Vendime tė miratuara nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave  

V E N D I M


PËR

MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR REGJISTRIMIN E TREGUESVE  GJEOGRAFIKË”

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė neneve 177, 180, 182, e 202, tė ligjit nr.9947, datė 7.7.2008, “Pėr pronėsinė industriale”, me propozimin e ministrit tė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Kėshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin e rregullores “Pėr regjistrimin e treguesve  gjeografikė”, sipas tekstit, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi.

2. Ngarkohet Drejtoria e Pėrgjithshme e Patentave dhe Markave pėr zbatimin e kėtij vendimi.

3. Urdhri nr.5, datė 5.12.1994, i Komitetit tė Shkencės dhe Teknologjisė, “Rregulla pėr emėrtimet e origjinės”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

***

V E N D I M


MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR REGJISTRIMIN E  MARKAVE DHE TË SHËRBIMIT”

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė neneve 145-155, 161-164, 166, 175 e 202, tė ligjit nr.9947, datė 7.7.2008, “Pėr pronėsinė industriale”, me propozimin e ministrit tė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Kėshilli i Ministrave

V E N D O S I :

4. Miratimin e rregullores “Pėr regjistrimin e markave dhe tė shėrbimit”, sipas tekstit, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi.

5. Ngarkohet Drejtoria e Pėrgjithshme e Patentave dhe Markave pėr zbatimin e kėtij vendimi.

6. Urdhri nr.3, datė 4.12.1994, i Komitetit tė Shkencės dhe Teknologjisė, “Rregulla pėr markat”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

***


V E N D I M


PËR

MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR LËSHIMIN E PATENTAVE PËR SHPIKJET DHE MODELET E PËRDORIMIT”

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė neneve 11, 17, 18, 20, 24, 26, 29-31, 34, 35, 49, 50, 70, 75, 97, 99 e 202, tė ligjit nr.9947, datė 7.7.2008, “Pėr pronėsinė industriale”, me propozimin e ministrit tė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Kėshilli i Ministrave

V E N D O S I :

7. Miratimin e rregullores “Pėr lėshimin e patentave pėr shpikjet dhe modelet e pėrdorimit”, sipas tekstit, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi.

8. Ngarkohet Drejtoria e Pėrgjithshme e Patentave dhe Markave pėr zbatimin e kėtij vendimi.

9. Urdhri nr.4, datė 8.12.1994, i Komitetit tė Shkencės dhe Teknologjisė, “Rregulla pėr patentat, modelet e pėrdorimit dhe disenjot industriale”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

***


V E N D I M


PËR
 
ZBATIMIN E PROGRAMEVE PËR RUAJTJEN IN-SITU TË RACAVE AUTOKTONE TË BAGËTIVE TË IMËTA

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė nenit 60, tė ligjit nr.9426, datė 6.10.2005, “Pėr mbarėshtimin e blegtorisė”, tė ndryshuar, si dhe tė nenit 10, tė ligjit nr.9936, datė 26.6.2008, “Pėr menaxhimin e sistemit buxhetor nė Republikėn e Shqipėrisė”, me propozimin e ministrit tė Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit, Kėshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Programet pėr ruajtjen In-situ tė racave autoktone tė bagėtive tė imėta zbatohen pėr ato raca dhe/ose ekotipe, tė cilat shpallen “Raca/ekotipe nė gjendje kritike pėr t’u zhdukur”, sipas pėrcaktimit tė aneksit 1, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi.

2. Ngritjen, pranė Ministrisė sė Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit, tė komisionit tė vlerėsimit pėr gjendjen dhe nivelin e rrezikut tė zhdukjes nė racat/ekotipet autoktone tė bagėtive tė imėta. Veprimtaria e kėtij komisioni pėrcaktohet me rregullore tė ministrit tė Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit.

3. Ngritjen, nė drejtorinė rajonale tė bujqėsisė, ushqimit dhe mbrojtjes sė konsumatorit, tė komisionit tė identifikimit tė racave/ekotipeve tė bagėtive tė imėta nė rrezik pėr t’u zhdukur, i cili tė drejtohet nga inspektori i zooteknisė.

4. Njė ndėr hallkat kryesore tė programeve pėr ruajtjn In-situ tė racave dhe/ose ekotipeve autoktone tė bagėtive tė imėta, tė shpallura “Raca/ekotipe nė gjendje kritike pėr t’u zhdukur”, ėshtė zbatimi i pagesės, njė herė nė vit, e fermerėve, qė janė pronarė tė tufave, qė do tė pėrfshihen nė kėto programe.

5. Masa e pagesės tė jetė: 2 000  (dy mijė) lekė, pėr riprodhues femėr, dhe 3 000 (tre mijė) lekė, pėr riprodhues mashkull, tė matrikuluar. Kjo pagesė zbatohet jo mė pak se 4 vjet, pėr çdo racė/ekotip, tė shpallur “Racė/ekotip nė gjendje kritike pėr t’u zhdukur”. Pagesa ndėrpritet me shpalljen e vendimit pėr kapėrcimin e gjendjes kritike pėr t’u zhdukur.

Pėr realizimin e kėsaj pagese, nė buxhetin e shtetit tė parashikohen, çdo vit, 4 500 000 (katėr milionė e pesėqind  mijė) lekė.

6. Efektet financiare, qė rrjedhin nga zbatimi i kėtij vendimi, tė pėrballohen nga buxheti vjetor, i miratuar pėr Ministrinė e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit.

7. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit pėr zbatimin e kėtij vendimi.

Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


***

V E N D I M

PËR
 
KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI NGA MINISTRIA E MBROJTJES BASHKISË SARANDË TË SIPËRFAQES 10 000 (DHJETË MIJË) M2, PJESË E PRONËS NR.696, “BAZA NDIHMUESE”, SARANDË, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË
SË MBROJTJES”

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė neneve 13 e 15, shkronja “c”, tė ligjit nr.8743, datė 22.2.2001, “Pėr pronat e paluajtshme tė shtetit”, tė ndryshuar, dhe tė neneve 2, shkronja “c”, 5, 7 e 8, tė ligjit nr.8744, datė 22.2.2001, “Pėr transferimin e pronave publike tė shtetit nė njėsitė e qeverisjes vendore”, me propozimin e ministrit tė Mbrojtjes, Kėshilli i Ministrave

V E N D O S I:

8. Sipėrfaqja 10 000 (dhjetė mijė) m2 , pjesė e pronės, me numėr rendor 696, “Baza ndihmuese”, Sarandė, nė pėrgjegjėsi administrimi  tė Ministrisė sė Mbrojtjes, sipas vendimit nr.515, datė 18.7.2003, tė Kėshillit tė Ministrave, “Pėr miratimin e listės sė inventarit tė pronave tė paluajtshme shtetėrore, tė cilat i kalojnė nė pėrgjegjėsi administrimi Ministrisė sė Mbrojtjes”, t’i kalojė nė pėrgjegjėsi administrisė bashkisė sė Sarandės, pėr t’u pėrdorur pėr zgjerimin e varrezave publike tė qytetit.

9. Sipėrfaqja 10 000 (dhjetė mijė) m2 , pjesė e pronės me numėr rendor 696, “Baza ndihmuese”, Sarandė, sipas genplanit pėrkatės, tė hiqet nga lista e inventarit, qė i bashkėlidhet vendimit nr.515, datė 18.7.2003, tė Kėshillit tė Ministrave.

10. Bashkisė sė Sarandės i ndalohet tė ndryshojė destinacionin e pėrdorimit tė pronės sė pėrcaktuar nė kėtė vendim, ta tjetėrsojė ose t’ua japė nė pėrdorim tė tretėve.

11. Ngarkohen ministri i Mbrojtjes, ministri  i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, ministri і Brendshėm, kryeregjistruesi і Pasurive tė Paluajtshme tė Republikės sė Shqipėrisė, si dhe bashkia e Sarandės tė ndjekin procedurat e nevojshme pėr zbatimin e kėtij vendimi.

Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


***


V E N D I M


DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.502, DATË 16.4.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR ADMINISTRIMIN E KONVIKTEVE TË SISTEMIT ARSIMOR PARAUNIVERSITAR”


Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė nenit 11, tė ligjit nr.8652,     datė 31.7.2000, “Pėr organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, tė ndryhsuar, tė  nenit 44, tė ligjit nr.9936, datė 26.6.2008, “Pėr menaxhimin e sistemit buxhetor nė Republikėn e Shqipėrisė”, dhe tė nenit 10, tė ligjit nr.10025, datė 27.11.2008, “Pėr buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit tė Arsimit dhe Shkencės, Kėshilli i Ministrave


V E N D O S I :


1. Pas pikės 5, tė vendimit nr.502, datė 16.4.2008, tė Kėshillit tė Ministrave, tė shtohen pikat 5.1 dhe 5.2, me kėtė pėrmbajtje:

“5.1.  Njėsive tė qeverisjes vendore, pėr administrimin e konvikteve tė sistemit arsimor parauniversitar, t’u shtohen, respektivisht, 151 punonjės edukativė, sipas listės, qė bashkėlidhet kėtij vendimi, tė cilėt pakėsohen nga numri i pėrgjithshėm i punonjėsve, miratuar pėr Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės.

Efektet financiare pėr kėta punonjės tė pėrballohen nga fondet e miratuara nė buxhetin e vitit 2009, pėr Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės, tė cilat tė kalojnė si pjesė e grantit tė pakushtėzuar nė buxhetin e njėsive tė qeverisjes vendore.

5.2. Punonjėsit edukativė, qė shtohen, tė jenė me arsim tė lartė pėr mėsuesi.”.

2. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencės, Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe njėsitė e qeverisjes vendore pėr zbatimin e kėtij vendimi.


Ky vendim hyn nė fuqi mė 1.1.2009 dhe botohet nė “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


 

 

 

 

 

 

 

 

 


   

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


   

 

 

 


29/12/2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Keshilli i Ministrave

Publikuar nga: Keshilli i Ministrave

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos