Verifikime tė tjera pėr listat e tė persekutuarve

09/01/2009  Dėmshpėrblimi i tė pėrndjekurve, shoqatat takojnė ministrin e Drejtėsisė

Listat e dėmshpėrblimit tė tė persekutuarve nga regjimi i mėparshėm do tė jenė sėrish nė verifikim. Kjo do tė thotė se lista e miratuar nga qeveria nuk ėshtė pėrfundimtare dhe se do tė ketė tė tjerė emra qė do tė pėrfitojnė pas mbylljes sė verifikimit tė statusit.

Kreu i Institutit tė tė Pėrndjekurve Politikė, Simon Miraka, ka pohuar se listat e miratuara nga qeveria nuk janė pėrfundimtare, pasi do tė bėhen verifikime tė tjera. Kėta tė fundit kanė edhe njė takim me kreun e dikasterit tė Drejtėsisė Enkeled Alibeajn, ku ka rezultuar se verifikimet pėr kėtė kategori do tė vijojnė ende. Shpėrndarja konkrete e kompensimit sipas ligjit pėrkatės pėrcakton qė tė nisė nė muajin mars shpėrndarja e kėsteve tė kompensimit pėr kategoritė qė kalojnė sitėn e verifikimit dhe zyrtarizojnė periudhėn e dėnimit tė vuajtur. Pėrkundrejt kėtij fakti pak ditė mė parė zėvendėsministri i financave Sherefedin Shehu ka pohuar se me buxhetin e pėrcaktuar si dhe me listėn e parė pėrfituese tė miratuar nga qeveria nė mbyllje tė vitit 2008 dėmshpėrblimi mund tė nisė brenda kėtyre ditėve. Konkretisht ėshtė pėrcaktuar data 15 janar si afati nė tė cilin mund tė nisė shpėrndarja e fondit tė dėmshpėrblimit pėr tė 1100 emrat e miratuar edhe nga qeveria. Megjithatė, shuma qė do tė pėrfitojnė, pėrveēse do tė shpėrndahet me kėste, do tė jetė dhe e kufizuar nė masė. "Shuma e kėtyre pėrfituesve do tė jetė e limituar. Ligji thotė se do tė paguhet me tetė kėste, ēka do tė thotė se secili nuk mund tė marrė mė shumė se 1/8, pėr tė ruajtur kriterin e barazisė dhe tė drejtėsisė. Njėkohėsisht nuk mund tė marrė mė pak se 100 mijė lekė dhe mė shume sesa 1 milion. Pra, ka dhe njė limit tė sipėrm", - ka pohuar Shehu.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos