Dehet nė dasėm, dhe “i shpėton goja”,tregon si vrau dhe varrosi burrin

12/05/2005  SHKODER – Nė dehje e sipėr, gruaja nė njė dasėm “i jep shumė gojės” dhe tregon se kishte vrarė e groposur burrin e saj. Kaq ka mjaftuar, qė fjala tė vijė nė veshin e babait tė vitkimės, i cili pa i rėnė nė sy askujt, ka filluar hetimet dhe gėrmimet e tij, deri nė gjetjen e djalit tė varrosur nė oborrin e shtėpisė sė tij. Menjėherė pas denoncimit, policia arreston vrasėsit si dhe zyrtarizon identifikimin e kufomės sė gjetur njė ditė mė parė nė Malėsinė e Madhe.

Tė akuzuarit pėr vrasje pranojnė krimin.

Dyshimet rreth identitetit tė kufomės sė gjetur janė saktėsuar ditėn e djeshme nga ekspertėt mjeko-ligjorė, tė cilėt kanė vėrtetuar se eshtrat e gjetura i pėrkisnin shtetasit Nikolin Prekė Rrukaj, tė datėlindjes 1970, lindur dhe banues nė fshatin Brojė, tė komunės Kelmend tė rrethit Malėsi e Madhe. Kėtė e kanė pranuar edhe dy tė bashkėpunėtorėt, autorė tė kėsaj vepre penale, ish-bashkėshortja e viktimės, Elena Rrukaj dhe i dashuri i saj Gazmend Ujkaj.

Zhdukja

Nė fillim tė muajit qershor tė vitit 2000, 35-vjeēari Nikolin Rrukaj, ka munguar nė shtėpinė e tij, pėr disa ditė. Fillimisht ėshtė menduar nga prindėrit e tij se ndoshta i biri do tė kishte emigruar nė Itali, pasi e kishte njė synim tė tillė, synim qė e kishte shprehur gjatė grindjeve tė herėpashershme me tė shoqen, Elena, e cila shprehej se nuk kishte absolutisht dijeni pėr drejtimin e largimit tė tė shoqit.

Por mė pas, rreth fundit tė muajit qershor, i ati Preka, duke qenė se i biri nuk po bėhej i gjallė dhe nuk po kontaktonte me njerėzit e shtėpisė, as me letra dhe as me anė tė telefonit, ka filluar tė dyshojė pėr vdekjen e tė birit, Nikolinit dhe ėshtė drejtuar nė komisariatin e policisė sė Malėsisė sė Madhe. Pėrveēse ka bėrė njoftimin e zhdukjes sė tė birit, ka kėrkuar edhe ndihmėn e bluve tė kėtij komisariati pėr ta gjetur atė. Madje, Preka ka shprehur edhe dyshime se mos ndoshta tė birin e kishin vrarė, duke i dhėnė edhe njėfarė orientimi pėr pistėn e kėrkimit, por pa e ditur ende se e reja e shtėpisė kishte njė lidhje jashtė martesore.

Kėrkimi

Menjėherė pas denoncimit nė polici pėr humbjen e Nikolin Rrukajt, blutė e komisariatit tė Malėsisė sė Madhe, nė bashkėpunim me blutė e komisariatit tė Shkodrės si dhe me prokurorinė e rrethit, kanė krijuar grupe pune dhe kanė ngritur disa pista hetimi.

Kėto grupe, nė bazė tė marrjes nė pyetje tė familjarėve, tė afėrmve dhe bashkėfshatarėve tė tė zhdukurit, kanė ardhur duke u ngushtuar deri tek e shoqja e tė gjeturit tė djeshėm, Elena si dhe mikut tė saj Gazmend Ujkaj. Kėta dy persona janė ndaluar nga policia pėr t’u marrė nė pyetje, por duke qenė se nuk kishte fakte konkrete, nuk ėshtė bėrė i mundur ndalimi i tyre pėr veprėn penale tė krimit tė kryer, por vetėm pėr armėmbajtje pa leje.

Edhe mė pas, policia e Malėsisė sė Madhe dhe prokururia nuk e kanė ndaluar hetimin dhe kėrkimin e Nikolinit. Por kalimi ligjor i afateve tė gjetjes sė personit tė zhdukur, bėri qė Nikolin Rrukaj tė deklarohej i humbur, ndėrsa tė dyshuarit u lanė tė lirė.

Megjithatė, shprehen burimet, kėrkimi i tė humburit nuk u ndalua asnjėherė, pasi dyshimet rreth bashkėshortes dhe tė dashurit tė saj ishin tė forta, por faktet pėr arrestimin e tyre mungonin.

Arrestimi

Pas gjetjes sė tė zhdukurit, forcat e policisė, nė bashkėpunim me ato tė Prokurorisė, kanė filluar hetimin intensiv dhe kanė marrė nė pyetje shumė persona, pėrfshirė tė afėrmit dhe ish-bashkėshorten e tė vrarit.

Pas informacioneve tė grumbulluara, nė saj tė bashkėpunumit tė pėrkryer polici-prokurori dhe pas kontakteve me Prekėn, tė atin e viktimės sė gjetur pas 5 vitesh, tė groposur nė oborrin e shtėpisė sė tij u shoqėruan nė polici shtetėsja Elena Gjelosh Rrukaj, ish-bashkėshortja e viktimės, lindur mė 04. 06. 1973, nė fshatin Bratosh tė komunės Kastrat tė rrethit Malėsi e Madhe, me banim nė fshatin Brojė tė Komunės Kelmend tė po kėtij rrethi, si dhe shtetasi Gazmend Gjokė Ujkaj, lindur mė 10. 09.1 975 dhe banues nė fshatin Brojė tė Malėsi sė Madhe (i dashuri i Elenės).

Pas “sinjalit”, kėrkime nė oborr pėllėmb pėr pėllėmb

Gėrmimet e babait, zbuluan tė birin e varrosur nė oborrin e shtėpisė

SHKODER - Ka qenė vetė Prekė Rrukaj, i ati i 35-vjeēarit tė zhdukur, qė e ka gjetur tė birin e varrosur nė oborrin e shtėpisė. Preka, nuk i kishte humbur asnjėherė shpresat se tė paktėn njė ditė do tė merrej vesh se si ishte zhdukur i biri Nikolini dhe mendonte se dikush kishte dijeni pėr tė.

Koha e solli qė dikush ta lajmėronte atė se njė njeri i afėrm i tė birit e kishte vrarė dhe varrosur atė. Kishte qenė pikėrisht njė dasėm, origjina e daljes sė kėtij informacioni.

Burimet shprehen se para disa kohėsh, ish-bashkėshortja i Nikolinit, kishte pirė shumė nė njė dasėm dhe nė pije e sipėr i kishte treguar njė tė afėrmi se e kishte vrarė dhe varrosur tė shoqin.

Mė pas, pas marrjes sė kėtij lajmi, Preka kishte filluar tė mendonte se kush mund tė kishte pasur arsye pėr ta vrarė tė birin dhe, pa u ndjerė, kishte filluar edhe ai hetimet personale, por pa mundur tė zbulojė asgjė. Mendja i ka shkuar pėrsėri te grindjet e Nikolinit me tė shoqen Elena dhe ka filluar tė mendojė se, nė qoftė se e reja i kishte vrarė tė birin, mundėsia mė e madhe pėr ta varrosur ishte oborri dhe banjoja e shtėpisė sė tyre.

Ditė pas dite, ai kishte filluar tė kėrkonte nė territorin e shtėpisė sė tij, duke punuar tokėn pėllėmbė pėr pėllėmbė. Duke parė se nuk po gjente dot gjė, ka filluar qė tė hap disa gropa mė tė thella sesa punimi i thjeshtė i saj.

Kanė qenė pikėrisht orėt e pasditės sė tė martės qė kanė bėrė tė mundur gjetjen e eshtrave tė Nikolinit. Duke kėrkuar pranė themeleve tė shtėpisė sė tij, rreth 40 cm nėn tokė, Preka ka gjetur eshtrat e njė trupi tė varrosur, pėr tė cilin, nė bazė tė sendeve qė ishin brenda, ka menduar se ishte i biri.

Pasi i ka nxjerrė ato, ka lajmėruar menjėherė forcat e komisariatit tė policisė sė Malėsisė sė Madhe, tė cilat janė nisur urgjent nė vendngjarje, ku gjatė kryerjes sė veprimeve proēeduriale, nė vendin ku ndodhej prej 5 vitesh e varrosur kufoma, janė gjetur, dy gėzhoja pistolete, njė levė hekuri, njė pjesė e mbulesės, me tė cilėn vrasėsit kishin mbėshtjellė kufomėn, si dhe ora e dorės sė tė ndjerit Nikolin Rrukaj, sende kėto qė u morėn me cilėsinė e provės materiale.

“Inventari”

2

gėzhoja pistolete

1

levė hekuri

1

mbulesė

1 orė dore

Viktima ishte xheloz dhe dyshonte

E tradhėtoi burrin pak pas martesės,e vrau mė pas bashkė me tė dashurin

SHKODER - Disa muaj pas martesės me Nikolin Rrukajn, e shoqja e tij, Elena, kishte krijuar lidhje jashtėmartesore me bashkėfshatarin e tė shoqit, shtetasin Gazmend Ujkaj. Nė lidhje me kėtė fakt, Nikolini kishte filluar tė dyshonte tek e shoqja dhe pėr kėtė problem kishin nisur dhe grindjet, pasi Elena nuk e pranonte njė fakt tė tillė dhe e akuzonte tė shoqin se ishte mė kot xheloz dhe se po bėhej e papėrballueshme.

Pėr xhelozinė e tė shoqit, ajo kishte lajmėruar dhe tė dashurin e saj dhe, me sa duket, kishin filluar tė thurnin plane pėr ta zhdukur atė.

Pėr tė vėnė nė jetė planin e tyre kanė shfrytėzuar njė natė, kur Nikolini dhe Elena ndodheshin tė vetėm nė shtėpi. Gjatė orėve tė vona tė natės nė shtėpinė e Nikolinit ka shkuar edhe i dashuri i Elenės, Gazmendi dhe tė dy sė bashku kanė kryer krimin e vrasjes. Fillimisht e kanė goditur me levė atė dhe duke e lėnė pa ndjenja. Por, pėr tė qenė tė sigurtė se ka vdekur, e kanė qėlluar edhe me dy plumba pistolete.

Mė pas, dy vrasėsit e kanė mbėshtjellė me njė copė tė vdekurin dhe, pasi kanė hapur njė gropė nė oborr, pranė mureve tė shtėpisė, e kanė varrosur aty brenda, duke e mbajtur sekretin pėr 5 vite me radhė.

Edhe pas vrasjes sė tė shoqit, Elena i ka vazhduar lidhjet me Gazmendin, por disi mė tė shkėputura, nga frika e dyshimeve qė kishte policia. Muajt e fundit pėr tė humbur gjurmėt e lidhjes sė tyre, si Elena ashtu edhe Gazmendi kishin ardhur pėr tė jetuar nė Shkodėr.

Burimet zyrtare nga Komisariati i Policisė sė Qarkut Shkodėr, bėjnė tė ditur se pas njė pune intensive nga ana e kėtij komisariati dhe prokuroria e rrethit Shkodėr, ėshtė bėrė dokumentimi i plotė ligjor i kėsaj ngjarjeje dhe janė ndaluar si autorė tė kėsaj vepre penale tė dy shtetasit Elena Rrukaj dhe Gazmend Ujkaj.

Ata akuzohen pėr “vrasje me dashje nė lidhje me njė krim tjetėr” siē ėshtė ai i fshehjes sė krimit, vepra penale kėto qė tė parashikuara nė nenin 77 tė Kodit Penal, shpien nė dėnimin e tė arrestuarve nė jo mė pak 20 vjet heqje lirie.

Precedentėt

8 korrik 2004

Rreh burrin me hekur, e hedh nė kanal

BERAT - Njė grua ka rrahur burrin e saj 30-vjeēar, i cili ka marrė plagė tė rėnda nė trup si pasojė e goditjes me shufėr hekuri, tė cilėn gruja e pėrdorte pėr tė shkundur tapetet. Ka qenė 40-vjeēarja Mako Bajrami, e cila, ka rrahur me shufėr hekur burrin e saj, Qazim Bajrami, tė cilin mė pas e ka hedhur nė njė kanal, rreth 10 m larg shtėpisė. Menjėherė pas njoftimit, forcat e policisė kanė shkuar nė lagjen “Pjeshkore”, ku ndodhej shtėpia e viktimės dhe kanė verifikuar se nė banesėn e tij nuk kishte njeri, ndėrsa kanė nisur kėrkimet nė anėt e lumit Osum. Pasi e kanė gjetur tė goditur dhe nė gjendje tė rėndė, policia e ka ēuar viktimėn nė shtėpinė e prindėrve tė tij. Pas kėsaj policia ka shkuar nė shtėpinė e prindėrve tė gruas sė Bajramit dhe ka kėrkuar qė tė shoqėronte nė komisariat 40-vjeēaren, e cila ishte larguar nga banesa nga frika e policisė.

1 shkurt 2005

Dy thika vdekjeprurėse pas shpine burrit tė saj

BERAT – Pas njė grindjeje familjare tė vazhdueshme, njė grua 37-vjeēare ka vrarė burrin e saj 63-vjeē, nė banesėn e tyre, jo mė larg se 50 metra nga komisariati i policisė. Ngjarja ka ndodhur nė lagjen “30-vjetori”. Elvira Bazonja, pas njė grindjeje tė radhės me bashkėshortin e saj, Rakip Bazonja, e ka goditur kėtė tė fundit nga pas shpine me thikė, duke e lėnė tė vdekur nė vend. Ditėn e krimit, mėsohet se, qė herėt nė mėngjes, burrė e grua ishin grindur, madje nė prezencė edhe tė djalit tė tyre tė vetėm, Manuelit. Grindja ka arritur deri atje sa burri e ka kėrcėnuar gruan se do ta vriste dhe mė pas ka dal nga shtėpia. Por sa po ka dal nga porta e shtėpisė, gruaja me njė thikė buke me majė tė mprehtė e ka qėlluar nga pas nė shpatullėn e djathtė. Pas kėsaj, burri ka vazhduar rrugėn pėrreth 20 metra dhe nė afėrsi tė komisariatit, ka rėnė pėrmbys i mbytur nė gjak.

5 prill 2005

Zhvarroset kufoma e burrit tė vrarė 6 vjet mė parė

TIRANĖ - Zbulohet kufoma e dekompozuar dhe e copėtuar e njė 48-vjeēari, e varrosur dy metra thellė nė oborrin e ish-banesės sė tij, nė Laprakė tė Tiranės. Prej afro gjashtė vjetėsh, rezultonte i zhdukur, ndėrsa bashkėshortja e tij kishte pohuar nė polici se burri i saj, Avdi Noka, ndodhej nė Greqi. Kanė qenė djemtė e viktimės, tė cilėt e kanė ēuar policinė drejt e nė vendin ku ai ėshtė varrosur. Sipas policisė, si autore e ngjarjes, akuzohet ish-gruaja e tij Dėshira Noka. Nga kėqyrja paraprake e kufomės mėsohet se ai ishte qėlluar mė parė me pistoletė dhe pastaj ishte copėtuar me sopatė. Krimin e kishin parė dy djemtė e ēiftit Noka, tė cilėt vetėm pasi u rritėn treguan pėr skenėn dhe vendin e krimit. Sipas dėshmive, dyshohet qė ēifti tė ketė patur mosmarrėveshje me njėri-tjetrin pėr shkaqe xhelozie. Ish-gruaja e tij akuzohet edhe pėr njė krim tjetėr, pėr tė cilin ajo po vuan dėnimin nė Burgun 325.

7 prill 2005

Bar miu nė kafen pėr tė helmuar burrin

KORĒE – Ka mjaftuar pak bar miu nė filaxhanin e kafesė, pėr t’i marrė jetėn burrit tė saj. Ngjarja ka ndodhur nė fshatin Kuē i Zi tė rrethit tė Korēės. Bashkėshortėt Tefik dhe Ditera Liēolli, kishin mbi 20 vjet qė ishin martuar, por nuk kishin lindur fėmijė. Vitet e fundit, mes tyre kishin lindur mosmarrėveshje pėr vogėlsira, por qė sa vinin dhe shtoheshin. Njė grindje tė tillė duket se kanė pasur edhe ditėn e krimit. Tefiku ėshtė ngritur nė mėngjes dhe ka pirė kafen e servirur nga bashkėshortja. Ai donte tė shkonte pėr tė punuar nė arė, por papritur nuk e ka ndjerė veten mirė. Filluan t’i merren mendtė dhe mė pas, ka pasur edhe dhimbje tė forta barku. Gjendja e tij shėndetėsore ka ardhur duke u rėnduar dhe brenda orės duke u pėrpėlitur vdiq. Rezultatet e analizave zbuluan se nė trupin e Tefikut kishte lėndė helmuese. Personi i parė i dyshuar pėr helmimin e tij, ishte Ditera.

Ajo u arrestua nė kushtet e flagrancės.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos