Policia e Burgjeve, ministri “pėrfiton” emėrimin e shefave

 

Ministri i Drejtėsisė pėrfiton tė drejtėn pėr emėrimin e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Burgjeve dhe shefat e sektorėve nė kėtė institucion. Kompetenca e kreut tė dikasterit tė Drejtėsisė ėshtė miratuar nė ligjin e ri pėr Policinė e Burgjeve, i cili ėshtė dekretuar nga Presidenti Topi nė fund tė vitit 2008 dhe hyn nė fuqi nė ditėt e para tė kėtij viti. Nėse emėrimi i drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Burgjeve ka qenė njė kompetencė qė ministri i Drejtėsisė e ka pasur edhe mė parė, duket se tė drejtat e tij pėr emėrime nė Policinė e Burgjeve janė zgjeruar dukshėm, duke i garantuar pėrfaqėsuesit tė ekzekutivit tė drejtėn e emėrimit tė shefave tė sektorėve tė Policisė sė Burgjeve.
Ligji i ri
Ligji i ri pėr Policinė e Burgjeve i dekretuar nga Presidenti mė 29 dhjetor 2008 ndalon mbajtjen e armėve vdekjeprurėse nė institucionet e vuajtjes sė dėnimit. Dokumenti me nr. 10032, datė 11 dhjetor 2008, parashikon se armėt qė mund tė mbajnė punonjėsit gjatė shėrbimit brenda nė burg, pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave, siç duket duke nėnkuptuar se mjete tė tilla mund tė jenė paralizuese. Sipas ligjit, i cili pas dekretimit nga Presidenti mė 29 dhjetor 2008 ėshtė botuar nė Fletoren Zyrtare dy ditė mė pas, Policia e Burgjeve organizohet nė sektorėt e mėposhtėm: paraburgimet dhe burgjet, shoqėrimi, armatim-municioni, ndėrlidhja dhe informacioni. Pranė çdo burgu vendoset dhe funksionon shėrbimi i posaçėm i ruajtjes sė sigurisė. Nė ligjin e ri, Policisė sė Burgjeve, nė raste tė veçanta i ngarkohet edhe detyra e sigurimit dhe ruajtjes sė objekteve tė ndryshme nė varėsi tė Ministrisė sė Drejtėsisė sipas pėrcaktimeve qė mund tė bėjė kreu i kėtij institucioni. Ligji parashikon se marrėdhėniet e punės pėr policėt e burgjeve ndėrtohen nė bazė tė Kodit tė Punės tė Republikės sė Shqipėrisė. Koha e punės dhe e pushimit njėsohet me atė tė administratės publike, pushimi vjetor i pagueshėm ėshtė 30 deri nė 45 ditė kalendarike. Ligji parashikon kompensim nė lekė pėr rastet e pushimit tė padhėnė si dhe pėr orėt shtesė nė punė. Nė raste fatkeqėsish apo gėzimesh familjare, punonjėsi i Policisė sė Burgjeve ka tė drejtė pėr shtatė ditė leje tė pagueshme ose 1 muaj leje pa tė drejtė page dhe pa llogaritje tė kėtij intervali kohor nė vjetėrsinė e punės.
Shėrbimi
Njė punonjės i Policisė sė Burgjeve qė ndodhet nė pagesė kalimtare dhe qė i plotėson kriteret pėr tė vazhduar karrierėn, ka mė shumė shanse tė punojė nė kėtė sektor sesa kandidatėt e regjistruar pėr herė tė parė. Ligji i ri parashikon se punėsimi nė Policinė e Burgjeve bėhet me konkurrim. Kriteret e pėrgjithshme pėr pranim nė punė, tė cilat pėrcaktohen nga ligji i ri, kanė tė bėjnė me shtetėsinė e aplikantit, zotėsinė pėr tė vepruar, gjendjen shėndetėsore, fizike dhe mendore, arsimi pėrkatės dhe gjendja gjyqėsore.
Drejtori i Pėrgjithshėm
Sipas ligjit tė ri, drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Burgjeve emėrohet dhe lirohet nė detyrė nga ministri i Drejtėsisė nė bazė tė propozimit tė drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Burgjeve. Pėr drejtorin e Pėrgjithshėm tė Policisė, ligji ka vendosur kriteret e mėposhtme: arsimi i lartė dhe shėrbimi nė Policinė e Burgjeve ose Policinė e Shtetit pėr tė paktėn tre vjet me gradė madhore. Pėrgjegjėsit e sektorėve nė Policinė e Burgjeve emėrohen nga ministri i Drejtėsisė me propozim tė drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Burgjeve, specialistėt nė Drejtorinė e Policisė sė Burgjeve apo punonjėsit e rolit bazė emėrohen nga drejtori i Pėrgjithshėm i Burgjeve me propozim nga drejtori i Policisė sė Burgjeve. Transferimi i punonjėsve bėhet me pėlqimin e tyre dhe vetėm nga drejtori i Pėrgjithshėm i Burgjeve me propozim nga drejtori i Policisė sė Burgjeve. Punonjėsit qė nuk pranojnė transferimin mund tė ankohen brenda 30 ditėve tek titullarėt pėrkatės. Komandimi i policėve tė burgjeve bėhet nga Drejtori i Pėrgjithshėm i Burgjeve dhe kjo periudhė nuk mund tė zgjasė mė shumė se tre muaj. Gjatė kėsaj kohe, punonjėsit tė transferuar i ruhet vendi i punės ku merr pagėn. Lirimi nga detyra nė Policinė e Burgjeve ndodh kur punonjėsi jep dorėheqjen, mbush moshėn e pensionit, humbet aftėsinė pėr tė kryer detyra shtetėrore, shkurtohet funksioni nga ristrukturimi, dėnohet me vendim gjykate tė formės sė prerė ose ndaj tij merret masė disiplinore "largim nga Policia e Burgjeve". tr.so

Paga bazė mbi gradėn, nė fundviti shpėrblimi shkon deri nė njė rrogė

TIRANE - Ligji i ri pėr Policinė e Burgjeve parashikon se "paga e punonjėsve caktohet sipas gradės dhe funksionit qė mban marrėsi i saj". "Paga mujore pėrbėhet nga paga bazė, pra paga pėr gradė dhe shtesat mbi kėtė bazė pėr kushte tė tjera tė veçanta gjatė shėrbimit", thuhet nė ligj. Sipas tij, punonjėsit e Policisė sė Burgjeve pėrfitojnė nė fund tė çdo viti financiar njė shpėrblim sipas vlerėsimit tė punės deri nė njė pagė mujore. Njė sistem i tillė i pagave dhe vlerėsimit nė kėtė aspekt, duket se ėshtė bazuar nė skemėn e pėrdorur nga Policia e Shtetit, e cila gjithashtu vitin qė shkoi kreu njė reformė totale mbi gradat dhe hierarkinė nė radhėt e saj, duke vendosur edhe pagėn mujore tė efektivave nė varėsi tė kėtyre pėrcaktimeve. Ajo qė bie nė sy ėshtė pėrcaktimi nė ligjin e Policisė sė Burgjeve, se punonjėsit e kėsaj strukture nė çdo fundviti financiar mund tė marrin shpėrblime qė arrijnė deri nė vlerėn e njė page mujore.



Skema, si merren 8 gradat nė hierarkinė e “gardianėve”

Trazhgim Sokolaj

Ligji i ri i Policisė sė Burgjeve ka parashikuar njė sistem krejtėsisht tė ri nė strukturėn e gradave, tė cilat konsiderohen si elementi bazė qė pėrcakton pagėn e punonjėsit.
Skema parashikon gjithsej tetė grada tė grupuara nė tre lloje funksionesh qė pėrfshijnė gjithė hierarkinė dhe strukturėn funksionale tė Policisė sė Burgjeve. Ligji parashikon se hierarkia nė sistemin e gradave tė Policisė sė Burgjeve vendoset sipas renditjes: drejtues, komisar, inspektor. Brenda tė njėjtit rol, hierarkia e punonjėsve tė Policisė sė Burgjeve pėrcaktohet nga grada, ndėrsa hierarkia pėr punonjėsit me tė njėjtėn gradė pėrcaktohet nga funksioni si dhe pėr funksionet e njėjta, hierarkia pėrcaktohet nga vjetėrsia nė gradė. Ligji parashikon se ngritja nė gradė nga "inspektor" deri nė "drejtues i parė" bėhet me proces vlerėsimi konkurrues, ku pėrfshihen raportet e vlerėsimit tė punės dhe njė provim pėr testimin e aftėsive tė aplikantėve. Sipas ligjit, grada "nėninspektor" i jepet punonjėsit tė rolit bazė qė nė momentin e fillimit tė punės pėr pėrfundimin e kursit bazė nė qendrėn e trajnimit. Punonjėsit e policisė qė konkurrojnė dhe hyjnė nė qendrėn e trajnimit, mbajnė gradėn dhe pagėn e tyre ekzistuese si gjatė kursit, ashtu edhe pas pėrfundimit tė tij. Sipas ligjit tė ri, ngritja nė gradėn "inspektor" bėhet pas pėrfundimit me sukses tė periudhės 2-vjeçare tė provės pas tė cilės ndiqet njė kurs formimi nė qendrėn e trajnimit. Ngritja nė gradėn kryeinspektor bėhet pas pėrfundimit tė periudhės 2-vjeçare tė provės pas tė cilės ndiqet njė kurs tjetėr trajnimi. Ligji njeh tė drejtėn qė punonjėsit e policisė me arsim tė lartė qė kanė plotėsuar 2/3 e qėndrimit nė gradė mund tė konkurrojnė nė procesin e pėrzgjedhjes pėr ngritjen e gradės nga "kryeinspektor" nė "nėnkomisar". Nė vjetėrsinė pėr efekt grade, sipas ligjit llogaritet edhe koha e ndėrprerjes sė karrierės pėr shkak tė paaftėsisė sė pėrkohshme shėndetėsore, si pasojė e sėmundjes a dėmtimit, paaftėsisė shėndetėsore qė nuk ka ardhur nga puna deri nė 6 muaj, pezullimit apo largimit pėr shkaqe disiplinore dhe pezullimit deri nė fund tė hetimeve penale. Sipas ligjit tė ri, nė vjetėrsinė pėr efekt grade nuk llogaritet koha e ndėrprerjes sė karrierės pėr shkak tė lejes sė pėrfituar pa tė drejtė page dhe pezullimeve pėr shkaqe disiplinore. Sipas ligjit, ngritja nė gradė e punonjėsit nėnkupton ngritjen e tij nė detyrė dhe njė veprim i tillė bėhet vetėm pėr tė plotėsuar vendet e lira nė çdo gradė. Nė urdhrin pėr dhėnie grade, komisioni pėrkatės pėrcakton edhe funksionin qė do tė ketė punonjėsi pėrfitues. Ngritja nė gradė bėhet vetėm pas pėrfundimit me sukses tė kursit tė trajnimit pėr atė gradė. Nė sistemin e gradave, ashtu si edhe nė disa aspekte tė tjera tė ligjit tė ri tė Policisė sė Burgjeve, duket se shembulli ka qenė ligji i Policisė sė Shtetit i miratuar vitin qė kaloi dhe i futur nė zbatim po nė 2008-ėn.

Sistemi i gradave nė burgje

Roli Bazė
    Nėninspektor
    Inspektor
    Kryeinspektor

Roli i Mesėm
    Nėnkomisar
    Komisar
    Kryekomisar

Roli i Lartė
    Drejtues
    Drejtues i Parė


Koha pėr kalimin nė gradė

Nga Inspektor nė Kryeinspektor        2 vjet

Nga Kryeinspektor nė nėnkomisar       2 vjet

Nga nėnkomisar nė komisar                 3 vjet

Nga komisar nė kryekomisar                3 vjet

Nga kryekomisar nė Drejtues               3 vjet

Nga Drejtues nė Drejtues i Parė       4 vjet



Grada madhore, firma e drejtė e ministrit

TIRANE - Pas tė drejtės pėr tė bėrė emėrimin e shefave tė sektorėve nė Policinė e Burgjeve, ligji i ri parashikon se ministri i Drejtėsisė ka tė drejtėn tė japė edhe gradat madhore dhe tė pėrcaktojė komisionet pėr miratimin e tyre. Sipas ligjit tė ri tė Policisė sė Burgjeve, ngritja deri nė gradėn "kryeinspektor" bėhet me urdhėr nga drejtori i Pėrgjithshėm i Burgjeve. Mė tej, ngritja nė gradėn komisar bėhet me urdhėr tė drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Burgjeve mbi bazėn e propozimit tė bėrė nga komisioni pėrkatės. Ngritja nė gradėn e rolit mė tė lartė bėhet nga ministri i Drejtėsisė me propozim nga komisioni pėrkatės pėr dhėnien e gradave. Sipas ligjit tė miratuar sė fundi, edhe komisionet pėr gradat e tjera pėrcaktohen me urdhra tė Policisė sė Burgjeve apo Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Burgjeve, ndėrsa komisioni pėr dhėnien e gradave madhore, pėrcaktohet nga vetė ministri i Drejtėsisė. Ky i fundit ka tė drejta sipas ligjit tė ri edhe nė dhėnien e masave disiplinore nė Policinė e Burgjeve, kur masa tė tilla u adresohen punonjėsve qė mbajnė grada tė nivelit tė lartė.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos