Postmodernizmi dhe kriza globale

Postmodernizmi ėshtė njė etapė veprimtarie estetiko-artistike, njė fushė globale intelektuale e kulturore, qė tėrheq nė vakumin e idealit estetik nostalgjinė lodėrtare, ironike pėr gjithė qytetėrimin modern dhe pėr avangardizmin e modernizmin, madje edhe mė gjerė. Ai ėshtė njė lloj rindėrtimi e revizionimi jo vetėm i modernizmit, por edhe i gjithė historisė sė kulturės artistike. Nga kėndvėshtrimi botėkuptimor i postmodernizmit bashkėkohėsia dhe historia e kulturės i nėnshtrohen njė vlerėsimi ironik dhe njė loje tė pėrkorė absolute tė fillesės estetike, qė tėrheq jo vetėm kategoritė tradicionale tė klasikės, por edhe tė modernizmit. Por, ndėrsa kėndvėshtrimi modernist i kthente kurrizin sė kaluarės, duke iu pėrmbajtur tė vetmit kah drejt sė ardhmes, postmodernizmi ėshtė i hapur pėr gjithė dimensionet e kohės, me pikėsynimin pėr tė rindėrtuar njė formacion tė qėndrueshėm e tė plotfuqishėm, qė s‘mundi t‘i realizojė asnjė drejtim i njėanshėm i jetės dhe i kulturės artistike. Postmodernizmi mėton tė arrijė atė qė nuk e arritėn avangardizmi e modernizmi nga qė u mungoi urtėsia globale e historisė sė jetės, qenies dhe kulturės, por sidomos edhe kėnaqėsia estetike e lojės dhe e ironisė. Nga njė rikujtim i disa varianteve tė harruara tė modernizmit, Postmodernizmi u kristalizua si njė premtim i madh pėr zgjerimin e hapėsirės sė lirė tė jetės e qenies njerėzore, por edhe drejt njė ringjalljeje tė kulturės artistike nė momentet e krizės sė modernizmit dhe tė globalizmit, duke vendosur nė qendėr tė fushės sė saj parime e koncepte, tė pėrftuara pėrmes revizionimit tė historisė. Ky koncept ėshtė aq i gjerė sa qė pėr tė pėrfshihen edhe fusha tė tjera tė qenies dhe ekzistencės sė njerėzimit nė kushtet e globalizimit tė shumanshėm botėror. "Termi postmodernizėm,-ka shkruar esteti amerikan, Ihab Hasan,- "vuan" nga njė lloj jostabiliteti semantik, kuptimor; ndėr dijetarėt nuk ekziston njė konsensus i qartė pėr kuptimin e tij. Kėshtu, disa kritikė me termin posmodernizėm e mendojnė atė qė tė tjerėt e qajnė avangardizėm, por ka edhe asish qė fenomenin e njėjtė e quajnė neo-avangardizėm, por ka edhe tė tillė qė po kėtė fenomen e quajnė thjesht - modernizėm".

Shpresat e Premtimit tė Madh tashmė u formuluan e ekzistojnė interpretime tė shumta e tė kundėrta, deri n‘atė shkallė sa qė tani ka ithtarė tė tij qė e shpallin tė pamundur njė shpjegim tė vetėm tė thelbit tė modernizmit, edhe si fushė e kulturės artistike, edhe si mbulim jo vetėm nga pesimizmi, por edhe nga optimizmi i relativizmit subjektivist pėr tė pranuar pluralizmin e konceptimit tė postmodernizmit dhe pėr ta vlerėsua atė ashtu siē ėshtė, njė realitet i larmishėm, qė po pėrcjell zhvillimin tekno-kulturor tė botės kėto pesė dekadat e fundit. Tani problemi bėhet edhe mė i ndėrlikuar, sepse nuk dyshohet mė se etapa e posmodernizmit ka pėrfunduar dhe nė fillimet e shekullit XXI njerėzimi ndodhet nė njė situatė tė re, edhe mė tė komplikuar teknike, sociale, kulturore, shpirtėrore, qė po quhet postnonklasike, njė formacion i sė ardhmes, qė po pėrcillet jo vetėm me njė kaos terminologjik, kritiko-teorike, por edhe me shpėrthime krizash ciklike tė qytetėrimit bashkėkohor. Prandaj, tani diskutimet rreth postmodernizmit janė mbyllur dhe tehu i tyre ėshtė drejtuar nė shpjegimin e dukurive e proceseve tė reja, qė pėrfaqėsojnė tė ardhmen e kulturės artistike tė shek.XXI. Gjithsesi, ata qė e studiojnė postmodernizmin si njė formacion historik, i japin njė shtrirje shumė tė gjerė nė kohė e nė hapėsirė. Njė nga hulumtuesit mė tė pėrkushtuar ndaj historisė sė postmodernizmit, amerikani Ihab Hasan ka pranuar njė moshė 150 vjeēare, duke pėrmendur pėrdorimin e parė tė termit "postmodernizėm" aty te viti 1870, kur u pėrdor nga artisti britanik Joh Watkins Chapman dhe nga shkrimtari latino-amerikan Frederiko de Onis, teksti i tė cilit u botua nė Spanjė mė 1934. Por kuptimi i kėtij termi ka evoluar gjatė kontinuitetit e ndėrprerjeve diskrete, tė diakronisė dhe sinkronisė deri sa u stabilizua pak a shumė pėrfundimisht si term qė shėnon njė formacion tė veēantė artistik, qė u shfaq nė fillim tė viteve ‘70 tė shek. XX, domethėnė pas modernizmit. I. Hasan ka venė nė dukje se deri edhe nė dy-tre dhjetėvjeēarėt e fundit, termi postmodernizėm, nuk ka fituar njė kuptim tė vetėm e tė pranuar nga tė gjithė tė interesuarit dhe kjo vjen ngaqė, siē shprehet studiuesi nė fjalė, "sejcili pėrpiqet ta pėrcaktojė ashu siē i duhet sejcilit", pėr kėtė arsye ndeshet njė numėr i madh pėrcaktimesh, qė nisen nga kritere shumė tė ndryshme, tė cilėt e vėshtirėsojnė edhe nė ditėt e sotme pėrcaktimin e postmodernizmit.

Janė dhėnė pėrcaktime qė nisen nga fenomene tė ndryshme kulturore e artistike historike, ose nga shfaqje tė veēanta tė reja ose mė tė hershme, por ka edhe pėrpjekje pėr ta vlerėsuar si njė formacion me shtrirje globale e mbarėbotėrore nė 50 vitet e fundit. Kėshtu, nga pikėpamja e autorėve nė posmodernizmin pėrfshijnė Sternin, Sadin, Blejkun, Lotramonin, Rembonė, Tzarė, Hofmajshtajn, Xhojsin e vonė, dhe me radhė pastaj Paund, Russo, Batali, Borhes dhe Kafka etj... I. Hasani brenda tėrėsisė sė postmodernizmit dallon duke u nisur nga klasifikimi i D.Bellas, dy tendenca qė i ndan nė liberale e autoritare, tė cilat gjithsesi i lidhin veēoritė e trajtave kryesore tė kėtij formacioni kulturor e artistik, sipas kushteve ekonomike, politike e socio-kulturore tė vendeve tė liberalizmit borgjez dhe tė vendeve me regjime totalitare, diktatoriale e autoritare. Por ai jep tė dhėna interesante, qė dėshmojnė pėr dallimet konceptuale tė ideve kryesore ngaqė me kuptimin e postmodernizmit janė marrė shumica e studiuesve kryesorė tė shekullit tė fundit; sipas specifikimit tė tij nė tė futen autorė qė janė marrė me tekstologji dhe semiotikė (Julia Kristeva, R.Eko), me hermeutikė (Pol Riker), me pedagogji edukatė (Rolan Bar), me shizo-analiza (Zhil Delez), me utopizėm virtual(Mishel Fuko), me gramatologji diferenciale(Zhak Derrida), me mutacionet gjenetike(Lesli Filder) e shumė tė tjerė. Gjithsesi, prirjet e gjithė kėtyre nuk ėshtė e mundur tė sintetizohen nė njė pėrcaktim tė vetėm e tė pėrgjithshėm. I.Hasan vė katėr atribute cilėsore tė postmodernizmit, megjithėse, nuk pretendon pėr tė mbyllur me tė debatet qė vazhdojnė edhe nė ditėt tona: "Herezia, heteromorfia, ekscentrizmi dhe indeterminizmi. Ne jetojmė nė njė univers njerėzor dhe habitim njėri tjetrin me arritjen e marrėveshjeje tė pėrbashkėt. Kultura e posmodernizmit varet ende edhe nga ky fakt" - ironizon nė fund autori i kėsaj sinteze(?!).

Por siē ndodh nė pėrgjithėsi, jehona e prirjeve tė reja tė qytetėrimeve moderne arrijnė me mjaft vonesė nė zonat e vendeve tė prapambetura, ky fenomen vihet re edhe nė vendin tonė, ku shkėputja e pėrshpejtuar e radikale nga monizmi dhe produkti i tij i "socrealizmit", na gjeti tė papėrgatitur pėr tė pėrballuar kohėn e humbur, gjė qė duket nė kaosin e ideve estetike, qė ndodhen nė takimin e parė tė dashurisė me ide dhe praktika artistike kuazi tė reja e nė fakt tė vjetra, qė u pėrkasin pa ekzagjerim gati dy shekujve tė kaluar. Disa e ndjejnė veten "modernė" kur mėsojnė diēka tė re mbi romantizmin ose simbolizmin, natyralizmin e impresionizmin. Tė tjerė kapen pas Shopenhauerit, Kierkegorit, Niēes, pasi janė ndarė si djalli nga temjani bga izma tė tjera, qė i njihnin me tė dėgjuar kryesisht dhe tė vulgarizuar nga ithtarė dogmatikė; tė tjerė pėrpiqen tė imitojnė kubizmin, futurizmin apo surrealizmin, pasi prej tyre janė ndarė ndonjė shekull mė parė autorėt e kėtyre drejtimeve; dhe tė tjerė qė mendojnė se kėto ditė ėshtė duke lindur modernizmi, pale postmodernizmi, dėshmojnė se pėrqafimet e befta e tė sinqerta me ta janė mė tė pėrshpejtuar kur nuk njihen objektet e pėrqafimit. Ata qė guxojnė tė angazhohen seriozisht nė diskutimet mbi postmodernizmin shqiptar nė shoqėrinė tonė monisto-pluraliste, nuk i njoftojnė lexuesit e tyre, si edhe redaktoret e brishta tė gazetave dhe tė masmediave, se postmodernizmi u ka ikur nga duart dhe ka hyrė nė histori. Ndoshta, pėr kėto arsye ne nuk duam ta pėrjashtojmė nga analiza tonė pas modernizmit edhe pos apo pasmodernizmin.

Pėr tė kuptuar burimet e postmodernizmit, fatin e tij dhe tė ardhmen bashkėkohore tė kulturės artistiko-estetike ne duam tė pėrmendim njė problem qė ėshtė diskutuar, por qė ka interes tė diskutohet mė tej edhe te ne. E kemi fjalėn pėr raportin midis modernizmit e posmodernizmit: A janė e njėjta gjė apo janė dy formacione tė ndryshme njėri nga tjetri?

Nė vitet ‘70-‘80 tė shek.XX, kur postmodernizmi po dallohej si etapė e pėrveēme artistike, ai mbėshtetej kryesisht nė disa praktika tė modernizmit, tė cilat nuk patėn sukses, ishin harruar gjatė dekadave tė marshimit tė modernizmit, si avangardizmi, futurizmi, naivizmi, ekzotizmi, dadaizmi, surrealizmi etj., qė pėrfshiheshin nė "modernizmin e ulėt, e parė" dhe qė supozohej se nuk kishin arritur tė ezauronin gjithė potencialin e tyre tė brendshėm, prandaj me kėto variante radikale avangardiste, moderniste, ithtarėt e "modernizmit permanent" shpresonin t‘i jepnin njė jetė tė dytė "modernizmit tė lartė" tashmė disi tė lodhur e tė pėrgjumur. Ata qė kishin kėto shpresa i pėrkisnin njė brezi tė ri studiuesish e krijuesish dhe pėrpjekjet e tyre pėr tė ringjallur modernizmin me imitime tė reja tė varianteve tė harruara tė tij, nuk mbetėn me kaq dhe, pasi u ėmbėlsuan me krijimet e tyre tė para, filluan tė besojnė se po hynin nė njė etapė tė re, domethėnė po hynin nė portat e postmodernizmit.

Pra, postmodernizmi nė pėrgjithėsi n‘atė kohė nuk pėrbėnte ndonjė etapė tė re artistike tė ndryshme nga modernizmi; ai po aktualizohej si njė vazhdim i drejtpėrdrejtė i modernizmit nė fundin e krizės sė tij. "Postmodernizmi bashkėkohor,- shkruan F.Jameson,- kudo mund tė vėshtrohet si premtim i kthimit dhe i rishpikjes, i rishfaqjes triumfuese, tė njė modernizmi tė lartė tė ri, tė pajisur me gjithė fuqinė e tij tė mėparshme dhe me njė jetė plot gjallėri".

Veēse duke mos sjellė nė fillim ndonjė ripėrtėritje e gjallėrim tė mirėfilltė tė modernizmit, ndonėse i ushqyer nė grazhdin e ideve dhe tė praktikave tė tij, zu tė dalė pėrtej tyre dhe tė pagėzojė njė etapė tė re. Nė pėrgjithėsi praktikat e postmodernizmit u ndėrtuan: sė pari, duke ringjallur njė varg konceptesh e praktikash moderniste tė sė kaluarės, qė s‘patėn nė kohėn e tyre jetė tė gjatė pėr shkak tė karakterit tė tyre tejet ekstravagant, nihilist. Midis kėtyre praktikave postmodernizmi u mbėshtet veēanėrisht nė eksperimentimet anarkiste tė dadaizmit, i cili nė vitet ‘20, pėr shkak tė karakterit skandaloz, nuk pati pėrhapje tė gjerė. Sė dyti, variantet e tjerė tė postmodernizmit u ndėrtuan duke i shpėnė deri nė skajet ekstreme disa dukuri, qė shfaqeshin nė trajta tė ndrojtura, tė formalizmit e natyralizmit modernist. Sė treti, disa variante tė postmodernizmit u ndėrtuan duke braktisur e goditur ligjet objektive estetike tė pėrvetėsimit artistik, duke u luhatur sa nė njėrin pėr shpjegim tė njėanshėm, aq nė ekstremin tjetėr tė kundėrt dhe nė bazė tė pajtimit eklektik tė koncepteve tė kundėrta. "Modernizmi dhe postmodernizmi, -thotė Ihab Hasani,-nuk janė tė ndarė me Perde tė Hekurt ose me Murin Kinez; shkaku se historia ėshtė si njė palimpsese, edhe kultura e pėrshkon kohėn e kaluar, kohėn e tashme dhe kohėn e ardhshme".

Duke mos u formatuar, si njė formacion i ndryshėm artistik e solid nė krahasim me modernizmin, ai nuk e mėnjanoi krizėn e modernizmit e tė idealit social-estetik. Kjo u shfaq edhe nė faktin se modelet e postmodernizmit zėvendėsoheshin me shpejtėsi tė madhe njėri nga tjetri. Nė qoftė se shkollat e para tė modernizmit e ruajtėn ndikimin e tyre 2-3 dekada, variantet e postmodernizmit nuk arrinin t‘i mbushnin as 3-4 vite. Shpejtėsia e zėvendėsimit nuk ishte shenjė vitaliteti, por e shterpėsisė krijuese, sepse nuk sillte vlera tė qėndrueshme e tė rėndėsishme tė reja. Ato nuk mundėn tė ruanin ndikimin pėr njė kohė tė gjatė, falimentonin shpejt dhe u lėshonin vendin modave tė reja. Kriza e idealit mbeti. Ja se ē‘thotė pėr shenjat e kėsaj krize nė librin e tij "Humanizmi i ri" esteti anglez B. Shvarc pėr atė kohė tė shfaqjes sė postmodernizmit: "Ne jetojmė nė mes tė vlerave tė rrėnuara. Njerėzit jetojnė nė atmosferėn e antagonizmave sociale, polarizimit, mjerimit, racizmit, seksizmit, dhunės, fatkeqėsive ekologjike dhe vdekjes shpirtėrore. Vlerat i ndėrtojnė mbi gėnjeshtrėn, iluzionet dhe konsumin patologjik, nė refuzimin e gjithė tė vėrtetave tė njohura".

Duke e ndjerė zbrazėtinė dhe mungesėn e njė themeli tė vėrtet burimor teorik, por edhe praktik tė modeleve tė mėparshme, postmodernizmi shumė shpejt hoqi dorė nga koncepsionet e praktikat e njohura moderniste dhe filloi pėrpunimi i njė platforme estetike e filozofike mė tė gjerė e mė solide pėr ta mbajtur gjallė pėr njė periudhė mė tė gjatė kohe dhe si njė formacion artistik e teorik i ndryshėm nga platforma qė kishte pasur "modernizmi i ulėt". Njė varg ithtarėsh tė postmodernizmit filluan tė shkėputen nga modernizmi, duke e quajtur nė fillim postmodernizmin njė revizionim tė modernizmit, kurse mė tej njė formacion tė ndryshėm prej tij. Hapi i parė dhe mė i rėndėsishmi ishte kthimi i tij drejt historizmit. Kjo gjė zu ta largojė disi nga lidhjet e drejtpėrdrejta me modernizmin, duke kėrkuar burime tė tjera mė tė vjetra. Kjo ka qenė njė hapje e madhe e karakterit metateorik nė estetikėn bashkėkohore dhe nė praktikat sidomos tė postmodenizmit. Kėtė kthesė e pat njoftuar Ēals Xhenksi, i cili e paralajmėroi interpretimin e postmodernizmit si njė "regresion" tė kapėrcimit tė pėrvojave dhe gjuhės sė modernizmit, si njė kėrkim gjuhėsh tė tjera tė ndryshme nga ato tė bashkėkohėsisė, domethėnė pėrtej avangardizmit, pėr njė "gjuhė historike", pėr "shmangien nostalgjike nga gjuha e modernizmit". Kjo ishte njė thirrje pėr tė mohuar nihilizmin ndaj sė kaluarės artistike, estetike e kulturore, pėr tė pranuar ndėrtimin e postmodernizmit, ose mė mirė tė gjithė kulturės moderne tė shek.XX-XXI nė bazė tė pėrvojave tė larmishme pluraliste tė gjithė historisė sė kulturės artistike: "Me kėtė, pėrkundėr bindjeve tė kundėrta, kundėrshtarėve tė tendencave tė reja u ėshtė dhėnė argumenti se nė fushėn e arkitekturės konfirmohet ajo qė mund tė njihej si tendencė e pėrgjithshme kah nostalgjia dhe, me kėtė kah antimodernizmi. Barazimi midis historizmit dhe artit, nga njėra anė, dhe regresionit nostalgjik nė praktikėn e pėrgjithshme jetėsore, nga ana tjetėr, ėshtė bėrė modeli themelor i teorisė sė postmodernizmit".

Nga ky orientim metateorik kemi qenė nisur edhe ne, kur e kthyem vėshtrimin tonė nga e sotmja drejt historisė sė pėrgjithshme botėrore tė "Universit Estetik" I,II,III dhe afirmimit tė konceptit tė njė estetike integrale pluraliste, qė pėrthith si pėrvojat e klasikės, ashtu edhe tė nonklasikės historike e bashkėkohore. Kjo do tė thotė se "Postmodernizmi ėshtė mirė tė kuptohet njėherėsh edhe si shembje, pėrmbysje edhe si kontinuitet, vazhdimėsi, ku tė dy perspektivat janė edhe komplemetare, edhe tė pėrveēuara,- pohon I. Hassan.-Shikimi apolonian, i lartėsuar edhe me abstraksionin, vėren vetėm bashkimet historike; ndjenja dionisiane, e ndjeshme deri nė verbėri, prek vetėm momentin e pėrveēimit, ndarjes. Ndėrkohė postmodernizmi, pėrmes grishjes sė njėkohshme tė dy hyjnive, pajton tė dy kėto shikime. Identiteti e diferenca, bashkimi dhe ēarja, afria dhe revolta, tė gjitha kėto duhet tė respektohen nėse duam tė merremi me histori, pėr tė kuptuar njėkohėsisht nė dy aspekte: atė tė strukturės hapėsinore, mentale dhe tė rrjedhės kohore, fizike, atė tė modelit e tė ndodhisė tė rastit".

Praktikat qė ekspozoheshin si modele tė reja tė posmodernizmit ringjallėn modelet e "modernizmit avangardist", qė kish tė bėnte me shembuj nga mė ekstravagantet, ekscentrike, qė refuzonin gjithė traditat e klasikės si: pop-arti, arti kinetik, op-arti, poezia konkretiste, aletėrsia, arti kibernetik, teatri absurd, arti elektronik, bodi-arti, kiē-arti, hiperrealizmi, arti pa barriera, fotorealizmi, georealizmi, arti i Mohimit tė Madh etj., por nė kėto modele po revizionoheshin modifikoheshin konceptet e praktikat e modernizmit "tė parė e tė dyte"; pati hapėsirė edhe pėr disa variante tradicionale e tė reja tė neorealizmit, gjė qė dėshmonte pėr largimin pėrherė e mė tė ndjeshėm nga nihilizmi estetik. Nė kėtė kuadėr brenda postmodernizmit bashkekzistojnė pėrvojat e gjithė drejtimeve estetikisht tė vetėmjaftueshme, jo vetėm tė varianteve tė nonklasikės sė mėparshme, por edhe ekzistenca e llojeve mė tė reja tė drejtimeve artistike. "Ne tė gjithė jemi, mė duket, njėkohėsisht nga pak viktorianė, modernė e posmodernė,-shkruan I. Hasani,-dhe njė shkrimtar mundet, gjatė jetės sė tij, tė shkruajė me lehtėsi si vepra moderniste, ashtu edhe ato postmoderniste. Krahasoni p.sh., "Portretin e artistit nė rini" me "Zgjimin e Fineganit" tė Xhejms Xhojsit. Thėnė mė pėrgjithėsisht, nė njė nivel tė caktuar tė abstraksionit narrativ, ka mundėsi qė Modernizmi vetvetiu tė asimilohet drejtpėrdrejt nė Romantizėm, Romantizmi tė lidhet me Iluminizmin, ky i fundit me Renesansėn, dhe kėshtu mė tej, nėse jo deri tek Olduvai Xhorxhi, atėherė sigurisht deri nė Greqinė e lashtė".

Por ky zė zu tė dėgjohej mė fort dhe u bė mė i fuqishėm opinioni i specializuar profesional, se postmodernizmi pėrbėn njė formacion tashmė tė hapur, tė kristalizuar edhe si mendim teorik edhe si praktikė artistike, madje edhe si dukuri kulturore me perspektivė tė madhe drejt sė ardhmes. Ky opinion pėrcillet edhe me njė shpjegim mė tė thellė e mė tė argumentuar, duke e vlerėsuar postmodernizmin edhe si kapėrcim tė gjendjes sė artit nė krizė, edhe si njė formacion e pėrpjekje e re pėr tė konturuar njė epokė tė re artistike, embrionet e sė cilės kanė lėshuar rrėnjė nė dekadat e fundit tė shek.XX, por e cila do tė determinojė edhe shumė anė tė fizionomisė sė kulturės artistike, tė mėnyrės sė jetesės, tė mendimit filozofik, politik, me njė fjalė, tė qytetėrimit tė pritmė nė shek.XXI. Elementet pėrbėrėse, ingredientėt e postmodernizmit tashmė shikohen jo vetėm, si filiza fillestarė, por si rrugė magistrale e zhvillimit tė kulturės artistike drejt sė ardhmes. Pėr shkak tė njė kuptimi tė tillė pozitiv tani u jepet rėndėsi jo vetėm filizave artistike tė postmodernizmit, por po aq edhe mendimit filozofik, politik, kulturor e social, qė po konsolidohen nėn etiketėn e postmodernizmit.

Ėshtė e vėrtetė se jemi dėshmitarė tė kristalizimit tė kontureve relativisht tė qarta tė njė qytetėrimi tė ri, nė themelet e tė cilit qėndron njė bazė e re tekniko-materiale, me sistemin e ri tė mjeteve moderne tė komunikimit (interneti, imeli, aparaturat dixhitale, robotėt etj.), me shpikje e zbulime tė reja elektronike, shkencore e teknologjike, qė po ndryshojnė edhe sistemin e marrėdhėnieve ekonomike tė prodhimit dhe tė mėnyrės sė jetesės, qė kompletohet edhe me politika tė reja tė afirmimit tė demokracisė e liberalizmit parlamentar, tė drejtat e liritė e njeriut dhe me tė mira materiale e komoditete jetese tė admirueshme, madje edhe me fenomene tė reja krizash ekonomike e sociale. Nėse po lind e po zhvillohet njė qytetėrim i ri material, ai do tė pjellė edhe njė univers tė ri kulturor, intelektual, shpirtėror, prandaj edhe artistik, qė mėton tė jetė postmodernizmi. Ndonjė nga studiuesit mė tė hershėm (Liotar) e ndonjė mė i vonė (Frederik Xhemson), ashtu si edhe Fuko pohojnė se ne jemi tė pėrfshirė e jetojmė brenda njė konteksti tė ri tė tė menduarit por edhe tė tė qenit. "Nė vend tė tundimit,-shkruan Xhemson,-se a duhet denoncuar vetėkėnaqėsia e postmodernizmit, si njė simptomė e fundit e dekadencės ose duhen pėrshėndetur format e reja si paralajmėruese tė utopisė sė re teknologjike dhe teknokrate, duket mė i saktė vlerėsimi i krijimit tė ri kulturor, duke u nisur nga hipoteza vepruese mbi modifikimin e pėrgjithshėm tė vetė kulturės dhe ristrukturimit social tė kapitalizmit tė vonė, si sistem". Po tė jetė kėshtu, atėherė postmodernizmi, ndryshe nga modernizmi, po hedh shtat mbi themele mė solide transformimesh sociale materiale e kulturore dhe, pėr pasojė, do tė ketė njė tė ardhme tė madhe, do tė jetė kopertura e qytetėrimit tė ri. Pėr kėtė arsye ka mendimtarė, qė i atribuojnė postmodernizmit funksionin e njė utopie tė re nė njė kohė kur njerėzimi ėshtė zhgėnjyer me "Metarrėfimet", domethėnė me falimentimin e projekteve tė mėdha tė utopive tė shek.XX. Afirmimi i postmodernizmit do tė jetė mė i mundshėm mbi kėtė bazė se sa ai i modernizmit, i cili s‘arriti tė bėhet zė i "socializmit real", por jetoi brenda hapėsirave tė kapitalizmit, si me thėnė, "klasik", dhe prandaj u gjet nė shėnjestrėn e kryqėzimit tė goditjeve tė njėhershme edhe si dukuri "borgjeze" edhe si dukuri "antiborgjeze"; postmodernizmi kėrkon njė bazė mė reale e mė tė gjerė nė qytetėrimin bashkėkohor nė rritje, duke qenė njė shprehje e njė diskontinuiteti nė raport me kohėn e modernizmit, madje edhe me vetė kėtė.

Duke e parė si njė formacion intelektual, shkencor, shpirtėror e artistik tė lidhur ngushtėsisht me qytetėrimin e ri, a mund tė pėrfytyrohet ecja e tij pėrpara si njė marrshim triumfal, i pandalshėm, gjithnjė fitimtar, i pa rrezikuar nga asgjė regresive dhe retrograde? Ndarja, pėrveēimi nga utopitė e falimentuara do tė mjaftonte qė tė nxirrej njė mėsim i madh, qė tė kuptohej se "progresi" nuk realizohet si njė vijė e drejtė, nuk ėshtė njėlinear me kah tė vetėm nga poshtė lart; ai ėshtė gjithnjė kontradiktor, realizohet nėpėrmjet zigzagesh dhe luhatjesh herė pėrpara e herė prapa; por kėsaj ligjėsorie tė pėrgjithshme nuk mund t‘i shpėtojė as qytetėrimi i ri, qė ėshtė i mbarsur jo vetėm me fitore, por edhe me humbje, qė ėshtė i rrezikuar nga konflikte tė reja tė pritme, por qė mund tė jenė mė katastrofikė e mė pak tė shmangshėm, siē janė ndotja ekologjike, shfrytėzimi irracional i burimeve energjetike dhe i begative natyrore, dalja jashtė kontrollit njerėzor tė progresit shkencor e teknologjik, rreziqet qė vijnė nga pėrparimi i shumanshėm i informatikės dhe i inxhinierisė gjenetike, ndryshimet cilėsore tė klimės planetare etj. Dhe s‘ka asnjė arsye tė besojmė se edhe postmodernizmi nuk ka pėr t‘u shpėtuar rreziqeve, qė ngjallin dyshime qysh nė hapat e para tė zhvillimit tė tij.

Rreziqet janė tė shumėllojtė; njėri vjen nga ideja tunduese joshėse pėr ta pėrfytyruar si njė gjedhė apo model etern, tė pėrjetshėm, tė pakapėrcyeshėm, tė pashtershėm. Pėrvoja historike tregon se modele absolute bukurie e arti s‘ka dhe s‘mund tė ketė. Prandaj, pėr tė shmangur iluzionet e gabimet e ithtarėve fanatikė e entuziastė tė disa drejtimeve artistike moderniste, qė e shpallnin secilin prej tyre si "revolucion kopernikian", si "pėrmbysje revolucionare", si fillim i historisė sė vėrtetė tė kulturės artistike, qė nė tė kaluarėn ėshtė sorollatur nėpėr hapėsira tė errėta, tė turbullta, qė e ka humbur kot kohėn e kaluar; kurse pėrvoja historike tregon se stilet, etapat e reja artistike, i nėnshtrohen ligjit tė dialektikės, domethėnė kalojnė nga faza embrionale, nė maja tė lulėzimit e pastaj shterrin, veniten e nė fund tė fundit, pavarėsisht nga epėrsitė qė kanė pasur, u lėshojnė vendin dukurive e prirjeve tė reja, nė qoftė se s‘kanė aftėsi t‘u pėrshtaten ndryshimeve tė jetės ose tė reformohen. Koncepti mbi karakterin historik, relativ tė artit do t‘ishte koncepti mė i saktė pėr ta orientuar postmodernizmin qė tė shmangte gabimet e pėrsėritura tė sė kaluarės, qė tė ishte njė formacion i hapur edhe pėr fundin e tij, edhe pėr risi tė paparashikuara, njė integrim i klasikės dhe nonklasikės.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos