Vrasėsit e policėve tė Fushė-Krujės

07/01/2009  “Beteja” pėr ekstradimin e Dritan Rexhepajt drejt dėshtimit, Italia e kėrkon pėr vete

Prokuroria kėrkon burg pėrjetė pėr dy tė akuzuarit dhe 20 vjet heqje lirie pėr tjetrin

TIRANE- Prokuroria jep pretencėn me burg pėrjetė pėr vrasėsit e dy policėve tė Fushė-Krujės, teksa i kėrkuari kryesor i kėsaj masakre, vrasėsi me pagesė Dritan Rexhapaj duket se nuk do tė ekstradohet sė shpejti nė Shqipėri, pasi akuzohet pėr disa krime nė Itali. Mėsohet se vetė Dritan Rexhepaj, gjatė hetimit tė kryer nė Holandė ka shprehur dėshirėn pėr tė mos u ekstraduar nė drejtim tė Shqipėrisė, pėr shkak tė frikės sė tij nga hakmarrja. Sakaq, pėr dy tė pandehurit Sokol Halilaj dhe Dritan Rexhepaj u kėrkua burgim i pėrjetshėm, ndėrsa akuza kėrkoi masėn e dėnimit me burg me 20 vjet pėr tė pandehurin tjetėr Shefqet Seferi. Rexhepaj akuzohet pėr trafik droge, largim nga ambientet e burgut, vrasje me pagesė, falsifikime dokumentesh, etj.

Beteja pėr ekstradim

Prokuroria e Pėrgjithshme si dhe Ministria e Drejtėsisė kanė humbur betejėn me autoritetet italiane, pėr ekstradimin nga Holanda (u arrestua nė vitin 2006 nė Amsterdam) nė Shqipėri, tė shumė kėrkuarin Dritan Rexhepaj. Burime pranė organit qendror tė akuzės konfirmuan ditėn e djeshme se vrasėsi i dy efektivėve tė policisė sė Fushė-Krujės ėshtė ekstraduar nė shtetit italian. Pikėrisht nė kėtė vend, Rexhepi akuzohet pėr veprat penale tė “trafikimit tė lėndėve narkotike” si dhe “falsifikimit tė dokumenteve”. Aktualisht janė mbledhur tė gjitha provat sė bashku nga organi i akuzės dhe zyra e Interpol Tiranės dhe dosja ka mbėrritur nė Ministrinė e Drejtėsisė. Kjo e fundit ka kryer edhe pėrkthimin e plotė tė akteve tė dosjes nė gjuhėn italiane, ku i ka nisur ato nė drejtim tė Italisė me shpresėn se kjo e fundit do tė vendosė pėr ekstradimin e Rexhepit nė Shqipėri. Nė dosje, Prokuroria e Pėrgjithshme ka kėrkuar ekstradimin e 29-vjeēarit Dritan Rexhepi nė drejtim tė Shqipėrisė.

Pretenca e Prokurorisė

Dy personave qė vranė dy punonjės tė policisė nė vitin 1999, tashmė do t’u duhet tė pėrballen me vuajtjen e dėnimit me burgim tė pėrjetshėm. Kjo ėshtė masa e dėnimit qė kėrkoi dje organi i Prokurorisė pėr dy tė pandehurit Sokol Halilaj dhe Dritan Rexhepaj. Po dje akuza kėrkoi masėn e dėnimit me burg me 20 vjet pėr tė pandehurin tjetėr Shefqet Seferi. Njėri nga tė pandehurit Dritan Rexhepaj ėshtė nė mungesė. Ata akuzohen pėr ekzekutimin e dy policėve tė Krujės, Arben Keqit dhe Durim Kasmit, si dhe Ramė Bakiut, pronari lokalit. Pas akuzės radhėn e ka mbrojtja pėr tė paraqitur konkluzionet e saj e mė pas gjykata do tė shprehet me vendim. Ndėrkohė tė pandehurit qė ndodheshin nė sallėn e gjyqit nuk kanė pranuar akcizėn. Ata janė shprehur se nuk kanė lidhje me vrasjen dhe asnjėherė nuk kanė qenė pjesė e ndonjė skenari tė pėrgatitur nė bashkėpunim.

Largimi nė zyrėn e shefit tė Antiterrorit

Arratia “si me magji” nga burgu i Durrėsit

Vlonjati Rexhepaj kishte ndryshuar emrin nga Gramoz nė Dritan. I dyshuar pėr njė mal me akuza nė Shqipėri dhe Itali, i dėnuar mė parė me 2 vjet burg, Rexhepaj kishte mundur tė fitonte shkollėn e Drejtėsisė nė Universitetin "Nėnė Tereza", nė Tiranė. Studenti i vitit tė parė tė Juridikut ėshtė arrestuar me pistoletė nė brez nga forcat e Drejtorisė sė Policisė sė Durrėsit dhe nga oficerė tė Policisė Kriminale nė Drejtorinė e pėrgjithshme tė Policisė. Grupi operacional arrestoi Seferin me Tafėn. Gjykata kishte lėshuar nė mėnyrė tė fshehtė masat e "arrestit me burg" pėr Rexhepajn, Seferin dhe Tafėn. Ata akuzoheshin pėr ekzekutimin e dy policėve tė Krujės, Arben Keqit dhe Durim Kasmit, si dhe Ramė Bakiut, pronari i lokalit. Ky i fundit ka rezultuar viktimė e pafajshme, pasi objektiv ishin vetėm dy policėt. Sa spektakolar ishte arrestimi i Rexhepajt, po aq i tillė do tė ishte edhe arratisja e tij. I gjendur nė zyrėn e shefit tė Antiterrorit tė Policisė sė Durrėsit, Rexhepaj ishte i vetėm nė pritje tė mbėrritjes sė avokatit tė tij. Nuk i ėshtė dashur tė presė hekura, as tė vrapojė. Vetėm sa ka hapur derėn dhe ka kaluar qetėsisht krejt korridorin e katit tė parė dhe mė pas ka kaluar oborrin duke dalė nga dera kryesore. Mungesa e Rexhepajt do tė binte nė sy tė policisė vetėm gjysmė ore pas largimit tė tij. Policia ėshtė vėnė nė alarm, por koha kishte qenė e mjaftueshme pėr Rexhepajn qė tė zhdukej.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos