Studimi: Tirana, Durrėsi dhe Fieri, me ndotje akustike mbi nivelet e lejuara



Prej vitesh, ndotja akustike vijon tė jetė nė nivele tė larta. Ministria e Mjedisit publikon tetė qytetet me ndotjen mė tė lartė





Bori makinash, zhurmė nga trafiku i rėnduar, automjete tė vjetra, ose tė konsumuara, e njė mori faktorėsh tė tjerė kanė bėrė qė tetė qytete shqiptare tė kenė ndotje tė lartė akustike, nė nivel, qė specialistėt e quajnė alarmante. Nga viti nė vit niveli i zhurmave pėson rritje drastike. Nė krye tė listės vijon tė jetė Tirana, e cila ka njė nivel mbi normat e lejuara tė ndotjes akustike. Sipas studimit tė Ministrisė sė Mjedisit, rezulton njė rritje e vlerave mesatare tė nivelit tė zhurmave natėn nė stacionet pranė kryqėzimeve me trafik intensiv, nė qytetet Tiranė, Durrės dhe Fier, ndėrkohė qytetet e tjera kanė nivel tė njėjtė ndotjeje me vitin e kaluar. Sakaq, nė qytetet e tjera zhurmat natėn janė brenda niveleve tė lejuara, bėhet e ditur nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave. Burimet kryesore tė zhurmės sė mjedisit, sipas specialistėve, pėrfshijnė trafikun ajror, trafikun rrugor, trafikun hekurudhor, industritė, ndėrtimin dhe punėt publike, si dhe rrethinat. Burimet kryesore tė zhurmės sė brendshme janė sistemet e ventilimit, aparaturat (makinat e zyrave), aparatet shtėpiake etj.

Ndotja zanore, veēanėrisht e rėndė, nė vendet nė zhvillim, siē ėshtė dhe vendi ynė, i detyrohet kryesisht trafikut rrugor. Por, ndryshe nga shumė probleme tė tjera tė mjedisit, ndotja nga zhurma vazhdon tė evoluojė dhe tė krijojė njė numėr ankesash nė rritje tė asaj pjese tė personave qė janė tė ekspozuar.

Monitorimi

Monitorimi i zhurmave urbane ėshtė kryer nė 45 stacione monitorimi, nė 8 qytete kryesore, me njė popullsi prej 1.093.829 banorėsh, qė pėrbėn mbi 30 pėr qind tė popullsisė tė Shqipėrisė (3.401.198 banorėsh, referuar INSTAT-it). Po kėto qytete, sipas tė njėjtit burim tė dhėnash, kanė mbi 60 pėr qind tė automjeteve nė qarkullim.

Qėllimi i monitorimit ėshtė njohja e nivelit tė ndotjes akustike nė pika tė ndryshme tė 8 qyteteve tė vendit, pėr tė dhėnė mundėsinė qė tė gjykohet mbi masėn e ekspozimit tė popullatės ndaj zhurmave nė ditėt e sotme, mbi ndėrtimin e banesave, nė lidhje me rrugėt me trafik tė madh dhe me qendrat industriale. Duke qenė se trafiku rrugor ėshtė njė dukuri e karakterit tė rastėsishėm ose pseudo tė rastėsishėm, monitorimi i zhurmave tė prodhuara prej tij u krye pėr njė kohė matjeje prej maksimalisht 5 ditė. Monitorimi ėshtė pėrqendruar nė pikat e nxehta tė trafikut tė kėtyre qyteteve, brenda zonave tė banuara dhe ku densiteti i trafikut ėshtė mė i madh. Nė secilin qytet janė pėrcaktuar stacionet e monitorimit tė zhurmave nė zonat mė problematike qė mund tė shkaktojnė ndotje akustike, ndėrsa janė kryer monitorime tė vazhdueshme pėr tė parė nivelin gjatė ditės dhe natės. Qyteti i Tiranės ka numrin mė tė madh tė stacioneve tė monitorimit, pėr shkak tė popullsisė dhe qarkullimit rrugor mė tė madh.

Bazuar nė vlerat e monitorimit, nė shumicėn e rretheve tė tilla, si Tirana, Durrėsi, Vlora dhe Fieri janė vėnė re ndryshime tė vogla nė rritje nė disa pikave, krahasuar me njė vit mė parė dhe ka dhe ulje nė disa tė tjera.

Nė periudha dite, vihen re vlera tė larta tė zhurmave nė tė gjitha qytetet, tė cilat variojnė nė kufijtė e 70 decibel, por pėrjashtuar qytetin e Tiranės, qė vazhdon tė ruajė nivelet e tij tė larta (74 decibel). Ndėrkohė, bazuar nė vlerat e monitorimit, vihet re ngritja e nivelit nė qytete tė tjera me njė rritje nga 2-3 dhe nė raste tė veēanta si Korēa dhe Saranda nė 4 decibel.

Pėr qytetin e Tiranės, vlera mesatare mė e lartė ditėn ėshtė nė pikėn e monitorimit nė kryqėzimin e “21 Dhjetorit”, tek “Vasil Shanto”, si dhe nė kryqėzimin tek Drejtoria e Policisė, me 74 decibel, ndėrsa natėn vlera mesatare mė e lartė ėshtė nė kryqėzimin e “21 Dhjetorit” me 65 decibel. Nė qytetin e Durrėsit, pika me vlera mė tė larta tė zhurmės qoftė ditėn, edhe natėn, ėshtė zona tek ish-Mapoja, pėrkatėsisht 71 decibel ditėn dhe 53 decibel natėn.

Nė qytetin e Fierit, vlera mė e lartė ditėn ėshtė nė zonėn pėrballė bankės (tregu) me 69 decibel dhe mė e larta natėn tek kryqėzimi pėr Vlorė me 48 decibel.

Nė qytetin e Shkodrės, vlerat mė tė larta tė zhurmės ditėn dhe natėn janė pėrkatėsisht 72 decibel tek Tregu i Shumicės dhe 44 decibel natėn tek zona pėrballė xhamisė. Ndėrsa, nė qytetin e Vlorės vlerat e zhurmės janė 71 decibel vlera mesatare ditėn tek zona pėrballė hotel “Bolonjės” dhe 43 vlera mesatare natėn tek kryqėzimi i hyrjes.

Nė qytetin e Sarandės vlera mesatare ditėn ėshtė 72 decibel tek kryqėzimi pėr Lagjen Kodėr dhe vlera mesatare natėn tek Tregu i Valutės me 41 decibel. Nė qytetin e Korēės, kėto vlera paraqiten 70 decibel ditėn dhe 44 decibel natėn, pėrkatėsisht tek kryqėzimi i hyrjes dhe tek Tregu i Shumicės.

Nė Elbasan, vlera mesatare ditėn rezulton tė jetė tek kryqėzimi (Fusha e Loparit) me 72 decibel dhe vlera mesatare natėn tek po ky kryqėzim me 44 decibel.

Bazuar nė vlerat e monitorimit, rezulton se nė shumicėn e rretheve tė tilla, si Tirana, Durrėsi, Vlora dhe Fieri janė vėnė re ndryshime tė vogla nė rritje nė disa pika krahasuar me njė vit mė parė dhe ka dhe ulje nė disa tė tjera.

Krahasuar me vitet 2005-2006, del qartė ndryshimi i nivelit tė zhurmave urbane tė 8 qyteteve nga viti 2005 nė vitin 2006 e mė tej. Vlerat mesatare ditėn nė zonėn metropol Tiranė–Durrės pėr vitin 2005 janė rreth 70 decibel (A), duke e kapėrcyer kėtė vlerė dhe mė pas duke u ndjekur nga qytetet e tjera ku vlerat variojnė nga 62-68 decibel (A).

Por, vihet re njė ndryshim i madh i nivelit tė zhurmave tė qyteteve tė tjera, duke pėrjashtuar Tiranėn dhe njė ulje e vlerave mesatare natėn tė qyteteve.



Si shkaktohet ndotja akustike



Specialistėt pėrcaktojnė si ndotje akustike hyrjen e zhurmės nė mjediset e banuara ose tė jashtme, e tillė qė provokon bezdi apo shqetėsim ndaj pushimit dhe aktiviteteve tė tjera njerėzore, rrezik pėr shėndetin e njeriut, prishje tė ekosistemit, tė tė mirave materiale, tė monumenteve, tė mjedisit tė banuar ose atij tė jashtėm apo i tillė qė tė interferojė me vetė pėrbėrjen normale legjitime tė mjedisit. Impiantet teknike tė godinave dhe instalimet e tjera tė bashkuara edhe nė rrugė kalimtare, pėrdorimi i tė cilave prodhon zhurmė, infrastruktura rrugore, hekurudhore, aeroportuale, ujore, industriale, artizanale, agrikultura, parkimet, zona tė transportit tė personave e mallrave dhe zonat sportive e rekreative (pushimi) krijojnė njė burim zhurme fikse, i cili ndikon negativisht nė shėndetin njerėzor.

Rritja e ndotjes zanore, e cila ka efekte negative mbi shėndetin (direkt dhe tė grumbulluara), prek gjithashtu brezat e ardhshėm, por ajo ka implikime edhe mbi efektet social-kulturore, fizike dhe ekonomike.

Efektet mbi shėndetin tė ndotjes nga zhurma janė deficiti auditiv, interferencat me transmetimin e fjalės, prishja e gjumit dhe gjendjeve tė pushimit, efektet psikofiziologjike, efektet mbi shėndetin mendor, performancat mbi sjelljen me fqinjėt dhe reagime patologjike, interferenca me aktivitetet e tjera.

Ndėrkohė, qėllimi final i administrimit tė zhurmave ėshtė pėrcaktimi i kritereve, mbi bazėn e tė cilave do tė krijohen limitet e normave tė ekspozimit nė zhurmė dhe tė nxisė vlerėsimin e zhurmave dhe luftėn kundėr zhurmės, si pjesė pėrbėrėse e programeve tė shėndetėsisė pėr mjedisin. Kėta objektiva bazė duhet tė udhėheqin politikat ndėrkombėtare dhe kombėtare tė kontrollit tė zhurmave.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos