Greva e urisė, si kapėrcyen studentėt manovrat e Ramizit

• Nė orėn 13:15 minuta komisioni vendosi mbylljen e portės kryesore dhe shpalljen zyrtare tė fillimit tė grevės sė urisė.Afrim Krasniqi*U desh edhe gjysmė ore qė studentėt e shpėrndarė nėpėr salla tė rigrupoheshin sipas fakulteteve. Komisioni u pėrpoq tė bėjė regjistrimin e plotė tė pjesėmarrėsve dhe grupimi sipas fakulteteve ishte gjėja e parė e nevojshme pėr t’u bėrė.Deri nė orėn 17:00 kur komisioni kishte nė dispozicion tė plotė listėn pėrfundimtare tė pjesėmarrėsve nė grevėn e urisė, nė ambientin rreth kinoklubit ndodhi njė zhvillim i ri. Forca tė shumta policie, tė armatosura dhe tė shoqėruara nga ushtarakė tė panumėrt, nė distancė 200 metra rrethuan me kordon tė gjithė godinėn ku mbahej greva. Brenda kordonit tė tyre, qėndruan rreth 10-15 pensionistė, tė cilėt hidhnin parulla kundėr studentėve dhe nė mbrojtje tė diktatorit. Kjo paradė force e ushtarakėve tė Alisė kishte si qėllim krijimin e distancės mes grevistėve dhe qytetarėve, qė vazhdonin mitingun nė solidaritet me ta. Ardhja e forcave tė policisė krijoi njė hutim mes studentėve. Ishin tė shumtė ata qė e menduan kėtė si veprim paralajmėrues pėr nxjerrjen e tyre me forcė nga greva. Ata mė dyshuesit parashikuan se kjo mund tė ndodhte po atė mbrėmje sapo tė errėsohej dhe qytetarėt tė largoheshin. Megjithė kėtė veprim provokativ tė policisė, tė justifikuar nga Alia me “domosdoshmėrinė e sigurimit tė jetės sė studentėve nga provokacionet e forcave tė errėta”, askush nga pjesėmarrėsit nė grevė nuk dyshonte nė kėmbėnguljen e tij pėr tė vazhduar grevėn deri nė fund.Orėt e para tė sakrificėsOrėt e para tė pasdites sė 18 shkurtit, studentėt grevistė i shfrytėzuan pėr t’u sistemuar nėpėr salla. Disa studentė tė jashtėm sollėn batanije nga godinat e tyre, tė tjerė filluan leximin e librave. Dikush kishte gjetur njė dėrrasė pėr ta pėrdorur si mbėshtetėse. Dikush, ende qėndronte ulur nė disa stola tė ngjitur kinemaje. Kishte edhe nga ata qė filluan tė thithin cigaret e para tė duhanit, ndėrsa vajzat sistemuan njėra me tjetrėn sendet personale. Por, mė shumė se gjysma e studentėve duke shfrytėzuar perdet e sallave tė kinoklubit, bėnė shirita tė cilėt pasi mbusheshin me thirrje pėr paqe, parulla kundėr Hoxhės, Alisė e PPSH-sė, lidheshin nė kokė. Studentė tė arteve montuan njė kasetofon tė fuqishėm qė furnizonte me muzikė moderne tė gjithė ambientet e grevės. Muzika dhe surprizat e studentėve-artistė u bėnė realisht miqtė mė tė mirė dhe tė pėrhershėm gjatė gjithė zhvillimit tė grevės.Pavarėsisht se nuk kishin kaluar as dy orė nga fillimi i grevės, ndėrmjetėsit-mysafirė nuk vonuan tė vinin. I pari hyri njė burrė i pashėm dhe i veshur me njė kostum qė i shkėlqente nė trup. Vinte nga Kroacia dhe njė natė mė parė ishte dukur nė njė kronikė televizive, ndėrsa shtrėngonte duart me R. Alinė. Ai u prezantua si T.B., dhe tha se ishte njėri prej drejtuesve kryesorė tė shqiptarėve nė Kroaci. Ai foli rrjedhshėm dhe me njė gjuhė tė vėshtirė filozofike. Njėherė u shpreh se, i pėrkrahte studentėt, pastaj foli mbi rėndėsinė e unitetit, pastaj pėr marrėdhėniet individ-ndėrgjegje-vullnet e kushedi se çfarė tjetėr. Fjala e tij ishte e lodhshme pėr t’u mbajtur mend e tėra. Ajo qė mbaj mend ishin djersėt qė i mbuluan fytyrėn dhe fakti, se studentėt tė zemėruar me tė, kėrkuan qė ai tė largohej nga salla. Mysafiri i parė u largua, ndėrsa komisioni i grevės lajmėroi vendimin qė asnjė i “huaj” tė mos lejohej tė hyjė brenda ndėrtesės pa miratimin paraprak tė tij. Radha e ndėrmjetėsve tė dėrguar nga Alia, vijoi me ardhjen pasdite tė ministrave S. Gjinushi e I. Ahmeti. Pavarėsisht se ministri i Ndėrtimit nuk kishte asnjė lidhje me studentėt dhe kėrkesat e tyre, dukej qartė se ai dhe Gjinushi ishin ndėr tė vetmit tė besuar tė Alisė nė komunikim me studentėt. Alia nė kujtimet e tij thotė se, “hymė nė dialog me studentėt dhe pėr kėtė u angazhua sidomos ministri i Arsimit S. Gjinushi dhe sekretari i Parė i BRPSH-sė, L. Bashkurti”. Takimi i parė mes tyre dhe komisionit tė grevės u zhvillua nė njėrėn nga dhomat e vogla, ku ishte vendosur komisioni. Ata sollėn variantin mė tė ri tė Alisė, propozimin pėr tė mbyllur grevėn me kushtin qė emri i Hoxhės tė vendosej nga organet kompetente nė fillimin e vitit tė ri shkollor. Alia ishte kėmbėngulės nė idenė e tij pėr “zhvillimin e njėfarė referendumi me studentė dhe ish-studentė tė universitetit”. Thėnė ndryshe, kjo ishte rruga mė optimale qė Alia zgjodhi pėr tė arritur mosndryshimin e emrit tė universitetit dhe shndėrrimin e debatit nga çėshtje e brendshme e studentėve, nė çėshtje tė tė gjithė shoqėrisė. Ideja e referendumit me studentė dhe ish-studentė, teknikisht dhe logjikisht ishte zgjidhja mė e mirė pėr regjimin pėr tė cilin shmangia e grevės dhe fitorja nė kohė dukej se ishin jetike. Alia dhe tė deleguarit e tij mbronin variantin se, askush pėrveç Kuvendit Popullor nuk kishte tė drejtė ligjore tė vendoste pėr emėrtimin e universitetit. Kjo ofertė e pėrsėritur vazhdimisht nga tė dėrguarit e Alisė u cilėsua njėzėri si e papranueshme nga studentėt. Bisedimet e para me tė dėrguarit e Alisė u mbyllėn me frikėn e kėtyre tė fundit se, nėse studentėt nuk do tė pranonin kompromise politike, atėherė ata mund tė pėrfundonin shumė keq. Pėr cilindo analist dhe vėzhgues tė atyre ditėve tė konfliktit tė madh, kjo frikė ishte e dukshme. Por, mrekullisht studentėt e kishin kapėrcyer harkun e ylberit.  Nė orėn 15:30 fillonin emisionet tradicionale tė lajmeve nė radio. Nė raste tė tilla muzika pushonte dhe studentėt nė heshtje prisnin tė rejat mė tė fundit tė reagimit zyrtar. Emisioni radiofonik i asaj pasditeje filloi me rėndėsinė qė i duhej kushtuar pėrkujdesjes sė pemėtarisė nė Dibėr dhe u mbyll me hollėsi tė konfliktit mė tė njohur tė botės, atij irakian. Asnjė fjalė pėr grevėn e studentėve. Krejt e kundėrta ndodhi nė edicionet televizive tė mbrėmjes. Ndryshe nga mesdita, nė kėto edicione, greva e studentėve ishte epiqendra e lajmeve. U lexua deklarata e qeverisė, peticione tė kolektivave tė disa reparteve ushtarake, njė letėr anonime nė emėr tė studentėve tė Prishtinės etj. Ato tė gjitha nė unanimitet dhe me gjuhė ushtarake dėnonin aktin vetėsakrifikues tė studentėve grevistė dhe kėrkonin mbrojtjen me çdo çmim tė “pastėrtisė sė komandantit tonė tė lavdishėm Enver Hoxha”. Gjatė leximit tė paçavureve tė tilla, atmosfera e grevės binte ndjeshėm. Mė pas studentėt e ILA-s riaktivizonin muzikė dhe njė kasetė magnetofoni me imitime tė tė gjithė kreut tė PP-sė dhe familjes sė diktatorit. Kjo kasetė e realizuar me njė mjeshtri artistike dhe me pjesė mjaft pikante nga jeta dhe aktiviteti i Byrosė Politike dhe diktatorit u transmetua thuajse çdo gjysmė ore gjatė gjithė grevės. Ishte me tė vėrtetė surpriza mė e madhe e grevės sė urisė.Orėt e natės sė parė tė grevės kaluan me tė njėjtėn monotoni. Muzikė, lexim, kėrcim, humor, lojėra, cigare, urrejtje, thirrje, vendosmėri dhe mall. Ishte njė natė e gjatė dhe e lodhshme. Deri pas mesit tė natės askush nuk kishte mbyllur sytė pėr tė fjetur. Aty rreth orėve tė para tė ditės sė re, erdhėn pėr tė vizituar grevistėt edhe liderėt kryesorė tė Partisė Demokratike. Ardhja e tyre u prit me ovacione tė mėdha... Ky sulm dhe fushatė akuzash propagandistike kundėr PD-sė e kishte detyruar kėtė tė fundit tė zgjidhte pozicionin e vet pėrfundimtar. Ose do tė deklaronte distancim nga studentėt pėr tė fituar betejėn propagandistike, ose do tė deklarohej pėrfundimisht nė mbėshtetje tė plotė tė studentėve. Kjo e dyta vėrtet e rrezikonte shumė politikisht PD-nė, ndoshta deri paralajmėrim tė sigurt tė humbjes nė zgjedhjet e marsit. Por, PD-ja tė vetmen pasuri kishte mbėshtetjen studentore. Ajo kurrsesi dhe nė asnjė rrethanė nuk duhej ta humbiste kėtė pasuri. Kjo ishte ndoshta arsyeja kryesore qė e detyroi PD-nė, qė jashtė dėshirės sė saj maksimale, tė sakrifikonte momentin politik pėr t’u bashkuar publikisht me studentėt. Padyshim, ky vendim i imponuar nga arsyet e mėsipėrme ka qenė vendimtar dhe historik pėr tė dhe pėr tė ardhmen e demokracisė nė Shqipėri. Koha e vėrtetoi kėtė pėrfundim.Momente tensioni Diku pas orės 02:00 tė mėngjesit, njė pjesė e studentėve preferuan tė provojnė gjumin. Ishte e pamundur qė nė atė ambient tė ngushtė tė kishte hapėsirė pėr gjumin e tė gjithė studentėve, ndaj romantikėt dhe muzikantėt vazhduan tė shkruajnė ditarė dhe tė dėgjojnė muzikė. Rreth orės 04:00 tė mėngjesit, kishte filluar dita e re pėr grevistėt. Muzikė e lartė dhe tė qeshura tė shumta krijuan atmosferėn pėr njė ditė mė optimiste. I vetmi ndryshim ishte zėri mė i vrazhdė i grevistėve, pasojė normale e njė dite tė lodhshme qė u la pas. Zgjimin e mėngjesit komisioni i grevės e shfrytėzoi pėr tė komunikuar nisjen e dy telegrameve. Njėrin pėr sekretarin e Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Peres de Kuelar dhe tjetrin pėr studentėt e Universitetit tė Prishtinės. Njėkohėsisht me kėtė, sipas traditės sė njė dite mė parė vijoi leximet e tė gjithė telegrameve tė solidaritetit. Atė mėngjes komisioni lexoi edhe njė telegram tė veçantė drejtuar studentėve grevistė nga emigrantėt shqiptarė tė New-Jorkut nė SHBA. Leximi i tij shkaktoi njė entuziazėm tė jashtėzakonshėm. Thirrjet “Shqipėri mos ke frikė, se ke djemtė nė Amerikė” u bėnė refren i brohoritjeve pa fund tė grevistėve. I gjithė shtypi zyrtar i 19 shkurtit botoi deklaratėn e Kėshillit tė Ministrave. Kjo deklaratė qė e cilėsoi tė papranueshme kėrkesėn e studentėve pėr heqjen e emrit tė diktatorit, i bėri thirrjen e fundit studentėve pėr t’u tėrhequr dhe propozonte thirrjen e njė referendumi nga Kuvendi Popullor dhe jo qeveria. Por, surpriza mė e madhe e mėngjesit tė 19 shkurtit ishte botimi nė gazetėn e PPSH-sė i njė letre tė hapur drejtuar R. Alisė nga anonimė tė “Bashkimi i Veprimtarėve Vullnetarė ‘Enver Hoxha’”. Ky ishte njė organizėm i ri ekstremistėsh dhe sigurimsash tė regjimit tė Alisė, i themeluar nė Berat nė prani tė sekretarit tė Dytė tė KQ tė PPSH-sė, Xhelil Gjonit dhe ministrit tė Mbrojtjes, Kiço Mustaqi, mė 12 shkurt 1991. Fakti qė kjo letėr kėrcėnuese botohej mė 19 shkurt, ndėrsa poshtė saj mbante mbishkrimin e datės 12 shkurt, tregon se botimi i saj u pėrdor nga regjimi si karta e fundit e presionit mbi studentėt.Studentėt ishin vėnė nė dijeni tė njė takimi tė realizuar mes pėrfaqėsuesve tė PD-sė dhe R. Alisė, ku ata i kishin kėrkuar krushkut tė diktatorit tė pranonte tė dekretonte kėrkesėn e studentėve. Demokratėt e kishin paralajmėruar atė se nė rast tė kundėrt, pėrgjegjėsia do tė ishte e tij. Menjėherė pas kėtij takimi, nė njė nga ambientet e KQ-sė kishte filluar njė mbledhje rrufe e Plenumit tė PPSH-sė. Studentėt prisnin dhe besonin se pjesėmarrėsit nė kėtė mbledhje do tė kishin arritur tė kuptonin se krimet e tyre nė shėrbim tė diktaturės ishin tė papėrfillshme me krimin qė ata po realizonin me jetėt e qindra studentėve grevistė. Kėtė parandjenjė utopike e ushqeu dhe thuajse e faktoi njė lajm anonim i ardhur tek studentėt rreth orės 13:30. Lajmi ishte se plenumi e kishte miratuar kėrkesėn e studentėve. Liderėt e PD-sė dhe tė komisionit tė grevės shpejtuan ta shpėrndanin lajmin, pavarėsisht se asnjė prej tyre nuk ishte i bindur nė vėrtetėsinė e tij. Megjithatė, komunikimi i kėtij lajmi fals e shndėrroi tė gjithė atmosferėn e grevės. Njė entuziazėm i paparė shpėrtheu brenda dhe jashtė ndėrtesės sė urisė. Lot gėzimi dhe pėrqafime mes grevistėve dhe politikanėve. Tė gjithė grevistėt u pėrgatitėn pėr ta mbyllur atė, ndėrsa pėrjashta mijėra qytetarė prisnin daljen e studentėve pėr ta festuar sė bashku fitoren. Pėr tė ndodhur kjo duhej dy orė pritjeje derisa tė fillonte edicioni i lajmeve nė radion shtetėrore. Ora shėnoi 15:30 dhe spikeri radiofonik filloi tė fliste. Lajm i parė, deklarata e Plenumit tė KQ tė PPSH-sė (21). Auditorit i ngriu gėzimi nė buzė. Festa e nisur dy orė mė parė u shndėrrua nė zi. Deklarata nuk konfirmoi realizimin e kėrkesės sė tyre, pėrkundrazi ajo kėrcėnoi dhe paralajmėroi njė fund shumė dramatik tė grevės duke theksuar se, “demokracia (e PPSH-sė) ka limitet e saj”. Ajo konfirmoi se PPSH-ja dhe R. Alia nuk do ta lėshojnė “nderin” e mėsuesit tė tyre tė vdekur. Alia pėrfundimisht i kishte hequr tė drejtėn vetes pėr tė fituar respektin e brezave tė ardhshėm. Ai u shfaq si diktator, sepse ishte i tillė, u shfaq si njė konservator komunist, sepse ishte i tillė, u shfaq si pasardhės besnik i diktatorit Hoxha, sepse ishte i tillė. Mesnata e dytė e grevės sė urisė solli pėrsėri pranė studentėve tė dėrguarit e zakonshėm tė R.Alisė, Gjinushin, Ahmetin dhe Bashkurtin. Pėr mė shumė se tre orė ata biseduan me komisionin e grevės rreth njė propozimi tė ri pėr dhėnien fund tė grevės. Propozimi i ri i Alisė ishte qė “Universiteti tė ndahej nė tri pjesė, njėra nga tė cilat, Universiteti i Shkencave Humanitare do tė mbante emrin “Enver Hoxha”. Debati ishte i ashpėr dhe hera-herės paralajmėroi pasoja tė paimagjinueshme. Tė dėrguarit e Alisė, personalisht, linin tė kuptonin se mendonin ndryshe nga padroni, por nė porositė e padronit ishin shumė provokues. Pas debateve tė gjata me komisionin, ky i fundit u mblodh pėr tė pėrcaktuar njė qėndrim unanim. Ishte hera e parė qė komisioni humbi unanimitetin. Shumica kėrkoi plotėsimin e ofertės sė paraqitur nga tė dėrguarit e Alisė pėr ndarjen e universitetit. Vetėm njėri prej tyre votoi ndryshe. Nė fund, komisioni vendosi tė kėrkojė votėbesimin e propozimit tė tij nė sallėn e madhe tė grevistėve. Pėrpara grevistėve komisioni nuk komunikoi hollėsi rreth bisedimeve dhe kontradiktave brenda tij, por vetėm konkluzionin e shumicės sė anėtarėve tė tij.  Oferta e paraqitur duket se tronditi keqas shpirtrat e trazuar tė studentėve. Reagimi i tyre ishte unanim dhe i menjėhershėm. Ata vendosmėrisht kėrkuan qė i vetmi vendim qė mbyll grevėn e tyre ėshtė shpallja e dekretit pėr heqjen e emrit tė diktatorit nga universiteti. Çdo zgjidhje tjetėr u cilėsua prej tyre si e papranueshme dhe si tradhti e komisionit tė grevės. Epitetin e fundit e pėrdorėn nė njė ndėrhyrje vendimtare pedagogėt Stringa e Dervishi, si edhe studenti grevist Sh. Rama. Komisionit tė grevės nuk i mbeti gjė tjetėr, veçse tė hartonte deklaratėn qė hidhte poshtė edhe ofertėn e fundit tė Ramiz Alisė.Si pėr tė rikthyer atmosferėn dhe entuziazmin komisioni lexoi pėrpara grevistėve njė telegram urgjent tė ardhur nga studentėt e Universitetit tė Prishtinės. Ata shprehnin solidaritet maksimal me grevėn e urisė dhe denonconin telegramin e lexuar njė natė mė parė nė RTV, si sajesė false e strukturave diplomatike tė PPSH-sė. Ky ishte njė lajm dhe arsye bindėse pėr t’iu rikthyer festės dhe gėzimit. I pari student qė mendoi kėshtu, vendosi njė kasetė me muzikė tė zgjedhur dhe brenda pak sekondash si nė njė inat fėmijėsh, studentėt u hutuan nė atmosferėn e re, duke harruar gjithė mėrzinė e mėparshme.Lajmet e mbrėmjes rikthyen entuziazmin dhe besimin e plotė tė grevistėve nė fitore. Pas minutave tė tėra plot sulme dhe kėrcėnime ndaj grevistėve, spikeri i lajmeve televizive lajmėroi se nė Tiranė ishte mbledhur Aktivi i Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura. Spikeri shtoi se, kjo mbledhje ka vendosur qė mė 20 shkurt tė zhvillojė njė grevė tė pėrgjithshme kombėtare nė pėrkrahje tė studentėve dhe kėrkesave tė tyre. Kaq tha spikeri dhe kaq dėgjuan studentėt. Por, pėr tė gjithė grevistėt ishte e qartė, se pas kėtij lajmi nėntė radhėsh nė tė vėrtetė fshihej çelėsi i fitores sė ėndėrruar tė 20 shkurtit 1991...(vijon nesėr)(*) Marrė nga libri: “Fundi i Siberisė Shqiptare” 1998, me autor Afrim KrasniqinSi u abuzua me listėn e studentėve grevistėAfrim KrasniqiHistoria e listės sė studentėve qė morėn pjesė nė grevėn e urisė mė 18-20 shkurt 1991 ėshtė e gjatė dhe ende e pambaruar. Nė ditėn e parė tė grevės, tė gjitha fakultetet bėnė njė regjistrim tė studentėve pjesėmarrės. Numri i pėrgjithshėm i studentėve qė u komunikua nga komisioni i grevės ishte rreth 700. Brenda kėsaj shifre pėrfshiheshin edhe pedagogėt dhe njė numėr i papėrfillshėm gjimnazistėsh dhe studentėsh qė sapo ishin diplomuar. Nė kėtė listė bie nė sy edhe fakti se njė numėr pjesėmarrėsish (sidomos pedagogėt) janė regjistruar nga mė shumė se njė fakultet, pasi ata jepnin leksione nė dy-tre fakultete. Lista e grevės sė urisė nuk u dorėzua kurrė nė arkivin e PD-sė, siç kėrkohej nga rregullorja e grevės, por u mbajt nga persona tė veçantė tė komisionit tė grevės. Njė muaj pas mbarimit tė grevės sė urisė filloi eksodi i madh i rinisė shqiptare drejt vendeve perėndimore. Dokumenti i parė qė i kėrkohej çdo ish-studenti qė mori rrugėn e emigrimit ishte dėshmia nga PD-ja dhe pjesėmarrja nė grevėn e urisė kundėr diktatorit Hoxha. Dhėnia e njė numri tė pafund vėrtetimesh, (shumica i’u dhanė personave qė nuk kishin asnjė lidhje me grevėn e studentėve), dhe dyshimet e shumta tė PD-sė pėr trafik e falsifikim vėrtetimesh, i detyroi mbajtėsit e listės ta zhdukin pėrgjithmonė atė. Tentativat personale pėr ta rihartuar listėn e zhdukur tė grevės sė urisė vazhduan pėr shumė vjet. Nė vitin 1993 gazeta “Tribuna Demokratike” i ftoi tė gjithė ish-protagonistėt e grevės, familjarėt dhe tė njohurit e tyre tė dėshmojnė emra tė pjesėmarrėsve nė grevė. Kjo nismė solli njė duzinė letrash, nga tė gjitha rrethet ku silleshin prova pėr pjesėmarrje nė grevė (fotografi, shkrime gazetash, dėshmi tė shokėve tė kursit, dėshmi tė pedagogėve grevistė etj). Nė mėnyrė tė veçantė thirrjes sė gazetės iu pėrgjigjėn pėrkthyesi i njohur Robert Shvarc, i cili solli nė origjinal listėn e fakultetit Histori-Filologji dhe Gjuhėt e Huaja, listė qė gjatė grevės ishte hartuar nga djali i tij, ish-studenti i letėrsisė, Ervin Shvarc. Tė njėjtin veprim human ndėrmorėn edhe familja Bollano (djali i tė cilės kishte hartuar dhe zotėronte origjinalin e listės sė fakultetit tė Gjeologji-Miniera), ish-studenti M. Gjana (i cili ruante listėn e studentėve tė Ndėrtimit dhe Arkitekturės), ish-studenti A. Ahmetaj (i cili ruante listėn e studentėve tė Mjekėsisė), redaksia e gazetės “Fllad” e UB-sė, qė ruante tė botuar nga “Studenti i Bujqėsisė” origjinalin e listės sė ILB-sė, etj. Nė kėtė mėnyrė u arrit tė plotėsohet lista origjinale e studentėve ish-grevistė nga disa fakultete dhe institute tė vendit. Pėrfundimisht, lista e mėposhtme ėshtė pėrfundimtare (e ruajtur ose e rihartuar nė bazė tė origjinalit), pėr fakultetin Histori-Filologji, fakultetin Gjeologji-Miniera, fakultetin e Mjekėsisė, fakultetin e Ndėrtimit dhe Arkitekturės, fakultetin e Ekonomisė, fakultetin e Shkencave Politike, Institutin e Lartė Bujqėsor dhe Institutin e Lartė tė Arteve. Gjithashtu ėshtė e plotė lista e pedagogėve pjesėmarrės sipas fakulteteve ku bėnin pjesė.   Megjithė pėrpjekjet e panumėrta personale nuk kam arritur tė hartoj listėn pėrfundimtare pėr fakultetin e Shkencave tė Natyrės, fakultetin e Inxhinierisė Mekanike dhe Elektrike, Institutin e Kulturės Fizike, si edhe pėr pėrfaqėsuesit e instituteve tė tjera nga Shkodra, Elbasani, Gjirokastra, Korça dhe pėr personat e tjerė jo studentė qė kanė marrė pjesė nė grevė... Pavarėsisht nga mungesa e listės sė plotė, debati dhe alibitė rreth saj, unė kam besuar dhe vazhdoj tė besoj se botimi i kėsaj liste jopėrfundimtare tė mė shumė se 530 ish-studentėve pjesėmarrės nė grevėn e urisė sė shkurtit 1991, ėshtė shumė mė i dobishėm sesa lėnia e gjithçkaje nė mėshirėn e harresės dhe subjektivizmit politik. Unė i kėrkoj ndjesė tė gjithė atyre ish-kolegėve qė morėn pjesė nė grevėn e urisė sė shkurtit 1991, por qė unė, kolegėt e tjerė tė tyre, shtypi, arkivat e MPB-sė, arkivat televiziv dhe tė fotoreporterėve nuk arritėm t’i identifikojmė asnjėherė me emra.lista e grevisteve(vijon nga numri i kaluar)Instituti i Lartė i Arteve (25)Andi Hila        Andeta Spahivogli    Arben Spahiu (pedagog)    Ardian PaciArtan Lika        Blendi Gonxhe        Blendi Karanxha    Donika GervallaDritan Stermani    Ergys Sako        Ervin Çuli        Edvin BlloshmiFredi Xhemo        Helidon Gjergji        Genc Belba        Ilir GumbardhiIlir Taushani        Merita Selimi        Nikolin Gjoklaj    Robert BudinaRudi Erebara        Sadik Spahia (pedagog)Sirgen Veseli        Sokol SinaniYlli BanjaFakulteti i Shkencave Politike (12)Agron Loci        Albana Zhegu        Arben Ristani        Ardian NuniBashkim Dedja        Çlirim Gjata        Edi Spaho        Elidon ShkembiFatmir Hoxha        Kreshnik Spahiu    Oltion Gogu    Silvana Shabani (ped)    Vilsa Dado    Instituti i Kulturės Fizike (6)Alban Shehri        Dritan Shakohoxha       Kastriot Sulçe         Klodian DeliallisiRobert Çitozi        Rezart XhariFakulteti i Inxhinierisė sė Ndėrtimit (69) Adrian Karapici    Adriatik Omeri        Agim Reçi    Agron RragamiAgustin Deda        Ajet Ramçe    Alban Pici        Alban XhaferiAlfred Aliçi        Amardo Shpofi        Andi Xhelepi    Arben LaskuArber Jasimi        Ardian Rrapi     Ardian Kollozi         Arjan ManahasaArjanit DakaArtan Mata        Artur Sokoli        Astrit FarukuBahir HodaBardhyl Karagjozi    Bujar Tafili    Diana SanxhaktariDionis BelloDritan Berberi        Dritan Peshtani        Dritan VoshtinaEdi GabaEduart Ibrahimi        Eduart Faruku        Elona Mero    Emil Prodani (pedagog)Enio Jaçe        Esmeralda Pasmaçiu    Fatmir Murri Gazmend Oketa    Genc Katragjini    Gjergj Kozllorovi    Hajri SpahiuHysni Gjoçi        Ilir Berzani        Ilir Kodheli    Ilir Zilja        Ilir Proko        Jovan Çomo        Katerina Ikonomi    Kosta BidoçiKujtim AllarajLeonard Peleqi        Lekė Tusha        Lorenc ZaniLuan Deraj    Luljeta DanajLutfi Nano        Myftar GjanaMirand Deliallisi    Noris KoçiPandush Sterjanai    Parid MargaritiQemal Koçi    Ridvan PeshkepiaRoland Shehu        Rezarta SimaSkerdi Strazimiri    Soner Tallushi        Sokol Duka        Shpend MiftariVesel Koçia    Vladimir KordhaXhemal Çeço             neser do te lexoniSi nisi protesta popullore kur autoambulancat nisėn tė dėrgonin nė spital studentėt e parė grevistė qė kishin nevojė pėr ndihmė mjekėsorePėrse ministri Hekuran Isai nuk zbatoi urdhrin pėr tė qėlluar mbi protestuesit. Cili ishte qėndrimi i Ramiz Alisė e pakėnaqėsia e Nexhmije HoxhėsSi u pėrjetua mes studentėve grevistė lajmi pėr rrėzimin e shtatores dhe pėrse protestuesit nuk shkuan tė prishin varrin e Hoxhės tek Varrezat e Dėshmorėve

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos