“Emigrimi nė Kanada, ja si tė aplikoni”

• Asistencė jo vetėm pėr personat qė duan tė aplikojnė pėr tė emigruar sipas rregullave ne Kanada dhe SHBA, por edhe pėr studentėt qė vendosin tė ndjekin jashtė vendit shkollėn e lartė.Avokatja Meri Prifti, nė njė intervistė pėr gazetėn tregon  tė gjithė procedurat qė duhet tė ndiqen nga qytetarėtJu jeni avokate qė merreni me çėshtjen e emigracionit pėr nė Amerikė dhe Kanada. Çfarė lloj emigracioni mbuloni si studio avokatie dhe me cilėt avokatė tė tjerė bashkėpunoni jashtė vendit?Ne si studio avokatie dhe konsulence bėjmė disa shėrbime. Kurse pėr interesin tuaj, nė lidhje me emigracionin mund t’ju them se jemi specializuar pėr emigracionin nė SHBA dhe Kanada, ashtu siç ofrojmė shėrbim dhe pėr tė gjithė ata qė dėshirojnė tė studiojnė jashtė Shqipėrisė, nė Amerikė, Kanada apo Evropė. Ndihma jonė ėshtė nė disa raste e thjeshtė, dhe nė disa tė tjera shumė e vėshtirė.  Po pėr studentėt ofroni shėrbime? Pėr studentėt qė dėshirojnė tė studiojnė nėpėr botė ne i ndihmojmė tė gjejnė shkollėn e duhur me çmimin e pėrballueshėm pėr ata. I dėgjojmė se çfarė duan tė studiojnė nė njė seancė dėgjimore, pastaj i japim disa variante shkollash me gjithė informacionin shoqėrues. Pasi ata vendosin ku do tė studiojnė, ne merremi me gjithçka qė nga plotėsimi i formularėve tė shkollės, deri te viza dhe stabilizimi nė shtėpi apo konvikte, ku ato do studiojnė. Bėjmė pra, nė kėtė drejtim gjithçka qė kėrkojnė klientėt. Ndihmojmė ata qė dėshirojnė tė studiojnė pėr nivel universitar, apo pėr Master dhe Doktoratė. Ndihmojmė dhe ata qė dėshirojnė tė shkojnė pėr shkollė verore pėr tė mėsuar anglishten, edhe ata qė dėshirojnė tė shkojnė pėr shkollė tė mesme. Ata qė kanė nė mendje tė studiojnė jashtė, pavarėsisht nga afati apo grada qė kėrkojnė, mund tė flasin me ne, dhe ne do pėrpiqemi t’i ndihmojmė.Tė ndalemi te SHBA, ku konsiston ndihma juaj?Pėr Amerikėn ne bėjmė qė nga gjėrat e thjeshta, si plotėsimi i formularėve pėr tė caktuar intervistėn nė ambasadėn amerikane, deri tek ato tė vėshtirat, si emigrimi i investitorėve qė kėrkon njė plan biznesi tė qartė. Jemi specialistė tė lotarisė amerikane (DV) qė nga aplikimi fillestar, plotėsimi i formularėve tė fazės sė dytė tė fituesve, deri te pėrgatitja e dokumenteve dhe konsulenca pėr intervistėn pėrfundimtare nė ambasadė. Por nė Amerikė tashmė jetojnė me mijėra shqiptarė dhe natyrshėm shumė njerėz kanė nevojė pėr ndihmė nė bashkime familje, viza pune, rinovime pasaportash, apo çėshtje tė tjera emigrimi. Jemi pėrfaqėsues pėr Shqipėrinė tė firmės avokatore amerikane “Noble Law Firm” (www. noblelawfirm.com) dhe pėr gjithė çėshtjet e emigrimit nė SHBA ata pėrgjigjen profesionalisht. Kompania “Noble Laė Firm” ka dhjetėra vite eksperiencė nė kėto probleme ligjore dhe ėshtė e gatshme dhe me staf shqiptar tė diplomuar nė SHBA, t’i shėrbejė klientėve shqiptarė. E njėjta gjė vlen edhe pėr Kanadanė?Pėr Kanadanė ne pėrsėri ofrojmė gjithė llojet e asistencės pėr viza emigrimi dhe jo-emigrimi, pėr banim tė pėrhershėm apo pėr studime, pėr emigracion si punėtorė sezonal apo pėr punė tė pėrhershme. Kanadaja ka njė zyrė tė vogėl pune nė Tiranė, e cila nuk kryen veprime konsullore rutinė pėr tė gjithė shqiptarėt, kėshtu qė zyrės tonė i rastis tė ndihmojė shumė persona qė duan ndihmė nga ambasada kanadeze e Romės apo Vjenės. Ne bashkėpunojmė me njė nga kompanitė e konsulencės pėr emigracionin mė tė mirat nė Kanada, D&G Certified Immigration Consultants (www. mycanadaimmigration.com) qė ka 17 vjet eksperiencė nė kėtė fushė dhe mbi 10 vjet eksperiencė nė Shqipėri. Kjo ka qenė firma qė mė ka ndihmuar dhe mua nė 1997, pėr tė fituar dokumentet e pėrhershme tė Kanadasė. Kėshtu qė i njoh personalisht si profesionistėt mė tė mirė. Kanadaja ėshtė shtet qė pranon me program federal rreth 300.000 emigrantė nė vit, plus atyre emigrantėve qė pranohen me programe tė veçanta tė provincave tė Kanadasė. Mundėsitė pėr emigracion nė Kanada janė pėr tė gjithė, si pėr ata qė janė tė arsimuar me universitet e gjuhė tė huaja, deri tek ata qė kanė profesione tė thjeshta, si elektricistė, mekanikė, marangozė, punėtorė ndėrtimi etj., etj. Programi i emigrimit federal kėrkon shkollė, gjuhė tė huaja etj., kurse programet e veçanta tė provincave shumė herė kėrkojnė thjesht punėtorė tė kualifikuar nė fusha tė ndryshme. Ne zyrat tona vijnė çdo ditė njerėz qė regjistrohen pėr tė emigruar, si punėtorė apo si specialistė tė lartė. Kanadaja ėshtė njė nga vendet mė tė pasura tė Botės, ku papunėsia ėshtė mė e ulėta nė 50 vjetėt e fundit dhe ku shqiptarėt stabilizohen menjėherė nė punė.  Kanadaja ėshtė shumė mikpritėse dhe nuk diskriminon askėnd. Ajo ėshtė njė mundėsi ideale pėr ata qė nė Shqipėri janė akoma tė pakėnaqur, tė arsimuar, por tė papunė, tė ditur, por tė pavlerėsuar. Shqipėria do tė ketė shumė mundėsi pas disa vjetėsh, por pėr momentin ofron pak dhe disa vjet nė Kanada mund t’i shėrbenin mirė çdokujt. Mbase pas disa vjetėsh tė gjithė mund tė kthehen nė Shqipėri dhe unė kėshtu uroj, por pėr momentin shumė dėshirojnė akoma tė largohen.Si i zgjidhni ato qė duan tė emigrojnė nė Kanada?Nuk i zgjedhim ne ata qė duan tė emigrojnė. Ne thjesht kėshillojmė ata qė duan tė emigrojnė dhe i ndihmojmė ata ta realizojnė kėtė proces sa mė saktė dhe sa mė shpejtė. Ata qė duan tė emigrojnė me programet federale, d.m.th ata me shkollė dhe gjuhė tė huaja, plotėsojnė njė formular paraprak vlerėsimi. Kėtė e dėrgojmė nė Kanada te D&G Certified Immigration Consultants, dhe avokati kanadez na pėrgjigjet pasi ka analizuar tė dhėnat e aplikantit nėse ai/ajo kanė shans pėr tė fituar emigrimin apo jo. Vlerėsimi fillestar ėshtė falas pėr tė gjithė. Pas kėtij vlerėsimi fillestar, ata qė kanė shanse ne i ndihmojmė nė gjithė procesin deri sa tė marrin vizat dhe tė stabilizohen nė Kanada. Ata qė s’i plotėsojnė kushtet pėr momentin i mbajmė nė dosjet tona dhe i njoftojmė nėse mė vonė hapet ndonjė mundėsi dhe pėr ata. Ka shumė studentė qė aplikojnė, ashtu si ka dhe shumė intelektualė tė tjerė. Procesi nga aplikimi fillestar deri nė marrjen e vizės shkon mė shumė se njė vit dhe shumė njerėz e planifikojnė kėtė nė avancė, duke filluar procesin herėt nė kohė.Cilat janė kategoritė qė drejtohen mė shpesh nė zyrėn tuaj?Ka njerėz qė duan tė bashkohen me prindėrit, vėllezėrit apo motrat qė jetojnė nė Kanada dhe gjejnė ndihmė tek ne. Ka tė tjerė qė duan tė studiojnė atje. Ka tė tjerė qė duan tė investojnė atje, tė blejnė shtėpi apo biznese tė ndryshme. Ka qė duan thjeshtė tė punojnė nė Kanada nė ndėrtim apo industri tė ndryshme. Tė gjitha kėto kategori ne i trajtojmė. Sigurisht jo tė gjithė fitojnė dhe jo tė gjithė mund t’i ndihmojmė. Sot p.sh., po pėrgatis letrat pėr emigrim tė 2 elektricistėve qė riparojnė transformatorė, sepse kemi njė kėrkesė nga njė punėdhėnės kanadez. Pėr kėta s’kishte kėrkesė pėr tė ditur gjuhė tė huaj. Shpesh ndodh qė ka kėshtu kėrkesash, prandaj dhe ata qė kanė zanat pa shkollė tė lartė apo tė mesme, duhet tė vinė tė regjistrohen tek ne. Mund tė ketė kėrkesa tė befasishme pėr punėtorė tė ndryshėm dhe po t’i kemi kėta njerėz nė dosjet tona, ne i njoftojmė. Kėrkohen herė pas here punėtorė bujqėsie, blegtorie, mekanikė apo elektricistė, punėtorė shtrues pllakash nė ndėrtim, shoferė mjetesh tė rėnda, marangozė, specialistė makinerish tė ndryshme apo zanatesh tė ndryshme. Kėta s’kanė nevojė tė dinė as gjuhėn angleze apo franceze pėr t’u kualifikuar. Mundėsitė janė tė mėdha dhe pėr tė gjithė.Ka nė Tiranė zyra avokatie qė bėjnė tė njėjtėn punė si ju?Me sa di unė, ne jemi zyra e vetme avokatore, me zyrė tė pėrhershme qė mbulojmė emigracionin nė Amerikė apo Kanada. Herė pas here vijnė avokatė nga Kanadaja pėr pak ditė qė bėjnė kėtė shėrbim, por zyrė tė pėrhershme tjetėr nuk ka. Ka dhe shumė mashtrues sigurisht, qė hiqen si konsulentė emigracioni, por qė nė shumė raste kanė marrė njerėz nė qafė. Ne vitin 2006, qeveria kanadeze ka rregulluar me ligj profesionin e konsulentit tė emigracionit, duke krijuar Shoqatėn e Konsulentėve tė Emigracionit, qė ėshtė dhe Enti Rregullator i kėtij zanati. Ata qė ishin konsulentė emigracioni duhet tė jepnin disa provime shumė tė vėshtira pėr tė marrė sėrish licencėn pėr kėtė profesion. Mijėra konsulentė nuk i kaluan provimet dhe tani punojnė pa licencė. Ambasadat kanadeze janė kėshilluar nga qeveria kanadeze qė t’i refuzojnė gjithė aplikantėt qė bashkėpunojnė me kėta konsulentė tė palicencuar. Kėto ndryshime nė Kanada kanė bėrė qė njė grup i zgjedhur avokatėsh tė marrin licencė. Unė do t’i kėshilloja shqiptarėt qė pėrdorin avokatė kanadezė qė t’i kėrkojnė kartėn e identitetit atij. Njė kopje tė kėsaj karte po jua jap juve ta botoni.  A mund tė aplikojnė vetė shqiptarėt pėr emigrim nė Kanada, pa ndihmėn tuaj?Sigurisht gjithkush qė dėshiron tė emigrojė nė Kanada mund tė aplikojė vetė. Ne kėtė ia themi gjithė klientėve qė vijnė nė zyrėn tonė. Por aplikimi nuk ėshtė i thjeshtė. Procesi ka tė panjohura apo gracka, qė nėse nuk ke eksperiencė, nuk i kupton dhe ato tė kushtojnė me skualifikim. Ka rregulla qė qeveria kanadeze i ndryshon pasi ti ke aplikuar, ato kanė efekte retroaktive dhe ti nuk ke asnjė ide kur shkon tė intervistohesh.  Kurse zyra jonė monitoron çdo gjė gjatė gjithė kohės pėr gjithė aplikantėt. Avokati jonė kanadez mė thotė gjithmonė qė puna mė e madhe ėshtė pasi ke plotėsuar formularėt dhe ke dorėzuar aplikimin tek autoritetet kanadeze. Formularėt mund t’i plotėsojnė shumė njerėz, por pjesėn qė vjen mbrapa e bėjnė shumė pak. Kėtė e bėjmė ne. Ndjekim dhe ndihmojmė klientėt tanė deri nė fund.Eshtė i kushtueshėm procesi i emigrimit nė Kanada?Pėrveç taksave qė i paguhen shtetit kanadez, avokatėt tanė kanadezė marrin pagesa simbolike nga 500 dollarė pėr vizat e studentėve deri nė 4000 USD pėr emigrimin e njė familje me disa fėmijė.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos