Could not find match

“Si i mbjell flokėt pėr tullacėt shqiptarė”

22/05/2005  Mjeku italian Mikele Roberto, i shpjegon publikut mbi ndėrhyrjet kirurgjikale estetike

Deri tani nė dy spitalet shtetėrore, atė Ushtarak dhe QSU tė Tiranės, bėhen operacione plastike pėr rregullimin estetik tė hundės, veshėve, shenjave nė lėkurė dhe celulitit pėr njerėzit obieiz. Ndėrkohė qė nė ndonjė klinikė private tek-tuk ka nisur kryerja e operacioneve plastike, jo vetėm pėr hundėn, veshėt, shtrirje rrudhash, pėr heqien e dhjamit, por dhe pėr fryerjen e buzėve apo gjoksit, tė cilat hynė nė ato dėshira qė quhen teka tė klientit. Sė fundi, nė Shqipėri do tė bėhet dhe mbjellja e flokėve. Mjeku italian Mikele Roberto, demonstroi dje para njė grupi mjekėsh se ēfarė ishte nė gjendje tė bėnte ai dhe grupi i tij. Ky kirurg sė shpejti kėto operacione plastike do t’i aplikojė dhe pėr shqiptarėt nė klinikėn “Pro Life”. Shpjegimi i Robertos nis me pikturėn gruaja dhe qeni tė Leonardo da Vinēit, ku gruaja ka njė raport perfekt mes lartėsisė sė ballit, hundės, mjekrės dhe kėndit tė mollėzave. Ndėrsa pėr tė shpjeguar raportet dhe kėndet e fytyrės te burrat, mori njė pikturė tė Pikasos, ku ēdo tipar ėshtė nė njė dispropocion tė rregullt, pra rregullsi tė brendshme. Kėtu mbaroi vizatimi i tipareve, pjesa e krijimit, duke vazhduar nė teknikėn e realizimit nga njė kirurg plastik.

Shumė do tė donin tė ishin mė tė bukur. Si janė kėrkesat e klientėve tuaj?

Djemtė vijnė dhe thonė dua tė mė bėsh si Brad Pit, vajzat si Pamela Anderson. Duhet kuptuar qė kirurgjia plastike tė rregullon defektet, tė bėn mė tė bukur se ē’je, por nuk mund tė tė bėjė tė bukur, tė bukur.

Ju realizoni dhe metodėn me mbjellje pėr ata qė u kanė rėnė flokėt, si bėhet e mundur kjo?

Nė pjesėn e zverkut, ka gjithnjė fije floku qė nuk bien ndonjėherė. Merren disa fije, sė bashku me rrėnjėn dhe njė pjesė tė lėkurės dhe me anė tė kirurgjisė vendosen nė zonėn e dėmtuar. Ato shumohen dhe nuk kanė asnjė ndryshim nga floku origjinal. Ndėrkohė gjatė ndėrhyrjes nuk ka asnjė indikacion.

Askush s’mund ta vėrė re?

Jo, as berberi, dalin njėsoj si pjesa tjetėr e flokut.

Mjafton vetėm njė mbjellje?

E mira ėshtė qė tė bėhen dy transplante. Efekti ėshtė 90 deri 95 pėr qind. Dhe flokėt nuk tė bien mė.

ĒMIMET

Qeset e syve 1 300,00 euro

Hunda 3 250, 00 euro

Veshėt 1 300, 00 euro

Minilifting (heqje rrudhash) 3 900, 00 euro

Heqje celuliti, dhjami 1 950,00 deri 5 200,00 euro

Transplant flokėsh 5 200,00 euro

Fryrje me silikon 420, 00 euro

Pastrim nė thellėsi 420,00 euro

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos