Drejtoria Arsimore Tiranė: Si do tė kryhet testimi i mėsuesve kėtė vit

Flet shefja e sektorit tė Trajnim-Kualifikimit nė Drejtorinė Arsimore. Regjistrimet ende tė hapura, deri tani janė depozituare mbi 200 kėrkesa

Jonida Tashi

Zbardhen dy fazat e testimit tė mėsuesve pėr kualifikim. Shefja e sektorit tė Trajnim-Kualifikimit nė Drejtorinė Arsimore tė Tiranės, Teuta Ēobaj, sqaron procedurėn qė do tė ndiqet pėr testimin e arsimtarėve. Sipas saj, edhe kėtė vit pėr testimin e mėsuesve do tė ndiqet e njėjta procedurė me atė tė vitit tė kaluar. “Testimi i mėsuesve do tė realizohet sipas procedurės sė ndjekur edhe vitin e kaluar. Megjithėse nuk na ka ardhur ende udhėzimi i ministrit tė Arsimit, ne e kemi nisur punėn pėr t’i paraprirė kohės fizike si dhe pėr t’i informuar mėsuesit pėr zhvillimin e kėtij procesi”, - shpjegon Ēobaj. Portofoli personal i ēdo mėsuesi, nė tė cilin do tė pėrfshihen tė dhėnat e tij profesionale, do tė jetė njė pikė kyēe nė vlerėsimin e punės sė ēdo arsimtari. Ky fakt theksohet edhe nga specialistja e Trajnim-Kualifikimit nė DAR, e cila sqaron se testimi i mėsuesve do tė kryhet nė dy faza. Specifikisht kėto dy faza janė: faza e parė ėshtė dorėzimi i portofolit nga mėsuesit pranė Drejtorisė Arsimore, ndėrsa faza e dytė ėshtė vlerėsimi me shkrim. Ēobaj bėn tė ditur se njė e re e kėtij viti pėr testimin e mėsuesve ėshtė se secili prej tyre, para nėnshtrimit tė provimit me shkrim, duhet tė realizojė njė program tė veēantė pėr lėndėn qė jep mėsim, sipas specifikave tė kėsaj lėnde. “Pėr mendimin tim, nuk ėshtė i rėndėsishėm penalizmi i mėsuesve, por nxitja e tyre nė punė pėr tė qenė gjatė gjithė kohės nė kėrkim. Testimi i mėsuesve pėr kualifikim ėshtė njė nxitje pėr punėn e tyre”, - shprehet specialistja e DAR-it.
Portofoli
Tė gjithė mėsuesit qė do tė futen nė procesin e testimit pėr vitin shkollor 2008-2009 duhet tė pėrgatisin portofolin, i cili, sipas udhėzimit tė MASH-it, duhet tė pėrmbajė: Curriculum vitae me fotografi; planin mėsimor vjetor (pėr njė lėndė dhe njė klasė tė caktuar); objektivat e arritjeve tė nxėnėsve pėr njė kapitull, nė tri nivele (nė njė lėndė dhe klasė tė caktuar; modele testesh tė hartuara prej tij (2-3 teste); planifikim i kurrikulės sė lirė (pėr njė lėndė tė caktuar); vlerėsim pėr punėn e tij (nga vlerėsues tė jashtėm dhe tė brendshėm). Pėr kohėn e dorėzimit tė portofolit nė drejtori mėsuesit do tė njoftohen me postėn javore. Tashmė programet e testimit sipas lėndėve janė shpėrndarė nė drejtoritė e shkollave dhe secili mėsues mund t’i gjejė ato pranė drejtorisė sė shkollės sė tij. Gjatė kėsaj periudhe mėsuesit qė do tė hyjnė nė kėtė proces do tė pajisen me njė vlerėsim tė brendshėm tė realizuar nga drejtoria e shkollės dhe njė vlerėsim tė jashtėm nga sektori i inspektimit nė DAR. Kėto vlerėsime do tė jenė pjesė e portofolit tė mėsuesit. Pas depozitimit pranė Drejtorisė Arsimore, portofoli i ēdo mėsuesi do t’i nėnshtrohet njė vlerėsimi qė do tė bėhet nga specialistėt e kėsaj drejtorie. Ndėrsa mėsuesit qė nuk do ta dorėzojnė njė portofol tė tillė, nuk do tė munden t’i nėnshtrohen testimit. Portofoli i Zhvillimit Profesional tė Mėsuesit pėrgatitet nga vetė ata. Kjo ėshtė njė praktikė shumė e njohur perėndimore, e cila nė vendin tonė u aplikua pėr herė tė parė vitin e kaluar.
Kėrkesat
Mbi 200 mėsues nė Tiranė, qė plotėsojnė vjetėrsinė e nevojshme tė punės nė arsim, kanė depozituar kėrkesėn pranė Drejtorisė Arsimore pėr t’iu nėnshtruar provimit tė kualifikimit. Sipas Teuta Ēobajt, ky numėr pritet tė rritet deri nė mbylljen e procesit tė aplikimit, pasi ende mėsuesit kanė kohė nė dispozicion pėr tė dorėzuar dokumentacionin e nevojshėm pėr testim. Mė tej, specialistja Ēobaj shpjegon se kėtij testimi mund t’i nėnshtrohen jo vetėm mėsuesit, por edhe drejtorėt e shkollave si dhe edukatoret e kopshteve. Paraprakisht, tė gjithė mėsuesit qė kanė dorėzuar nė DAR portofolin e tyre profesional, po monitorohen nga inspektorėt e Drejtorisė Arsimore pėr punėn e tyre tė pėrditshme. Pėr kėtė Ēobaj shpjegon: “Mėsuesit duhet tė kenė njė vlerėsim tė jashtėm nga inspektorėt pėr punėn e tyre. Pėr kėta ata janė njoftuar edhe paraprakisht”. Por, pėrveē monitorimit, inspektorėt pėrkatės, tė ndarė sipas lėndėve, do tė jenė edhe kėshillues tė mėsuesve pėr punėn qė ata duhet tė bėjnė pėr tė dalė me sukses nga provimi.
Vjetėrsia
Kushti kryesor qė njė arsimtar tė pranohet nė provimin e kualifikimit qė do tė zhvillohet nė muajin mars tė vitit 2009 ėshtė vjetėrsia e punės nė arsim. Sektori i Trajnimit dhe Kualifikimit nė DAR sqaron se provimeve tė kualifikimit do t’u nėnshtrohen vetėm punonjėsit qė deri mė datė 31 dhjetor 2008 plotėsojnė vjetėrsinė e mėposhtme tė punės nė arsim: nga 5 deri nė 9 vjet pėr shkallėn e tretė tė kualifikimit; nga 10 deri nė 19 vjet pėr shkallėn e dytė tė kualifikimit; 20 e mė shumė vjet pėr shkallėn e parė tė kualifikimit. Nė bazė tė kėtij kategorizimi, mėsuesi pėrfiton shtesė nė pagė, qė pėr kategorinė e tretė ėshtė plus 5 pėr qind, pėr tė dytėn plus 10 pėr qind dhe pėr tė parėn plus 20 pėr qind. Mėsuesi, i cili s’kualifikohet nė provim, nuk kualifikohet pėr nivelin pėrkatės qė ka kėrkuar, por ka mundėsi tė aplikojė sėrish vitin e ardhshėm. Mėsuesit qė plotėsojnė vjetėrsinė e punės duhet tė depozitojnė pranė drejtorive arsimore pėrkatėse dokumentet e nevojshme pėr regjistrim, tė cilat pėrfshijnė: diplomėn e shkollės sė lartė, portofolin e zhvillimit profesional, certifikatė personale me fotografi, dokument qė vėrteton vjetėrsinė e tyre nė punė, vėrtetim nga drejtoria e shkollės ku japin mėsim etj.

Ēfarė duhet tė pėrmbajė Portofoli i Zhvillimit Profesional
Portofoli i mėsuesit, sipas udhėzimit tė MASH-it duhet tė pėrmbajė:
Curriculum vitae (me fotografi)
Planin mėsimor vjetor (pėr njė lėndė dhe njė klasė tė caktuar)
Objektivat e arritjeve tė nxėnėsve pėr njė kapitull, nė tre nivele (nė njė lėndė dhe klasė tė caktuar)
Modele testesh tė hartuara prej tij (2-3 teste)
Planifikim i kurrikulės sė lirė (pėr njė lėndė tė caktuar) Vlerėsim pėr punėn e tij (nga vlerėsues tė jashtėm dhe tė brendshėm)

Kushtet
Provimeve tė kualifikimit do t’u nėnshtrohen vetėm punonjėsit, tė cilėt deri mė datė 31 dhjetor 2008, plotėsojnė vjetėrsinė e mėposhtme tė punės nė arsim:
nga 5 deri nė 9 vjet, pėr shkallėn e tretė tė kualifikimit
nga 10 deri nė 19 vjet, pėr shkallėn e dytė tė kualifikimit
20 e mė shumė vjet, pėr shkallėn e parė tė kualifikimit

Shtesa
Nė bazė tė kėtij kategorizimi, mėsuesi pėrfiton shtesė nė pagė qė pėr kategorinė e tretė ėshtė plus 5 pėr qind, pėr tė dytėn plus 10 pėr qind dhe pėr tė parėn plus 20 pėr qind. Mėsuesi, i cili s’kualifikohet nė provim, nuk kualifikohet pėr nivelin pėrkatės qė ka kėrkuar, por ka mundėsi tė aplikojė sėrish vitin e ardhshėm.

Fondi Ndėrkombėtar i Visegradit ofron bursa studimi

Fondi Ndėrkombėtar i Visegradit, themeluar nga qeveritė e katėr vendeve pjesėmarrėse nė grupin Visegrad (Ēeki, Sllovaki, Hungari dhe Poloni), nė kuadėr tė Programit tė Bursave Visegrad ofron bursa pėr studime universitare ose pasuniversitare pėr vitin akademik 2009-2010. Lajmi bėhet i ditur nga sektori i Marrėdhėnieve me Jashtė pranė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, i cili njofton se pėr njė informacion mė tė hollėsishėm lidhur me llojin e bursave qė ofrohen, mėnyrės sė plotėsimit tė formularit tė aplikimit si dhe tė pėrgatitjes sė dokumentacionit nga aplikanti, tė interesuarit duhet ti referohen adresės sė mėposhtme tė internetit: http://scholarships.visegradfund.org. Afati i fundit pėr plotėsimin e aplikimit on-line ėshtė data 30 janar 2009.




10 Janar 2009

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos