Spitali “Mbretėresha Geraldinė” nderim dhe mirėnjohje pėr mjekėt dhe mamitė pensioniste

Tė gjithė mjekėt dhe mamitė pensioniste, tė cilat me punėn e tyre gjatė shumė viteve kanė punuar nė shėrbim tė nėnės dhe fėmijės nė Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik (SUOGJ) “Mbretėresha Geraldinė”, do tė nderohen nė njė ceremoni tė veçantė nga Drejtoria e kėtij spitali, ditėn e hėnė nė mjediset e Hotel "Tirana International".
Zėdhėnėsja e SUOGj “Mbretėresha Geraldinė”, Ervina Nuri tha tė shtunėn pėr ATSH-nė se “Drejtoria e spitalit, me rastin e Festave tė fundvitit do tė organizojė aktivitetin ‘Mirėnjohjeje’, pėr tė nderuar personelin mjekėsor tė dalė nė pension ndėr vite, qė me punėn e tyre kanė dhėnė njė ndihmesė tė vyer nė rritjen e vazhdueshme tė cilėsisė tė shėrbimit ndaj nėnės dhe fėmijės”.
"Qė nė fillimet e punės sė tij, Materniteti i Tiranės, (sot Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik ‘Mbretėresha Geraldinė’) ka pasur personel jo vetėm profesionalisht tė aftė, por dhe human dhe tė pėrkushtuar", tha zėdhėnėsja Nuri.  Sipas saj, personelit, pėr nder tė tė cilit do tė zhvillohet aktiviteti, do t’u shpėndahen Çertifikata Mirėnjohjeje.
Spitali Obstetrik Gjinekologjik "Mbretėresha Gerladinė" nė Tiranė, i krijuar qė nė vitin 1936 dhe i njohur nė atė kohė me emrin “Nėna dhe fėmija”, ofron shėrbimet gjinekologji, obstetrikė, patologji, neonatologji (pediatri), si dhe labotarorė. Nė tė kryhen me mijėra analiza tė ndryshme, qoftė tė hospitalizuar, qoftė dhe ambulatore, nga mė tė thjeshtat deri tek ato hormonalė.
Numri i shtretėrve nė kėtė spital arrin nė 150 pėr tė rriturit, 62 pėr fėmijė, prej tė cilėve 12 inkubatorė dhe 40 tė zakonshėm. Çdo vit spitali pėrballon njė volum tė madh pune. Sipas statistikave, nė vitin 2005 numri i lindjeve ishte 5800, nė vitin 2006 zbriti nė 5800, nė vitin 2007 u rrit nė 5600, ndėrkohė qė nė 6 mujorin e parė tė vitit 2008, numri i lindjeve ishte 2600.
Nė fillim tė qershorit tė kėtij viti, spitali “Mbretėresha Geraldinė” ėshtė pajisur me Qendrėn e Pranimit tė Urgjencave, e cila konsiderohet nga drejtuesit e kėtij materniteti si pika mė e rėndėsishme e takimit tė pacientėve me stafin mjekėsor pėr pėrcaktimin e diagnozės dhe dhėnien e ndihmės sė parė. Pėrurimi i kėsaj qendre pėrkoi me 1 vjetorin e vizitės sė znj. Laura Bush nė maternitetin “Mbretėresha Geraldinė” nė 10 qershor 2007.

...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta 55

Publikuar nga: Gazeta 55

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos