Ndryshon mosha e daljes nė pension pėr vitet 2009-2010



Jonida Tashi

Zbardhen moshat e reja tė daljes nė pension duke filluar nga 1 korriku i vitit 2009 deri nė 30 qershor tė vitit 2010. Rritet me njė vit mosha e daljes nė pension pėr punė tė kategorisė sė parė, ndėrsa pėr punėt e dy kategorive tė tjera me gjashtė muaj. Gjithashtu, pėr kategorinė e parė tė punės ėshtė rritur me njė vit edhe periudha e sigurimit. Pėr kategorinė e dytė dhe tė tretė tė punės, periudha e sigurimit nuk ka pėsuar asnjė ndryshim dhe do tė jetė minimumi 35 vite pune pėr tė pėrfituar pension tė plotė.
Specialistėt e Institutit tė Sigurimeve Shoqėrore (ISSH), bazuar nė rregulloren e re tė pensioneve, kanė pėrcaktuar kushtet pėr tė pėrfituar pension tė plotė ose tė pjesshėm pėr tė gjitha kategoritė qė janė nė prag tė daljes nė pension. Kushtet pėr tė pėrfituar pension tė plotė ose tė pjesshėm pėr tė dyja gjinitė janė plotėsimi i moshės dhe viteve tė punės. Sipas rregullores sė re, pėr tė pėrfituar tė gjitha llojet e pensioneve tė pleqėrisė personi i interesuar, fillimisht 1 vit para se t’i lindė e drejta pėr pension, duhet tė paraqesė njė kėrkesė paraprake me shkrim pranė Agjencisė Lokale tė Sigurimeve Shoqėrore (ALSSH) tek inspektori pritės. Dokumentet e nevojshme qė shoqėrojnė kėrkesėn paraprake pėr pension janė: fotokopje e librezės sė punės. Nė mungesė tė saj, deklaratė pėr vitet e punės; certifikatė lindjeje me fotografi; certifikatė martese pėr kėrkueset femra. Kur personi qė do tė fillojė procedurėn e kėrkesės paraprake paraqitet pėr herė tė parė tek inspektori pritės i ALSSH-sė, ky i fundit, krahas sqarimeve ligjore, ėshtė i detyruar ta pajisė tė interesuarin me formularin e dokumenteve qė duhet tė paraqesė pėr efekt pensioni. Kėrkesa paraprake plotėsohet nė ALSSH nga vetė personi ose i autorizuari prej tij me prokurė tė posaēme, nė prani tė inspektorit pritės.
Pensioni i plotė
Kushtet pėr tė pėrfituar pension tė plotė pleqėrie nga 1 korriku i vitit 2009 deri mė 30 qershor 2010, pėr tė dyja gjinitė, sipas kategorive, janė si mė poshtė. Pėr punėt e kategorisė sė parė, mosha e daljes nė pension si pėr burrat ashtu edhe pėr gratė ėshtė rritur me njė vit. Tė njėjtėn rritje, pra me njė vit, ka pėsuar edhe periudha e sigurimit nė kėtė kategori. Konkretisht, ėshtė vendosur qė pėr punė tė kategorisė sė parė mosha e daljes nė pension pėr burrat tė jetė 58 vjeē dhe pėr gratė 53 vjeē. Periudha e vjetėrsisė nė punė pėr burrat dhe gratė qė bėjnė pjesė nė kategorinė e parė do tė jetė e njėjtė, pėrkatėsisht me 30 vjet tė siguruara. Ndėrsa pėr punėt e kategorisė sė dytė, mosha e daljes nė pension ėshtė rritur me 6 muaj pėr tė dyja gjinitė, kurse periudha e sigurimit ka mbetur e njėjtė me atė tė mėparshme, 35 vite. Kėshtu, mosha e pėrfitimit tė pensionit pėr punė tė kategorisė sė dytė ėshtė 63 vjeē pėr burrat dhe 58 vjeēe pėr gratė. Periudha e sigurimit nė vite pėr tė pėrfituar pension tė plotė pėr punė tė kategorisė sė dytė ėshtė 35 vite pune pėr tė dyja gjinitė. Edhe pėr punėt e kategorisė sė tretė mosha e pėrfitimit tė pensionit ėshtė rritur me 6 muaj, kurse periudha e sigurimit nuk ka pėsuar asnjė ndryshim. Pėr punėt e kėsaj kategorie ėshtė pėrcaktuar qė mosha e daljes nė pension pėr burrat tė jetė 64 vjeē dhe pėr gratė 59 vjeēe, ndėrsa periudha e sigurimeve qė duhet plotėsuar ėshtė 35 vjet pune. Harku kohor qė ka tė bėjė me vjetėrsinė e punės ngushtohet mė shumė kur bėhet fjalė pėr nėnat qė janė me shumė fėmijė. Mosha pėr tė pėrfituar njė pension pleqėrie pėr kėtė kategori ėshtė 50 vjeē, ndėrsa kushtet pėr tė plotėsuar atė dhe qė lidhen me periudhėn e sigurimit nė vite janė 30 vite vjetėrsi pune. Tė gjithė personat qė janė afėr plotėsimit tė kėtyre kushteve pėr pension duhet qė patjetėr tė bėjnė kėrkesėn gjatė kėsaj kohe, nė mėnyrė qė tė pėrfitojnė masėn e pensionit qė ditėn e parė tė mbushjes sė moshės. Pėr punėt e kategorisė sė parė dhe tė dytė, pėrveē plotėsimit tė moshės si mė sipėr, specifikohen ndryshime nė vjetėrsinė e punės. Kėshtu, kjo kategori tė paktėn 3/4 e vjetėrisė sė punės duhet t’i kenė kryer nė punė tė kategorisė sė parė dhe tė dytė, me pėrjashtim tė personave qė kanė punuar nė miniera nė nėntokė ose nė punime tė tjera tė nėntokės. Konkretisht, pėr kėta tė fundit kėrkohet qė ½ e periudhės sė punės tė jetė e siguruar nė kėto profesione. Aktualisht, tabela e moshės sė daljes nė pension pėr vitet 2009-2010 ėshtė shpėrndarė nė tė gjitha agjencitė lokale tė sigurimeve dhe nė bazė tė saj do tė bėhet pranimi i kėrkesave me shkrim nga aplikantėt qė do tė pėrfitojnė pension nė kėta vjet. Gradualisht, nga viti nė vit rritet mosha e daljes nė pension dhe shtohen vitet e punės derisa nga data 1 korrik e vitit 2023 e nė vazhdim minatorėt e profesionet e tjera qė kanė punuar nė nėntokė do tė dalin nė pension tė plotė nė moshėn 65 vjeē, kur tė kenė punuar gjithsej 35 vjet tė siguruar, pavarėsisht se nė cilin profesion kanė punuar. Ashtu si ēdo vit, nė datėn 1 korrik mosha e pensioneve ndryshon me 6 muaj, pėr tė krijuar njė harmoni mes brezave dhe viteve tė lindjes, nė mėnyrė qė tė arrihet mosha 65 vjeē pėr burrat dhe 60 vjeē pėr gratė.
Profesionet e ndara nė kategori
Pėr efekt tė daljes nė pension, Kėshilli i Ministrave, sipas shkallės sė vėshtirėsive tė punės, ka bėrė ndarjen e tyre nė tri kategori dhe pėr kėtė nga viti 1958-1991 ka nxjerrė rreth 50 vendime. Lloji i punės qė punėtori ose nėpunėsi ka kryer dhe vjetėrsia nė atė punė vėrtetohet me anėn e librezės sė punės.
Kategoria e parė
Nė punė tė kategorisė sė parė, ose shumė tė vėshtirė, hyjnė mbi 18 profesione tė minierave nėn tokė, me tė cilat barazohet edhe puna e inxhinierėve, teknikėve, brigadierėve, pėrgjegjėsve dhe zėvendėsve tė reparteve ose tė turneve nėn tokė, kur ajo kryhet gjatė gjithė ditės, nė miniera nėn tokė, ose nė punime tė tjera tė nėntokės; puna e civilėve dhe ushtarakėve tė aviacionit dhe tė nėndetėseve, si ajo e komandantit tė aeroplanit, navigatorėve, mekanikėve, radiotelegrafistėve dhe radiotelefonistėve; disa lloje punėsh nė fabrikat e pasurimit tė minierave tė bakrit, tė kromit, tė fonderive, farkėtarėve, palombarėve, saldatorėve dhe elektrosaldatorėve nė rezervuarė, kulla dhe cisterna. Gjithashtu, puna e bėrė nga artistėt e baletit, akrobatėt e gjimnastėt e cirkut, solistėt e operės dhe ansambleve shtetėrore, muzikantėt e veglave tė frymės, artistėt e valleve tė ansambleve, koristėt e operės pėrfshihen nė kategorinė e parė. Po kėshtu, nė kategorinė e parė pėrfshihen edhe disa punė nė industrinė ushtarake, kimike, tė naftės, nė prodhimin e baterive, nė metalurgjinė e zezė, nė ferro-krom, nė miniera e gjeologji etj.
Kategoria e dytė
Nė punė tė kategorisė sė dytė pėr daljen nė pension hyjnė: puna e kryer nė miniera nėn tokė, nga drejtuesit dhe personeli inxhinier-teknik, qė ka lidhje me kontrollin e punimeve nėn tokė; puna nė miniera e nė sipėrfaqe si vagonistėt, ngarkuesit e mineralit, ekskavatoristėt, buldozeristėt, brigadierėt e repartit ose turnit, punėt e disa profesioneve nė gjeologji, nė industrinė e gomės, tė naftės e gazit, nė centralet elektrike, nė hekurudha, nė prodhimin e ēimentos, tė xhamit e qelqit; mbi 45 lloje punėsh nė industrinė tekstile, nė industrinė e lėkurėve, tė drurit e letrės, tė duhanit e cigareve, nė institucionet shėndetėsore, nė ndėrtim, mbi 20 lloje punėsh nė poligrafi, nė transportin ujor e peshkim, ndėrlidhje, farkėtari, femra dhe meshkuj ushtarakė tė shėrbimit aktiv, veterinerė me arsim tė lartė; 18 profesione nė arsim, kulturė e sport, si edukatorė nė kopshtet e fėmijėve, mėsues e pedagogė, trajnerė profesionistė. Efektivė tė tė gjitha kategorive tė klubeve sportive, disa lloje punėsh nė shėndetėsi, si mjekė, kirurgė, psikiatėr, infermierė tė reparteve infektive etj.
Kategoria e tretė
Nė punė tė kategorisė sė tretė, pėr efekt tė daljes nė pension, pėrfshihen: punonjėsit e administratės civile, ekonomistėt, financierėt, juristėt, kompjuteristėt, menaxherėt, pėrkthyesit, magazinierėt, punonjėsit e mirėmbajtjes, shoferėt, punonjėsit e tregtisė, tė biznesit, tė bujqėsisė, tė blegtorisė etj.



Si ndryshon mosha e pensioneve nė 2008-n dhe 2009-n

Kushtet pėr tė pėrfituar njė pension pleqėrie nga 1.7.2008 deri mė 30.6.2009:
Pėr punė tė kategorisė sė parė: Burri Gruaja
Mosha vjeē 57 52
Periudha e sigurimit vite 29 29
Pėr punė tė kategorisė sė dytė:
Mosha vjeē 62 vjet e 6 muaj 57 vjet e 6 muaj
Periudha e sigurimit vite 35 35
Pėr punė tė kategorisė sė tretė:
Mosha vjeē 63 vjet e 6 muaj 58 vjet e 6 muaj
Periudha e sigurimit vite 35 35
Pėr nėnat me shumė fėmijė:
Mosha vjeē 50
Periudha e sigurimit vite 30






PENSIONI I PLOTĖ
MOSHA DHE PERIUDHA E SIGURIMIT QĖ KĖRKOHET NĖ
VITE PĖR SECILĖN KATEGORI
BURRI

Kategoria
I Kategoria
II Kategoria
III
Vitet Mosha Vjetėrsia e punės Mosha Vjetėrsia e punės Mosha Vjetėrsia e punės
01.07.2009 - 30.06.2010 58 30 63v 35 64v 35



PENSIONI I PLOTĖ
MOSHA DHE PERIUDHA E SIGURIMIT QĖ KĖKOHET NĖ
VITE PĖR SECILĖN KATEGORI

GRUAJA

Kategoria
I Kategoria
II Kategoria
III
Vitet Mosha Vjetėrsia e punės Mosha Vjetėrsia e punės mosha Vjetėrsia e punės
01.07.2009 - 30.06.2010 53 30 58v 35 59v 35




PENSIONI I PJESSHĖM
MOSHA DHE PERIUDHA E SIGURIMIT
QĖ KĖRKOHET NĖ VITE PĖR PĖRFITIMIN E TIJ



Vitet Mosha
pėr burrat Vitet e sigurimit pėr burrat Mosha
pėr gratė Vitet e sigurimit
pėr gratė
01.07.2009 - 30.06.2010 64v 20 v 59v 20v










6 Dhjetor 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos