Herpesi, si ta dallosh infeksionin

Autori i Lajmit: red.
Sa mė i rėndė tė jetė episodi i parė i herpesit, aq mė shumė mundėsi ka pėrsėritja e tij. Episodet e pėrsėritura janė zakonisht forma mė tė lehta, zgjasin nga tre ditė deri nė dy javė dhe nuk prekin qafėn e mitrės.

Herpesi (nga greqishtja - me lėviz ngadalė) shkaktohet nga virusi herpes simplex, njė organizėm i vogėl, primitive.Virusi hyn nė trup nėpėrmjet lėkurės dhe membranave mukoze tė gojės dhe gjenitaleve dhe udhėton pėrgjatė fundeve nervore deri nė bazėn e palcės kurrizore, ku vendoset pėrfundimisht, duke u ushqyer me lėndėt ushqyese tė prodhuara nga qelizat e trupit. Ekzistojnė dy tipe virusi herpes simplex (VHS).
Tipi I (VHS I) zakonisht karakterizohet nga plagėt e gripit ose flluska tė etheve nė buzė, fytyrė dhe gojė, ndėrsa Tipi II (VHS II), nė shumicėn e rasteve, karakterizohet nga plagėt e gripit nė zonėn gjenitale. Megjithėse VHS I zakonisht lokalizohet nga mesi e sipėr, VHS II gjendet nė pjesėn e poshtėme, mund tė ndodhin kryqėzime, tė shkaktuara kryesisht nga praktikimi i shtuar i seksit gojė-gjenitale.
Simptomat
Simptomat zakonisht manifestohen 2 deri nė 20 ditė pas infektimit, megjithėse shumica e njerėzve mund tė mos kenė simptoma ose mund tė mos jenė tė ndėrgjegjshėm pėr to deri vonė. Shpėrthimi (ose kriza) i herpesit zakonisht fillon me njė ndjenjė gudulisje ose kruarje tė lėkurės nė zonėn gjenitale. Ju mund ta merrni herpesin nga kontakti i drejtpėrdrejtė lėkurė me lėkurė gjatė seksit vaginal, anal dhe oral me dikė qė ka njė infeksion nė aktivitet. Ai mundet qė tė pėrhapet edhe nga goja nė gjenitalet (ose sytė) nėpėrmjet gishtave, ose tė transmetohet nga pėrdorimi i pėrbashkėt i lodrave tė seksit. Megjithėse sėmundja ėshtė mė ngjitėse qė nga momenti i skuqjes sė lėkurės deri nė formimin e kores mbi plagė, herpesi mund tė transmetohet edhe kur nuk ėshtė e pranishme asnjė simptomė. Shumica e transmetimeve ndodhin kur njerėzit janė pa simptoma. Kij kujdes, tė lash duart ēdo herė pas kontaktit me plagėt. Kij kujdes tė mos
prekėsh sytė me duar qė mund tė kenė lėng nga plagėt.
Simptomat e grave
Shpėrthimi (ose kriza) i herpesit zakonisht fillon me njė ndjenjė gudulisje ose kruarje tė lėkurės nė zonėn gjenitale. Kjo quhet periudha prodromale dhe ndodh disa orė deri disa ditė pėrpara se tė shfaqen plagėt ose mund edhe tė mungojė. Ju mund tė keni edhe ndjenjėn e djegies; dhimbje nė kėmbė, nė tė ndjenjurat ose nė gjenitale; dhe/ ose ndjenjėn e presionit nė atė zonė. Dėmtimet fillojnė e shfaqen, nė fillim si njė ose mė
shumė tė ngritura tė kuqe qė kalojnė nė flluska ujore brenda njė dy ditėsh. Fluskat lokalizohen mė shumė nė labiat e mėdha dhe tė vogla, klitoris, hapjen e vaginės, perineum dhe mė rrallė nė murin vaginal, tė ndjenjura, kofshė, anus dhe kėrthizė. Gratė mund tė kenė plagė edhe nė qafėn e mitrės, tė cilat nuk shkaktojnė simptoma tė dukshme. Shumė gra kanė plagė nė tė dyja, vulvė dhe qafė, gjatė infeksionit tė parė. Brenda disa ditėsh, flluskat ēahen duke lėnė ulēera tė cekta qė mund tė kullojnė lėng, pikojnė apo rrjedhin gjak. Zakonisht, pas tre-katėr ditėsh formohet korja dhe plagėt mbyllen vetė pa mjekim. Kur plagėt janė tė hapura, ju mund tė keni dhimbje gjatė urinimit dhe mund tė ndjeni njė dhimbje tė fortė ose tė mprehtė dhe djegėse nė gjithė zonėn gjenitale.
Nganjėherė dhimbja pėrhapet nė kėmbė. Ju gjithashtu keni njė dėshirė tė papėrmbajtur pėr tė urinuar shpesh dhe/ose njė sekrecion vaginal. Ju mund tė keni edhe vulvitis (inflamacion i dhimbshėm i vulvės). Gjatė shpėrthimit tė parė tė sėmundjes, ju mund tė keni ethe, dhimbje koke dhe enjtje tė gjendrave limfatike nė sqetull. Disa gra qė kanė kriza serioze shpėrthimi mund tė zhvillojnė mbajtje tė urinės. Nė qoftė se urinimi nuk fillon pasi tė keni ndjekur sugjerimet nė seksionin e vetėndihmės, kėrko ndihmėn e njė specialisti. Shpėrthimi i parė ėshtė zakonisht mė i dhimbshėm dhe kėrkon mė shumė kohė pėr t u shėruar (dy deri nė tre javė).
Simptomat e burrave
Burrat mund tė kenė dhimbje nė testikuj gjatė periudhės prodromale, e ndjekur nga plagėt qė zakonisht shfaqen nė kokė dhe nė pjesėn e holluar tė penisit por mund tė vihen re edhe nė skrotum, perineum, tė ndenjura, anus dhe kofshė.
Sa mė i rėndė tė jetė episodi i parė i herpesit, aq mė shumė mundėsi ka pėrsėritja e tij. Episodet e pėrsėritura janė zakonisht forma mė tė lehta, zgjasin nga tre ditė deri nė dy javė dhe nuk prekin qafėn e mitrės. Si faktorė shpėrthyes i kėtyre formave mendohet se janė stresi, sėmundjet, trauma nė lėkurė, menstruacionet ose shtatzėnia dhe disa ushqime.

Analiza dhe Diagnoza e virusit
Ju dhe mjeku juaj mund ta diagnostikoni vizualisht herpesin kur janė tė pranishme plagėt, megjithatė herpesi, me raste, ngatėrrohet me shankroidin, sifilizin ose lythat gjenitalė. Analiza tė ndryshme laboratorike konfirmojnė diagnozėn ose zbulojnė praninė e herpesit, por pak teste mund tė bėjnė dallimin midis VHS I dhe II, pėrveē rasteve me prekje tė gjenitaleve. Meqenėse shumė njerėz gjatė jetės sė tyre janė ekspozuar ndaj llojeve tė ndryshme tė herpesit, testet qė nuk arrijnė tė dallojnė Tipin e parė nga i dyti nuk kanė asnjė vlerė pėr tė pėrcaktuar nėse keni herpes gjenital. Nė qoftė se ju keni njė plagė gjenitale, kontrollojeni me kujdes ndėrsa ėshtė akoma aktive.
Testi i Tzanck-ut
Ky test ėshtė i ngjashėm me analizėn e Papa-Nikolait. Njė lamė xhami kalohet mbi buzėn e plagės aktive, materiali thahet nė ajėr dhe dėrgohet nė laborator pėr vlerėsim. Megjithėse zbulimi i infeksionit me kėtė mėnyrė ėshtė mė pak e saktė se kultura, ajo mund tė pėrdoret si pėr burrat dhe pėr gratė dhe ka kosto tė ulėt. Ky test nuk mund tė diferencojė Tipin e parė nga i dyti.
Kultura virale
Kultura virale mund tė bėhet duke pėrdorur qeliza tė gjalla pėr tė rritur virusin. Kjo analizė ka avantazhin pasi mund tė dallojė VHS I nga VHS II, por ka kosto tė lartė dhe jo tė gjitha laboratoret dhe mjekėt kanė aftėsi ta kryejnė. Kjo analizė ė shtė mė e saktė se testi i Tzanck dhe duhet tė bėhet kur shfaqen plagėt. Kjo konsiderohet si metoda mė e sigurt.
Analiza tė tjera
Ju mund tė bėni njė analizė gjaku pėr matjen e nivelit tė antitrupave tė herpesit nė gjak. (Kur ju jeni ekspozuar ndaj virusit, trupi prodhon antitrupa pėr tė luftuar infeksionin.) Pėr kėtė analizė nevojiten dy ampula gjak, njėra merret gjatė shpėrthimit tė parė dhe tjetra 4 deri nė 6 javė mė vonė. Niveli i antitrupave nė mostrėn e dytė tė gjakut do tė rritet nė qoftė se ju keni herpes. (Pėr tė prodhuar antitrupat organizmit i duhen tė paktėn 2 javė.) Kjo analizė ėshtė efikase vetėm nė qoftė se kryhet gjatė infeksionit tė parė tė
herpesit nė ata persona qė nuk vuajnė nga herpesi i gojės, pasi kjo analizė nuk mund tė bėjė diferencimin e dy tipeve tė herpesit. Meqenėse shumica e njerėzve me infeksion pėr herė tė parė nga herpesi janė pa simptoma, kjo analizė nė pėrgjithėsi nuk ėshtė e vlefshme.

Infeksioni Klamidial dhe Shtatzėnia
Studimet tregojnė se 8-10% e gjithė grave shtatzėna mund tė kenė njė infeksion klamidial, i cili nė qoftė se nuk trajtohet mund tė transmetohet tek bebja gjatė lindjes. Njė grua shtatzėnė me infeksion klamidial ka njė mundėsi rreth 70% pėr t ia kaluar bebes sė saj tė sapolindur. Bebet e infektuara mund tė zhvillojnė konjuktivit ose pneumoni. Kjo sėmundje ėshtė lidhur gjithashtu edhe me dėshtimet, shtatzėnitė jashtė mitrės, lindjet e parakohėshme dhe infeksionet e paslindjes.

Ky lajm ėshtė publikuar: 24/12/2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos