Syzet e diellit, tani tė mėdha dhe ekstravagante

03/06/2005  Me pėrmasa tė mėdha, stil aviatori dhe superluks. Kėto janė elementėt kryesorė tė modeleve tė reja tė syzeve tė diellit qė propozojnė stilistėt pėr sezonin e verės. Edhe sytė kanė nevojė tė mbrohen, por duke ndjekur tendencat mė tė fundit tė modės.

Sezoni pranverė-verė 2005 si gjithmonė do tė sjellė propozime tė reja dhe gjithmonė duke ndjekur stilimet e veshjeve tė kėtij sezonit. Pėr stilistėt, syzet e diellit gjithnjė edhe mė shumė janė nė modė, janė pjesė e rėndėsishme e aksesorėve, dhe jo mė vetėm njė ndihmė apo kujdes pėr tė mbrojtur sytė nga dielli.

Kjo verė do tė jetė njė sezon i pasur me sugjerime tė reja, me modele tėrheqėse dhe ekstravagante. Stilistėt propozojnė modelet klasike tė viteve ‘50 – ’70, syzet klasike me pėrmasa tė mėdha.

Kjo verė i jep dorė tė lirė ekzagjerimit tė tyre, kėshtu tashmė do tė jeni tė lirė tė vini syzet ‘mburojė’, super tė mėdha, qė tashmė konsiderohen ēelėsi modern i kėsaj vere.

Stilistėt kėtė sezon duket se kanė pasur njė ide tė pėrbashkėt pėr propozimet e reja tė syzeve tė diellit. Syze qė tė mbulojnė pjesėn me tė madhe tė shikimit, dhe qė tė mbrojnė nga dielli, por edhe nga era dhe rėra nėse do tė jeni buzė detit. Nė linjėn e parė tė adhuruesve tė modeleve tė reja janė edhe sportistėt, skiatorėt, sėrfistėt apo tė apasionuarit e sporteve ekstreme.

Shumė tėrheqėse janė edhe syzet e stilit aviator, qė edhe ato janė frymėzuar nga bota e sportit. Pak mė tė ēmendura se modelet ‘mburojė’ me pėrmasa tė mėdha, ato janė edhe mė tė lehta dhe mė tė rehatshme pėr t’u mbajtur edhe gjatė jetės sė pėrditshme.

Kėtė sezon duket se ka pasur njė rikthim fantastik Ray Ban me modelet e tij moderne, me stilin e tij tėrheqės, duke i kthyer syzet e krijuara prej tij nė aksesorėt mė tė pėlqyera. Kanė njė strukturė tė lehtė, shpesh me njė ngjyrė argjendi apo ar, ndėrsa xhamat do tė variojnė nga e verdha e errėt nė tė kaltėrt e hapur.

Por krahas modelet sportive stilistėt kėtė sezon propozojnė edhe syze elegante, madje qė mund tė mbahen edhe me veshje mbrėmjeje.

Rikthimi i viteve '50, kohėn kur tė vjen nė mendje stili i Audrey Hepburn, Jaqueline Kennedy apo Sofia Loren, me syzet me skelet tė zi, tė thjeshta, me formėn e tyre kuadrate dhe tė lakuara, me xhama tė errėta. Por ndryshe nga ky stil duket se e vetmja gjė qė ka ndryshuar ėshtė ngjyra e syzeve.

E kuqja dhe e verdha janė tendencat e reja. Nė kėto linja ecin propozimet qė vijnė nga stilistėt e famshėm si Gucci, Versace, Dolce & Gabbana apo Laura Biagiotti. Por edhe Antonio Marras dhe stilistet shumėngjyrshme Agatha Ruiz dhe Prada, qė prej disa kohėsh duket se ngjyrat janė pjesė e pandarė e krijimeve tė tyre, shpesh herė qė shoqėrohen me kontraste tė fuqishme por tėrheqėse.

Por edhe kėtė vit ka fituar ‘pop arti’ qė po sjell njė frymė tė freskėt dhe tė re. Vitet ‘70, dyngjyrėshe dhe optike janė njė tjetėr sugjerim i verės 2005. Ajo qė ka krijuar njė koleksion tė ri ekstravagant por edhe trendi ėshtė Paloma Picasso, qė ka realizuar njė koleksion me forma tė bollshme dhe me ngjyra tė veēanta, por duke mos harruar asnjėrėn prej tyre.

Praktike dhe tė rehatshme, struktura tėrheqėse dhe e bukur, ky koleksion dallohet edhe pėr ndėrthurjen interesante tė ngjyrave tė skeletit dhe xhamit. Pėr stilistet mė tė preferuara kanė qenė kombinimet e blu dhe e bardhė, e bardha me tė zezėn, blu me kafe, e kuqja me tė zezė si dhe kafe me tė bardhė.

Sė fundmi, njė nga tė rejat e kėtij sezoni janė edhe syzet mė tė bukura pėr kėtė sezon janė ato qė luajnė me dritėn e diellit qė realizohet pėrmes brilanteve tė vegjėl Swarovsky, kryesisht tė vendosura nė bishtat e syzeve madje edhe te vetė lenteve. Lojėra me gurėt zirkon duket se i kanė bėrė shumė modernė modelet e reja tė syzeve.

Lente kozmetike, tendencat e fundit

Ndryshimi i ngjyrės sė syve pėr t’ia pėrshtatur ditės, veshjes, make up-it apo edhe gjendjes shpirtėrore duket se ėshtė tendenca mė e re midis tė rinjve. Preferoni tė ndėrroni ngjyrėn e syve tuaj, duke hequr dorė nga ajo natyrale?

Tashmė ėshtė e mundur vetėm falė lenteve kozmetike, qė sipas nevojave dhe kėrkesave tė pėrdoruesve, tė ndihmojnė tė krijosh njė stil tėrėsisht tė ri dhe tė veēantė, duke qenė nė modė dhe duke sigurisht duke pasur edhe njė rezultat fantastik.

Kjo ėshtė arsyeja se pse moda e fundit i ka kthyer lentet kozmetike tė syve nė njė element shumė tė rėndėsishėm tė look-ut personal. Ato mund tė vendosen shumė lehtė, janė tė rehatshme dhe me njė siguri maksimale nga mėngjesi nė mbrėmje, duke qenė njė aksesor tėrheqės shumė herė duke qenė nė njė linjė shumė tė mirė edhe me syze.

Megjithėse modelet e tyre mė tė fundit na garantojnė njė rezultat estetik natyral, por zgjedhja juaj duhet tė jetė edhe nė varėsi tė ngjyrės sė syve.

Nėse keni sy tė kaltėrt lentet perfekte janė blu safiri, vjollcė, e kaltėrt, gri apo edhe blu, duke i dhėnė syve njė nuancė tė bukur dhe natyrale.

Pėr sytė jeshilė kėshillohen lentet gri, ngjyrė lajthie dhe jeshile e thellė.

Pėr sytė ngjyrė kafe, pėr tė thelluar apo zbutur tonalitetin natyral ideale do tė jenė lentet ēokollatė apo ngjyrė mjalti. Por nėse preferoni tė keni njė nuancė mė tėrheqėse kėshillohet edhe ngjyra jeshile.

Shumė intriguese janė edhe nuancat ekstravagante, si psh.

nuancat e ngjashme me sytė e maceve, qė kėshillohen pėr rastet shumė speciale.

Stil i ri edhe pėr syzet optike

Krahas modeleve tė reja pėr syzet e diellit duket se edhe syzet optike kėtė sezon nuk mbesin prapa. Elegante dhe tė rafinuara, por edhe tė ēuditshme dhe shumėngjyrėshe koleksionet e reja tė syzeve optike po ndjekin modėn dhe tendencat e fundit tė saj.

Modelet e vjetra kėtė vit janė tendencė. Edhe pėr syzet e shikimit janė rikthyer fuqishėm linjat tipike tė viteve ’50-’60. Ngjyrat dhe format bazohet plotėsisht nė modele origjinale dhe shumė moderne, por duke mos lėnė pas dore elementė tė rėndėsishėm si lehtėsia, funksionaliteti dhe komfortin.

Sugjerimeve tė kromuara dhe formave intrigante u ėshtė shtuar edhe detaje tė veēanta dhe kurioze, si simbole, vende, qė pėrzihen sė bashku pėr tė krijuar modele tėrheqėse dhe tė bukura.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos