KRIZA FINANCIARE GLOBALE, NDIKIMET NĖ SHQIPĖRI DHE RRUGĖT E SHPĖTIMIT PREJ SAJ





Efektet e para tė krizės do tė ndihen nga ulja e fluksit hyrės tė parave nga emigrantėt qė do tė dalin tė papunė dhe nga ulja e ritmit tė eksporteve.

Siē e dimė, kriza globale financiare ėshtė krizė recesioni, e cila e ka zanafillėn e saj nė SHBA, vendi mė i zhvilluar i botės.

Kjo erdhi pėr shumė arsye, ku ndėr mė kryesoret mund tė pėrmendim:

1. Ofertėn e madhe tė parasė nė qarkullim, duke dhėnė kredi pa kriter dhe mospėrdorimin e saj pėr investime, por kryesisht pėr konsum personal.

2. Ngecjen e ritmeve tė rritjes sė ekonomisė amerikane e, pėr rrjedhojė, tkurrjen e saj, e cila nė njė moment tė caktuar nuk po rigjeneronte tė ardhura margjinale pėr tė rinovuar teknologjinė, rritjen e pagave, rritjen e mirėqenies etj. Kjo krijoi paaftėsinė pėr kthimin e kredive tė marra nga bankat, tė cilat u detyruan tė ulnin ofertėn e parasė nė qarkullim.

3. Rritja artificiale e ēmimit tė naftės nga vendet e OPEC-ut gjatė vitit 2007, ēoi nė grumbullimin e monedhės nga kėto vende, duke varfėruar xhepat e konsumatorėve.

4. Shkurt, mund tė themi se flukset dalėse tė parasė ishin mė tė mėdha se flukset hyrėse tė saj dhe kjo uli aftėsinė blerėse nė treg, e cila po shkon drejt njė recesioni tė plotė nė tė gjithė botėn.

Nė Shqipėri kjo krizė erdhi disi me vonesė pėr vetė specifikat qė ka ekonomia shqiptare. Vlen tė pėrmendet fakti se vendi ynė ėshtė vend nė zhvillim dhe aktivitetet kryesore janė: bujqėsia, turizmi, ndėrtimi dhe tė ardhurat e emigrantėve. Nė kėtė mėnyrė, nisur nga pėrvoja botėrore industritė qė janė prekur mė shumė nga recesioni janė industritė e rėnda dhe ato tė prodhimit tė makinave, qė pėr fat tė keq dhe “tė mirė”, nė Shqipėri nuk ekzistojnė.

Efektet e para tė krizės do tė ndihen nga ulja e fluksit hyrės tė parave nga emigrantėt qė do tė dalin tė papunė dhe nga ulja e ritmit tė eksporteve. Kjo sigurisht qė do tė ndikojė deri diku nė recesionin e ekonomisė, por nisur nga fakti qė rreth 70 pėr qind e tė ardhurave financiare tė popullatės shkon pėr konsum privat, ky faktor nuk do tė ketė ndonjė ndikim tė madh, pasi konsumi personal do tė ekzistojė dhe para sė gjithash konsumatorėt do tė heqin dorė nga sendet e luksit e pastaj do tė reduktojnė konsumin.

Rrugėt pėr shėrimin e krizės mendoj se janė:

1. Mbajtja nėn kontroll e kredidhėnies dhe inkurajimi i bankave pėr tė dhėnė kredi nė aktivitetet qė gjenerojnė vlerė tė shtuar.

2. Nxitja e projekteve tė punėsimit me karakter publik nga ana e qeverisė me qėllim rritjen e numrit tė punėsuarve, e pėr rrjedhojė rritjen e ofertės sė parasė nė qarkullim.

3. Aplikimin e skemave subvencionuese pėr bujqėsinė, dhėnien e grandeve siē po aplikohet deri mė sot pėr pemėtoret, ullishtat, vreshtat etj.

4. Pėrmirėsimin e infrastrukturės nė zonat turistike (sidomos sistemimin e ujėrave tė zeza), mė qėllim thithjen e turistėve jo elitarė, tė cilėt janė tė interesuar pėr kushte optimale pushimi dhe jo pėr luks.

5. Pėrjashtimin nga pagesa e tatimeve dhe taksave pėr njė periudhė tė pėrcaktuar, tė emigrantėve qė kthehen pėr tė investuar nė Shqipėri nė sektorin agro-pėrpunues etj.

Tė gjitha kėto masa nėse do tė merren nė kohėn e duhur, mendoj se do ta japin efektin e tyre pozitiv, duke ruajtur nė kėtė mėnyrė ritmet e rritjes sė kėnaqshme tė ekonomisė shqiptare e duke na integruar nė kėtė mėnyrė drejt ekonomisė globale.






 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos