Paskualina & Bruno Shllaku,rikthim kalorsiak nė teatrin shkodran

10/05/2005  Paskualina dhe Bruno Shllaku rikthehen nė teatrin e Shkodrės pas 14 vitesh emigrim nė Greqi; Ēfarė akumuluan nga teatri grek dhe sprova e madhe nė Festivalin e Aktrimit “Apolon 2005” nė Fier; Rigjallėrimi i teatrit; projekti i teatrit tė poezisė; thithja e aktorėve tė rinj dhe bashkėpunimi me artistin e popullit Serafin Fanko -janė hapat e parė tė regjisorit Bruno Shllaku pėr teatrin “Migjeni” tė Shkodrės; “Antigona” - tragjedia qė do tė ēojė ēiftin Shllaku nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Teatrove nė Butrint

Paskualina Gruda rikthehet nė skenėn e teatrit shqiptar pas 14 vitesh mungesė. Pėr kolegėt e saj, kjo ishte njė kėrshėri e madhe, nėse kishte mbetur ajo aktorja e bukur, plot ėmbėlsi, kur nė Festivalin e Aktrimit nė Fier ajo do tė ishte protagonistja e komedisė sė Goldenit “Mirandolina”. Rezerva tė forta dhanė kritikėt pėr shfaqjen e teatrit tė Shkodrės, pėr lodhjen e aktorėve nė interpretim, pėr regjinė jo tė goditur, ndėrsa pėr aktoren Gruda heshtja e veēoi. Vetė Paskualina thotė se trupa duhej tė kishte mė shumė harmoni, ndėrsa roli i Mirandolinės nuk ishte shkaku i kthimit nė Shqipėri. Bashkė me Bruno Shllakun, bashkėshortin dhe partnerin e saj nė teatėr, aktorja synon “Antigonėn”, me tė cilėn duan tė paraqiten nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Teatrit nė Butrint.

Kohė e gjatė nga ikja juaj drejt Greqisė. Ē’ėshtė ky rikthim i papritur i ēiftit Shllaku nė teatėr?

Rikthimi ishte njė dėshirė absolute pėr tė ardhur sėrish nė teatėr. Jemi larguar para 14 vitesh dhe ishte shumė e vėshtirė shkėputja. Nuk e di se si mund tė na gjykojė puliku, kur, nė fakt, ne kemi shumė pak tė afėrm kėtu nė Shqipėri. Bashkė me Brunon morėm vendimin pėr tė ardhur vetėm pėr dėshirėn e madhe qė kishim pėr punėn tonė. Kjo ishte e vetmja arsye pėr kthimin tonė.

Mos pėrkonte ky kthim me ftesėn pėr shfaqjen “Mirandolina”, me tė cilėn u paraqitėt nė Festivalin e Aktrimit “Apolon 2005” nė Fier?

Realisht kur erdhėm fillimisht nuk e kishim vendosur pėrfundimisht nėse do tė qėndronim nė Shqipėri, apo jo. Dhe nuk ishte kjo premierė qė na bėri tė qėndrojmė kėtu. Kemi bėrė eksperimente pėr shumė vite, duke u nisur gjithmonė me mendimin se kur mund tė ishte momenti mė i afėrt i kthimit tonė. Por janė dallgėt sociale qė po i kalon ēdo familje shqiptare dhe, pėrfundimi ishte njė vendosmėri absolute pėr tė qėndruar.

Projekti i parė qė u bė sprovė pėr mua, ishte puna me njė regjisor tė ri, i cili kishte ardhur nga jashtė pėr tė realizuar me aktorė shqiptarė njė pjesė shumė tė bukur ruse, qė trajtonte probleme tė rinisė sot, tė ditės. Fillova menjėherė punėn dhe kjo ishte njė eksperiencė shumė e mirė. Nė stafin e aktorėve merrte pjesė dhe njė aktor nga Kosova, Shpėtim Kastrati dhe dy-tre tė rinj studentė.

Isha mėsuar gjithmonė me atė rolin “unė e reja nė teatėr, heroina”, jo se nuk isha kėtu nė rolin kryesor, por kėtė herė kisha tė bėja me njė grup tė rinjsh. Kjo pėr mua ishte njė mrekulli, qė mė entuziasmoi, mė hapi dhe mė ēliroi.

Mbas kėsaj shfaqje erdhi “Mirandolina” e Goldenit. Kjo pėr mua nuk ishte e re, nuk ishte eksperiment pėr tė luajtur nė komedi. Kur kam qenė studente kam luajtur fillimisht nė komedi. Ndėrsa kėtė rol e mora me kėnaqėsi dhe jo e detyruar nga fakti qė tani, nė kthim, duhet se s’bėn tė dal nė skenė, qė tė mė shohė spektatori. E mora me dėshirė dhe jo me bindje se do tė bėj mrekullira, por me mendimin se diēka do tė realizoj.

Janė 14 vite shkėputje nga teatri, angazhuar nė njė jetė sociale tjetėr, megjithėse thatė se e thyet akullin e sprovės sė kthimit nė skenė, gjithsesi a ishte e vėshtirė tė merrnit kėtė rol protagonist, duke pasur parasysh energjinė e Goldenit?

Natyrisht qė ishte e vėshtirė, pėr faktin bazė se ishte pėrgjegjėsi shumė e madhe. Por u ktheva nė Shqipėri me dėshirėn e madhe pėr tė punuar. Dhe mė falni, jo pėr mungesė modestie, por nuk mė frikėson asgjė, sepse brenda vetes ndiej njė pasion tė madh pėr teatrin, aq sa pėr tė superuar ato vite tė humbura.

Njė publik, mė herėt, ju mban mend nė dramėn e njohur “Gjaku i Arbėrit”. Ka qenė njė teatėr pedant, skematik dhe ju jeni hedhur direkt nė njė komedi klasike plot ngjyra, ritmike, ku janė bėrė me mijėra skica interpretimi pėr Mirandolinėn.

Nė kėtė thyerje kohore dhe aktoreske, ēfarė transformimi keni ndjerė brenda vetes?

Do tė kisha pasur dėshirė tė kisha vitet te “Gjaku i Arbėrit” pėr tė luajtur Mirandolinėn.

Mirandolina ėshtė njė nga rolet mė brilante tė komedisė, qė do tė ishte e lumtur ēdo aktore ta luante. Ėshtė njė galeri interpretimi, pa fund. Mund tė gėrmosh nė kėtė personazh dhe gjithmonė ka vend pėr mundėsi, apo alternativė interpretimi. Nė fund ėshtė spektatori qė gjykon, jep vlerėsimin. Me kėtė them se diēka kam arritur, por s’mund tė them se ishte pėrsosmėri. E vetmja gjė qė mė ka bėrė gjithnjė tė dyshoj, mbase e kam ndjerė dhe veten pak tė shqetėsuar, ėshtė pėrshtatja e moshės.

Mbase unė mund ta ndjej veten qė e luaj, sepse kam njė karakter tė tillė, harroj nganjėherė moshėn. Ndoshta ėshtė dhe kjo qė natyra e artistit fluturon nganjėherė, kjo mbase mund tė jetė dhe si karakter i imi, por, pavarėsisht kėsaj, them se mė shqetėson mosha. Pastaj mendoj se, nė pėrgjithėsi, rolin e kam studiuar, kam punuar shumė, gati si nė vitet e para tė punės sime.

Si pėrfaqėsim i teatrit tė Shkodrės, nė festival morėt shumė kritika, sidomos pėr problemet qė kishte komedia nga ana regjisoriale dhe sa i takon ritmikės dhe freskisė sė personazheve. Ju vetė ēfarė do tė ndreqnit nga kėto kritika?

(Qesh) Paruket, sepse mė shqetėsuan shumė, gati mė penguan nė rol. Sa i takon kritikave mbi realizimin e veprės, mbase njė pjesė tė kritikave i takojnė regjisorit. Por, ideja ime ėshtė se regjisori ka punuar nė mėnyrė shumė serioze, mbi njė platformė regjisoriale shumė tė pėrgatitur. Mbase duke filluar nga unė si rol kryesor, dhe tė gjithė personazhet duhet tė ishim nė njė harmoni mė tė rrjedhshme, duhet tė ishim mė tė lidhur dhe pjesėt tė interpretoheshin mė me ritėm, pėr tė arritur nė atė orgazjen, pasi dukej sikur ishte e zbehtė si shfaqje. Ky ėshtė problem qė nga fillimi, madje dhe me aktorėt qė kishin tė bėnin me rolet kryesore siē ėshtė kalorėsi, markezi, konti. E kam shprehur kėtė si shqetėsim. Kjo mė pas varet dhe nga pėrvoja aktoriale, ku gjithkush do tė bėjė tė pamundurėn, por shkon aq sa ėshtė mundėsia.

Cilat janė planet qė synon nė teatėr, meqė tani e keni vendosur pėrfundimisht qėndrimin nė Shqipėri?

Kam shumė dėshira dhe ėndrra, por mbi tė gjitha dua vetėm tė punoj. Nuk kam prirje regjisoriale qė tė mendoj tė vė nė skenė ndonjė pjesė. Kėto prirje i ka im shoq, Bruno, ai mė sugjeron pjesėt dhe unė entuziasmohem pa masė, sepse e di qė do tė luaj, dhe kjo nuk ėshtė monopol. Shpesh kur bėjmė projekte mund tė rri dhe pa gjumė deri kur tė nisė realizimi. Realisht kemi shumė plane, bėhet fjalė pėr njė projekt gjigand, pėr tė cilin na kanė dhėnė njė shumė tė madhe biznesmenėt shkodranė, tė cilėt na janė pėrgjigjur me shumė dashamirėsi. Pėr kėtė na janė dashur tė kėrkojmė deri nė njė kile gozhdė, na janė gjendur me shumė respekt.

Sa pėr vete, kam dėshirė tė jem intensivisht nė skenė. Mė pėlqen tė luaj nė pjesėt moderne, pasi teatri ynė, sidomos i Shkodrės ėshtė marrė pak me teatrin modern. Tani duhet tė hyjė kjo frymė nė teatrin tonė, sepse dhe aktorėt e rinj kanė nevojė tė jenė mė konkretė pėr tė dalė nga ajo diku larg, kandilene, qė nuk mė pėlqen ta pėrdor dhe mbase ekziston pak nė teatrin tonė. Kemi nevojė pėr teatrin bashkėkohor, modern, teatrin e ditės. Disa projekte nė kėtė drejtim i kemi me regjisorin Gėzim Kame.

Bruno Shllaku

“Antigona”, kali i betejės pėr teatrin e Shkodrės

Sfida mė e afėrt qė kėrkon tė kapėrcejė regjisori dhe aktori Bruno Shllaku, ėshtė realizimi nė skenėn e teatrit shkodran tė tragjedisė “Antigona”, me tė cilėn pretendon tė shkojė dhe nė Festivalin e Teatrit nė Butrint. Me tė do tė jetė dhe aktori Serafin Fanko. “I munguari pa arsye”, thotė Shllaku. Por rikthimi i tij, pas 14 vitesh nė teatrin “Migjeni” tė Shkodrės, nuk ka shenja pesimizmi.

Pasi tani Shllaku ka akumuluar jo vetėm pėrvojė, por dhe energji tė mjaftueshme pėr tė ndryshuar gjendjen amorfe nė tė cilėn ka qenė teatri i Shkodrės nė kėto 15 vite. Teatri i Poezisė ėshtė njė rikthim i traditės sė nisur nė vitet ’80 nga regjisori Fanko, por tani Shllaku, pėrmes Fishtės, Zorbės, Pipės a Nolit, u bėn thirrje kthimit intelektual nė Shqipėri. Teatri simbolik i Shopenhaurit, tani ėshtė pasuruar te regjisori dhe me pėrvojėn e teatrit klasik dhe antik grek. Pėr 7 vite emigracioni nė Greqi, ēifti Shllaku u mor me ndėrtimin e teatrit pėr fėmijė, duke krijuar qendrėn e parė teatrore pėr 80 mijė banorė tė Nea Jonias. Ndėrsa kritika qė u bė pėr paraqitjen e komedisė “Mirandolina”, pėrbėn njė kundėrpėrgjigje pėr regjisorin Shllaku, duke u shprehur se teatri shkodran nuk do tė ketė mė fazėn e mplakjes. Sepse nė skenė sė shpejti do tė shfaqen njė grup tė rinjsh, tek tė cilėt Shllaku beson se do tė jetė e ardhmja e teatrit shkodran.

Ju riktheheni bashkė me Paskualinėn nė teatrin e Shkodrės, cila ishte gjendja e kėtij teatri nga koha kur e latė?

Pėr fatkeqėsinė e madhe, jo vetėm tė teatrit shkodran, por dhe tė teatrove tė tjerė, mund ta pėrshkruaj qė kėtu ėshtė njė lloj epidemie. Gjithmonė kėto epidemi kanė njė vaksinim dhe, kėshtu kjo njė ditė mbyllet dhe fillon ringjallja e jetės, ose reanimacioni i jetės. Teatri shkodran, pėr fatkeqėsinė e madhe, ėshtė deportuar nga fjala teatėr i mirėfilltė, qė ka pasur aromėn dhe shijen e teatrove. Sepse teatri shkodran ka qenė thembra e Akilit, duam apo nuk duam. Tani kjo ka pėsuar njė ēarje tė madhe, njė tektoni me daljen nė pension tė regjisorit, Artistit tė Popullit, Serafin Fanku. Sėrish them pėr fatkeqėsinė e madhe, pėr 14 vjet heshti totalisht sė qeni. Nuk jam kthyer, sepse nuk jam Prometeu qė vodhėm diku njė flakė dhe po e ndezim prapė nė tokė. Asgjėkundi nuk kemi “vjedhur flakė”, teatrin e gjetėm prap, aty ishte, pavarėsisht se ishte pa gojė, memec.

Nuk janė pak 14 vite tė qenit larg teatrit. A mendoni se keni humbur nga kjo largėsi apo keni fituar energji pėr t’u kthyer prap te teatri?

Nė mėnyrė absolute qė kemi fituar energji. Nėse kemi ikur mė ’91 nga Shqipėria, si njė ar me karat qė matet 14-ėsh, unė e quaj veten se jam kthyer nė njė ar qė nuk di ta mas. Kjo pėr faktin, sepse i kemi qėndruar jashtėzakonisht pranė profesionit. Dhe nė Greqi, ku kemi jetuar, me teatrin jemi marrė, pavarėsisht se ishte teatėr pėr fėmijė.

Thoni se nuk i jeni ndarė teatrit nė Greqi, si mbijetuat nė kėtė profesion?

Kemi pasur njė fat tė madh qė ne nuk u larguam nga Shqipėria pa ditur gjuhėn ku shkojmė, tė mėsuar nga xhaxhai im, pėrkthyesi i njohur Gjon Shllaku. Kėshtu u pėrshtatėm dhe qėndruam nė teatėr. Atje krijuam njė teatėr fėmijėsh, sa arritėm deri atje saqė fėmijėt rrinin jashtė dhe prindėrit shikonin teatėr. Dhe pėr ēudi ishte teatri i parė nė njė qytet me 80 mijė banorė, nė Nea Jonia, afėr Athinės. Aty ishte njė rikthim mbrapa, por shumė interesant. Paskualina ka pasur njė seancė shfaqjesh tė shkruara prej meje, ku ajo ishte nė rolin e Ēarli Ēaplinit. Me kėtė rol pati njė tėrheqje tė jashtėzakonshme tė publikut. E mbajtėm gjallė atė teatėr pėr 7 vjet. Pra, ishim dy shqiptarė qė themeluam njė teatėr nė gjuhėn greke. Mirėpo, ajo gjuha greke, qėndrimi nė Greqi, mė ka bėrė qė tani tė flas si Bruno, duke mė dhėnė njė shkollė tė madhe. Atė qė ma kanė mohuar njė herė, qė nuk arrita tė vazhdoj Institutin e Arteve dikur, nė vitet ’79. Pikėrisht kėtė shkollė e mora nė Greqi, falė gjuhės dhe literaturės sė bollshme pėr teatrin qė gjetėm atje.

Kur isha kėtu, kam qenė i apasionuar pas Shopenhaurit dhe Bodlerit, qė i pėrkasin teatrit tė simbolikės. Mirėpo me literaturėn e bollshme qė nuk pata nevojė ta njoh, por i gjeta nėpėr vitrina, kam krijuar njė koncept tė mrekullueshėm, gjė qė e kurorėzuam me shumė sukses tani nė teatrin e Shkodrės, qė ka tė bėjė me teatrin e poezisė.

Kjo do tė thotė se do tė riktheheni nė teatrin “Migjeni” tė Shkodrės me kėto ide qė i keni konsoliduar dhe akumuluar nga pėrvoja e tė jetuarit nė Greqi?

Janė dy gjėra qė kemi konsoliduar nė Greqi, jemi bėrė njohės tė teatrit. 14 vjet nuk ishin pėr ne kazėm, ēekan, lopatė ose pastrues, ishte njė jetė afėr teatrit dhe atij teatri qė ėshtė i trashėguar, gjė qė as amerikanėt nuk kanė mundur ta imitojnė; teatrin klasik dhe antik grek. Ne, kėtyre shfaqjeve i kemi qėndruar shumė afėr. Pra, kemi njė pėrvojė tė mrekullueshme, tė atij teatri qė pėr fat tė mirė organizohet me mjeshtėri nga ana e Alfred Bualotit edhe nė Butrint, ku bėhet njė ballafaqim forcash shumė tė ēuditshme. Sepse dikush mund tė presė qė teatri i Sarandės tė paraqitet me antikitetin grek, por qė tė paraqitet teatri i Shkodrės me kėtė, kjo merr domethėnie tjetėr, po ashtu dhe diapazon.

Cilat janė projektet konkrete qė keni tė lidhur me skenėn e teatrit shkodran?

Kemi njė projekt pėrpara dhe mendoj se i ka ardhur koha, pasi po kthehen tani njė e nga njė njerėzit, ata qė quhen gjaku i nxehtė - intelektualėt, inventari i butė i njė kombi. Mendoj se ka ardhur koha t’i bėjmė thirrje popullit shqiptar nė tė gjithė trevat ku flitet shqip, nė mėnyrėn dhe forcėn siē e ka Fishta, Mjeda, Noli, Arshi Pipa, Zorba etj. Me kėto kemi pėrgatitur njė material qė u bėn thirrje kudo tė ndodhurit shqiptar pėr rikthim nė identitet. Kjo do tė jetė nė teatrin e poezisė, por jo nė atė sallėn e vogėl tradicionale, por do tė jetė nė skenė. Kjo ėshtė konceptuar e veshur nė lėvozhgėn e simbolizmit. Me kėtė shfaqje do tė shkojmė deri nė Boston, tė ftuar nga shoqata Ēamėria. Kjo ėshtė njė shfaqje, teatėr poezie, por nė kėtė nuk do tė dėgjohet poezia, nuk ka rrymėn e vargut, aty gjithēka do tė jetė nė dialog me vargjet e Fishtės, Mjedės etj., e interpretuar nė dialog nga aktorėt me mizanskena, me efekte sonore. Ka veprim skenik tė mirėfilltė. Kjo ėshtė aplikuar nė vitet ’80 nga Serafin Fanko, me “Kėngėn e dhimbjes krenare” tė Migjenit, qė u prit me shumė sukses. Mė vonė e vazhdova me materialin e Fishtės, mė pas me ato tė Kosovės.

Ju tė dy nuk ndaheni, ēfarė tė pėrbashkėt keni nė realizmin e projekteve tuaja?

Kjo ėshtė fatbardhėisa e madhe. Gjithmonė kur nė shtėpi hahet bukė dhe teatėr, shkon mirė dhe teatri.

Pėrveē shfaqjes sė teatrit tė poezisė, cilat janė projektet pėr gjallėrimin e jetės skenike nė Shkodėr, sepse nė komedinė e shfaqur nė Festivalin e Aktrimit nė Fier, trupa e Shkodrės mori njė vėrejtje pėr “vjetėrsinė e trupės”?

Regjisori Edmond Mėhilli pėr komedinė “Mirandolina” them se ka punuar tepėr seriozisht, prandaj nuk polli komedi. Kjo ėshtė e vetmja vėrejtje qė kam pėr regjisorin. Nuk mungonte arsenali i aktorėve. Por mbetem dhe me mendimin e kritikut Josif Papagjoni, qė rolet ishin pėrzgjedhur gabim. Pėrballė Paskualinės nuk duhej ai ekip, ai kalorės.

Jeni dakord dhe me faktin qė nga kritika u zu nė gojė, qė pėr Shkodrėn ėshtė pak e rėndė, se i mungon brezi i ri pėr teatrin?

Fatbardhėsisht kjo do tė mbetet si njė thėnie e thėnė nė Fier. Shkodra ėshtė e mbushur me talente dhe unė po pėrpiqem fuqimisht, deri tani, ku kam pėrzgjedhur njė trupė djem e vajzash tė reja, pėr tė cilėt mendoj se do tė jenė njė befasi nė tė ardhmen e teatrit. Pėr kėtė jam i bindur.

Aktori Serafin Fanko ėshtė shprehur shpesh se teatri i Tiranės ka qėndruar indiferent. Ky aktor gjithnjė ka interpretuar gati si i vetmuar, madje dhe larg publicitetit tė medias. E pėrmendėt dhe mė parė, do tė keni bashkėpunim me aktorin Fanko?

Pavarėsisht se vij nga njė thėnie krejtėsisht e vėrtetė, qė jam njė “bir i artit”, fillimet e mia ia kushtoj babait tim, “Artistit tė Popullit”, Lec Shllaku. Por, kur mbėrrita nė moshėn e pjekurisė, qė e kuptoja se unė e kėrkoja skenėn, se ajo ndoshta nuk kishte nevojė pėr mua, kėtė ia dedikoj aktorit Serafin Fanko. Ai ėshtė njė aeroplan mbajtėse qė ēan oqeanet me idetė, guston dhe shijet e tij, me punėn qė bėn me aktorėt. Ai ėshtė njė gjigandier dhe jam i bindur se, sikur ta kishte njė teatėr, Serafin Fanko nuk do tė kishte kėtė pauzė tė gjatė. Pikėrisht, ai ėshtė njė mbėshtetje sėrish e fortė pėr mua, kemi shumė plane, qė nuk mund t’i deklaroj. Por tentativa jonė ėshtė qė kėtė aktor ta fusim edhe njė herė nė rrjedhėn e jetės sė skenės, sepse ėshtė njė mungesė e madhe. Dhe e them me bindje se ėshtė njė mungesė pa arsye.

Gjithashtu, bashkė me Serafin Fankon kemi njė projekt pėr Festivalin e Butrintit pėr “Antigonėn”. Ky ėshtė i vetmi kal i betejės, kush nuk kalon kėtė teatėr, ai nuk ka hipur nė kalė, por nė kėrriē. Temperamenti i kėsaj tragjedie do tė jetė i ēuditshėm ‘ala Mirush Kabashi’, Paskualina Grudėn dhe Drita Krasniqin. Mendoj se do tė jetė njė trio e mirė.





 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos