Demografia, urbanistika, grupet e interesit dhe komuniteti



Demografia ėshtė degė e statistikės qė studion shpėrndarjen gjeografike, pėrbėrjen ose shtimin e popullsisė ose tė grupeve tė veēanta shoqėrore, studimi statistikor i pėrbėrjes sė popullsisė dhe ndryshimeve nė gjirin e saj.

Ndėrsa urbanistika ėshtė teoria dhe praktika e ndėrtimit tė qyteteve sipas njė plani tė caktuar me synime tė afėrta e tė largėta, sistemi i ndėrtimit dhe i rregullimit tė njė qyteti.

Kurse komuniteti ėshtė ekzistenca e pėrbashkėt e grupeve tė ndryshme shoqėrore ose tė jetuarit nė njė bashkėsi shoqėrore ose grup njerėzish tė bashkuar nga prejardhja nga veēori kombėtare dhe lokale.

Grupet e interesit janė grupe shoqėrore qė kanė interesa tė pėrbashkėta nė njė fushė tė caktuar nė planin ekonomik politik e shoqėror ose tėrėsia e grupeve tė njerėzve tė organizuar pėrkohėsisht sė bashku, qė kanė qėllime tė njėjta ose qė kryejnė tė njėjtėn punė.

Tė gjithė termat kanė tė bėjnė mė shoqėrinė, ekonominė dhe politikėn e qė ndikojnė fuqishėm nė zhvillimin e njė qyteti ose shteti.

Nė tė gjithė botėn e zhvilluar kėta terma dhe kėto fenomene kanė luajtur njė rol tė madh nė zhvillim.

Ato janė elementet bazė, tė cilėt lozin njė rol shumė tė rėndėsishėm pėr zhvillimin.

Nėse kėto terma merren nė konsideratė nga politika dhe “lidershipi”, ato sigurojnė njė zhvillim tė pranueshėm pėr tė gjithė dhe pėrfituesi mė i madh ėshtė komuniteti.

Duke ndjekur me vėmendje statistikat demografike dhe duke iu referuar zhvillimeve demografike e komunitare, qė tek ne lėnė pėr tė dėshiruar, grupet e interesit tek ne kanė pasur dhe vazhdojnė tė kenė njė rol pėrcaktues nė zhvillim nė kėto vite, shpesh duke mos pėrfillur as komunitetin e as vetė shtetin.

Kjo ka bėrė qė shpesh tė mos merret nė konsideratė nocioni komunitet ose tė anashkalohet.

Pa njė komunitet tė zhvilluar qė merr pjesė, kontribuon, konteston, gjithmonė do tė krijohen probleme shoqėrore, ekonomike, urbane dhe mbi tė gjitha, grupet e caktuara tė interesit do tė marrin njė rol tė rėndėsishėm dhe diskriminues pėr komunitete tė caktuara vetėm pėr tė realizuar projektet dhe qėllimet e tyre pėr pėrfitime dhe shpesh edhe larje parash.

Duke punuar pėr studime demografike sė bashku me njė demograf tė huaj, dolėm nė konkluzionin se zhvillimi i vėrtetė do tė vijė mbas 20 ose 30 vitesh, pasi ai dilte me konkluzione se zhvillimi tek ne ka njė amplitudė tė ulėt krahas elementeve tė tjera.

Gjithashtu edhe zhvillimet kulturore lozin njė rol vendimtar nė zhvillim.

Ruajtja e traditės dhe vėnia e saj nė eficencė, siguron njė tė ardhme mė tė mirė ekonomike, shoqėrore dhe politike.

Zhvillimi i turizmit: atij kulturor, patriotik, seksual, malor, lumor, fetar, ekstravagant, ėshtė elementi bazė pėr zhvillimin e ekonomive nė tė gjithė rajonin tonė e qė nė bazė duhet tė ketė ruajtjen e kulturės tradicionale, qė ėshtė pjesė e rėndėsishme e qytetit dhe shtetit.

E fillova kėtė artikull me kėtė titull, pasi tė gjitha kėto nocione janė pjesė e rėndėsishme e zhvillimit tė njė qyteti, shteti, fshati, lagjeje e mė tej.

Pa marrė nė konsideratė zhvillimet demografike, urbane, sociale, ekonomike, zhvillimi normal dhe intensiv nuk mund tė kryhet.

Pastaj pjesė shumė e rėndėsishme e kėtyre koncepteve janė grupet e interesit dhe komuniteti.

Si ia doli Edi Rama tė jetė dhe pėr njė periudhė kohe nė krye tė bashkisė sė kryeqytetit?

Edi Rama, krahas elementėve tė tjerė, siē janė politikė, emocionalė, mentalitet, ka shfrytėzuar nevojat e komunitetit pėr banim, por jo tė gjithė komunitetit dhe mbi tė gjitha grupet e interesit tė cilėt kanė dashur tė investojnė me ēdo ēmim.

Duke vlerėsuar nevojat pėr banim dhe duke u mbėshtetur shumė nė grupet e interesit qė kanė pasur fitime kolosale, ai i bindi qytetarėt e Tiranės tė votojnė pėr tė.

Por nė tė njėjtėn kohė ky zhvillim shpesh ėshtė kontestuar nga shoqėria civile dhe individė tė caktuar, bile nga tė huajt qė kanė vizituar Tiranėn.

Individė tė zhvillimit dhe urbanistė dhe arkitektė nga SHBA-ja nuk ishin dakord pėr mėnyrėn si ėshtė zhvilluar Tirana, por E. Rama ia ka dalė, se ka shfrytėzuar grupe tė tjera interesi pėr ndėrtim nga Evropa dhe ka shfrytėzuar nevojėn e komunitetit pėr njė shtėpi.

Shtėpia nė Tiranė ka qenė dhe vazhdon tė jetė pėr 50 vjet njė ėndėrr.

E. Rama doli “fitues”, bile legjitim, pasi kuptoi nevojat e individėve, qytetarėve tė Tiranės pėr njė shtėpi dhe shfrytėzoi po shkėlqyer tendencėn e grupeve tė interesit tė huaja dhe vendase pėr investime, sidomos nė ndėrtim, pasi ėshtė njė fushė qė jep para!

“Nevoja, - thoshte Frojdi, - i bėn tė gjitha” dhe natyrisht edhe nevoja e grupeve tė interesit pėr investime dhe komunitetit pėr banim, na kanė dhėnė kėtė Tiranė, qė ėshtė fytyra dhe dėshira e njė pjese tė konsiderueshme tė komunitetit tė kryeqytetit dhe e grupeve tė interesit pėr tė rritur fitimet dhe pasuritė.

Por unė mendoj se njė pjesė po e konsiderueshme e komunitetit tė kryeqytetit dhe natyrisht po njė pjesė e konsiderueshme e grupeve tė interesit qė nuk pėrfituan, u bėnė kundėr Ramės.

Sido qė tė jetė, Tirana mund tė ishte zhvilluar ndryshe, por ky ishte fati i saj.

Nė realitet Tirana po zhvillohet dhe nėse merren nisma pėr vlerėsimin seriozisht tė komunitetit i cili nuk ka nevojė pėr shtėpi dhe e grupeve tė interesit qė duan tė fitojnė mė pak dhe mendojnė mė shumė pėr tė ardhmen se pėr fitime tė momentit, ajo ēfarė ka ngelur e pashfrytėzuar, mund tė menaxhohet mė mirė.

Prandaj faza e dytė e studimit tė pjesėve tė ngelura dhe e periferive duhet tė jetė e projektuar mė mirė, tashmė nė favor tė tė gjithėve.

Nė fakt, Bashkia e Tiranės paraqiti njė studim qė zgjati 6 vite e qė mendoj do tė balancojė interesat e ndėrtuesve tė huaj dhe vendas me qytetin dhe komunitetin.

Zhvillimi ka nė bazėn e tij proceset demografike, urbanistike, ku pjesė e tyre janė edhe komuniteti, edhe grupet e interesit.

Arsyeja qė po e shkruaj kėtė artikull, ėshtė se njė grup nga komuniteti “Bordi i komunikimit” kontestonin para disa ditėsh Bashkinė e Shkodrės pėr nivel tė ulėt nė punėt publike dhe nė implementimin e planit tė qendrės sė qytetit.

Nė fakt, nisma duhet pėrshėndetur, pasi krijon debat dhe ndikon nė tė mirė tė zhvillimit tashmė tė periferisė.

Por ajo qė ėshtė paradoksale dhe tė bėn tė “qeshėsh”, ishte se kėtė studim e kontestonte pikėrisht arkitekti qė e ka bėrė studimin e qendrės.

Nė pamjen e parė pretendimet dukeshin logjike, por si ka mundėsi qė njė person qė e ka bėrė vetė studimin e qendrės e konteston atė tashmė nė rolin e “supervizorit” dhe “analistit”?!

A nuk i ka marrė parasysh projektuesi se realizimi i projekteve tė ndryshme ka edhe firo, siē ka ndodhur p.sh. edhe nė Bashkinė e Tiranės qė ėshtė kontestuar shpesh?!

Nuk kam ndėrmend as tė mbroj bashkinė, se ka boll administratė qė paguhet pėr kėto gjėra, por njė diēka mė bėn pėrshtypje, se si ka mundėsi tė arrihet deri nė kėtė pikė, duke kontestuar atė qė ke projektuar vetė, bile projekti i pjesshėm i tij e ka deformuar qendrėn kulturore tė Shkodrės, siē ėshtė “rasti” flagrant i pėrdhunimit tė radio “Shkodrės”.

Paradoksale ishin edhe pretendimet e arkitektit, Artan Shkrelit, qė ėshtė i pari qė ka “shėmtuar” qendrėn e Shkodrės, duke vendosur bashkė tradicionalen me tė qelqtėn, qė arkitektėt amerikanė e kontestonin pėr kėtė mėnyrė kombinimi e cila vetėm estetike, arkitekturore nuk ėshtė, as tradicionale, por zhvilluese.

Prandaj e pėrsėris edhe njė herė, qė ky ndėrtim plotėsoi interesat e grupeve tė interesit duke eliminuar traditėn.

Edhe ky quhet zhvillim, por i njė forme jologjike e kulturore e tradicionale.

Megjithatė, z. Shkreli ka bėrė edhe punė tė mira pėr tė cilat ėshtė paguar dhe natyrisht duhet pėrgėzuar pėr kėto punė.

Edhe nė Shkodėr situata ėshtė zhvilluar pak a shumė si nė Tiranė. Edhe nė Shkodėr nė kėtė zhvillim njė rol dhe forcė tė madhe kanė pasur grupet e interesit dhe politika, tė cilat mendoj se e kanė “shkatėrruar” qendrėn kulturore tė qytetit, tė vetmin studim pėr zhvillim e ndėrtim deri tashti.

Prandaj nė Shkodėr dhe nė Tiranė dhe kudo nė qytetet tona, komuniteti duhet tė ketė njė rol mė efikas, pasi do tė ndikojė nė tė ardhmen e qytetit tė tyre, nė shfrytėzimin e hapėsirave urbane tė tyre dhe duhet tė jetė garant nė ruajtjen e atyre hapėsirave urbane tė cilat duhet tė kenė njė rol nė zhvillimin dhe jetėn e njė komuniteti.

Njė rast interesant ėshtė momenti kur komuniteti i Elbasanit ia doli tė mos e shkatėrronte qendrėn muzeale, kalanė, duke penguar grupet e interesit tė mos merrnin rol primar.

Vendimi i fundit pėr kėto probleme i qeverisė shqiptare duhet pėrshėndetur, pasi tenton ta kontrollojė tashti e mbrapa zhvillimin, duke liberalizuar lejet e ndėrtimit, duke e supervizuar zhvillimin nė qytetet tona, tė cilat vazhdojnė tė kenė probleme nė kėtė plan dhe pėrsėri me grupet e interesit pėr qėllimet e tyre tė fitimit, duke ndėrhyrė pa tė drejtė nė hapėsirat urbane tė gjithsecilit.

Katėr bashki firmosėn kontrata pėr planet rregulluese. Ky projekt parashikon njė zhvillim urban tė planifikuar dhe tė kontrolluar.

Natyrisht qė demografia, urbanistika, komuniteti dhe grupet e interesit do tė pėrfitojnė dhe mbi tė gjitha, kėtė herė duhet tė pėrfitojė komuniteti.

Me tė vėrtetė, njė komunitet ka nevojė pėr banim dhe strehim, por nuk duhen harruar hapėsirat urbane tė cilat janė pjesė vitale e jetės sonė.

Institucionet kulturore dhe hapėsirat e gjelbra duhet tė kenė njė vend tė rėndėsishėm nė tė ardhmen.

Njėkohėsisht pjesėmarrja e komunitetit nė diskutimin e zhvillimeve urbane nė qytetet tona duhet tė jetė mė e madhe.

Njė rol tė rėndėsishėm ka edhe shoqėria civile.

Nė tė gjithė kėtė proces zhvillimi, i cili nuk mund tė ndalet, por duhet tė kontrollohet, duhen pasur parasysh statistikat e ndryshimit tė popullsisė, demografia, arkitektura, urbanistika, e cila vė nė epiqendėr tashmė komunitetin dhe shfrytėzimin logjik tė hapėsirave urbane dhe zonave tė banuara, arkitekturėn dhe kulturėn, tė gjejė vendin e grupeve tė interesit, qė tė mos vendosin ato pėr atė ēfarė ka ngelur dhe tė vlerėsojė e tė ndėrgjegjėsojė komunitetin, i cili ėshtė edhe pjesa mė e rėndėsishme qė do tė jetojė, studiojė, kalojė kohėn e lirė, do zhvillohet nga ana kulturore dhe ekonomike.




 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos