Albanologu amerikani: Tani e besojmė ilirishten

Tani mund ta besojmė historinė e gjuhės shqipe nė lidhje me ilirishten, duke e vendosur atė nė aspektin indoevropian, nė kuadėr tė grupit veriperėndimor. Kjo deklaratė e bėrė dje nga albanologu amerikan, Eric Hamp, nė kuadėr tė konferencės sė organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike, ėshtė shoqėruar pėr herė tė parė dhe me etimologjinė e disa fjalėve krahasuese. Etimologjia e fjalės thika - gjendet tek fjala e latinishtes siko, po ashtu fjala thupra - e krahasuar me fjalėn latine sibina.

Realisht ky ka qenė lajmi mė i fundit edhe pėr vetė shkencėn tonė gjuhėsore, ku studiuesit shqiptarė tė sotėm janė gjendur pėrballė kėsaj befasie, duke e vendosur padyshim nė ato fenomene qė me plot gojėn mund tė quhen risi, edhe nė kėtė rast pėr shkencėn tonė gjuhėsore. Duhet shėnuar se pėr profesor Hamp ėshtė njė nėnvizim i veēantė, se ka nė natyrėn e punės sė tij - mendimin qė ėshtė vazhdimisht nė zhvillim.

Albanologu 88-vjeēar, qė ka kryer studimet e Harvardit, duke mbrojtur disertacionin e tij pėr tė folmen e arbėreshėve tė Vakaricės, qė mbetet edhe sot studimi mė i gjerė pėrshkrues fonetik, qysh prej ’54-ės, merr pjesė nė kėtė konferencė, duke prezantuar veprėn e tij mė tė fundit “Studime krahasuese pėr shqipen”, botuar nga Akademia e Shkencave nė Prishtinė. Ky botim voluminoz qysh prej ditės sė djeshme ka hyrė nė Bibliotekėn e Qendrės sė Studimeve Albanologjike, redaktuar dhe pėrgatitur nga studiuesi Rexhep Ismajli, njėkohėsisht dhe pėrkthyesi i veprės sė bashku me emra tė tjerė akademikėsh, pjesėmarrės nė pėrkthim. Ndėrsa vetė Hamp i munduar nga pleqėria, por jo nga fenomeni i njė albanologu qė pėr gjysmė shekulli nuk rresht sė nxjerri nga ilirishtja fjalė krahasuese qė e ēojnė nė bllokun e gjuhėve tė vjetra ilire, ku hyn dhe mesapishtja. Kjo ėshtė teza e tij, qė siē duket bashkė me jetėn e kėtij albanisti amerikan, do tė mbyllė edhe kapitullin e debateve mbi shqipen. Ndėrsa ai po i afrohet gjithnjė e mė shumė rrėnjės, duke zbuluar pėrditė fjalė si befasia qė na dha dje Hamp, ku studiuesi Rexhep Ismajli tregon dimensionin e njė etimologu tė klasit ekstra nė botė.



Zoti Ismajli, ju jeni redaktor dhe pėrgatitės i botimit tė sjellė nė shqip i albanologut amerikan Eric Hamp. Si do ta shikonit rikthimin e tij edhe njė herė nė ēėshtjet e gjuhės shqipe, tashmė e besuar si njė kapitull i mbyllur nė lidhjen e saj me ilirishten e vjetėr?



Profesor Eric Hamp edhe njė herė sot iu kthye ēėshtjes sė gjuhės shqipe, natyrisht nga pozita e njė indoevropianisti duke e vendosur atė nė aspektin indoevropian, nė kuadėr tė grupit veriperėndimor tė gjuhėve indoevropiane, nė aspektin ballkanik pastaj, pak mė vonė, janė faza mė tė vona kėto, nė lidhje me ilirishten dhe me bllokun e gjuhėve tė vjetra ilire ku hyn dhe mesapishtja.



Ai pėrmendi disa fjalė krahasuese qė shpjegojnė rrėnjėn dhe na bėn tė besojmė se shqipja ka rrjedhje natyrale nga ilirishtja, si i komentoni kėto?



Ai pėrmendi disa fjalė si sibina e krahason kėtė me sybina tė latinishtes, me thupėr tė shqipes dhe kishte ndonjė fjalė tjetėr tė ngjashme. Ai ėshtė etimolog i klasit ekstra nė botė, dhe natyrisht dhe kjo na gėzon qė ne shohim se etimologji tė tilla qė ndonjėherė mund tė jenė pėrmendur nė albanologji, sot marrin dhe vlerėsimin e tij.



A mund t’i besojmė si tė vėrteta shkencore ato qė deklaroi nė konferencė, pėrderisa nuk janė shkruar ende, dhe ai na i deklaroi vetėm dje me gojė?



Ai e tha. Por prof. Hampi nuk thotė ēdo gjė, thotė vetėm ato qė mendon tamam.



A e ka deklaruar mė parė se ky takim, kėto qė na tha sot pėr shqipen, kam parasysh kėtu njė mjedis linguistikėsh, jashtė rrethit shqiptar?



Pėr fjalėt konkrete, etimologjinė qė u pėrmendėn si fjala sybina, nuk e kam dėgjuar, mė parė dhe nuk di t’i ketė deklaruar mė parė. Por pėr prejardhjen e gjuhės shqipe ka shkruar shumė artikuj dhe ka bėrė shumė studime tė tjera.



Pėrse konsiderohet risi kjo deklaratė?



Po kjo ėshtė njė risi pėr shkencėn tonė gjuhėsore. Dhe risia e kėtij fakti ėshtė se mė parė Hamp, sidomos pas viteve ’66, fliste dhe pati njė dilemė tė madhe se kishte parė njė libėr me ilirishten. Sepse nė kėto 40 vite ka pasur njė tendencė pėr ilirishten, tė mendohej si njė emėrtim, vetėm si e tillė, qė nuk shpreh njė gjuhė tamam. Natyrisht profesor Hamp ka kontribute tė jashtėzakonshme pėr studimin e raportit tė shqipes me mesapishten dhe tani po e rikthen dhe rikonfirmon tė gjithė kėtė duke e lidhur me ilirishten. Pak mė herėt, para njė viti ose dy ai pati shkruar diku se tani mendon edhe mė shumė qė shqipja me mesapishten kanė lidhje tė tyre shumė tė afėrta. Mesapishtja ka shkuar mė herėt nė Gadishullin Ballkanik, domethėnė paraardhėsja e shqipes ėshtė ilirishtja, ajo qė ka pasur lidhje direkte me mesapishten. Pak komplekse kjo punė, por ėshtė shumė e rėndėsishme kjo nė zhvillimin e shkencave albanistike, nė raport me qėndrimet qė kanė qenė nė diskutimet evropiane.



Janė pohime qė i bėni dhe ju qė i mbėshtesni, deklarohen, por a do tė kemi botim shkencor nė lidhje me gjithė kėto teza?



Nė lidhje me kėto teza ka mjaft botime, ka plot gjėra qė janė shkruar deri mė tani. Disa prej tyre janė pėrkthyer nė librin qė ėshtė botuar nga Akademia e Shkencave tė Kosovės, dhe qė ėshtė nė konkurrim pėr veprat themelore albanologjike, tė tjera janė tė shpėrndara nė revista shkencore shumė tė rralla. Dhe pikėrisht ky ėshtė njė handikap pėr albanologjinė qė nuk kanė mundėsi Bibliotekat tona, qė jo gjithmonė janė shumė tė sakta pėr t’i mbledhur gjithė kėto. Hamp ėshtė vėrtet autoritet nė tė gjithė botėn, boton gjithandej, janė revista qė nuk gjenden lehtė.



Ka linguistė tė tjerė evropianė, qė e mbėshtesin tezėn e profesorit Hamp?



Pėr prejardhjen e shqipes nga ilirishtja ka shumė. Ka njė histori prej shekullit XVIII nga Johan Lehman Tunman dhe pastaj nė botėn e sotme, pas Ēabejt kemi Cimochowski dhe autoritete tė tjera, tė gjithė kėta qė janė marrė me albanologjinė nė njė farė mėnyre janė nė kėto rrjedha tė tė menduarit. Profesor Hamp ka kėtė avantazh se depėrton shumė mė thellė nė interpretimet paraindoevropiane dhe tė gjitha kėto lidhje i bėn bashkė.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos