“Tė fortėt” e Tiranės, rihapen dosjet e vrasjeve qė nga ’90-ta

07/06/2005  Do tė verifikohen lidhjet, aktivitetet, konfliktet dhe vazhdimėsitė e kėtyre bandave deri mė sot

Duket se Prokuroria ka filluar tė praktikojė fjalėn e urtė, qė “e ardhmja ėshtė vazhdimėsi e tė kaluarės”. E ndodhur pėrballė krimit tė organizuar shqiptar mjaft tė sofistikuar, qė edhe nga ndėrkombėtarėt konsiderohet si njė nga klanet mafioze mė tė rrezikshme nė Botė, Prokuroria ka vendosur qė ta fillojė punėn qė prej bėrthamave tė bandave. Nė plan tė parė tė kėtij hetimi dhe verifikimi masiv janė vendosur emrat e ish-“tė fortėve” tė Tiranės, aktivitetit tė tyre, lidhjeve dhe ekzekutimeve mafioze, qė e kanė fillesėn prej viteve tė para postkomuniste. Kėshtu janė rihapur tė gjitha dosjet e vrasjeve tė “tė fortėve” tė Tiranės, ku do tė verifikohet edhe hetimi qė ėshtė kryer nė atė kohė nga drejtėsia. Duke parė si pikėnisje tė organizatave kriminale, pikėrisht kėta tė fortė, organi i akuzės ka filluar shfletimin e dosjeve tė vjetra pėr tė hedhur dritė mbi tė kaluarėn, tė tashmen dhe tė ardhmen e krimit. Kjo nė kuadėr tė luftės dhe parandalimit tė krimit tė organizuar. Pėr ēėshtjet e vjetra, organi qendror i akuzės ka kėrkuar qė tė rihapen tė gjitha ato qė kanė tė bėjnė me vrasjen e tė ashtuquajturve “tė fortėt” e Tiranės, ku disa prej tyre mbeten ende enigmė. Lajmi ėshtė bėrė i ditur dje pėr gazetėn “Metropol” nga burime pranė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, tė cilat sqaruan se rishikimi i kėtyre dosjeve mund tė hedhė dritė mbi sfondin e bandave dhe organizatave tė tanishme kriminale. Kjo, pasi dyshohet se kėto banda e kanė fillesėn e tyre pikėrisht nė atė kohė, kur tė ashtuquajturit “tė fortė” krijuan bandat e para tė strukturuara kriminale. Gjithashtu do tė verifikohet edhe hetimi i bėrė atėherė, pėr tė parė nėse ka ende veprime tė reja hetimore qė mund tė kryhen.

Verifikimi

Nė kėto dosje do tė specifikohen nė mėnyrė tė veēantė, motivet e vrasjeve tė kėtyre emrave qė pėr njė farė kohe u kthyen edhe nė “mite” pėr tė rinjtė. Pikėrisht nė kėto motive pritet tė gjenden fillesat e mjaft hasmėrive dhe konflikteve mes grupeve rivale, tė cilat kanė pasuar edhe me vrasje tė tjera deri vitet e fundit. Gjithashtu do tė verifikohen me imtėsi hetimet e bėra atėherė, pėr tė parė nėse mund tė kryhen tė tjera veprime hetimore tani, pėr zbardhjen e plotė tė kėtyre ngjarjeve, theksojnė burimet. Tjetėr qėllim i verifikimit tė dosjeve do tė jetė edhe njohja me aktivitetin e kėtyre personave. Do tė veēohet gjithēka qė ata kanė kryer, dyshohet tė kenė kryer, apo vepra penale pėr tė cilat mund tė jenė dėnuar. Tjetėr pjesė e rihetimit do tė jetė edhe njohja me lidhjet e miqėsitė e “tė fortėve”. Por mė kryesorja mėsohet tė jenė konfliktet dhe hasmėritė qė ata kanė pasur me bandat rivale, pohojnė burimet e Prokurorisė.

Rihetimi

Pas njė viti punė intensive, duket se Prokuroria e Krimeve tė Rėnda ka parė tė arsyeshme edhe retrospektivėn e krimit. E ndodhur para bandave dhe organizatave kriminale qė sa vijnė e sofistikohen, Prokuroria i ka hedhur sytė nė lindjen e kėtyre grupeve. Sipas burimeve tė organit qendror tė akuzės, njė pjesė e kėtyre organizatave dyshohet ta kenė fillesėn qė nė vitet ’90, kur u hapėn kufijtė. Tė ashtuquajturit “tė fortėt” e Tiranės, dyshohet tė kenė krijuar tė parat banda tė strukturuara kriminale, por tė njė stadi shumė tė thjeshtė nga ato tė sotmet. Burimet thonė se do tė studiohen vazhdimėsitė e kėtyre bandave tė vogla, pėr tė parė nėse ato vazhdojnė tė kryejnė aktivitetin e tyre kriminal dhe stadin nė tė cilin kanė arritur. Do tė hetohet edhe mbi aktivitetin qė kanė kryer atėherė dhe kryejnė tani kėto banda tė strukturuara kriminale. Gjithashtu do tė veēohen konfliktet e hershme qė kėto banda kanė pasur me njėra-tjetrėn dhe rrjedhėn e tyre. Sipas Prokurorisė, pritet qė nga kėto konflikte tė vjetra tė hidhet dritė mbi vrasje mafioze tė ndodhura vitet e fundit. Nė bazė tė kėtij hetimi masiv, shpresohet qė tė zbardhen edhe konfliktet brenda ēdo bande dhe pasojat qė kanė pasur, thonė burimet. Ato shtojnė se prej afro njė muaji, ka filluar ky rihetim dhe njė pjesė e dosjeve janė verifikuar. Pėr shkak tė kalimit tė shumė viteve dhe pamundėsisė pėr gjetjen e provave tė reja materiale, disa prej kėtyre vrasjeve mbeten ende pa autor. Por mė e rėndėsishmja ėshtė njohja me lidhjet, konfliktet, aktivitetin dhe vazhdimėsitė e kėtyre bandave kriminale, pėrfundojnė burimet.

Nė dosjet e vjetra mund tė gjenden prova mbi vrasjet mafioze tė viteve tė fundit

Edhe pas krijimit tė Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda, disa prej vrasjeve mė tė bujshme vitet e fundit mbeten ende pa autor dhe pa motiv. Rishikimi i dosjeve tė vrasjeve tė “tė fortėve” tė kryeqytetit, pritet qė tė nxjerrė nė dritė motive tė kėtyre vrasjeve, qė pasuan edhe pas vitit 1997, duke u sofistikuar pėrsa i pėrket natyrės sė ekzekutimeve. Prokuroria ka hedhur dyshimet se janė pikėrisht kėta tė fortė, tė cilėt me njerėzit qė mblodhėn rreth tyre pas viteve ’90, krijuan bandat e para tė strukturuara, tė cilat kishin edhe rivalitetet mes tyre. Duke studiuar edhe kohėn dhe psikologjinė e periudhės kur kanė ndodhur, do tė specifikohen motivet e kėtyre vrasjeve. Gjithashtu do tė verifikohen lidhjet dhe miqėsitė e “tė fortėve”. Pikėrisht nė kėtė moment, verifikimi do tė shtrihet mbi hakmarrjet e mundshme tė kryera mes bandave. Kjo me qėllim zbardhjen e vrasjeve, qė prej vitesh mbeten pa autor. Nisur nė motivet dhe veprimet hetimore tė pėrcaktuara nė dosjet e vjetra, do tė shikohet edhe vazhdimėsia e kėtyre bandave. Bėhet fjalė pėr aktivitetin, lidhjet dhe konfliktet e tyre. Kjo, pasi dyshohet qė rivaliteti mes kėtyre grupeve tė ketė vazhduar. Ndonėse mund tė jenė harruar hasmėritė, konfliktet mund tė kenė vazhduar pėr shkak tė konkurrencėn dhe rivalitetit nė trafiqe e zona, pohojnė burimet e Prokurorisė. Ato thonė se dyshohet qė disa prej vrasjeve mafioze tė viteve tė fundit, mund ta kenė prejardhjen nga konfliktet e vjetra pėr shkak tė hasmėrive dhe rivalitetit nė trafiqe.

Bandat e ’90-ės, fillesat e organizatave kriminale

Prokuroria ka hedhur dyshime tė forta se bėrthamat e pjesės mė tė madhe tė organizatave kriminale janė pikėrisht ato grupe qė u krijuan pas viteve ’90, nga “tė fortėt”. Sipas burimeve tė akuzės, kėto grupe, nė vitet nė vazhdim u strukturuan dhe u sofistikuan, duke e pėrqėndruar aktivitetin e tyre kryesisht nė trafiqet e drogės, armėve dhe qenieve njerėzore. Ndėrsa nė fillimet e tyre aplikonin kryesisht me vendosjet e gjobave dhe duke trafikuar femra si prostituta. Por, nė vazhdimėsi kėto grupe dyshohet tė jenė organizuar dhe tė kenė krijuar struktura tė pėrcaktuara pėr secilin anėtar tė bandės. Madje, Prokuroria ka dyshime se disa prej vrasjeve mafioze tė ndodhura nė Tiranė, pas trazirave tė viteve ’97, tė jenė pasojė e konflikteve tė trashėguara prej kohėsh. Ndėrkaq nė dosjet e vjetra pritet qė tė gjenden prova materiale ndaj personave nėn hetim pėr trafiqe tė tė gjitha llojeve. Kjo, pasi nė fillim tė viteve ’90, nuk ekzistonin ligje pėr parandalimin dhe dėnimin e trafiqeve, duke u lėnė dorė tė lirė kėtyre grupeve. Burimet e Prokurorisė pėrfundojnė se ėshtė e rėndėsishme qė organizatat kriminale tė goditen qė nga rrėnjėt e tyre.

Vrasjet e bujshme tė kryqytetit nė vite

Gaz Muēa, i vrarė mė 7 prill tė vitit 1992, tre muaj pasi ishte kthyer nga Gjermania. Nė atė kohė dy grupet rivale nė Tiranė ishin ato tė Gaz Muēės dhe Naim Zyberit. Ky i fundit arrestohet pas vrasjes sė Muēės dhe del nga burgu gjatė trazirave tė ’97-ės

Artur Grori, vritet me plumb nė zemėr para derės sė shtėpisė mė 2 korrik tė vitit 1997. Pėr kėtė vrasje akuzohet Naim Zyberi, i cili largohet mė pas nė Itali

Nė fund tė vitit 1999, Naim Zyberi plagoset nė Milano tė Italisė dhe ekzekutohet nė spital disa muaj pas vrasjes sė Artur Grorit. Pėr vrasjen e Naim Zyberit, Prokuroria italiane akuzoi Arben Grorin, vėllain e Arturit, i cili ndodhet nė burg nė Shqipėri

Taulant Muēa i vrarė mė 31 korrik tė vitit 1998. Pėr vrasjen e tij akuzohen nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda, Besnik Keta dhe Dorian Stafa. Prokuroria dyshon se Besnik Keta e ka vrarė Taulant Muēėn pėr t’u hakmarrė pėr ekzekutimin e vėllait tė tij, Fatos Keta

Nė vitin 1999 ekzekutohen me antitank Denis Gina dhe Medjan Shehu, teksa po udhėtonin me njė fuoristradė tė blinduar nė Fushėn e Druve nė Tiranė. Pėr kėtė vrasje u akuzuan Ilir Bardhi dhe Genc Ferhati

Mė 9 mars tė vitit 2000, ekzekutohet me snajper Ilir Bardhi, ndėrsa ndodhej nė qelinė e ajrimit nė Burgun 313 nė Tiranė. Bardhi akuzohej se nė bashkėpunim me Genc Ferhatin kishin vrarė Denis Ginėn dhe Medjan Shehun njė vit mė parė. Autori Roland Kostare arrestohet nga RENEA, teksa po largohej me makinė

Nė dhjetor 1999, te Pallati i Sportit “Asllan Rusi” vritet Elton Zaimi. Pėr kėtė vrasje akuzohet Andi Hasani

Mė 23 dhjetor 1999, te lokal “Aldrin” pėrballė ish-ambasadės kroate, disa metra larg Presidencės, vriten Santilian Elezi dhe Fatmir Hodo, si dhe u plagosėn Andi Hasani, Gerti Xhanai, Edmond Karanxha e Dorjan Bejo. Pėr kėto vrasje e plagosje akuzohet Elidon Kotorri, i cili ndodhet nė burg.

Mė 11 janar 2000, pranė shkollės “Vasil Shanto” vriten nė autoveturėn e tyre tip “Volksvagen”, Andi Hasani, Sokol Alushi, Gazmend Zeneli dhe u plagos rėndė Grigor Stefani. Pėr kėtė masakėr akuzohen Elidon Kotorri dhe Altin Lame, tė cilėt aktualisht janė nė qeli dhe po gjykohen

Nė vitin 2000, ekzekutohet nė zonėn e ish-Bllokut, Alban Ēela, djali i ish-ministrit tė Drejtėsisė, Kudret Ēela. Pėr kėtė vrasje akuzohet Altin Lame, i cili po gjykohet

Mė 16 gusht tė vitit 2000, vritet pranė lokal “Piaca” nė qendėr tė Tiranės, Sul Dema. Ai dyshohej se ishte autor i disa vrasjeve dhe se mund tė jetė ekzekutuar pėr motive hakmarrjeje

Mė 13 janar tė vitit 2003, ekzekutohet nė zyrėn e tij, Sekretari i Pėrgjithshėm i Komunitetit Mysliman, Sali Tivari. Ende nuk ka njė motiv tė pėrcaktuar pėr vrasjen e tij dhe nuk dihen autorėt

Mė 29 mars tė vitit 2003, ekzekutohet nė pronėn e tij te “Kartodromi” nė Tiranė, Fatmir Rama, 35 vjeē, i ashtuquajturi Miri i Xhikes. Ende nuk ka njė motiv tė pėrcaktuar pėr vrasjen e tij. Si njė nga autorėt, Prokuroria akuzon Lavdėrim Tufėn nga Lundra, i cili ėshtė nė gjykim

Mė 9 prill tė vitit 2003, vritet para derės sė shtėpisė sė tij biznesmeni i tregtimit tė hekurit, Florian Vila, 38 vjeē. Dyshohet tė jetė ekzekutuar pėr shkak tė konkurrenės nė biznes, ende nuk dihen autorėt

Mė 29 gusht tė vitit 2003, vritet tregtari i njohur i mishit, Arben Pojani (Fodulli), pranė “Rozafės” nė Tiranė. Dyshohet tė jetė vrarė nga frika e njė hakmarrjeje tė mundshme pėr vėllanė e tij, Petraq Fodullin, i ekzekutuar nė vitin 1998. Ende nuk dihen autorėt

Mė 28 shkurt 2005, ekzekutohet me eksploziv nė ashensor, biznesmeni i njohur Vajdin Lame dhe miku i tij, Artan Arsi. Lame u plagos gjatė njė atentati edhe nė tetor tė vitit 2004, te Pallati i Kulturės. Ende nuk ka ndonjė motiv tė pėrcaktuar pėr ngjarjen. Nuk dihen autorėt

Mė 5 mars tė vitit 2005, vetekzekutohet me eksploziv lushnjari Enver Rabiaj. Dyshohet se ai kishte qėllim kryerjen e njė atentati tė mundshėm, por aksidentalisht i ka shpėrthyer eksplozivi nė duar. Sipas policisė, ai ishte anėtar i bandės sė Lushnjės



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos