Medea -personazh antik apo aktual? Natyre femerore apo jo femerore?

Ese analizuese /argumentuese

"Ky diskutim qe po ngre, disave mund t'iu duket i kote, ndersa ato qe nuk i ndajne interesat e tyre letrare nga gjithe ajo rrjete komplekse raportesh qe lidh mes tyre interesat e ndryshem njerezor, e kane kete ceshtje qe po trajtoj gjithnje per zemer."

(marre nga shkrimi kritik "Thelbi i ceshtjes" botuar per here te pare me 1955, nga Italo Calvino).

Raisa Simoni

Po e filloj kete ese me nje thenie te shkrimtarit me te famshem italian te Pasluftave, sepse tema qe do te trajtoj mund t'i duket pa interes dhe teper specifike atyre qe nuk e perdorin letersine si burim pasioni apo historine letrare si busull kulturore.

Analiza e nje personazhi i jep hapsire letersise te veproje mbi historine, i jep mundesi historise te diktoje letersine ne pjesen me te vetedijshme te saj: te studiosh njeriun, historine e tij, t'i gatitesh fushen e betejes per jeten, t'i matesh ndjeshmerine e vrullin moral, peshen e fjales, simboliken, kendveshtrimet; pra gjithe ato gjera qe vetem letersia dhe jo politika apo filozofia mund t'i deshifroje ne natyren njerezore.

Shpesh ndjejme se duhet pa dyshim ta kuptojme nje personazh qe ta duam. Kjo ndodh edhe ne shembujt me te pare te historise se letersise; me personalitetet me te pathyeshem e me krenare; me krijesat me te paetiketueshme e me klasike: me personazhet antike...

Personazh negativ apo pozitiv? I ri apo i vjeter? Kryenec apo i guximshem? Simbolik apo funksional? I eger apo me tharm? Antik apo aktual?

Pa dyshim qe Medea ka tiparet e epokes antike kur eshte shkruar per here te pare. C'ankthe te mahnitshme, te egra e tragjike, shperthime te terbuara demoniake, me c'mendime; ndjenja e veprime ekstreme e percakton fatin e saj vetegjykues.

Gjate periudhes se antikitetit audiences (publikut) se perbere nga aristokrate, filozofe, perandore, popuj e tirane, iu desh ta pranonin nen hijen e dyshimit Medean, ta donin e ta perbuznin brenda heshtjes se shpirtit, te mundoheshin t'a kuptonin e t'ia pervetsonin thelbin brenda mendjes se tyre; nen zhurmen e duartrokitjeve qe ata vete i dhuronin kur kjo Mede i mrekullonte ne skene.

Edhe menyra se si vete Euripidi e donte kete krijese te frymemarrjes se tij mendore eshte me se kontradiktore: duke e veshur me veset me te keqija, me guximin per aktet me te denueshme, me egersine me te peshtirshme; si per te vene ne prove vetvleresimin (qendresen, rezistencen) e saj, impaktin e saj me shoqerine, vendin e saj ne historine e letersise, reflektimin e saj (rikthimin, rievolimin, rievokimin) e saj ne mijevjecaret qe do vinin. Si per te vene ne prove (per ta cuar ne peshe) ndjeshmerine dhe inteligjencen e brezave nder 2500 vjet ( viti 480 p.e.s-lindja e autorit deri ne shek.XXI). Si per te pyetur: a mund t'a doni me integritet kete personazh, pa e pelqyer me eufori?

A mund t'a ruani te paster respektin per te deri ne epoken kur nga antihero te kthehet ne nje model shoqeror me se aktual ashtu sic e kam parashikuar une ne enderren time te peperseritur e te pakshyeshme (asnje nga personazhet e tij tragjike Fedra, Ifigjenia, Dionisi nuk perqasen nga kompleksiteti me Medean), kur devijimi i vizionit, nen ethet e gjenialitetit me thuri nje krijese kaq ekspresive, te papermbajtur e komplekse sa Medea. Ajo ndryshon ngjyre, dritereflektim, dinamike, kuptim e identitet, e pare nga sy te ndryshem, qofte te se njejtes epoke. Megjithese Euripidi shkroi pas saj edhe per protagoniste te tjere tragjike: si Fedra vetevrasese apo Ifigjenia, ai nuk prodhoi kurre me nje krijese me te dashur e me te rrezikshme se Medea...



Te pakte kane qene ata qe guxuan te shkruanin e duke shkruar t'i vinin kufinj ketij burimi mijevjecar kontradiktash. Edhe vete lumi nga e mori per t'a jetesuar Euripidi Medene, pra mitologjia, mbetet evazive ne vazhdimin e rrjedhes se jetes se saj duke na dhene disa versione: mund te jete kthyer tek i ati ne Kolkide, mund te jete perzene nga Egjeu, ose mund te jete bashkuar me Akilin ne fushen e Elizeut ( referuar "Fjalorit te mitologjise greke"). Ne antikitet ajo u trajtua vetem nga Seneka, ndersa ne kohet moderne u trajtua vetem nga ata te guximshem qe e perqasen me aktualitetin (kohet moderne).

Duket se qe prej shfaqjes se ketij personazhi kult gjithmone njerezit, madje edhe vete artistet kane preferuar me mire t'a jetesojne ne skene se sa ne libra (interpretuar per here te pare ne teatrot e Europes nga italiania Maria Callas, deri tek e famshmja Anna Katerina Antonaci dhe Guiseppe Filianotti ne pallatin e Luiggi Cherubinnit ne ditet e sotme); si per t'i shpetuar kafshimit fatal te Medeas se pakuptuar e te keqinterpretuar.

E megjithate une guxoj....I bashkohem opinionit te Shilerit (autor gjerman shume i famshem, i cili edhe ne nje nga vjershat e tij me te njohura "Ndarja e Tokes" merr spunto nga vete mitologjia) te cilit iu duk kaq bashkekohor Euripidi me " Medean" e tij, sa u cudit se si mund t'i bashkangjisnin ato me epoken e antikiteti grek.

...dhe dal ne perfundimin se vetem me realisti i tragjedianeve greke, me popullori i filozofeve aristokrate mund te krijoje nje lemsh te tille energjie, kontradiktash dhe vetkundershtimesh si Medea; nje energji qe projekton vetem ne drejtim te se ardhmes; gjithnje duke na lene pyetje, duke na e sfiduar simpatine, duke u shfaqur me shume fytyra, nje personazh qe mund te jete aktual ne cdo epoke qe e evokojme.

Pa dyshim qe Euripidi qe ndryshe nga te tjeret qe ne momentin qe ngriti gjithe ate pluhur ne ndergjegjen dhe shqisat e shoqerise me nje personazh femer (me te paren PROTAGONISTE). Vetvetiu lind pyetja me e natyrshme, me kurioze, me e guximshme, por njekohesisht me pak etikja: Medea kishte natyre femerore apo mashkullore?

Vete mitologjia i serviri autorqve dhe qytetrimeve antike figura dhe modele femqrore teper lirike. Mbase sepse vetem me to mund te ekuilibroheshin dhe ushqeheshin shoqerite e hershme luftarake. Ndoshta vetem te luajturit e ketij roli i jepte nje prioritet gruas. Kjo gjendje e adhurueshme e pasive ishte nje mjet per te mbijetuar ne shoqerite e para civile maskiliste.

Mitologjia eshte plot gra me bukuri statuore si Aferdita, me nimfa te ndeshkuara ne menyre romantike si tre Hiret ("Fjalor i miotlogjise") qe gjithmone i dorezohen fatit te percaktuar nga forma te ndryshme te pushtetit, ne kete rast fatit te percaktuar nga figura e supremacise se pushtetit mashkullor : Zeusit(si ne qyteterimin grek). Te gjitha vdesin apo denohen pa fjale, pa kundershtime, plot lirizem e adhurim. Izolda vuan ne pendese fajin e saj te dashurise ne ferr duke iu nenshtruar institucionit te ndeshkimit moral ne raport me shoqerine dhe pushtetin hyjnor: Zotin (sic ndodh te kantika e Ferrit te Dante Aligerit). Shenjtja Mari dhe Maria Magdalena pranuan vdekjen e Krishtit duke iu nenshtruar pushtetit shoqeror (periudha e qyteterimit romak) dhe duke pritur shperblim nga ai hyjnor. Zhulieta romantike e Shekspirit iu nenshtrua fatkeqsise duke vrare veten kur nuk arriti ate qe deshi. Ndersa Medea kishte personalitet autokton dhe te lire.

Mes ketyre figurave letrare dhe fetare ka edhe plot figura te tjera shoqerore te cilave njerezit iu perkushtuan dhe i adhuruan shume me teper se Medea. Duke u bazuar tek nje shprehje e eseistit Borges: "Syte shohin ate qe jane mesuar te shohin", mund te them se shoqeria njerezore u mesua kaq shume me keto modele (figura) kaq pambarimisht lirike dhe romantike sa Medea mbeti nje perjashtim ne kohet e saj, ndoshta pjeserisht edhe ne kohet e sotme.

Por po te shohim thelbin e saj pa egersine dhe ashpersine e shemtuar, veme re se ajo eshte shume e ngjashme me konceptin aktual te femres: nuk eshte aspak e nenshtruar ndaj pushtetit si nimfat, aspak e penduar ndaj shoqerise dhe zotit si Izolda, aspak ne pritje te nje mirenjohjeje a gjykimi hyjnor si Shen Meria, aspak fataliste dhe e dorezuar si Zhulieta...Artsitja e famshme italiane Anna Katerina Antonacci qe interpreton Medean ne ditet e sotme thote: " Ndihem bosh ne fund te cdo interpretimi sepse nje personazh kaq ekspresiv dhe kokforte duket sikur nuk i nenshtrohet asgjeje".

Ashtu si personalitetet e sotme moderne: ajo vendos vete per fatin e vet, vendos te behet pjese aktive e shoqerise per mire a per keq, e ben rolin e gruas pjese funksionale te saj...Ne kete kendveshtrim Euripidi, me largpamesi gjeniale predikon i pari frymen feministe qe vetem koha ku jetojme po e ve ne pune.

E pra natyra e saj autoktone dhe energjia e saj vepruese nuk e privojne nga tiparet femerore. Ashtu sic thoshte sopranoja Maria Callas: "Nje figure kaq e lodhshme dhe emocionale nuk mund te ishte vecse femer.".

Ne nje pamje te pare menyra se si e shpreh e para dashurine ndaj Jasonit dhe jo ai ndaj saj, duket si nje hap jo shume femeror por ne vazhdim te ngjarjeve zbulohet krejt e kunderta...Ne fund te fundit a nuk eshte nje tipar tradicional i femres ne shoqeri qe kur zgjedh apo dashuron dike braktis familjen bashke me autoritetin e pushtetit te pare mashkullor: babane. Ashtu sic ndodh ne ceremonite martesore; kur rruga pershkohet bashke me babane deri kur ndahesh ne altar;ashtu sic ndodh ne dasmat tradicionale shqiptare (ndikuar pikerisht nga figurat pagane, qe rrjedhin nga politeizmi, qe eshte thelbi i mitologjise) mes qindra gjesteve dhe veprimeve simbolike ajo qe bie me shume ne sy eshte pikerisht momenti i vajtimit te vajzes kur le shtepine aterore, si per te thene se prioriteti i saj tashme eshte familja e re, figura e re mashkullore e referimit.

Ashtu sic beri Zhulieta kur u arratis nga familja per te ndjekur Romeon, ashtu sic iu perkushtua princesha Sisi Francit, duke u bere perandoria me e mire austriake, me e devotshme dhe me histori personale me fatale (Elizabetta a Badiscl, figure politiko-shoqerore qe iu kushtuan shume vepra artistike), ashtu beri edhe Medea. A nuk eshte tipar i devotshmerise femerore fakti qe kesaj familjeje, ketij burri, ketij froni, atyre trashegimtareve ajo u sherbeu dhe u dha prioritetin. I konsideroi gjene me te rendesishme, prandaj kur u zhgenjye, shkaterroi pikerisht keto, duke vrare e djegur edhe mbreterine deri ne lumin Stiks (sipas "Fjalorit te Mitologjise" lumi qe ndan boten e gjalle nga mbreteria e Hadit, i ashtuquajturi "Lumi i urrejtjes".).

Antiket i rindertuan femrat e mitologjise duke i ngjyruar me apicitet (Atena-u perpunua nga mitologjia romake), fryme tragjike dhe dramatike(Euripidi- me tragjedine e Fedres dhe dramen e Ifigjenise), por Medea nuk mund te rilindte e kurohej vecse prej rilindasit te pare ("Biografia e Euripidit": poet realist, pershtat mitet sipas nevojave te personazhit, ne qender te vemedjes se tij qendron gjithnje njeriu) dhe feministit te pare:Euripidit.

Medea eshte nje personazh qe nuk e gjykoj, as nuk e perkrah, por ndaj se ciles vazhdoj te jem kurioze. Analiza qe u perpoqa t'i bej, me erdhi natyrshem kur degjova ca keqkuptime ndaj saj si personazh. Me vjen natyrshem te perpiqem ta kuptoj por edhe ta mbroj sepse: ajo eshte nje palimpest- letrar, shoqeror, historik, filozofik, psikologjik qe i sherben njerezimit...Nje personazh i shumefishte, nje personalittet plot maska, nje nga figurat me komplekse dhe me moderne te historise...dhe te mendosh se nuk ka jetuar por ka ekzistuar te secili prej nesh.

Raisa Simoni, nxenese ne vitin e trete, gjimnazi privat "Drita e Diturise", Tirane


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Koha Jonë

Publikuar nga: Koha Jonë

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos