Modelet mė tė bukura pėr fustanet e mbrėmjes



Fustanet e mbrėmjes duket se janė gjetja mė e spikatur, sipas stilistėve, veēanėrisht nėse mendojnė pėr festat e fundvitit. Tashmė festat e fundvitit po afrojnė dhe ajo qė na shqetėson mė shumė nė lidhje me lukun ėshtė se ēfarė do tė veshim natėn e madhe. Stilistėt shqiptarė, bazuar nė stilin e festave shqiptare, sugjerojnė pėr mbrėmjen mondane tė Krishtlindjeve apo tė Vitit tė Ri disa modele fustanesh, nė tė cilat spikat ngjyra e kuqe dhe e zezė. Fustani ėshtė njė nga veshjet qė ka frymėzuar tė gjithė stilistėt dhe ka ēmendur tė gjitha yjet qė i veshin, si gjatė ditės, ashtu dhe nėpėr mbrėmjet mondane. Sigurisht, duke e shoqėruar me aksesorėt e duhur. Fustanet e mbrėmjes janė ato qė pėrcjellin mė shumė emocione. E kaltra dhe jeshilja janė mbizotėrueset nė ēdo model tė propozuar nga stilisti. Fustani me model bust ėshtė ai qė tė duhet nė ēdo rast. Megjithėse u imponua ngadalė, nė mėnyrė diskrete, me hapa elegantė, ai arriti tė bėhej kulti i vitit 2008. Fustani-bust i ka magjepsur tė gjitha dhe ėshtė kthyer nė modelin mė tė preferuar. Sepse ėshtė njė veshje klasike, por edhe trendi. Njė fustan klasik ėshtė gjithmonė nė modė.
Fustani bust
Fustani bust ka shumė avantazhe. Para sė gjithash vė nė pah pjesėn mė tė bukur tė trupit femėror: shpatullat. Pastaj mund tė vishet shumė thjesht, me ose pa bizhuteri.
Nuk tė pėlqejnė takat e larta, tė jesh e sigurt se edhe me balerina do tė dukesh shumė mirė. Fustani me model bust ėshtė mjaft tėrheqės. Nuk ka nevojė pėr t’u kompletuar. E si tė mos mjaftonte kjo, ka edhe njė sharm tė parezistueshėm prapa dhe kjo ėshtė arsyeja pse pėlqehet aq shumė.
Mos u shqetėso pėr tė pėrzgjedhur modelin e fustanit bust qė bėn pėr ty! Sipas stilistėve, fustanin me model bust mund ta veshin tė gjitha femrat. Nėse ke gjoks tė vogėl, zgjidh njė model qė nuk rri shumė ngjitur pas trupit. Nėse ke gjoks tė bollshėm, fustani duhet tė jetė prej ēfarėdolloj cohe qė tė garantojė njėfarė mbėshtetjeje. Nėse ke shpatulla shumė tė gjera, njė model i gjatė dhe i derdhur do tė tė ndihmojė qė tė spostosh shikimet nga pjesa e sipėrme e trupit. Nėse je pak e mbushur, prerjet nė formė tullumbaceje fshehin kilet e tepėrta dhe i japin njė nuancė rétro stilit tėnd. Modelet tub modelojnė linjat. Nėse je e gjatė, zgjidh njė gjatėsi maksimumi, shumė nė modė kėtė sezon. Nėse je e vogėl nė trup, kujdes nga efekti “thes me patate”; zgjidh me mirė njė model tė shkurtėr.
Festat
Kolegj dhe rock’n’roll, Dolce Vita dhe Saint Tropez. Atmosfera e viteve ’50 rikthehet sėrish, kėsaj radhe mbi fustanet e ėmbla, shpatullat e zbuluara, bel tė shtrėnguar. Pėr tė joshur si nė tė mrekullueshmet vitet pesėdhjetė, stilistėt janė frymėzuar nga “New Look” i Dior-it, por e kombinuar me gjithė fuqinė alla Grease – shkėlqimi i festės sė fundvitit nė Rydell High School. Betsey Johnson ngjit nė pasarelė fustane tė tylta, me nuanca, rreth pėr dekor, lule mbi bel, por mbi tė gjitha syze dielli rétro. Dhe kukulla ėshtė gati pėr parti.
Edhe Sarah Jessica Parker, nė pritje tė “Sex and the city - The movie”, ka zgjedhur format gjithė feminitet tė viteve ’50. Si ndjekėse e thekur e modės, Carrie Bradshaw personalizon aksesorėt ekstremė dhe super trendi nė njė kaleidoskop dizajnėsh dhe motivesh. Njėlloj si nė miksimin mes fustanit pink me stampa lulesh dhe kuletės me pupla Ferragamo, thuajse couture.
Fustanet
Fustan me tyl dhe flutura. Romantizmi ėshtė stampuar nga njė fashė elastike nė bel, ngjyrė rozė, qė e bėn mė aktuale. Anna Molinari zgjedh vitet pesėdhjetė pėr koleksionin “Blugirl”, mes ėmbėlsisė, joshjes sė pėshpėritur, buzėqeshjeve djallėzore dhe dėshirės pėr t’u dashuruar.
Nė tapetin e kuq tė Kanės, Michelle Yeoh ka veshur njė fustan romantik me lule, firmosur nga Roberto Cavalli. Aktorja orientale, e famshme pėr rolet nė filmat me aksion, ka luajtur edhe rolin e Mameha-s nė filmin “Kujtimet e njė geishe”. Me po tė njėjtėn ėmbėlsi, si njė princeshė mes bizhuterive, ėshtė shfaqur edhe nė Kanė. Janė tė guximshme vajzat e Giles Deacon-it. Duan fustane delikate nė tone “baby”, vetėm nė dukje tė pafajshme, me aplikime lulesh dhe transparencė tė theksuar. Por kjo Maria Antonietta ėshtė mė afėr Kirsten Durst tė Sofia Coppola-s, sesa stilit tė oborrit. Dhe me kėpucėt vintage ėshtė edhe pak Hirushe e kohėve moderne. E bukur me rozė.


Modele kėpucėsh tė sheshta pėr festa

Nuk ėshtė e thėnė tė veshim vetėm kėpucė me taka nėpėr festa. Firmat mė tė njohura nė botė pėr prodhimin e kėpucėve kanė nxjerrė nė treg modelet e reja tė kėpucėve tė sheshta, qė mund t’i veshim edhe nė raste te veēanta. Mė poshtė po ju paraqesim disa prej modeleve tė kėpucėve tė sheshta pėr festa.


Fustan i kuq, festiv me kurriz tė hapur
Fustan elegant i zi dhe njėkohėsisht shumė seksi
Fustan tradicional i zi, me rrip nė qafė
Fustan “Glamour” me tyl tė zi pėrsipėr
Fustan me ngjyrė tepėr tė ndezur gurkali
Fustan i posaēėm pėr festėn, me lule Krishtlindjesh


20 Dhjetor 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos