Part-Time, nis aplikimi pėr regjistrim nė fakultete

 

Speciale / Gazeta “Shekulli” publikon procedurat, datat dhe dokumentet pėr aplikim

Tarifat pėr secilėn degė nė universitete. Fituesit pėrzgjidhen nė bazė tė mesatares dhe tė numrit tė kuotave tė pranimit

Aplikimi pėr regjistrim nė sistemin e studimeve me kohė tė pjesshme, mund tė cilėsohet zyrtarisht i hapur. Duke filluar nga sot, kandidatėt, tė cilėt dėshirojnė tė ndjekin studimet Part-Time, duhet tė paraqesin pranė sekretarive tė fakulteteve ku ata kėrkojnė tė vazhdojnė studimet, kėrkesėn pėr aplikim, si edhe dokumentet qė nevojiten pėr regjistrim, konkretisht; dėftesė pjekurie e shkollės sė mesme ose diplomė tjetėr studimi, tė fituar jashtė vendit, tė vlerėsuar tė barasvlefshme me tė, dokument identifikimi (certifikatė lindjeje me fotografi ose pasaportė), 2 fotografi, si edhe mandat arkėtimi i tarifės sė regjistrimit prej 1.500 lekėsh. Udhėzimi i Ministrisė sė Arsimit bėn tė ditur se, nėse kandidati fitues nuk ka dėftesė pjekurie origjinale, duhet tė paraqesė dublikatė tė dėftesės sė pjekurisė, tė lėshuar nga drejtoria e shkollės sė mesme dhe tė vėrtetuar nė Drejtorinė Arsimore Rajonale, nė Zyrėn arsimore pėrkatėse. Pėr kandidatėt qė do tė regjistrohen nė programet e studimit tė ciklit tė parė me kohė tė pjesshme nė Akademinė e Edukimit Fizik e Sporteve nė Tiranė, pėrveç dokumentacionit tė pėrcaktuar, kėta tė fundit duhet t’u nėnshtrohen kritereve tė veçanta, sikurse janė konkurset e pranimit tė vendosura nga ky institucion pėr pranimet nė studimet e ciklit tė parė me kohė tė pjesshme. Pėrzgjedhja e fituesve nė sistemin Part-Time, do tė bėhet nga njė grup Ad-hoc, i ngritur nė fakultetet pėrkatėse. Kriter bazė pėr pėrzgjedhjen e kandidatėve do tė jetė mesatarja e shkollės sė mesme, ku ata kanė pėrfunduar, si edhe kuotat e miratuara nga Kėshilli i Ministrave. Udhėzimi i dalė nga Ministria e Arsimit, detyron Institucionet e Arsimit tė Lartė Publik, qė tė shpallin dhe tė afishojnė listat e kandidatėve fitues nė vende tė dukshme nė fakultete, brenda orės 12:00 tė datės 15.12.2008, tė ndarė sipas programeve tė studimit pėrkatės. Procesi i regjistrimit tė fituesve nė sistemin Part-Time, do tė nisė mė datė 15 dhe do tė mbyllet katėr ditė mė pas, mė datė 19 dhjetor. Pėr tė qenė nė shėrbim tė kandidatėve fitues, MASH-i ka udhėzuar qė sekretaritė e fakulteteve tė kryejnė procedurat e regjistrimit nga ora 8:00 deri mė orėn 16:00.

 

Kandidatėt nga trojet, nė bazė tė marrėveshjes midis ministrive

Kuotat e pranimit pėr shtetasit e huaj, qė dėshirojnė tė ndjekin studimet nė sistemin me kohė tė pjesshme, pėr vitin akademik 2008-2009, nė Institucionet e Arsimit tė Lartė Publik, do tė shpėrndahen nė bazė tė marrėveshjeve dypalėshe ose shumėpalėshe, qė Ministria e Arsimit ka me homologet e saj nė trojet shqiptare, si edhe kėrkesave individuale tė vetė personave tė interesuar. Udhėzimi, po kėshtu, flet edhe pėr kategoritė e tjera tė individėve qė kėrkojnė tė ndjekin sistemin Part-Time. Kėshtu, kandidatėt qė dėshirojnė tė ndjekin studimet me kohė tė pjesshme, nė njė program tė dytė studimi, do ta fitojnė kėtė tė drejtė, sipas kritereve tė pėrcaktuara nga vetė institucionet publike tė arsimit tė lartė, dhe tė bėra publike paraprakisht.

Dokumentet

1-Dėftesė pjekurie e shkollės sė mesme, ose diplomė tjetėr studimi tė fituar jashtė vendit, tė vlerėsuar tė barasvlefshme me tė

2-Dokument identifikimi (certifikatė lindjeje me fotografi, ose pasaportė).

Nė dosje tė mbahet certifikata e lindjes me fotografi, ose fotokopja e pasaportės

3- 2 fotografi

4-Mandat arkėtimi i tarifės sė regjistrimit prej 1.500 lekėsh

Kuota e pranimit

1-Pėr programet e studimit tė ciklit tė parė, mė kohė tė pjesshme, 3 045

2-Programet e dyta tė studimi,   1 400

3-Pėr transferim studimesh,  200

4-Pėr shtetasit e huaj,    200

Part-Time, tarifa vjetore e shkollimit

Universiteti i Tiranės

Histori                       52 000 lekė

Gjeografi                   52 000 lekė

Gjuhė-Letėrsi            52 000 lekė

Drejtėsi                    93 600 lekė

Biologji                    62 400 lekė

Financė-Kont.          72 800 lekė

Adm.-Biznes           72 800 lekė

Psikologji                52 000 lekė

Punė Sociale           52 000 lekė

Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi” 62 400 lekė

Universiteti Bujqėsor i Tiranės

Menaxhim Agrobiznesi                 52 000 lekė

Ekonomi dhe Politikė Agrare       52 000 lekė

Hortikulturė                                  52 000 lekė

Prodhim Bimor                            52 000 lekė

Zootekni dhe Biznes Blegtoral     52 000 lekė

Akuakulturė dhe Menaxhim Peshkimi 52 000 lekė

Teknologji Agroushqimore           52 000 lekė

Agromekanizim                           52 000 lekė

Vreshtari dhe Enologji                 52 000 lekė

Inxhinieri Pyjesh                         62 400 lekė

Inxhinieri Pėrpunim Druri            62 400 lekė

Financė-Kontabilitet                   62 400 lekė

Mbrojtje Bimėsh                      62 400 lekė

Agromjedis dhe Ekologji       62 400 lekė

Universiteti “Aleksandėr Xhuvani” Elbasan

Histori-Gjeografi41 600 lekė

Gjuhė-Letėrsi41 600 lekė

Edukatė Qytetare41 600 lekė

Punė Sociale41 600 lekė

Filozofi-Sociologji41 600 lekė

Adm.-Biznes52 000 lekė

Financė-Kont.52 000 lekė

Biologji-Kimi52 000 lekė

Cikli i Ulėt31 200 lekė

Ciklin e Ulėt Parashkollor 31 200 lekė

Matematikė-Fizikė 31 200 lekė

Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastėr

Histori-Gjeografi31 200 lekė

Fin.-Kontabilitet41 600 lekė

Biologji-Kimi41 600 lekė

Cikli i Ulėt31 200 lekė

Cikli i Ulėt Parashkollor 31 200 lekė

Matematikė-Fizikė31 200 lekė

Gjuhė-Letėrsi31 200 lekė

Administrim Publik41 600 lekė

Menaxhim Turizėm41 600 lekė

Universiteti “Fan S.Noli”, Korçė

Gjuhė-Letėrsi31 200 lekė

Financė41 600 lekė

Cikli i Ulėt31 200 lekė

Cikli i Ulėt Parashkollor 31 200 lekė

Menaxhim Biznesi41 600 lekė

Turizėm41 600 lekė

Horti Kulturė31 200 lekė

Agrobiznes31 200 lekė

Marketing41 600 lekė

Nė universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodėr:

Gjeografi 41 600 lekė

Financė-Kontabilitet52 000 lekė

Turizėm52 000 lekė

Administrim-Biznes52 000 lekė

Biologji-Kimi52 000 lekė

Histori41 600 lekė

Cikli i ulėt31 200 lekė

Cikli i ulėt parashkollor 31 200 lekė

Matematikė31 200 lekė

Fizikė31 200 lekė

Gjuhė-Letėrsi41 600 lekė

Juridik 72 800 lekė

Nė universitetin “Ismail Qemali”, Vlorė

Infermieri 41 600 lekė

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos