Hyka nė versionin “tokėsor”: Jeta ime ėshtė shumė e qetė“Internet, BMV dhe xhami, jashtė fushe nuk shpėrthej lehtė”

Djaloshi i artė i futbollit shqiptar, Jahmir Hyka ėshtė rikthyer nė Shqipėri pėr pushimet e fundvitit. Nga Tirana nė Mainz jeta e Hykės nuk ka ndryshuar sė tepėrmi pasi 20﷓vjeēari tregon qė preferon tė njėjtin stil jetese edhe pse Gjermania ofron mundėsi tė shumta. Klubet e natės nuk janė tė preferuat e tij ndėrsa tregon qė kohėn e lirė e kalon duke konsumuar ndonjė kafe pasditeve apo duke udhėtuar nė ndonjė rast drejt Frankfurtit qytet i afėrt me Mainzin. Hyka flet dhe pėr tė ardhmen e tij duke theksuar qė preferon tė qėndrojė te Mainzi dhe jo tė jepet nė fomė huaje nė ndonjė ekip tjetėr.

Nė pėrfundim tė kampionatit keni qėndruar nė pritje te ofertave. Diēka mė konkrete pėr kėtė periudhė pritje qė do tė vendostė tė ardhmen tuaj?

Pasi mbaroi kampionati dhe mė pėrfundoi kontrata me Tiranėn ishte njė periudhė tepėr delikate pasi do tė vendosej e ardhmja ime. Kishte ardhur koha qė unė ta firmosja pėr njė klub europian dhe tė largohesha nga kampionati shqiptar pėr tu rritur mė tepėr si lojtar. Ka qenė njė periudhė jo e lehtė pasi ofertat kanė qenė tė shumta dhe nga ekipe me mjaft emėr. Flitej pėr shuma tė mėdha parash pėr transferimin tim dhe kjo nuk ishte diēka e lehtė. Mu desh tė vendosja atė qė mu duk oferta mė e mirė. Besoj se kam bėrė zgjedhjen e duhur.

Pse zgjodhėt Mainz dhe jo Dinamon e Zagrepit qė kishte kėmbgulur mė tepėr pėr tju afruar nė skuadėr?

Gjermania ėshtė njė shtet shumė i madh dhe dėshira ime ishte tė kaloja nė njė kampionat tė tillė edhe pse jo nė bundesligėn e parė. Gjykova qė transferimi tek Mainz do mė shėrbente sė tepėrmi nė rritjen timė si futbollist dhe besoj se kam gjykuar drejt. Nė rast se do tė kisha zgjedhur tė luaja pėr Dinamon e Zagrepit nė njė tė ardhme tė afėrt do tė mė kishte lindur dėshira pėr tė provuar tė luaja nė Gjermani. Mendova qė nėse do tė kaloja fillimisht nė kampionatin gjerman mė pas me kalimin e kohės do tė kisha mundėsi mė tė mira zgjedhje. Uroj qė kjo tė ndodhi nė tė ardhmen

Kushtet qė gjete nė Mainz?

Kushtet janė mėse optimale pėr njė futbollist profesionist dhe jam shumė i kėnaqur nga gjithēka qė mė ka ofruar klubi ėshtė nė standartet mė tė larta. Kam njė shtėpi nė tė cilėn banoj dhe njė makinė me tė cilėn lėviz nga stėrvitja nė shtėpi apo dhe kur mė duhet tė dal apo tė vizitoj Frankfurtin apo dhe ndonjė qytet tjetėr nė Gjermani. Kushtet nė stėrvitje janė shumė tė mira dhe ēdo gjė, dua ta theksoj ėshtė nė perfeksion.

Fillimisht, gjatė fazės pėrgatitore me Mainzin apo dhe nė ndeshjet miqėsore ku jeni aktivizuar u mendua qė do tė ishit njė lojtar stabėl nė formacion por diēka e tillė nuk ndodhi. Arsyet?

Fillimisht kur u afrova nė kėtė ekip gjėrat ishin disi mė ndryshe pasi u aktivizova rregullisht gjatė fazės pėrgatitore e gjithashtu dhe nė ndeshjet miqėsore por gjėrat ndryshuan disi mė vonė. Ndoshta dhe unė u demoralizova pak pasi nuk arrita tė kapja formacionin qė nė fillim dhe ndoshta kjo besoj ka ndikuar negativisht. Mainz ėshtė nė vėnd tė parė nė Bundesligėn e dytė dhe mundėsitė janė tė shumta pėr tu ngjitur nė sezonin e ardhshėm nė tė Bundesligėn e parė. Ndoshta deri nė kėto momente nuk ka qenė shumė i nevojshėm aktivizimi im. Nuk e di. Dua tė theksoj dhe faktin qė ndikoi jo mirė ajo shkėputje qė unė bėra gjatė periudhės qė u grumbullova me kombėtaren e mė vonė mora dhe njė dėmtim qė ende nuk e kam lėnė pas. Nuk jam nė formėn time mė tė mirė dhe mė duhet tė punoj ende pėr tė kapur kondicionin e duhur. Besoj se do tė arrijė qė nė vazhdimėsi tė aktivizohem mė tepėr.

Raporti me shokėt e ekipit?

Kam raporte mjaft tė mira me tė gjithė lojtarėt e tjerė tė Mainz por kjo nuk do tė thotė qė shoqėrohem me tė gjithė. Konsumojmė ndonjė kafe apo dhe dalim shpesh pas ndeshjeve apo stėrvitjeve gjėra normale qė i kam bėrė dhe nė Shqipėri kur luaja kėtu. Shokė kam dy futbollistė qė njėri ėshtė nga Algjeria dhe tjetri nga Bosnja. Janė tė dy myslyman dhe ndoshta kjo ka ndikuar qė tė krijojmė mė tepėr afrimitet me njėri tjetrin.

Raporti me tifozerinė dhe fansat?

Kam raport mjaft tė mirė me tė gjithė tifozėt e ainz dhe dua ta theksoj faktin qė kur shkova pėr herė tė parė jam entuziasmuar sė tepėrmi nga pritja qė mė bėnė. Mainz ka njė tifozeri tė mrekullueshme dhe kjo mė ka bėrė tė ndihem mjaft mirė. Fansat?!(qesh) Jap shumė autografe nė ditė dhe kjo tė bėn tė ndihesh i vlersuar sė tepėrmi. Nė moshėn timė ėshtė diēka tepėr e bukur dhe qė tė emocionon. Besoj se me kalimin e kohės dhe kur tė filloj tė aktivizohem rregullisht do ti fitoj zemrėn mė shumė dhe do tė kem mė tepėr punė me fansat

Jeta nė Mainz jashtė fushave tė lojės?

Bėj tė njėjtėn jetė qė bėja dhe kėtu nė Shqipėri para se tė largohesha. Zgjohem nė mėngjes dhe pasi ha diēka dal pi ndonjė kafe me ndonjė shok. Mė pas stėrvitje edhe pse mė kėrkuat tė flas pėr jetėn jasht fushave tė lojės skam ēbėj pasi jeta ime ėshtė e lidhur ngushtė me futbollin. Nė stėrvitje qėndroj deri nė orėn 6 tė pasdites e mė pas sėrish ndonjė kafe apo tė dalur nė qytet. Ka ditė qė kur kam kohė tė lirė udhėtoj drejt Frankfurtit pėr tė kaluar pak kohė atje.

I frekuenton klubet e natės?

Nuk jam i dhėnė pas klubeve tė natės dhe nuk kam qenė edhe para se tė transferohesha nė Gjermani. Jam besimtar dhe kam disa parime tė miat. Nuk po them qė nuk shkoj por nuk ėshtė se e bėj kėtė gjė sė tepėrmi. Ka raste kur kam pushim apo mund tė dal dhe shkoj nė ndonjė klub me ndonjė shok. Pimė diēka, jo alkol pasi nuk e ėshtė pėr mua dhe mė pas sėrish kthehem nė shtėpi pėr tė pushuar.

Kohėn e lirė si e organizoni?

Nuk ėshtė se kam shumė kohė tė lirė pasi stėrvitemi shumė por kur kam mundėsi siē e thash dal me ndonjė shok, tė cilėt i kam tė pakėt. Udhėtoj drejt Frankfurtit qė ėshtė afėr me Mainzin dhe gjėra tė tjera normale qė bėjnė tė gjithė nė jetėn e pėrditshme.

Tani qė hapet merkato e dimrit do tė kėrkoni tė transferoheni diku tjetėr i huazuar pėr tu aktivizuar mė tepėr?

Dėshira ime ėshtė tė qėndroj kėtu ku jam pasi ndihem mjaft mirė. Dua tė luftoj pėr tė kapur njė vėnd nė formacion dhe nuk preferoj tė lėviz nė ndonjė ekip tjetėr. Nuk dua mė tė huazohem diku dhe mė pas tė rikthehem sėrish. Ėshtė lodhje diēka e tillė. Duhet kohė sa tė pėrshtatesh me lojėn e njė ekipi dhe nuk mė pėlqen tė bėj mė aventura.

Keni pasur oferta gjatė kėsaj kohe?

Zyrtarisht nė klub apo dhe tek mua nuk ka ardhur asnjė ofertė. Kam dėgjuar se mė kėrkojnė disa klube por besoj se janė vetėm fjalė nė njė periudhė tė tillė para hapjes sė merkatos.

Preferencat e Hykės pėr ndonjė klub tė mundshėm ku mund tė transferoheni nė janar?

Tani jam me pushime nė Shqipėri dhe kur tė rikthehem nė Mainz do tė flas me drejtuesit e klubit e sė bashku do tė vendosim diēka konkrete pėr tė ardhmen time. Nė rast se do tė vendosin tė mė huazojnė diku do tė preferoja tė qėndroja nė bundesligėn gjermane. Besoj se do tė qėndroj aty ku jam dhe nuk do tė lėviz.

Kampionati shqiptar vlen si opsion nė rast huazimi?

Diēka e tillė ėshtė e pamundur tė ndodhi pasi do ta quaja njė hap pas pėr karrierrėn timė si futbollist. Unė u largova gjatė verės dhe nuk e mendoj njė rikthim nė Shqipėri.

Keni pasur mundėsi ta ndiqni kampionatin Shqiptar?

Nuk ėshtė se e kam ndjekur rregullisht por me sa mundėsi kam pasur e kam parė. Besoj se kėtė vit do tėjetė njė kampionat i fortė dhe lufta pėr titull do tė zhvillohet mes tre skuadrave, Tirana, Vllaznia, Teuta.

Kush mendon se do tė shpallet fitues nė fund?

Dėshira ime ėshtė qė tė shpallet Tirana dhe uroj tė ndodhi diēka e tillė. Vllaznia ėshtė rivalja kryesore por nuk mbetet pas dhe Teuta qė pėr sa kam pasur mundėsi tė shoh ka krijuar njė grup mjaft cilėsor me djem tė rinj. Besoj se fituesi do tė shpallet nė javėn e fundit tė kampionatit.

Njė opinion pėr ish ekipin tuaj Tiranėn?

Tirana nuk po kalon njė formė tė mirė nė kėtė periudhė por besoj se do ti gjejė forcat pėr tu rikthyer nė krye tė tabelės sė klasifikimit. Vjet, kam kaluar njė vit mjaft pozitiv me kėtė ekip dhe mė ka shėrbyer mjaft nė rritjen time si futbollist. Tirana, ėshtė ekipi mė i mirė nė Shqipėri megjithse nė kėto dy vitet e fundit nuk ka kaluar njė moment tė mirė por shpresoj qė nė tė ardhmen tė marrė atė qė meriton. Gjej rastin ti falenderoj tė gjithė ata qė mė kanė mbeshtetur gjatė vitit tė kaluar kur luajė pėr ngjyrat bardheblu pa harruar tifozerinė e Tiranės qė mė ka pėrkrahur nė ēdo moment.

Nė kombėtare keni humbur vėndin e titullarit nė dy ndeshjet e fundit. Si ndihesh pėr kėtė?

Kombėtarja ėshtė tjetėr gjė nga ekipet me tė cilat aktivizohesh rregullisht. Pėr tė gjithė futbollistėt ėshtė njė kėnaqsi e madhe dhe njė emocion i veēantė tė veshėsh fanelėn e pėrfaqsueses. Unė do tė jem i gatshėm pėr kombėtaren sa herė qė do tė mė ftojnė tė jem pjėse e ekipit dhe do tė pranojė ēdo detyrė qė do mė japin. Kur tė jem i nevojshėm pėr tu aktivizuar do ta bėj me kėnaqsinė mė tė madhe. Nė dy ndeshjet e fundit nuk kam qenė nė formėn mė tė mirė fizike pasi kam pėsuar njė dėmtim.

Sa larg mendon se do tė shkojė ky grup lojtarėsh nė kėtė fazė eleminatoresh?

Besoj se i kemi dhėnė provat qė kemi njė ekip mjaft cilėsor dhe mund tė bėjnmė jo pak nė arenėn ndėrkombėtare. Kemi arritur rezultate pozitive ndaj kundėrshtarevė mė tė fortė ku dua tė veēoj barazimet me Suedinė dhe Portugalinė qė do ti konsideroja si goxha sukses. Kemi bėrė njė hap fals nė ndeshjen kundėr Hungarisė ku nuk duhet tė kishim dalė pa pikė nga ai takim por besoj se do tė kemi mundėsinė tė rikuperojmė nė tė ardhmen pikėt e lėna nė atė ndeshje. Besoj se ky grup lojtarėsh i ka mundėsitė tė bėjė jo pak nė tė ardhmen dhe pse jo mund tė shpresojmė edhe pėr ndonjė kualifikim tė mundshėm pėr finalet e botėrorit nė Afrikė. Do tė ishte njė ėndėrr e bėrė realitet.

Diēka mė tepėr jasht futbollit. Hobi juaj dhe ndonjė pasion i jasht fushės?

Futbolli ėshtė pasioni im mė i madh. Unė nuk ėshtė se kam pasione tė shumta nė jetė. Jam besimtar i fesė myslymane dhe falem pesė herė nė ditė. Besoj shumė dhe falė kėtij besimi kam arritur jo pak nė jetė. Hobi kam edhe kompjuterin dhe gjatė kohės sė lirė merrem shumė me tė. Kaloj shumė kohė edhe nė face-book.

Me cilin ekip ėndėrroni tė luani nė tė ardhmen.

E kam thėnė dhe mė parė qė do dėshira ime mė e madhe ėshtė tė luaj pėr Milanin ekip me tė cilin jam tifoz. E kam ėndėrr diēka tė tillė dhe shpresoj qė nė njė tė ardhme jo tė largėt tė realizohet. Shpresoj


Dėmtimi - Hyka pėsoi njė dėmtim gjatė ndeshjes Hungari﷓Shqipėri nė muajin tetor dhe ende nuk ėshtė rikuperuar plotėsisht. Stafi mjeksor i Mainzit e ka udhėzuar tė kryejė fillimisht njė fazė rekuperuese pasi ėshtė njė dėmtim qė kėrkon kohė qė tė lihet pas dhe tė mos e rėndojė sė tepėrmi kėmbėn e dėmtuar. Nė shtatorin e vitit tė ardhshėm, nėse gjėrat shkojnė mirė do tė Hyka do tė jetė plotėsisht i gatshėm dhe nė kondicionin mė tė mirė. Nė fillimin e vitit tė ardhshėm Hyka do tė jetė nė gjėndje tė aktivizohet rregullisht por duke treguar kujdes ndaj kaviljes sė dėmtuar.


Jeta ne Mainz - Para se tė largohesha drejt Mainzit kalova njė periudhė jo tė lhtė pasi kisha shumė oferta, bėhej fjalė pėr shuma tė mėdha dhe nė moshėn time ėshtė disi e vėshtirė. Para se tė zgjidhja Mainzin kisha oferta nga disa ekipe. Dinamo e Zagrepit nė Kroaci mė kėrkonte me ngulm. Mynih 1860, Freiburg dhe Mainz nė Gjermani mė kėrkuan dhe nė fund vendosa pėr Mainz 05 dhe nuk jam penduar pėr kėtė zgjedhje qė bėra. Gjermania si shtet mė intrigonte mė tepėr se Kroacia ndaj dhe zgjodha tė luaja atje. Kushtet nė Mainz janė mėse ideale dhe klubi mė ka vėnė nė dispozicion njė shtėpi nė tė cilėn banoj dhe njė makinė me tė cilėn lėviz. Mainz ėshtė njė qytet i vogėl dhe tė gjithė mė njohin. Kam raporte tė shkėlqyera me tifozėt e ekipit dhe me fansat. Jap shumė autografe nė ditė dhe kjo ėshtė diēka mjaft e bukur. Me tė gjithė shokėt e ekipit shkoj mjaft mirė por kjo nuk do tė thotė qė kam shoqėri me tė tėrė. Me njė Algjerian dhe njė nga Bosnja kam mė tepėr afrimitet pasi na bashkon dhe besimi nė fenė islame. Jeta kėtu nė Mainz nuk ndryshon shumė nga ajo jetė qė bėja nė Tiranė. Dal pak dhe stėrvitem shumė pasi jeta ime ėshtė e lidhur ngushtė me futbollin. Besoj nė fenė islame dhe falem 5 herė nė ditė.

Kompjuteri ėshtė hobi im dhe kaloj shumė kohė para tij. Kombėtarja ėshtė njė emocion i veēantė pėr ēdo futbollist dhe jam i gatshėm sa herė qė do tė mė bėhet ftesa pėr tė veshur ngjyrat kuqezi tė pėrfaqsues. Ėndrra ime ėshtė qė nė njė tė ardhmė jo tė largėt tė luajė pėr Milanin ekip me tė cilin jam dhe tifoz. Shpresoj qė kjo dėshirė e madhe e imja tė mė realizohet.


Aktivizimi - Qė pas transferimit tek Mainz, Jahmir Hyka ėshtė aktivuar vetėm nė 5 ndeshje pjesėrisht. Hyka tek Mainz pėr 3.5 milion euro, ishte transferimi mė i bujshėm nė verėn e kėtij viti pėrsa i pėrket lojtarėve shqiptare. Edhe pse nuk ėshtė aktivizuar rregullisht nė ekipin qė kryeson bundesligėn e dytė gjermane pėr lojtarin 20-vjeēar mund tė konsiderohet sukses transferimi nė njė kampionat tė njė niveli tė lartė.

Ofertat - Zyrtarisht pėr Hykėn nuk ka asnjė ofertė por interesimi ėshtė mjaft i madh nga klube tė ndryshme nė Gjermani dhe jo vetėm. Interes kanė shprehur disa klube austriane, greke dhe zviceriane pėr tė marrė shėrbimet e 20-vjeēarit nė gjashtė muajt e ardhshėm me formulė huazimi.

Marre nga gazeta "Sport Ekspres"


E Shtune, 20 Dhjetor 2008  

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania Sport

Publikuar nga: Albania Sport

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos