Kualifikimi, zbardhet rregullorja e plotė pėr testimin e mėsuesve

Si do tė hartohet testi pėrfundimtar dhe ēfarė do tė pėrmbajė ai. Procedura e vlerėsimit tė testeve dhe ankimimi i rezultateve

Jonida Tashi

Zbardhet rregullorja e plotė mbi bazėn e sė cilės do tė kryhet procesi i testimit tė mėsuesve pėr kualifikim. Nė kėtė rregullore janė pėrcaktuar tė gjitha procedurat qė do tė ndiqen pėr procesin e testimit tė mėsuesve nė muajin mars. Provimeve tė kualifikimit do t’u nėnshtrohen vetėm punonjėsit, tė cilėt deri mė datė 31 dhjetor 2008 plotėsojnė vjetėrsinė e nevojshme tė punės nė arsim. Pėrkatėsisht, vjetėrsia e punės, e pėrcaktuar sipas tri shkallėve tė kualifikimit ėshtė: nga 5 deri nė 9 vjet pėr shkallėn e tretė tė kualifikimit; nga 10 deri nė 19 vjet pėr shkallėn e dytė tė kualifikimit; 20 e mė shumė vjet pėr shkallėn e parė tė kualifikimit. Nė provimin e kualifikimit mėsuesit do tė vlerėsohen pėr: zotėrimin e programeve lėndore, zotėrimin e anės shkencore tė lėndės shkollore, zotėrimin e anės metodike tė lėndės. Provimi me shkrim do tė zhvillohet nė salla tė pėrshtatshme. Nė sallėn e provimit me shkrim kandidatėt duhet tė qėndrojnė jo mė pak se 2 metra larg njėri-tjetrit. Nė njė sallė provimi me shkrim administrojnė jo mė pak se dy veta. Numri i kandidatėve pėr administratorė ėshtė jo mė i madh se 1 me 20 kandidatė. Nė ditėn e provimit me shkrim, nė godinėn ku zhvillohet provimi, nuk do tė zhvillohet asnjė veprimtari tjetėr. Nė mjedisin e provimit lejohen tė hyjnė ose tė qėndrojnė vetėm pėrgjegjėsi i administrimit tė provimit, administratorėt, personat e autorizuar nga Ministria e Arsimit dhe Instituti i Kualifikimit dhe Trajnimit. Ndėrsa pėrsa i pėrket aspektit financiar, nė rregullore ėshtė pėrcaktuar qė kandidatėt i mbulojnė vetė shpenzimet e udhėtimit dhe tė akomodimit pėr tė marrė pjesė nė provim. Shpenzimet pėr administratorėt mbulohen nga IKT-ja.
Testi
Testi pėrfundimtar me tė cilin mėsuesit do tė testojnė njohuritė e tyre do tė hartohet nga njė specialist ose mėsues, i cili nuk ka marrė pjesė nė hartimin e fondit tė kėrkesave tė njė provimi. Hartuesit e testit pėrfundimtar mbajnė pėrgjegjėsi ligjore pėr ruajtjen e sekretit. Drejtori i IKT-sė i dorėzon me procesverbal drejtorit tė DAR-sė ose njė punonjėsi tė autorizuar prej tij (nė vazhdim “pėrfaqėsuesi lokal”) pakon pėrkatėse tė fletė-testeve. Nė prani tė marrjes nė dorėzim tė pakos sė fletė-testeve (nė vazhdim “pako”) ėshtė njė punonjės i MASH-it, i cili pėrfaqėson Ministrinė nė zhvillimin e testimit nė qytetin ku do tė zhvillohet. Pakoja do tė pėrmbajė aq fletė-teste sa ėshtė numri pėrkatės i kandidatėve. Pakoja do tė mbėrrijė nė ???????????DAR-tė pėrkatėse jo mė vonė se 1 orė para fillimit tė provimit. Pakoja dėrgohet nga drejtoritė arsimore drejtpėrdrejt nė mjedisin ku do tė zhvillohet provimi tė paktėn 30 minuta para fillimit tė provimit dhe i dorėzohet menjėherė me procesverbal pėrgjegjėsit tė administrimit tė provimit. Pas marrjes sė testeve administratori u shpėrndan kandidatėve fletė-testet. Me marrjen e fletėve tė testit kandidati plotėson faqen e parė me tė dhėnat vetjake dhe e mbyll nė zarf. Me pėrfundimin e provimit kandidati bashkon me njė kapėse fletėt e tij tė testit me zarfin dhe i dorėzon te administratori. Pėrgjegjėsi i administrimit tė provimit shėnon tė njėjtin numėr si te zarfi edhe te fletė-testi, sipas njė kodi tė pėrcaktuar nga IKT-ja. Pas kėsaj, tė gjitha zarfet futen nė njė ose nė disa zarfe tė mėdhenj dhe pasi mbyllen me ngjitėse, vulosen nga drejtori i DAR-sė me vulėn pėrkatėse tė institucionit qė drejton. Pakoja dėrgohet nė IKT brenda ditės nga pėrfaqėsuesi qendror dhe ai lokal. Pakoja i dorėzohet me procesverbal drejtorit tė IKT-sė. Nė rast se ndonjė kandidat mungon, administratori e mbyll nė njė zarf fletė-testin e tepėrt dhe e vendos nė tė njėjtėn pako nė tė cilėn do tė mblidhen fletė-testet me pėrgjigjet e pjesėmarrėsve nė provim. Kandidati nuk lejohet: tė shkruajė nė fletėn e provimit ndonjė shėnim tjetėr pėrveē atyre qė kėrkon testi; tė mbajė celular; tė ketė libra, fletore ose fletė tė bardha. Kutia hapet nė IKT, nė prani tė drejtorit tė saj dhe tė komisionit pėrkatės tė vlerėsimit vetėm pasi tė ketė pėrfunduar vlerėsimi me pikė i tė gjithė kandidatėve. Drejtori i Drejtorisė sė Menaxhimit tė Pėrditshėm nė MASH, drejtori i IKT-sė, drejtori i drejtorisė arsimore, si dhe pėrgjegjėsi i administrimit tė provimit dhe administratorėt ndėshkohen me masė disiplinore nga organi i emėrtesės, nėse nuk e zbatojnė kėtė rregullore. Pjesėmarrėsit nė provime, qė kanė dhėnė ose kanė marrė kopje sipas pohimit tė komisionit tė shqyrtimit tė testeve, ndėshkohen me mosmarrje tė shkallės sė kualifikimit. Mėsuesit e ndėshkuar me mosmarrje tė shkallės sė kualifikimit, pėr arsye tė pėrjashtimit nga provimi ose tė kopjimit kanė tė drejtė tė aplikojnė pėr kategorinė e pretenduar jo mė parė se dy vjet.

Rastet kur mėsuesit kanė tė drejtė tė ankimojnė

Brenda pesė ditėve nga data e provimit, pjesėmarrėsi
nė provim ka tė drejtė t’i ankohet zyrtarisht drejtorit tė
DAR-sė pėrkatėse jo vetėm pėr parregullsi nė procedurat e zhvillimit tė provimit, por edhe pėr ndėshkimet qė mund tė ketė pėsuar nga administratori ose pėrgjegjėsi i administrimit tė provimit. Drejtori i DAR-sė, tė cilit i ėshtė drejtuar ankesa, duhet t’i dorėzojė ankuesit pėrgjigjen zyrtare brenda pesė ditėve nga data e dorėzimit tė ankesės. Nėse ankuesi nuk e merr pėrgjigjen brenda afatit ose gjykon qė pėrgjigjja ėshtė e pamjaftueshme pėr tė, ka tė drejtė t’i drejtohet zyrtarisht drejtorit tė IKT-sė brenda pesė ditėve nga data e pėrgjigjes sė marrė nga DAR. Gjithashtu, drejtori i IKT-sė duhet t’i nisė pėrgjigjen ankuesit brenda dhjetė ditėve nga data e marrjes nė dorėzim tė ankesės. Nėse njė pjesėmarrės nė provim nuk e pranon rezultatin e provimit, ai duhet t’i nisė drejtorit tė IKT-sė kėrkesėn pėr t’u njohur me qortimin e testit tė tij. Pas depozitimit tė kėrkesės, IKT-ja i dorėzon ose i dėrgon ankuesit njė fotokopje tė testit tė tij, kundrejt njė pagese prej 300 lekėsh. Nėse ankesa e pjesėmarrėsit nė provim gjykohet e drejtė nga vlerėsues tė ngarkuar nga drejtori i IKT-sė, testi i ankuesit rivlerėsohet. Nėse edhe pas kėsaj procedure ankimimi, njė ankues nuk ėshtė i kėnaqur me pėrgjigjen pėrfundimtare tė IKT-sė, ai ka tė drejtėn e ankimimit nė DMP nė MASH.



Procedurat qė do tė ndiqen pėr vlerėsimin e testit


Vlerėsimi i tė gjitha testeve do tė kryhet nė Tiranė, pranė IKT-sė. Komisionet e Vlerėsimit ngrihen me urdhėr tė drejtorit tė IKT-sė. Anėtari i njė komisioni vlerėsimi nėnshkruan paraprakisht njė kontratė me drejtorin e IKT-sė, nė tė cilin pėrshkruhen detyrimet reciproke. Anėtar i komisionit tė vlerėsimit ėshtė: punonjės i IKT-sė ose i AVA-s, i cili ėshtė diplomuar nė lėndėn pėrkatėse, ėshtė autor i programeve lėndore ose i teksteve pėrkatėse lėndore. Mėsues, qė nuk ėshtė kandidat pėr kualifikimin 2008. Pėr ēdo lėndė ngrihet njė komision i pėrbėrė nga tre veta. Vlerėsimi i pėrgjigjes sė kandidatit bėhet me pikė. Vlerėsuesit veēojnė testet e dyshuara pėr kopjim. Shuma e pikėve tė njė kandidati shėnohet nė krye tė fletė-testit tė tij dhe firmoset nga tė tre vlerėsuesit. Kurse komisioni i shqyrtimit tė testeve do tė pėrbėhet nga pesė veta. Komisioni i shqyrtimit tė testeve: shqyrton testet e dyshuara pėr kopjim; veēon, me shumicė votash, testet nė tė cilat ėshtė kopjuar; anėtari i komisionit tė shqyrtimit tė testeve nėnshkruan paraprakisht njė kontratė me drejtorin e IKT-sė nė tė cilin pėrshkruhen detyrimet reciproke.
Anėtar i komisionit tė shqyrtimit tė testeve ėshtė: Punonjėsi i IKT-sė ose i AVA-s, i cili ėshtė diplomuar nė lėndėn pėrkatėse, ėshtė autor i programeve lėndore ose i teksteve pėrkatėse lėndore; mėsues, qė nuk ėshtė kandidat pėr kualifikimin 2008.







17 Dhjetor 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos