komplikimeve gjatė periudhės sė shtatzėnisė. Nevoja pėr tė ndėrprerė shtatzėninė pėrpara pėrfundimit tė saj me anė tė operacionit ndodh pėr arsye shėndetėsore tė fėmijės apo tė nėnės. Tė tilla raste mund tė jenė kur specialistėt vėnė re sėmundje tė fėmijės (diabet, tosiemi ose vonesa nė rritjen e tij), kur nėna ka hemorragji, kur ka lindje binjakėsh me probleme, apo kur nėna vuan nga ndonjė sėmundje etj.
Pas operacionit
Komplikimet e paslindjes me operacion sa u pėrket infeksioneve janė trefish mė tė mėdha se lindja natyrale. Prandaj dhe mjekėt u japin tė gjitha nėnave disa kėshilla dhe duhet tė jenė nėn kujdesin e vazhdueshėm tė tyre. Pas kėtij operacioni nėna mbahet nė kontroll nė sallėn pėrkatėse. Shpesh lodhja nė lindjet me operacion ėshtė mė e madhe se ajo e lindjeve natyrale. Fillimi i procesit tė tė ushqyerit shpesh sjell dhimbje, qė kėrkon njė ushqim special. Plaga e operacionit mund tė dhembė edhe mė pas, edhe pse shenja nuk ėshtė mė e dukshme pėr shkak tė qimeve. Plaga merr pamjen e saj pėrfundimtare pas rreth tetė muajsh, por nuk duhet tė ekspozohet nė diell tė paktėn pėr njė vit. Nė raport me fėmijėn, nė kėtė rast qumėshti i nėnės ndodh qė mund tė vijė mė vonė pėr shkak tė lodhjes sė nėnės nga operacioni. Mė pas kurat qė ndėrmerren pėr nėnėn dhe fėmijėn pas lindjes me operacion mund tė keqinterpretohen nga tė dyja palėt pėr shkak tė ndarjes qė u shkaktohet.


11 Janar 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos